跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 72/2013 amending and supplementing Law No. 9426 on livestock breeding

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Livestock
关键词
animal production, animal reproduction, genetic resources, offences/penalties, inspection

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 72/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Zooteknik” zëvendësohet me emërtimin “Shërbimi Zooteknik”. Neni 2 Në nenin 3, pas pikës 64 shtohet pika 65 me këtë përmbajtje: “65. Kontroll zyrtar në fushën e zooteknisë” është çdo formë kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas legjislacionit zooteknik, e kryer nga autoriteti kompetent përkatës, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Neni 68 ndryshohet si më poshtë: “Neni 68 Organet e kontrollit që mbulojnë fushën e zooteknisë 1. Shërbimi zooteknik siguron kontrollin për plotësimin e kushteve për mbarështimin e qëndrueshëm të kafshëve të fermës, përmirësimin racor dhe të ushqyerit të kafshëve dhe tregtimin e materialeve racore. 2. Shërbimi zooteknik është pjesë e shërbimit veterinar.”. Neni 4 Në nenin 69 fjalët “Inspektori i zooteknisë” zëvendësohen me fjalët “Zootekniku zyrtar”. Neni 5 Në nenin 70 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Fjalët “Inspektori i zooteknisë” zëvendësohen me fjalët “Zootekniku zyrtar”. 2. Pas shkronjës “h” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Masat përmirësuese, të parashikuara në këtë ligj, mund të vlerësohen nga vetë zootekniku zyrtar, sipas nevojave të rastit, si masa urgjente ose dënime plotësuese.”. Neni 6 Në nenin 90 pika 1, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 7 Neni 91 ndryshohet si më poshtë: “Neni 91 Procedura e dhënies së masës administrative 1. Të drejtën e dhënies së masës administrative e ka zootekniku zyrtar që mbulon fushën e zooteknisë. 2. Kundër vendimit të zooteknikut zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 8 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8031, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 72/2013 amending and supplementing Law No. 9426 on livestock breeding · Nelum