Law No. 54/2013 amending and supplementing Law No. 9942 on the prevention of disorders caused by iodine deficiency in the human body
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Food and nutrition
- 关键词
- food safety and quality, condiments/herbs/spices, inspection, internal trade, offences/penalties
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 54/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9942, DATË 26.6.2008 “PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”. Neni 2 Pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje: “Neni 13/1 Inspektimi Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 18 bëhet ky ndryshim: 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1 Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e bllokimit të mallit.”. Neni 4 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. 2. Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8013, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani