跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 66/2013 amending Law No. 8702 on the identification and registration of animals and livestock farms

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Livestock
关键词
registration, marking/identification, offences/penalties, animal production

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 66/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8702, DATË 1.12.2000 “PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe të fermave blegtorale”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 7 ndryshohet si më poshtë: “Neni 7 Organ kontrolli është veterinari zyrtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi “Për Shërbimin Veterinar”.”. Neni 2 Neni 9 ndryshohet si më poshtë: “Neni 9 Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, veterinari zyrtar vendos dënimin kryesor me gjobë, në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” si më poshtë: a) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronjat “a”, “c” dhe “ç” jepen gjoba nga 5 000 deri në 10 000 lekë. b) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja “b” jepen gjoba nga 3 000 deri në 5 000 lekë.”. Neni 3 Neni 10 ndryshohet si më poshtë: “Neni 10 Ndaj vendimit të veterinarit zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i masës administrative bëhet në favor të Buxhetit të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8025, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 66/2013 amending Law No. 8702 on the identification and registration of animals and livestock farms · Nelum