跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 7824 amending Law No. 7745 the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative properties

颁布于 1994-05-18 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land subdivision, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. L I G J Nr.7824. datë 18.5.1994 PER NJE SHTESE NE LIGJIN NR.7745, DATE 26.7.1993 "PER RIVLERESIMIN DHE SHPERNDARJEN NE VLERE TE PASURISE SE ISH-KOOPERATIVAVE BUJQESORE" Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491,datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I : Neni 1 Në ligjin nr.7745, datë 2.7.1993 "Për rivlerësimin dhe shpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore", pas nenit 1 shtohet neni 1/a me këtë përmbajtje: "Objektet socialkulturore, pasuri e ish-kooperativave bujqësore, që ekzistojnë fizikisht, të ndërtuara e përdorura për nevojat e arsimit,kulturës, sporteve, shëndetësisë, dhe zyrat e ish-këshillave popullore dhe ish-kooperativave bujqësore kalojnë kundrejt shpërblimit pasuri e komunës ose bashkisë, me vendim të këshillit përkatës, për t'u përdorur për nevoja publike nga vetë komuna ose bashkia si dhe për dhënien me qira të tyre për të njëjtin qëllim. Shpërblimi të bëhet brenda 3 vjetëve. Objektet socialkulturore të sipërpërmendura, kur janë zënë në mënyrë të paligjshme nga subjekte të ndryshme, mbi bazën e vendimit të këshillit përkatës lirohen brenda 1 muaji. Për rastet kur objekti është adaptuar për banesë dhe shtetasi nuk ka banesë tjetër, ky afat zgjatet deri në 6 muaj. Kur në këto objekte janë sistemuar për banim ish-të përndjekurit politikë që kanë fituar statusin sipas ligjit nr.7748, datë 29.7.1993 "Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist", lirimi i tyre bëhet me plotësimin nga shteti të detyrimeve që rrjedhin nga statusi për këtë kategori shtetasish. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr., datë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Law No. 7824 amending Law No. 7745 the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative properties · Nelum