Law No. 7643 on the State Sanitary Inspectorate
颁布于 1992-12-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj 7643 Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment, Water, General
- 关键词
- basic legislation, public health, hygiene/sanitary procedures, waste disposal, waste management, institution, hazardous substances, inspection, monitoring, noise pollution, offences/penalties, pollution control, governance, potable water, water supply
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. “Shëndeti publik” është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës, promocionit të shëndetit mendor e fizik dhe efiçencës, përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë. Shëndeti publik është një koncept shoqëror dhe politik, që synon përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë popullsinë, përmes promocionit, parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore.
2. “Shëndeti mjedisor” përmbledh aspektet e shëndetit publik, që paracaktohen nga mjedisi. Ai përfshin efektet e drejtpërdrejta në shëndet nga faktorët mjedisorë, si agjentët fizikë, kimikë dhe biologjikë dhe efektet e tërthorta në shëndet dhe në mirëqenie nga faktorët psikosocialë, ku përfshihen: strehimi, zhvillimi urban, përdorimi i tokës dhe transporti.
3. “Zinxhiri ushqimor” përfshin të gjithë sistemin e prodhimit ushqimor, duke filluar që nga vendi i prodhimit të produktit ushqimor të papërpunuar deri te konsumatori, përfshirë këtu edhe përpunimin e tij, i cili, me fjalë më të përgjithshme, përshkruhet “nga ferma në tryezë”.
4. “Siguria ushqimore” është funksionimi i një sistemi gjithpërfshirës të aktorëve të ndryshëm dhe 1 Ndryshuar titulli me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006. 2 Ndryshuar titulli me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013. marrja e masave për realizimin dhe arritjen e qëllimit, për prodhimin dhe tregtimin e një ushqimi, që është i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum.
5. Shfuqizuar.
6. Shfuqizuar.
7. “Mjekësia e punës” përfshin të gjitha masat komplekse që duhet të promovohen, për të mbajtur në një nivel të lartë mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të punëmarrësve në të gjitha veprimtaritë prodhuese.
8. “Treguesit e shëndetit mjedisor” janë mbledhja dhe përpunimi në grup i të dhënave të zakonshme nga sektorë të ndryshëm, në ndihmë të vlerësimit të gjendjes së shëndetit, të ndikuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nga faktorët mjedisorë, fizikë, kimikë, biokimikë, biologjikë e psikosocialë.
9. “Vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe shëndet” përmbledh vlerësimin e rrezikut në shëndet nga ekspozimi ndaj ndotësve të ndryshëm dhe përcaktimin e lidhjes që ekziston ndërmjet ekspozimit ndaj agjentit dhe rrezikut që shkakton në shëndet. Neni 2 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013; shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 99/2024, datë 12.9.2024) Inspektimi sanitar për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore bëhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Bën përjashtim nga ky ligj inspektimi sanitar në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, inspektim i cili do të bëhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Neni 3 (shtuar fjalë në fund të fjalisë me ligjin nr. 7904, datë 8.3.1995; shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 4 (Shtuar paragraf me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 5 (Ndryshuar me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006) Drejtoria e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, e mbështetur nga Instituti i Shëndetit Publik, strukturat e shëndetit publik në nivel vendor dhe Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit në rrethe e qarqe studion, kontrollon dhe evidenton shkencërisht faktorët e dëmshëm për shëndetin e popullatës në fushat e përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Neni 6 (Ndryshuar me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 7 (zëvendësuar emërtim me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Aktet normative të ministrit të Shëndetësisë dhe udhëzimet me karakter orientues të Inspektoratit që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit janë të detyrueshme për organet më të ulëta të Inspektoratit. Neni 8 (shtuar paragraf me ligjin nr. 7904, datë 8.3.1995) Drejtoria e Shëndetit Publik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, harton normat higjieniko-shëndetësore, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave. Autorizohet Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë