跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 7853 amending and supplementing Law No. 7746 on petroleum

颁布于 1994-07-29 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Mineral resources
关键词
oil, mining, exploration, contracts, authorization/permit
类别
energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr.7853, date 29.7.1994 PER DISA SHTESA NE LIGJIN NR.7746, DATE 28.7.1993 "PER HIDROKARBURET (KERKIMI DHE PRODHIMI)' Ne mbeshtetje te nenit 16 te Ligjit Nr.7491, date 29.4.1991 "Per Dispozitat Kryesore Kushtetetutese", me propozimin e Keshillit te Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI: Neni 1 Ne ligjin Nr.7746, date 28.7.1993, ne nenin 12, pas pikes 2 shtohet nje paragraf me kete permbajtje: Ne lidhje me marreveshjen e mesiperme, qe do te quhet "Marreveshja Albpetrol": a) Marreveshja Albpetrol do te jete e vlefshme dhe e detyrueshme ne perputhje me termat e saj dhe Ministria i jep licence Albpetrolit sic permendet atje (ne marreveshje). Nje Licence do ta autorizoje Albpetrolin, sipas termave dhe kushteve te percaktuara ne te per te kerkuar, zhvilluar dhe prodhuar hidrokarbure ne zonen e kontrates dhe, ne te kundert, te vazhdoje operacionet hidrokarbure ne zonen e kontrates. Te gjitha dispozitat e ketij ligji, te zbatuar ne ose ne lidhje me Marreveshjen Hidrokarbure do te zbatohen ne dhe ne lidhje me nje licence e cila do te kete fuqi si kontrate. b) Pa paragjykuar karakterin e pergjithshem te paragrafit (a) te mesiperm, nje licence mund ta lejoje Albpetrolin, me pelqimin e Ministrise te transferoje dhe te kaloje te gjitha ose nje pjese te te drejtave , titullimit dhe interesit te tij ne te nje personi juridik, vendas a te huaj, ose institucioni nderkombetar financiar, me te cilin ai deshiron te bashkepunoje per qellimet e permendura ne marreveshjen Albpetrol. c) Marreveshja Albpetrol autorizon Albpetrolin te hyje ne Marreveshje Hidrokarbure, duke autorizuar personin ose institucionin perkates, sipas termave dhe kushteve te percaktuara ne te, te kerkoje, zhvilloje e prodhoje hidrokarbure ne zonen e kontrates dhe, ne te kundert, te vazhdoje operacionet hidrokarbure ne zonen e kontrates. Nje marreveshje e tille Hidrokarbure, e cila nuk duhet te bjere ne kundershtim me termat e licences perkatese, do te jete Marreveshja Hidrokarbure lidhur sipas ketij ligji. Neni 2 Ne shtojcen bashkelidhur ligjit, pas pikes 5, shtohet nje paragraf me kete permbajtje: "Marreveshja per autorizimin e kryerjes se operacioneve hidrokarbure, e lidhur me 26 Korrik 1993 ndermjet Ministrise se Industrise, Burimeve Minerare dhe Energjitike (sot Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjitike) dhe Albpetrol (Bashkesia Ekonomike e Naftes dhe Gazit). Neni 3 Ky ligj hyn ne fuqi menjehere. Shpallur me Dekretin Nr.900, date 4.8.1994 te presidentit te Republikes se Shqiperise, Sali Berisha.

Law No. 7853 amending and supplementing Law No. 7746 on petroleum · Nelum