Law No. 69/2013 amending and supplementing Law No. 9244 on agricultural land protection
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- agricultural land, soil conservation/soil improvement, soil rehabilitation, institution, offences/penalties, inspection, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 69/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004 “PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës (ISRMT)” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës”. Neni 2 Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: “Neni 4/1 Inspektimi Inspektimi në zbatim të këtij ligji bëhet nga inspektoratet e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Neni 29 ndryshohet si më poshtë: “Neni 29 Dënimet Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, inspektori i inspektoratit të mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut, jep dënim kryesor me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.”. Neni 4 Neni 30 ndryshohet si më poshtë: “Neni 30 Ankimi Kundër vendimit të inspektorit të inspektoratit të mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8028, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani