Law No. 7746 on petroleum
颁布于 1993-07-28 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy, Mineral resources
- 关键词
- energy conservation/energy production, natural gas, contracts, oil, mining, exploration, authorization/permit
- 类别
- energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
(a) Ti japë një Kontraktori sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në të : (1) Të drejtën ekskluzive për të kryer kërkimin brenda Zonës së Kontratës për një periudhë e cila përveç ndonjë kohe shtesë të kërkuar për të përfunduar punën e marrë përsipër për të vlerësuar një Zbulim, nuk do të kalojë 5 vjet gjithsej, përveçse kur Kontraktori bind Ministrinë se ekzistojnë kushte specifike të cilat kërkojnë një periudhë më të gjatë, atëherë Kontraktorit mund t'i jepet një periudhë që nuk i kalon 7 vjetë gjithsejt. (2) Të drejtën ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 25 vjetët, për të zhvilluar dhe prodhuar rezervat e hidrokarbureve në Zonën e Kontratës, në përputhje me kushtet e një Plani Zhvillimi të miratuar nga Ministria, si dhe për të ripërtërirë këtë të drejtë aty dhe në masën që parashikon Marrëveshja e Hidrokarbureve. (3) Të drejtën për të ndërtuar, shtrirë dhe operuar tubacione në Shqipëri, duke ju nënshtruar kërkesave për të lejuar përdorimin e kapacitetit të tepërt nga palët e treta, në kushte tregtare dhe duke ju nënshtruar kushteve të aplikueshme të çfardo traktati në të cilin Shqipëria është palë, për t'i lidhur ato me tubacionet dhe paisjet e vendeve të tjera.
(b) T'i japë Kontraktorit të drejtën e pronësisë për pjesën e tij të hidrokarbure e të prodhuara në zonën e kontratës në një pikë që specifikohet në Marrëveshjen e Hidrokarbureve.
(c) I garanton Kontraktorit të drejtën të shesë apo të tregtojë për eksport apo ndonjë gjë tjetër Hidrokarburet për të cilat ai ka marrë pronësinë sipas Marrëveshjes së Hidrokarbureve, përveç rasteve kur i nënshtrohet të drejtës së porosisë në kushte emergjence si dhe çdo detyrimi që përmban Marrëveshja e Hidrokarbureve për të furnizuar ose për të kontribuar në furnizimin e tregut lokal. d) Një marrëveshje Hidrokarburesh, në të cilën është palë një investitor i huaj, mund të përmbajë klauzola lidhur me stabilitetin e regjimit fiskal. (e) Duke iu nënshtruar këtyre masave mbrojtëse dhe rezervimeve siç mund të përfshihen në Marrëveshjen e Hidrokarbureve, kjo Marrëveshje mund t'i njohë Kontraktorit të drejtën : (1) të marrë dhe të mbajë jashtë vendit të ardhurat e shitjes në monedhë të huaj të hidrokarbureve të cilat i ka marrë në zotërim sipas Marrëveshjes së Hidrokarbureve dhe t'i përdorë këto të ardhura ashtu siç e gjykon të përshtatshme, duke ju nënshtruar pagesës së taksës mbi të ardhurat dhe detyrimet të tjera në Shqipëri. (2) të dërgojë jashtë vendit, në monedhë të huaj të konvertueshme, fitimet e arritura nga Kontraktori nga shitja e Hidrokarbureve në Shqipëri. (3) të hapë dhe të përdorë llogari të huaja bankare me qëllim që të paguajë për mallra, shërbime dhe personelin e kërkuar për kryerjen e Operacioneve të Hidrokarbureve nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve. (4) të konvertojë monedhën e huaj në monedhë vendase sipas kursit më të favroshëm të këmbimit në agjensitë e autorizuara, për të përmbushur detyrimet në monedhë vendase që lindin nga operacionet Hidrokarbure. (f) Kur një Investitor i Huaj është palë në një Marrëeshje Hidrokarburesh, të vendosen klauzola për zgjidhjen nga arbitrazhi ndërkombëtar të mosmarrëveshjeve që lindin prej ose që lidhen me Marrëveshjen. (g) Përfshin klauzola të tjera që mund të duken të nevojshme dhe të dëshirueshme në lidhje me kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure. Neni 6 Detyrimet