跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 68/2013 amending Law No. 8880 on plant breeders’ rights

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Cultivated plants
关键词
plant variety, breeders' rights, offences/penalties, intellectual property rights
类别
agriculture

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 68/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8880, DATË 15.4.2002 “PËR TË DREJTAT E SELEKSIONERIT TË BIMËVE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim: Neni 1 Neni 38 ndryshohet si më poshtë: “Neni 38 1. Shkeljet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të nenit 36 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me dënim kryesor me gjobë nga 50 000 deri në 150 000 lekë nga inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 2. Në rast përsëritjeje të këtyre shkeljeve, vendoset dyfishi i gjobës maksimale. 3. Inspektimi në zbatim të këtij ligji dhe vendosja e dënimit administrativ bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. 4. Procedurat e ekzekutimit të gjobës bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. 5. Gjobat e vjela kalojnë 60 për qind në Buxhetin e Shtetit dhe 40 për qind te zotëruesi I patentës.”. Neni 2 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8027, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 68/2013 amending Law No. 8880 on plant breeders’ rights · Nelum