跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 71/2014 amending and supplementing Law No. 8450 of 1999 on processing, transporting and trading oil, gas and their by-products, as amended

颁布于 2014-07-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy, Waste and hazardous substances
关键词
natural gas, oil, offences/penalties, authorization/permit, transport/storage, oil pollution, pollution control
类别
energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. “Naftë bruto (naftë)” ka të njëjtin kuptim, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar.

  2. 2. “Nënproduktet e naftës” janë produktet e gatshme apo gjysmë të gatshme, të përftuara nga përpunimi i naftës bruto.

  3. 3. “GLN” është gazi i lëngshëm i naftës, si nënprodukt i naftës.

  4. 4. “Përpunim” është procesi i distilimit dhe rafinimit që përdor si lëndë të parë naftën bruto ose nënproduktet e saj, për përftimin e produkteve përfundimtare.

  5. 5. “Rafineri” janë instalime komplekse teknologjike, përfshirë edhe kapacitetet depozituese të lëndës së parë, të gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme, ku kryhet përpunimi i naftës bruto apo nënprodukteve të saj për përftimin e nënprodukteve apo produkteve të gatshme.

  6. 6. “Impiant përpunimi” janë instalime teknologjike, ku kryhet përpunimi i nënprodukteve të naftës për përftimin e produkteve të gatshme.

  7. 7. “Transportim” është procesi i lëvizjes së naftës bruto apo nënprodukteve të saj nga një vend në një tjetër nëpërmjet tubacioneve dhe mjeteve të posaçme të transportit që përshkojnë një distancë të caktuar.

  8. 8. “Transportues” është personi, fizik apo juridik, që transporton naftën dhe nënproduktet e saj me anë të mjeteve specifike të autorizuara.

  9. 9. “Depozitim i naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” është procesi i grumbullimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në rezervuarë të posaçëm, nëpërmjet instalimeve teknologjike.

  10. 10. “Tregtim” është procesi i shitblerjes së naftës bruto dhe i nënprodukteve të saj nga një subjekt tek tjetri.

  11. 11. “Shoqëri tregtimi me shumicë” është personi juridik që blen naftë dhe nënproduktet e saj me qëllim shitjeje tek të tretët.

  12. 12. “Shoqëri tregtimi me pakicë” është personi juridik që blen nënprodukte të naftës, me qëllim shitjeje te personat që janë konsumatorë fundorë.

  13. 13. “Rezerva e sigurisë” është sasia e naftës dhe nënprodukteve të saj, e vendosur dhe e ruajtur në vende të caktuara, e cila përdoret sipas përcaktimeve të këtij ligji.

  14. 14. “Konsumatorë të mëdhenj” janë personat juridikë që konsumojnë për nevojat e veta nënproduktet e naftës në një sasi jo më pak se 50 m3 në muaj dhe që posedojnë instalime depozitimi të këtyre produkteve.

  15. 15. “Konsumator fundor” është personi fizik apo juridik që blen produktet e gatshme për nevojat e veta.

  16. 16. “Standard i naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” është tërësia e specifikimeve teknike të miratuara nga organet përgjegjëse që përcaktojnë cilësinë e tyre fiziko- kimike.

  17. 17. “Falsifikim” është ndërhyrje në nënproduktet e naftës, duke shtuar nënprodukte të tjera nafte apo produkte të tjera të huaja që prishin standardin fillestar të tyre.

  18. 18. “Terminale bregdetare” janë komplekse instalimesh teknologjike bregdetare për import- eksportin e naftës, gazit dhe nënproduktet e tyre, duke përfshirë pontilin e ankorimit të anijeve, depozitat, sistemin e ngarkim- shkarkimit dhe sistemet e trajtimit të mbetjeve teknologjike.”. Neni 2 Në nenin 10, pas shkronjës “C”, të kategorisë III shtohet shkronja “Ç” me këtë përmbajtje: “Ç. Lëndë djegëse për përdorim termik civil dhe/ose industrial.”. Neni 3 Në nenin 11 bëhen shtesat dhe ndryshimi i mëposhtëm:

  19. 1. Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b/1” me këtë përmbajtje: “b/1) impiante të përpunimit;”.

