跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law. No.7/2014 dated 30.01.2014 proclaiming the moratorium of hunting in the Republic of Albania

颁布于 2014-01-30 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
hunting/capture, hunting authorization/permit, zoning

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 7/2014 PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie. Neni 2 Objekti dhe fusha e veprimit Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 3 Pezullimi i lejeve të gjuetisë dhe kontratave 1. Lejet e lëshuara të gjuetisë, si dhe përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, bazuar në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar, pezullohen. 2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji. Neni 4 Afati i zbatimit Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Neni 5 Sanksionet 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë: a) kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federata e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë; b) kur shkelësi është një individ ose është individ, pjesëtar i subjekteve organizuese, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, dënohet me gjobë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut. 2. Shqyrtimi i kundërvajtjes, vendimi i dënimit dhe ankimi kundër tij bëhen në përputhje me ligjin nr. 10235, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar. Neni 6 Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Financave dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij ligji. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 30.1.2014 Shpallur me dekretin nr. 8500, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law. No.7/2014 dated 30.01.2014 proclaiming the moratorium of hunting in the Republic of Albania · Nelum