e Kontraktorit Cdo Marrëveshje Hidrokarburesh e lidhur mnga Ministria do të përmbajë në një formë të përshtatshme, të rënë dakord midis palëve, angazhime nga Kontraktori: (a) për të kryer Operacione Hidrokarburesh në përputhje me këtë ligj, dispozitat ligjore në fuqi "Për mbrojtjen e mjedisit" dhe në përputhje me Rregulloret e nxjerra prej këtij ligji dhe me me praktikat e mira të industrisë së naftës; (b) për të raportuar në Ministri zbulimin e Hidrokarbureve në Zonën e Kontratës; (c) për të përgatitur dhe për t'i paraqitur Ministrisë për aprovim, në rast të një zbulimi komercial, planin e zhvillimit i cili : (1) do të sigurojë përdorimin me efikasitet dhe me dobi të rezervave të Hidrokarbureve të njehsuara nga Kontraktori; (2) do të kujdeset siç duhet për ruajtjen e mjedisit dhe mirëqenien e njerëzve që banojnë në zonat ku kryhen Operacionet e Hidrokarbureve sipas marrëveshjes;
(d) për të zhdëmtuar Shtetin ose Ministrinë ndaj gjithë pretendimeve të palëve të treta në lidhje me plagosjet, humbjet ose dëmtimet që rezultojnë nga ndonjë opercion i kryer nga Kontraktori ose nga ndonjë nënkontraktor;
(e) për t'i dhënë përparësi punësimit dhe kualifikimit të shtetasve shqiptarë, si dhe mallrave dhe shërbimeve vendase, në përputhje me klauzolat që do të përfshihen në Planin e Zhvillimit, në masën që ato janë kompetitive përsa i përket çmimeve dhe të krahasueshme përsa i përket cilësisë. Neni 7 Autorizimi për Kontraktorin Kur një Kontraktor ka lidhur Marrëveshje Hidrokarburesh me Ministrinë, Shteti do t'i japë Kontraktorit ose të sigurojë që Kontaktorit t'i jepen të gjitha lejet, licencat, aprovimet apo autorizimet e tjera të ligjshme të cilat, Kontraktori, mund të kërkojë në mënyrë të arsyeshme për të mundësuar kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure në përputhje me Marrëveshjen e Hidrokarbureve. Neni 8 Lejet për vlerësimin e objektit (l) Ministria mund t'i japë Leje për vlerësim objekti çdo personi, sipas termave dhe kushteve të parashikuara në të, duke autorizuar mbajtësin e Lejes të ndërmarrë kërkim në zonën e lejuar nëpërmjet studimeve ajrore, gjeofizike, gjeokimike, paleontologjike, gjeologjike, topografike, studimeve e vrojtimeve seizmike dhe interpretimit të tyre. (2) Vetëm në qoftë se nuk është paraqitur ndryshe në Lejen e vlerësimit, kjo leje : (a) Do të mbarojë në fund të një periudhe prej 2 vjetësh; (b) Nuk do të jetë eksluzive; (c) Nuk do të autorizojë shpimin e puseve të kërkimit (d) Nuk do t'i njohë mbajtësit të lejes ndonjë të drejtë preference për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarburesh me Ministrinë. Neni 9 Rregulloret dhe Kontratat Model (l) Në bazë të këtij ligji, Ministria mund të hartojë rregullore për ose në lidhje me: (a) Regjistrimin e Kontraktorëve; (b) Mënyrën në të cilën duhen të paraqiten nga Kontraktori raportet, të dhënat, informacioni dhe llogaritë. (c) Masat lidhur me ruajtjen e burimeve të hidrokarbureve, sigurinë, shëndetin, mbrojtjen e mjedisit dhe shmangien e rrjedhjeve, mbetjeve, ndotjes dhe aksidenteve; (d) Ndarjen e zonave me potencial hidrokarbur në zona apo blloqe me numra ; (e) Të drejtën e përdorimit të tokave publike dhe private në lidhje me operacionet e hidrokarbureve ;