  20. 2. Në fund të shkronjës “c” shtohen fjalët “dhe lëndëve që shërbejnë si lëndë djegëse;”.

  21. 3. Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë: “d) njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë.”. Neni 4 Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:

  22. 1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Rafineritë e naftës janë të detyruara të zbatojnë normat dhe kushtet teknike të projektit. Ndryshimet në skemën dhe kartën teknologjike të funksionimit të rafinerive bëhen vetëm me miratim të ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet. Transferimi i licencës përkatëse të rafinerisë lejohet vetëm pas miratimit të ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet, sipas kushteve dhe procedurës të parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

  23. 2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Rafineritë e naftës kanë të drejtë t’i shesin prodhimet e tyre në vend, te shoqëritë e tregtimit me shumicë e impiantet e përpunimit, si dhe t’i eksportojnë në shtete të tjera.”. Neni 5 Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje: “Neni 12/1

  24. 1. Impiantet e përpunimit janë persona juridikë, të krijuar sipas legjislacionit në fuqi, që ushtrojnë veprimtari në fushën e përpunimit të nënprodukteve të naftës. Ndërtimi dhe funksionimi i impianteve të përpunimit bëhet pasi ato të jenë pajisur me “Licencë përpunimi”, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet, sipas procedurave dhe kushteve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

  25. 2. Impiantet e përpunimit e zhvillojnë veprimtarinë e shitjes së prodhimeve të tyre vetë ose nëpërmjet një shoqërie tjetër tregtimi me shumicë, vetëm pas marrjes së licencës së tregtimit, sipas legjislacionit në fuqi.

  26. 3. Impiantet e përpunimit kanë të drejtë të tregtojnë prodhimet e tyre vetëm te shoqëritë e tregtimit me shumicë, shoqëritë e tregtimit me pakicë dhe konsumatorët e mëdhenj.

  27. 4. Impiantet e përpunimit përgjigjen për markën e prodhimit dhe cilësinë e produkteve që prodhojnë.

  28. 5. Subjektet zotëruese të impianteve të përpunimit kanë të drejtë të themelojnë apo të marrin pjesë në shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me pakicë të prodhimeve të tyre.”. Neni 6 Në nenin 13, pas pikës 2 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Subjektet juridike që ushtrojnë veprimtarinë e transportimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, me naftësjellës, janë të detyruara që çdo pesë vjet të hartojnë një plan të detajuar për mirëmbajtjen e kapaciteteve ekzistuese, si dhe të bëjnë shfrytëzimin e instalimeve, në përputhje me rregullat dhe standardet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.”. Neni 7 Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

  29. 1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet si më poshtë: a) Në fund të shkronjës “a” shtohen fjalët “vetëm në rafineritë e naftës, eksport dhe te shoqëritë e pajisura me licencë tregtimi të kategorisë 0/A.”. b) Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje: “c) impiantet e përpunimit që do të tregtojnë prodhimet e tyre.”.

  30. 2. Pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Shoqëritë e tregtimit me shumicë janë të detyruara të garantojnë furnizim normal dhe jodiskriminues, në përputhje me nevojat që kanë subjektet e përcaktuara në pikën 7, me të cilët ka lidhur kontratë. Në zbatim të këtij detyrimi ato duhet të mbajnë dokumentacion të veçantë, sipas përcaktimeve të bëra nga Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për hidrokarburet.”.

  31. 3. Pika 7 ndryshohet si më poshtë: “7. Shoqëritë e tregtimit me shumicë kanë të drejtë të furnizojnë, sipas kushteve të licencës përkatëse, rafineritë e naftës, impiantet e përpunimit, shoqëritë e tregtimit me pakicë, të pajisura me licencë tregtimi, mjetet detare dhe ajrore, si dhe konsumatorët e mëdhenj.”.

  32. 4. Në fund të pikës 9 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Shoqëritë e tregtimit me shumicë shoqërojnë çdo produkt me certifikatë cilësie dhe mostër përfaqësuese të sekretuar, sipas kritereve të përcaktuara nga ministri përgjegjës për hidrokarburet.”.

  33. 5. Pika 12 ndryshohet si më poshtë: “12. Futja në treg dhe përdorimi i pajisjeve nën presion, që shërbejnë për trajtimin dhe ambalazhimin e gazit të lëngshëm të naftës (GLN) nga shoqëritë e tregtimit me shumicë të këtij nënprodukti, bëhet vetëm kur ato plotësojnë kushtet teknike dhe kërkesat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Shoqëritë e tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës përgjigjen për kryerjen e kontrollit teknik dhe mbushjen e bombolave me GLN. Shoqëritë e tregtimit me shumicë, përpara futjes së bombolave në treg, bëjnë evidentimin e tyre për markën tregtare të shoqërisë, peshën neto, peshën bruto, vitin e prodhimit, datën e kontrollit teknik, si dhe udhëzimin për përdorim të sigurt të tyre.”.

  34. 6. Pas pikës 12 shtohet pika 13 me këtë përmbajtje: “13. Shoqërive të tregtimit me shumicë u ndalohet që të shesin te subjekte të tjera produkte, në të cilat është kryer falsifikim.”. Neni 8 Në nenin 15, pas pikës 7 shtohen pikat 8, 9 dhe 10 me këtë përmbajtje: “8. Stacioneve të shitjes së karburanteve u ndalohet që të shesin te subjekte të tjera produkte, në të cilat është kryer falsifikim.

  35. 9. Stacioneve të shitjes së karburanteve u ndalohet vendosja e markave, logove dhe sloganeve të paregjistruara paraprakisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave, në përputhje me ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.

  36. 10. Stacioneve të shitjes së karburanteve u ndalohet të shkruajnë emra artikujsh të ndryshëm nga ata që shesin realisht dhe të vendosura sipas standardeve të parashikuara në legjislacion në fuqi. Këto stacione duhet të vërtetojnë me dokumentacion përkatës që produkti apo shërbimi që ofrojnë i përket markës dhe standardit që reklamojnë.”. Neni 9 Në nenin 16 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  37. 1. Në pikën 1, paragrafi i fundit riformulohet si më poshtë: “Njësive të shitjes së lëndëve djegëse u ndalohet të mbushin bombola gazi, të tregtojnë karburante për automjete, si dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë stacioneve të shitjes së karburanteve.”.

  38. 2. Pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: “6. Njësive të shitjes së lëndëve djegëse u ndalohet që të shesin te subjekte të tjera produkte, në të cilat është kryer falsifikim.”. Neni 10 Në nenin 17, pas fjalëve “licencë koncesioni” shtohen fjalët “licencë përpunimi”. Neni 11 Pas nenit 18 shtohet neni 18/1 me këtë përmbajtje: “Neni 18/1 Licenca e përpunimit

  39. 1. Licenca e përpunimit u jepet personave juridikë, të përcaktuar në shkronjën “b/1”, të nenit 11, të këtij ligji.

  40. 2. Licenca e përpunimit jepet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet, sipas kushteve dhe procedurave të këtij ligji dhe vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