rregullore higjieno-sanitare, të detyrueshme për zbatim nga ministritë dhe organet e tyre vartëse, si dhe nga personat fizikë e juridikë, vendas e të huaj Neni 9 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) KREU II KOMPETENCAT E INSPEKTORATIT QË MBULON FUSHËN E SHËNDETIT Neni 10 (ndryshuar paragrafi i parë dhe nëndarja e parë me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 99/2024, datë 12.9.2024) Struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi është përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorët publikë dhe jopublikë; - në objektet e prodhimit, të ruajtjes, të magazinimit, të transportimit e tregtimit të produkteve të të gjitha llojeve, përjashtuar objektet e prodhimit, të ruajtjes, të magazinimit, të transportimit e tregtimit të produkteve ushqimore; - në objektet ku ushtrohen veprimtari socialkulturore, shëndetësore, arsimore dhe kërkimore- shkencore; - në repartet dhe strukturat në vartësi të Ministrisë së Mbrotjes dhe në ato në vartësi të Ministrisë së Rendit, në pikat kufitare, portet, aeroportet, doganat, si dhe në mjetet e transportit tokësor, hekurudhor, detar e ajror vendas e të huaj. Neni 11 Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit ushtron kontroll sanitar në objektet e caktuara në nenin 10 të këtij ligji gjatë gjithë kohës së funksionimit të tyre. Kur shihet e nevojshme, kontrolli sanitar ushtrohet edhe jashtë kohës së funksionimit të objektit, në bashkëpunim me Prokurorinë, organet e Ministrisë së Rendit Publik dhe organet e tjera të specializuara. Neni 12 (Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013; shfuqizuar me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Neni 13 (Ndryshuar fjalia e parë, shtuar fjalë në fund të shkronjës “b” ,“c” dhe “ç” me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; shfuqizuar fjali në shkronjën “ç” me ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008; hequr fjalë në shkronjën “c”, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit monitoron dhe kontrollon: a) në objektet e përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji lidhur me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve nga ndikimi i kushteve të pafavorshme të punës, si ekspozimi ndaj lëndëve toksike, rrezatimit, zhurmave të pafavorshme të punës, si ekspozimi ndaj lëndëve toksike, rrezatimit, zhurmave, vibracioneve, mikroklimës së pafavorshme, kontrollon nivelin e sëmundjeve profesionale dhe aksidenteve në punë si pasojë e kushteve të pafavorshme të sipërpërmendura; b) pastërtinë e tokës në qendrat e banuara, të ujërave sipërfaqësore, furnizimin e popullsisë me ujë të mjaftueshëm dhe higjienikisht të pastër, trajtimin e mbeturinave, objektet e shërbimit publik dhe zbatimin e normave sanitare në qendrat e banuara edhe treguesit e shëndetit mjedisor, të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë; c) respektimin e normave të pajisjeve të institucioneve parashkollore, shkollore e universitare, që sigurojnë optimumin shëndetësor të kushteve të mësimit, jetesës e shlodhjes; ç) shfuqizuar. Neni 14 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 15 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 16 (hequr fjalë me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Inspeketorët sanitarë shtetërorë, me miratimin e prokurorit, hyjnë në çdo kohë në banesa, kur kanë të dhëna e njoftime për ushtrimin e veprimtarive private pa leje shëndetësore dhe për prodhimin e artikujve që interesojnë e rrezikojnë shëndetin e njerëzve, dhe marrin masa sipas dispozitave të këtij ligji. Neni 17 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 18 Inspektorët sanitarë shtetërorë pezullojnë përkohësisht veprimtarinë e një pjese ose të gjithë objektit ose ta mbyllin plotësisht a pjesërisht atë, kur ai nuk plotëson kërkesat sanitare ose kur rrezikohet shëndeti i punonjësve e konsumatorëve. Neni 19 (shfuqizuar paragrafi i parë me përjashtim të sapunëve dhe kozmetikës me ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008; ndryshuar nëndarja e parë me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Inspektorët sanitarë shtetërorë ndalojnë: - prodhimin, ruajtjen, transportimin, tregtimin e produkteve kozmetike në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe normat sanitare; - konsumimin e ujit të pijshëm, në rast se dyshohet për ndotje të tij, ose kur tejkalohen normat sanitare në fuqi. Neni 20 (shfuqizuar me ligjin nr. 7941, datë 31.5.19953; shfuqizuar me ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008; shfuqizuar