跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 8111 amending Law No. 7846 of 1994 on the construction, administration, maintenance and exploitation of the irrigation and drainage systems

颁布于 1996-03-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water
关键词
irrigation, drainage/land reclamation, waterworks, water users' associations, offences/penalties

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. L I G J Nr.8111, datë 28.3.1996 PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7846, DATE 21.7.1994 "PER NDERTIMIN, ADMINISTRIMIN, MIREMBAJTJEN DHE SHFRYTEZIMIN E SISTEMEVE UJITESE DHE KULLUESE" Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: Neni 1 Në ligjin nr.7846, datë 21.7.1994 "Për ndërtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sistemeve ujitëse dhe kulluese", neni 3 ndryshohet si vijon: "Sistemet ujitëse dhe kulluese përbëhen nga: a) Kanalet ujitëse e kulluese që shërbejnë për të ujitur ose kulluar një sipërfaqe toke bujqësore për të rritur prodhimin bujqësor. b) Stacionet e pompimit të ujitjes të ndërtuara mbi kanale ujitëse të përmendura në pikën "a", si dhe stacionet e furnizimit me ujë të ujëmbledhësve, së bashku me linjat elektrike e telefonike dhe nënstacionet që shërbejnë në mënyrë të veçantë për këto stacione. c) Stacionet e pompimit të kullimit (hidrovoret), së bashku me linjat elektrike e telefonike, si dhe nënstacionet përkatëse të tyre. d) Rrugët që janë ndërtuar në kuadrin e ujitjes dhe kullimit dhe kur ato nuk shërbejnë si rrugë nacionale. e) Pendët gjatësore e tërthore të lumenjve e përrenjve të sistemuar që shërbejnë për mbrojtjen e tokave bujqësore e të qendrave rurale. f) Digat mufatëse të lumenjve që shërbejnë për kthimin e ujit në sistemet ujitëse, digat e ujëmbledhësve, së bashku me strukturat përkatëse të tyre. Në objektet e mësipërme janë pjesë përbërëse dhe të pandashme prej tyre të gjitha veprat e artit dhe strukturat e ndërtuara në to". Neni 2 Në nenin 4 shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: "Shoqatat e përdorimit të ujit janë organizata fermerësh ose përdorues të ujit, të krijuara nga vetë përdoruesit e ujit mbi bazë fshati a sistemi hidroteknik. Ato kanë karakter administrues, shfrytëzues dhe mirëmbajtës të disa pjesëve të të gjitha sistemeve ujitëse e kulluese që u lihen në përdorim". Neni 3 Neni 7 ndryshon si vijon: "Sistemet ujitëse dhe kulluese dhe objektet mbrojtëse administrohen nga drejtoritë e ujërave, nga shoqatat e përdorimit të ujit dhe nga persona të tjerë fizikë e juridikë. Kalimi i administrimit të sistemeve ujitëse dhe kulluese nga një formë në një tjetër bëhet me propozim të drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit të rrethit përkatës dhe me miratim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit". Neni 4 Neni 9 ndryshohet si vijon: "Drejtoritë e ujërave në rrethe administrojnë sistemet ujitëse e kulluese kryesore që u shërbejnë disa shoqatave, ku përfshihen të gjitha kanalet, stacionet e pompimit dhe strukturat e tjera përkatëse, për sa kohë që këto sisteme do t'u transferohen tërësisht ose pjesërisht shoqatave të përdorimit të ujit për administrim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje. Në këto sisteme rrjeti i tretë i kanaleve ujitëse dhe kulluese mirëmbahet dhe shfrytëzohet nga shoqatat e përdorimit të ujit. Shoqatat e përdorimit të ujit hyjnë në marrëveshje kontraktuese me drejtorinë e ujërave në rrethe për blerjen e ujit ose punime mirëmbajtjeje". Neni 5 Në nenin 13, paragrafi i fundit ndryshohet si vijon: "Këshilli ekzekutiv i shoqatave të përdorimit të ujit zgjidh të gjitha konfliktet ndërmjet përdoruesve të ujit dhe gjykon shkeljet administrative në territorin ku e shtrin veprimtarinë shoqata. Këshilli ekzekutiv vendos kufijtë e gjobës dhe/ose punimet riparuese. Vendimi i këshillit ekzekutiv duhet të miratohet nga këshilli administrativ përkatës. Shoqatat e përdorimit të ujit janë organizata që nuk krijojnë të ardhura për qëllime fitimi. Shoqatat janë organizata të krijuara nga vetë përdoruesit e ujit ose nga vetë fermerët në bazë fshati ose sistemi ujitës për administrim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të sistemeve ujitëse e kulluese, si dhe të infrastrukturës përkatëse". Neni 6 Neni 14 ndryshohet si vijon: "Administrimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit kalojnë shkallë-shkallë në administrim të