  41. 3. Licenca e përpunimit jepet për 15 vjet, me të drejtë rinovimi.”. Neni 12 Në nenin 23, pika 2, shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: “a) Inspektorati shtetëror përgjegjës ka të drejtë dhe përgjigjet për: i) kontrollin e zbatimit të normave dhe kushteve teknike në përdorimin e instalimeve, impianteve dhe pajisjeve përkatëse nga personat juridikë, që kryejnë veprimtari në përputhje me dispozitat e këtij ligji; ii) miratimin e kartave teknologjike të impianteve dhe instalimeve përkatëse; iii) kontrollin e zbatimit të kushteve të përcaktuara në licencat përkatëse, që u janë dhënë personave juridikë, përfshirë edhe kushtet teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe ruajtjen e mjedisit; iv) garantimin e së drejtës për informim të publikut dhe/ose subjekteve të interesuara mbi rezultatet e analizave të kontrollit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara në ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Rregullat për dhënien e informacionit për publikun dhe/ose subjektet e interesuara, miratohen nga ministri përgjegjës për hidrokarburet; v) kontrollin e respektimit të standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë e naftës dhe nënprodukteve të saj; vi) kryerjen e analizave në laboratorët e akredituar, sipas përcaktimit të pikës 1, për sasitë e naftës e nënprodukteve të saj të prodhuara në vend, të importuara, para zhdoganimit, si dhe për kontrollin periodik të detyrueshëm të subjekteve që kryejnë veprimtari në përputhje me dispozitat e këtij ligji; vii) kontrollin e cilësisë së nënprodukteve të naftës te konsumatorët e mëdhenj. Shpenzimet për kontrollin e cilësisë së naftës e nënprodukteve të saj përballohen nga vetë subjektet: - për rastin e futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë; - për rastin e kontrollit të cilësisë për sasitë e prodhuara në vend; - për rastin e kontrolleve periodike të detyrueshme; - për rastin kur rezultojnë shkelje në treguesit e cilësisë. Tarifat e kontrolleve dhe afatet e kontrolleve periodike përcaktohen nga ministri përgjegjës për hidrokarburet. Në rastet e tjera zbatohen rregullat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 13 Neni 25 ndryshohet si më poshtë: “Neni 25

  42. 1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen përkatësisht me gjobë dhe, sipas rastit, edhe me një ose disa dënime plotësuese, të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni: a) për shkelje të kërkesave të nenit 8, nga 100 000 deri 150 000 lekë; b) për mosrespektim të sasisë së rezervës së sigurisë dhe të afateve të plotësimit të tyre, sipas nenit 9, deri në 50 për qind të vlerës së tregut të sasisë së produktit që mungon nga kuota e përcaktuar si rezervë sigurie; c) për shkelje të kërkesave të nenit 12, pika 5, 2 000 000 lekë; ç) për shkelje të kërkesave të nenit 12, pika 6, 5 000 000 lekë; d) për shkelje të kërkesave të nenit 12/1, pika 4, nga 1 500 000 deri në 2 000 000 lekë; dh) për tregtimin e naftës bruto të prodhuar nga shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, te subjekte të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 1, shkronja “a”, të nenit 14, 5 000 000 lekë; e) për shkelje të nenit 14, pika 5, 2 000 000 lekë; ë) për shkelje të nenit 14, pika 6, 1 000 000 deri në 1 500 000 lekë; f) për shkelje të nenit 14, pika 7, 3 000 000 lekë; g) për shkelje të nenit 14, pika 9, 1 500 000 deri në 2 000 000 lekë; gj) për shkelje të nenit 14, pika 12, 300 000 deri në 500 000 lekë; h) për shkelje të nenit 15, pikat 2 e 3, 100 000 deri në 200 000 lekë; i) për shkelje të nenit 15, pika 4, 500 000 deri në 700 000 lekë; j) për shkelje të nenit 15, pika 6, 1 500 000 deri në 2 000 000 lekë; k) për shkelje të nenit 15, pika 7, 100 000 deri në 150 000 lekë; l) për shkelje të nenit 15, pika 9, 500 000 deri në 700 000 lekë; ll) për shkelje të nenit 15 pika 10, 500 000 deri në 700 000 lekë; m) për shkelje të nenit 16, pika 3, 300 000 deri në 500 000 lekë; n) për kryerjen e veprimtarive falsifikuese, sipas përcaktimeve të neneve 12/1, pika 5; 14, pika 13; 15, pika 8; dhe 16, pika 6, 10 000 000 lekë; nj) për mosrespektim të kushteve dhe normave teknike në instalimet dhe pajisjet: i) nga 2 500 000 deri në 3 000 000, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit; ii) nga 2 000 000 deri në 2 500 000 lekë, për instalimet dhe terminalet bregdetare; iii) nga 1 000 000 deri në 1 500 000 lekë, për shoqëritë e tregtimit me shumicë; iv) nga 500 000 deri në 700 000 lekë, për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes të lëndëve djegëse; o) për ushtrimin e veprimtarisë pa licencë, konform dispozitave të këtij ligji: i) nga 15 000 000 deri në 20 000 000 lekë, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit; ii) nga 10 000 000 deri në 15 000 000 lekë, për instalimet dhe terminalet bregdetare; iii) nga 7 000 000 deri në 10 000 000 lekë, për shoqëritë e tregtimit me shumicë; iv) nga 1 000 000 deri në 1 500 000 lekë, për stacionet e tregtimit me pakicë dhe njësitë e lëndëve djegëse.