me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Neni 21 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Strukturat vendore të shëndetit publik kanë për detyrë të pajisin me librezë shëndetësore të gjithë personat që punojnë në objektet e prodhimit, të ruajtjes, transportimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore, në ujësjellës, në institucione parashkollore, shkollore e shëndetësore dhe në objektet e shërbimit publik, ku mund të lehtësohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Të drejtën e kontrollit për pajisjen me librezë shëndetësore e ka inspektorati që mbulon fushën e shëndetit dhe çdo inspektorat shtetëror tjetër që i jepet kjo kompetencë nga një ligj tjetër i posaçëm. Lista e profesioneve dhe kategoritë e punonjësve që pajisen me librezë shëndetësore përcaktohen nga Ministri i Shëndetësisë. Neni 22 Personat që punojnë në objekte ku kryhen punë të rënda ose me faktorë të rrezikshëm për shëndetin, të përcaktuara në nenin 13, shkronja "a", i nënshtrohen kontrollit mjekësor paraprak e periodik. Mënyra e kontrollit mjekësor përcaktoht nga ministri i Shëndetësisë. Neni 23 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 24 (shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Neni 25 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013; shtuar fjalë me ligjin nr. 99/2024, datë 12.9.2024) Inspektorët e inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit, për kryerjen e detyrave të ngarkuara nga ky ligj, ushtrojnë kontroll në të gjitha objektet e përcaktuara në nenin 10 në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. KREU III KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE SANITARE 3 Në vend të tij zbatohen kërkesat e neneve 32.2, 33.3 dhe 34 të ligjit 7941, datë 31.5.1995. Neni 26 (shtuar fjalë në fund të paragrafit të pikes 2, ndryshuar pika 10 me ligjin nr. 7904, datë 8.3.1995; shtuar fjalë në fund të pikës 3 me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; shfuqizuar pikat 2,3,5 dhe 12, ndryshuar pikat 4 dhe 14 shfuqizuar me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020) Shkeljet e mëposhtme, kur nuk formojnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative sanitare: 1- shkelja e rregullave të zbuluara gjatë kontrolleve sanitare të ushtruara në objektet e përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji; 2- shfuqizuar; 3- shfuqizuar; 4- papastërtitë personale e të mjeteve të punës në objektet e përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji; 5- shfuqizuar; 6- shkeljet sanitare në mirëmbajtjen e ujësjellësit; 7- mungesa e klorinimit të ujit të pijshëm; 8- mungesa e pastrimit të vendeve të banuara; 9- grumbullimi dhe depozitimi i plehrave në vende që mund të bëhen shkak ose burim i shfaqjes a përhapjes së sëmundjeve ngjitëse; 10- ndotja e burimeve dhe objekteve të tjera të ujit të pijshëm dhe derdhja e ujërave të institucioneve të ndryshme pa u dezinfektuar ose dezaktivizuar; 11- hedhja e mbeturinave dhe kafshëve të ngordhura në vende të hapura, jashtë vendeve të lejuara ose të miratuara; 12- shfuqizuar; 13- pranimi në institucionet parashkollore i fëmijëve, nxënësve dhe studentëve të sëmurë ose të dyshimtë për sëmundje ngjitëse; 14- Mosmarrja e aktmiratimit prej strukturave përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit nga subjektet e përcaktura në nenin 10 të këtij ligji; 15- moszbatimi i plotë ose i pjesshëm i detyrave a vendimeve të lëna nga organet e Inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit; 16- mospajisja me librezë shëndetësore dhe mospërditësimi i saj në afatet e caktuara me akte normative; 17- konstatimi i papastërtive dhe i brejtësve dhe insekteve brenda dhe jashtë mjediseve të të gjtiha objekteve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji. Neni 27 (zëvendësuar fjalë në paragrafin e pare, shtuar fjalë në pikën 4, hequr dhe shtuar fjalë në paragrafin e parafundit me ligjin nr. 7904, datë 8.3.1995; ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013; hequr numra në nëndarje me ligjin nr. 54/2020, datë 30.4.2020; hequr paragraf me ligjin nr. 99/2024, datë 12.9.2024) Për kundërvajtjet administrative sanitare, të parashikuara nga neni 26 i këtij ligji, inspektorati që mbulon fushën e shëndetit vendos dënimin kryesor me gjobë si më poshtë: - Për shkeljet e parashikuara në pikat 1,6, 7 dhe 14, masa e gjobës është 500 000 (pesëqind mijë) lekë; - Për shkeljet e parashikuara në pikat 4, e 8, masa e gjobës është 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; - Për shkeljet e parashikuara në pikat 