shoqatave të përdorimit të ujit, duke pranuar që sistemi ujitës e kullues do të jenë në kushte të mira funksionimi. Gjatë procesit të transferimit drejtoritë e ujërave të rretheve përkatëse u dorëzojnë shoqatave të përdorimit të ujit sistemet ujitëse së bashku me inventarin e veprave të artit që përbëjnë sistemin ujitës". Neni 7 Neni 20 ndryshohet si vijon: "Drejtoritë e ujërave sigurojnë furnizimin me ujë të shoqatave të përdorimit të ujit dhe personave të tjerë juridikë e fizikë, në bazë të kontratave-tip të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Përdoruesit e ujit që nuk janë anëtarë të shoqatës së përdorimit të ujit, duhet t'i paguajnë shoqatës një pagesë për ujin 50 për qind më të lartë se tarifa e caktuar nga kjo shoqatë. Drejtoritë e ujërave në rrethe, për sistemet që u kalojnë shoqatave të përdorimit të ujit, mbeten organe të specializuara për administrimin e burimeve ujore që përdoren nga bujqësia për ujitjen e kulturave bujqësore, për objekte të një rëndësie të veçantë, si pendët mbrojtëse nga përmbytjet e kategorisë së parë e të dytë, të digave të rezervuareve që u shërbejnë disa shoqatave, për kryerjen e studimeve, dhënien e asistencës teknike, menaxhimin e fondeve të ndërtimit të objekteve të reja ujitëse e kulluese ose rehabilitimin e skemave të sistemeve ekzistuese. Ato, kur i kanë mundësitë, u kryejnë punime shërbimi shoqatave kundrejt pagesave. Drejtoritë e ujërave, atje ku sistemet nuk kanë kaluar ende në përdorim të shoqatave të përdorimit të ujit, administrojnë sistemet kryesore ujitëse dhe kulluese. Në këto sisteme kanalet ujitëse dhe kulluese kryesore dhe të dyta, stacionet e pompimit të ujitjes dhe kullimit me veprat përkatëse të artit, si dhe sistemet që ujitin më shumë se një shoqatë, mirëmbahen dhe shfrytëzohen me shpenzimet e drejtorive të ujërave. Kanalet ujitëse dhe kulluese të tretë dhe veprat e artit në to administrohen prej vetë shoqatës së përdorimit të ujit dhe bujqve individualë sipas pronës mbi tokën. Shpërndarja e ujit brenda territorit të shoqatës për të gjithë përdoruesit e ujit bëhet nga vetë shoqata". Neni 8 Neni 25, paragrafi i fundit, ndryshohet si vijon: "Vlerësimi dhe shpërblimi i dëmit bëhet nga këshilli ekzekutiv i shoqatës së përdorimit të ujit. Kundërshtimi për masën e shpërblimit të dëmit zgjidhet nga gjykata". Neni 9 Neni 26, paragrafi 2, shifra 30 për qind ndryshohet në 10 për qind. Neni 10 Neni 27 ndryshohet si vijon: "1. Tarifat e marrjes së ujit nga sistemet ujitëse dhe kulluese që administrohen nga drejtoritë e ujërave të rretheve, janë bazuar në: a) Sasinë e ujit që merr çdo përdorues i ujit; b) sipërfaqen e ujitur; c) tarifën për çdo kulturë. Në këtë rast shoqatat e përdorimit të ujit mbledhin tarifën e ujit të vendosur nga Këshilli i Ministrave plus shtesën e caktuar nga vetë shoqata, duke u mbështetur në buxhetin e hartuar prej saj. Drejtorisë së ujërave i kalohet sasia e lekëve e përcaktuar në kontratë. 2. Pagesa për marrjen e ujit nga sistemi i ujitjes dhe kullimit që administrohen nga shoqata e përdorimit të ujit, do të bazohet në tarifën e vendosur nga vetë shoqata. Anëtarët e shoqatës do të paguajnë sipas kushteve të vendosura nga vetë shoqata". Neni 11 Në nenin 29, shtohet shkronja "h": "Ndërtimi i llojeve të ndryshme të ndërtesave më afër se 8 m nga qendra e bankinës në të gjitha kanalet kryesore ujitëse dhe kulluese dhe më afër se 4 m nga bankina e kanaleve të dyta". Neni 12 Në nenin 30, paragrafi i parë, shifrat "1000 deri 10 000 lekë" ndryshohen në "10 000 deri në 100 000 lekë". Neni 13 Neni 31 ndryshohet si vijon: "Kundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 29 të këtij ligji, të shkaktuara në territorin e shoqatës së përdorimit të ujit nga anëtarët e saj ose persona të tjerë, do të gjykohen nga këshilli ekzekutiv dhe miratohen nga këshilli administrativ për anëtarët e saj, si dhe nga komuna për personat e tjerë dhe dënimet ndaj kundërvajtësit vendosen në përputhje me statutin e shoqatës. Ankimi kundër vendimit të dënimit dhe ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas ligjit "Për kundërvajtjet administrative"". Neni 14 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.1471, datë 18.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Law No. 8111 amending Law No. 7846 of 1994 on the construction, administration, maintenance and exploitation of the irrigation and drainage systems · Nelum