跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 8084 amending Decree No. 1359 on land compensation

颁布于 1996-03-07 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
liability/compensation, ownership, transfer rights, property rights, land tenure

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. L I G J Nr.8084, datë 7.3.1996 PER MIRATIMIN ME DISA SHTESA E NDRYSHIME TE DEKRETIT NR.1359, DATE 5.2.1996 "PER DISA NDRYSHIME NE DEKRETIN NR. 1254, DATE 19.10.1995 "PER KOMPENSIMIN E ISH-PRONAREVE TE TOKES BUJQESORE, JOBUJQESORE DHE TE TROJEVE TE ZENA, ME TROJE NE ZONAT TURISTIKE DHE NE QENDRAT E BANUARA", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8024, DATE 2.11.1995"" Në mbështetje të neneve 16 e 17 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: Neni 1 Miratohet me disa shtesa e ndryshime dekreti nr. 1359, datë 5.2.1996 "Për disa ndryshime në dekretin nr.1254, datë 19.10.1995 "Për kompensimin e ish-pronarëve të tokës bujqësore, jobujqësore dhe të trojeve të zëna, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara", ndryshuar me ligjin nr.8024, datë 2.11.1995"", me përmbajtjen e plotë si më poshtë: Neni 1 (i dekretit) ndryshohet si vijon: "Të kompesohen me troje në zonat turistike apo në qendrat e banuara deri në masën 10 000 m2, ish-pronarët ose trashëgimtaret e tyre ligjorë të trojeve të zëna, ish-prona e të cilëve nuk u është kompensuar. Të kompensohen me troje në zonat turistike apo qendrat e banuara deri në masën 10 000 m2 ish-pronarët e tokave bujqësore dhe jobujqësore ose trashëgimtaret e tyre ligjorë që nuk u është kthyer ish-prona e tyre. Kur ish-pronarët ose trashëgimtarët e tyre ligjorë përfitojnë sipas paragrafit të parë e të dytë të këtij neni, masa e kthimit do të jetë deri në 10 000 m2 për secilin rast. Realizimi i kompensimit në natyrë me troje në zonat turistike apo qendrat e banuara do të bëhet në dy faza. Në fazën e pare kompensimi do të jetë jo më shumë se 5000 m2. Fillimi i fazës së dytë do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 2 (i dekretit) ndryshohet si vijon: " Neni 2 ndryshohet si vijon: Në ligjin nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve", shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: "U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen ose kompensohen në natyrë ish - pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre ligjorë, pronat në formën e kullotës, livadhit, tokës pyjore, apo tokës bujqësore dhe jobujqësore të patrajtuar nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", që janë në pronësi të shtetit, kur këto prona do të tjetërsohen në truall duke u përfshirë brenda sipërfaqes së vijave të reja kufizuese ndërtimore të qendrave të banuara. Masa e kthimit ose e kompensimit në natyrë bëhet e plotë por në të gjitha rastet jo më shumë se 10 000 m2", sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e katërt të nenit 1 (të dekretit). Shtohet neni 2/1 (në dekret) me këtë përmbajtje: "Në ligjin nr.7698, datë 15.04.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve" bëhen këto ndryshime: Në nenin 16 pas fjalës "troje" shtohen fjalët "ose tokë bujqësore e tjetërsuar në truall". Në pikat "b" e "c" të këtij neni hiqen fjalët "por jo më shumë se 5 000 m2". Neni 19 formulohet si vijon: "Trojet e lira brenda vijave kufizuese të qyteteve, në përputhje me planet rregulluese të miratuara në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t'u kthehen ish-pronarëve dhe masa e kthimit do të jetë deri në 10 000 m2. Kthimi do të bëhet sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e katërt të nenit 1 (të dekretit). Neni 3 (i dekretit) Neni 3 ndryshohet si vijon: "Në ligjin nr.7917, datë 13.4.1995 "Për kullotat dhe livadhet", shfuqizohen nenet 4, 26 dhe 27 dhe në nenin 1 të hiqen fjalët "kthimin ish-pronarëve". Neni 4 (i dekretit) Neni 4 ndryshohet si vijon: "Në ligjin nr.7699, datë 21.4.1993 "Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore", me ndryshimet përkatëse bëhen këto ndryshime: 1. Titulli I i ligjit ndryshohet si vijon: "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve". 2. Në nenet 3, 4, 5 dhe 8 (pika 1), pas fjalëve "kompensim në vlerë" shtohen fjalët "ose kompensim në natyrë me troje" dhe pas fjalëve "e tokës bujqësore" shtohen fjalët "kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve". 3. Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje: "Kullotat, livadhet, tokat pyjore dhe pyjet, të cilat provohen me dokumente zyrtare se kanë qenë prona private u kthehen ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve të tyre ligjorë sipas gjendjes kadastrale të datës 1 gusht 1991. Kur kullotat, livadhet, tokat pyjore dhe pyjet ndodhen brenda vijave kufizuese mbrojtëse të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.88, datë 1.3.1993 "Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit", mbeten shtetërore dhe përdoren vetëm për efekt kompensimi në natyrë, me përjashtim të rasteve kur me vendim të Këshillit të Ministrave miratohen projekte turistike. 4. Pas nenit 7/1 shtohet neni 7/2 me këtë përmbajtje: "Kur kullotat, livadhet, tokat pyjore dhe pyjet ndodhen tërësisht ose pjesërisht brenda vijave kufizuese mbrojtëse të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, masa e kompensimit në natyrë me troje bëhet e plotë, por në të gjitha rastet jo më shumë se 10 000 m2. Kompensimi në natyrë me troje bëhet në bazë të studimeve urbanistike të posaçme. Masa e kthimit ose e kompensimit në natyrë bëhet sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e katërt të nenit 1 (të dekretit). 5. Pas nenit 7/2 shtohet neni 7/3 me këtë përmbajtje: "Ish-pronarët ose trashëgimtarët ligjorë të kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve duhet të paraqesin në komisionin e kthimit dhe kompensimit të pronave në rreth dokumentet e pronësisë brenda një viti pas hyrjes në fuqi të ligjeve që kanë objekt trajtimin në përgjithësi të kullotave, livadheve dhe pyjeve. Me kalimin e këtij afati dokumentet nuk pranohen". 6. Në nenin 8, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: "Përcaktimet e bëra në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni zbatohen si kritere edhe për masën e sipërfaqeve që i kompensohen në vlerë ish -pronarëve të kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve apo trashëgimtarëve të tyre ligjorë". 7. Pas nenit 8 shtohet neni 9 me këtë përmbajtje: "Çmimi për njësi i tokës përcaktohet përkatësisht sipas ligjit nr. 7836, datë 22.6.1994 "Për çmimin e tokës bujqësore për efekt kompensimi" dhe me ligjin nr. 7832, datë 16.6.1994 "Për çmimin e truallit që kompensohet". Neni 5 (i dekretit). Neni 5 i dekretit mbetet i pandryshuar me përmbajtjen e mëposhtme: "Në radhën e kompensimit kanë prioritet: 1. Ish-pronarët që kanë patur tokë më afër tokës së përdorur për kompensim. 2. Ish-pronarët që kanë patur tokë më afër llojit të tokës (së vendndodhje) të përdorur për kompensim. 3. Banorët më afër tokës së përdorur për kompensim. 4. Ish-pronarët që kanë pasë disponuar më shumë se 50 hektarë tokë. Sipas dëshirës së ish-pronarit, mund të kalohet nga një radhë prioriteti më i lartë në një radhë prioriteti më të ulët". Neni 6 (i dekretit). Shtohet neni 6 me këtë përmbajtje: "Përfitojnë kompensimin në natyrë nga ky dekret ish-pronarët e tokave ose trashëgimtarët e tyre ligjorë kur: 1. Nuk kanë përfituar pa ndonjë arsye ligjore tokë, apo kanë përfituar jo më shumë se 9 500 m2 nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", ose akte të tjera ligjore e nënligjore për shpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, ish-NB-ve dhe çdo ligj tjetër që ka dalë për kalimin në pronësi të tokave pronë shtetërore që janë dhënë në përdorim. 2. Diferenca që u takon t'u kthehet ose kompensohet në natyrë me sipërfaqe ekuivalente, nuk është më e vogël se sipërfaqja e parcelës njësi për kompensim në bazë të studimeve urbanistike të posaçme për këtë qëllim, por kurdoherë jo më shumë se 10 000 m2 gjithsej", sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e katërt të nenit 1 (të dekretit). Masa e kompensimit do të bëhet sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e 3 të nenit 1 të këtij ligji. Neni 7 (i dekretit). Neni 6 i dekretit bëhet neni 7 me këtë përmbajtje: "Për realizimin sa më shpejt të kompensimit me troje ngarkohet Këshilli i Ministrave brenda datës 31 mars 1996 të nxjerrë aktet nënligjore". Neni 7 i dekretit bëhet neni 8. Neni 8 (i dekretit) Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Law No. 8084 amending Decree No. 1359 on land compensation · Nelum