10, 11,13 e 15, masa e gjobës është 200 000 (dyqind mijë) lekë; - Për shkeljet e parashikuara në pikat 9, 16, masa e gjobës është 10 000 (dhjetë mijë) lekë. Për personat e pajisur me librezë shëndetësore, krahas dënimit me gjobë, si dënim plotësues mund të vendoset edhe heqja e librezës shëndetësore nga 3-12 muaj. Neni 27/1 Marrja e masave urgjente nga shërbimi epidemiologjik (shtuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Në rastet kur organet e kontrollit të shërbimit epidemiologjik, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, konstatojnë shkaqe, të cilat vënë në rrezik jetën, shëndetin apo përbëjnë potencial për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, marrin të gjitha masat urgjente të nevojshme dhe njoftojnë menjëherë inspektoratin që mbulon fushën e shëndetit. Inspektorët e inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit kërkojnë mbështetjen e strukturave të shërbimit epidemiologjik sa herë që vlerësohet e nevojshme për përmbushjen e funksioneve të tyre në lidhje me parandalimin, kufizimin dhe eliminimin e pasojave të dëmshme për shëndetin. Neni 28 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Ndaj vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Neni 29 Kur personat fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, nuk kanë zbatuar brenda afatit të caktuar detyrat dhe vendimet e lëna me shkrim nga organet e Inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit, dënimi me gjobë mund të jepet për herë të dytë dhe masa e dënimit është dyfish. Neni 30 Në rastet kur personat juridikë e fizikë, vendas ose të huaj, përsëritin të njëjtat shkelje sanitare më shumë se dy herë brenda 1 viti, organet e Inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit vendosin pezullimin ose mbylljen e përkohshme a të përhershme të objektit, ose të veprimtarisë së personit juridik a fizik. Neni 31 (ndryshuar paragrafi 2 dhe 3 me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013)
1. Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit pezullon ose ndalon veprimtarinë në objektet që i nënshtrohen kontrollit të tij në këto raste: a) kur nuk plotëson kushtet sanitare të pajtueshme me projektin e miratuar dhe me qëllimin, për të cilin ato janë ngritur; b) kur në to ka në përdorim materiale ose tregtohen artikuj që nuk përputhen me normat sanitare në fuqi dhe për pasojë paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve.
2. Ankimi ndaj kësaj mase bëhet në përputhje me nenin 28 të këtij ligji.
3. Rihapja e veprimtarisë bëhet përsëri me vendim të inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit, kur plotësohen kushtet e kërkuara. Neni 32 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit ka të drejtë t’u heqë librezën shëndetësore personave që vuajnë ose janë bartës të mikrobeve të sëmundjeve ngjitëse, sipas ligjit për sëmundjet ngjitëse, për aq kohë sa këta të mos paraqesin rrezik si përhapës të infeksionit. Masa e heqjes së librezës, në varësi të rrethanave, mund të vlerësohet nga vetë inspektorati si masë urgjente ose dënim plotësues që jepet ndaj subjektit, të cilit i përkasin personat në fjalë. Neni 33 (ndryshuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. Gjobat paguhen nga kundërvajtësi nëpërmjet sistemit bankar dhe derdhen në Buxhetin e Shtetit. Neni 34 (hequr fjalë paragrafin e parë, shtuar fjalë në paragrafin e tretë, shtuar paragraf në fund të nenit ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 9635, datë 6.11.2006; shfuqizuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) KREU IV DISPOZITA TË FUNDIT Neni 35 Ekspertimet sanitare dhe kontrollet laboratorike që kërkohen nga personat juridikë e fizikë, vendas a të huaj, bëhen kundrejt tarifave të shërbimit, masa e të cilave përcaktohet nga ministri i Shëndetësisë. Ekzaminimet për pajisjen me librezë shëndetësore të punonjësve bëhen kundrejt tarifave të shërbimit, masa e të cilave përcaktohet nga ministri i Shëndetësisë. Neni 36 Dekreti nr.4396, datë 7.6.1968 "Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror", ndryshuar me dekretin nr.5688, datë 24.2.1978, shkronja "h" e nenit 5 dhe fraza "si dhe të respektimit të rregullave higjieno- sanitare" në pikën "b" të nenit 3 të dekretit nr.7463, datë 31.1.1991 "Për policinë financiare" dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Dispozitë kalimtare (parashikuar me ligjin nr. 45/2013, datë 14.2.2013) Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 37 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr.385, datë 9.12.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.