(f) €do çështje tjetër në lidhje me të cilën Ministria e konsideron se duhet të hartohen rregullore për ta bërë të efektshëm këtë ligj. (2) Ministria herë pas here mund të publikojë Marrëveshje Model Hidrokarburesh. Neni 10 E drejta e Përdorimit të tokës (l) Në bazë të kushteve të specifikuara në rregulloret e hartuara në përputhje me nenin 9.l(e), do të gjykohet që një Kontraktori i është dhënë, sipas dispozitave të ligjit "Për Tokën", e drejta për të hyrë dhe përdorur tokë publike ose private për të kryer Operacione Hidrokarburesh nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve ku Kontraktori është palë. (2) Nëse Kontraktori nuk paguan kompensim kur i kërkohet, ai do t'i nënshtrohet gjobave të specifikuara në rregulloret përkatëse. (3) Për qëllimet e këtij neni "tokë private" do të thotë tokë në pronësi private dhe tokë e dhënë me qera apo në përdorim nga Shteti. Neni ll Njesimi Kur një rezervuar hidrokarburesh ndodhet pjesërisht në një Zonë Kontrate dhe pjesërisht në një Zonë tjetër Kontrate dhe kur Ministrisë i duket se mund të arrihet rritje e efektivitetit përmes zhvillimit dhe operimit të përbashkët në atë rezervuar, Ministria do të ketë të drejtën t'i urdhërojë kontraktorët të zhvillojnë dhe operojnë së bashku rezervuarin sipas një marrëveshje të lidhur prej tyre për këtë qëllim. Neni 12 Klauzola tranzitore dhe Përjashtime. 1) Për sa i përket marrëveshjeve të përshkruara në shtojcën bashkëlidhur këtij Ligji (marrëveshjet për detin), nga data në të cilën ky Ligj hyn në fuqi: a) €do njëra nga këto marrëveshje do të konsiderohet se është lidhur në mënyrë të ligjshme nga Ministria sipas nenit 5 të këtij ligji dhe sipas paragrafit l2.(l) do të vazhdojë të jetë e vlefshme dhe e detyrueshme në përputhje me kushtet e saj. b) €do njëra nga këto marrëveshje konsiderohet që referncat ndaj DPNG (këtu dhe më poshtë do të kuptohet si Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe e Gazit) ose ndaj ndonjë pasuesi të të drejtave të DPNG, i referohen Ministrisë. c) Pa pasur parasysh interesat e pjesëmarrjes që këtej e tutje mund të merren nga ndonjë pasardhës i të drejtave të DPNG, sipas marrëveshjeve midis Kontraktorit dhe Ministrisë, DPNG dhe pasuesit e saj në pronësi nuk do të jenë palë ose nuk do të kenë ndonjë të drejtë, pronësi ose interes në asnjërën nga këto marrëveshje. 2) Përsa i përket zonave ku Albpetroli është duke kryer operacione kërkimi, zhvillimi dhe shfrytëzimi të hidrokarbureve do të konsiderohet se Ministria ka hyrë në Marrëveshje me Albetrolin, dsuke e autorizuar atë të kryejë këto operacione në përputhje me këtë Marrëveshje Neni 13 Hyrja në Fuqi e Marrëveshjes Hidrokarbure. 1) Një marrëveshje hidrokarburesh, në zbatim të nenit 5 të këtij ligji, do të nënshkruhet nga ministri i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës ose nga një person i autorizuar me shkrim prej tij. 2) Një marrëveshje hidrokarburesh hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave. Neni 14 Të gjitha dispozitat ligjore që bien në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen. Neni 15 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr., datë , të Presidentit të Republikës së Shqipërisë , Sali Berisha. SHTOJCE l) Marrëveshja "Për kërkimin zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve", midis DPNG-së dhe Deminex Albanian Petroleum GMBH e OMV, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.152, datë 20.4.199l. 2) Marrëveshja "Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve", midis DPNG-së dhe Chevron International (Albania) zlimited, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.334 , datë 10.9.1991. 3) Marrëveshja "Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve", midis DPNG-së dhe Occidental of Albania Inc.,me vendim të Këshillit të Ministrave nr.360, datë 21.9.1991. 4) Marrëveshja "Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve", midis DPNG-së dhe AGIP (overseas) limited, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.376, datë ll.10.1991. 5) Marrëveshja "Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve", midis DPNG-së dhe Hamilton Oil (Albania), me vendim të Këshillit të Ministrave nr.476, datë 23.12.1991.