  43. 2. Gjobat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni, jepen nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet. Gjobat e tjera jepen nga inspektorati shtetëror përgjegjës, i ngritur si strukturë e ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet. Në rast se konstatohet mosmarrja e masave për përmirësimin e shkeljes, përsëritje e shkeljes apo kryerje e një shkeljeje tjetër të ndryshme nga shkelja e parë, masa e gjobës rritet me 50 për qind dhe, nëse subjekti gjobitet për herë të tretë, masa e gjobës dyfishohet.

  44. 3. Inspektorati shtetëror përgjegjës ka të drejtë që, paralelisht me aplikimin e gjobës, sipas parashikimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, të vendosë edhe dënimet plotësuese, si më poshtë: a) bllokimin e përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë; b) propozimin pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës së koncesionit, licencës së përpunimit, licencës së tregtimit me shumicë apo licencës së tregtimit me pakicë në stacionet e karburanteve apo njësitë e tregtimit të lëndëve djegëse. Ky dënim plotësues merret në rast se subjekti nuk respekton kushtin e bllokimit të përkohshëm të veprimtarisë ose përsërit shkeljen apo kryen një shkelje tjetër. Në këtë rast, vendimi për heqjen e licencës duhet të merret nga organi kompetent jo më vonë se 90 ditë nga data e konstatimit të shkeljes.

  45. 4. Inspektorati shtetëror përgjegjës, në rastet e parashikuara në pikën 1, të nenit 43, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, vendos marrjen e masave urgjente, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin.

  46. 5. Të ardhurat e përfituara nga gjobat e vëna kalojnë në Buxhetin e Shtetit.

  47. 6. Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të ministrisë përgjegjëse dhe inspektoratit shtetëror përgjegjës bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin. Ankimi ndaj vendimit të dhënë për heqjen e licencës së koncesionit, licencës së përpunimit, licencës së tregtimit me shumicë apo licencës së tregtimit me pakicë në stacionet e karburanteve apo njësitë e tregtimit të lëndëve djegëse, sipas nënpikës 3.2, të pikës 3, të këtij neni, bëhet në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit. Ekzekutimi i gjobave bëhet në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”.

  48. 7. Pas kalimit të afateve të ankimit administrativ, inspektorati shtetëror përgjegjës publikon vendimin përfundimtar apo një përmbledhje të tij.”. Neni 14 Kudo në ligj fjalët “shoqëri anonime” zëvendësohen me fjalët “shoqëri aksionare”. Neni 15 Dispozita kalimtare Impiantet përpunuese, të parashikuara në nenin 12/1, të cilat operojnë aktualisht në treg, janë të detyruara që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të plotësojnë kushtet përkatëse dhe të depozitojnë aplikimin pranë ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet për të përfituar licencën e përpunimit. Neni 16

  49. 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 4, pika 1, dhe nenit 5, të këtij ligji.

  50. 2. Ngarkohet ministri përgjegjës që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 12 këtij ligji. Neni 17 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 10.7.2014 Shpallur me dekretin nr. 8647, datë 30.7.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 71/2014 amending and supplementing Law No. 8450 of 1999 on processing, transporting and trading oil, gas and their by-products, as amended · Nelum