Law No. 48/2016 amending and supplementing Law No. 9385 on forests and the forestry service
颁布于 2016-05-05 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj Nr. 48/2016 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9385, Datë 4.5.2005, “Për Pyjet Dhe Shërbimin Pyjor”, Të Ndryshuar.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, forest service, special fund, non-governmental entity, forestry protection measures, offences/penalties, medicinal plants
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
Ligj Nr. 48/2016 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9385, Datë 4.5.2005, “Për Pyjet Dhe Shërbimin Pyjor”, Të Ndryshuar Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në të gjithë ligjin: emërtimi “Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me emërtimin “ministri përgjegjës për pyjet”; emërtimi “Ministria e Pyjeve dhe Admini-strimit të Ujërave” zëvendësohet me emërtimin “ministria përgjegjëse për pyjet”; togfjalëshi “njësi e qeverisjes vendore” zëvendësohet me fjalën “bashki”; emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me togfjalëshin “drejtoria përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për pyjet”; emërtimi “drejtori rajonale e shërbimit pyjor” zëvendësohet me emërtimin “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”. Neni 2 Në nenin 1, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Nuk janë objekt i këtij ligji zonat e mbrojtura, fauna e egër, si dhe bimët mjekësore eterovajore e tanifere natyrore, të cilat rregullohen sipas legjislacionit të perkatës në fuqi.”. Neni 3 Në nenin 2, pika 10 ndryshohet si më poshtë: “10. “Inspektor i Policisë Pyjore” është punonjësi me arsimin përkatës pyjor, me uniformë, i armatosur, i pajisur me kartë identifikimi, që ka atributet e njohura me këtë ligj, i inspektoratit shtetëror përgjegjës për pyjet, i cili ka për detyrë zbatimin e ligjit, administrimin, mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen e fondit pyjor kombëtar.”. Neni 4 Në nenin 4, pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Ministria, në bashkëpunim me bashkitë, harton dhe përpunon programin e zhvillimit të sektorit të pyjeve, i cili miratohet me urdhër të ministrit.”. Neni 5 Në nenin 7 bëhen këto ndryshime: 1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “2. Shërbimi pyjor organizohet si më poshtë: a) ministria përgjegjëse për pyjet, si organ qendror politikëbërës; b) strukturat përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki; c) Policia Pyjore, pjesë e inspektoratit shtetëror përgjegjës për pyjet. 3. Strukturat dhe organikat e shërbimit pyjor në ministrinë përgjegjëse për pyjet dhe Policisë Pyjore miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.”. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje: 3/1. Bashkia ngre strukturën e saj për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor brenda kufijve territorialë administrativë, me personel inxhiniero-teknik me arsim pyjor. Raporti midis një nëpunësi të bashkisë me sipërfaqen e fondit pyjor dhe kullosor që ai mbulon është jo më pak se një nëpunës për: a) 750–1 000 ha, për pyjet e larta; b) 1 500–2 500 ha, për pyjet e ulëta dhe shkurret; c) 4 000–6 000 ha, për kullota dhe livadhe.”. Neni 6 Neni 9 ndryshohet si më poshtë: “Neni 9 Strukturat e shërbimit pyjor 1. Ministria përgjegjëse për pyjet është organi më i lartë politikëbërës në fushën e pyjeve dhe përgjigjet për hartimin e legjislacionit përkatës të pyjeve, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar. 2. Strukturat përgjegjëse për pyjet e kullotat pranë bashkive janë organi administrativ i shërbimit pyjor dhe përgjigjen për sigurimin e mbrojtjes, për qeverisjen e qëndrueshme dhe kontrollin e miradministrimit të fondit pyjor dhe kullosor brenda territorit administrativ të bashkisë. 3. Punonjësit e shërbimit pyjor pajisen me uniformë (me shenja dalluese), me dokument identifikimi, me armatim, me tabela të ndalimit të automjeteve dhe me mjete të tjera teknike, të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës. Caktimi i rregullave për mbajtjen, përbërjen, afatet e përdorimit e të zëvendësimit të uniformës dhe të pajisjeve e të mjeteve të tjera caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 7 Neni 10 ndryshohet si më poshtë: “Neni 10 Ministria përgjegjëse për pyjet 1. Ministria përgjegjëse për pyjet është përgjegjëse për hartimin e politikave, strategjive, si dhe miratimin e planeve të menaxhimit për fondin pyjor kombëtar. 2. Ministria përgjegjëse për pyjet: 2.1. Është organ i specializuar politikëbërës, me atribute teknike, menaxhuese, kontrolluese e këshillimore. 2.2. Siguron/ofron mbështetje teknike në fondin pyjor kombëtar dhe ka këto detyra: a) qeverisjen politike të pyjeve dhe të tokave pyjore; b) mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e pyjeve publike dhe private; c) ruajtjen e ekuilibrit biologjik në fondin pyjor kombëtar; ç) mbajtjen dhe administrimin e të gjitha dokumenteve për hartimin dhe zbatimin e planeve të mbarështimit dhe të inventarizimit pyjor, të kadastrës pyjore, të projekteve, të financës, të pasurive të luajtshme e të paluajtshme, të të dhënave bazë për tërësinë e fondit pyjor e kullosor dhe të tokave pyjore, si dhe të punimeve e përgjithësimeve statistikore; d) ndjekjen e zbatimit të planeve të mbarështimit dhe të inventarizimit të pyjeve, të kullotave, të florës e të faunës së egër, si dhe të shmangies së sëmundjeve, dëmtuesve dhe zjarreve; dh) ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore në pyje e kullota; e) ndjekjen e përpunimit të metodologjive për mbledhjen e të dhënave të zhvillimit të sektorit të pyjeve e kullotave, përpunimin e këtyre të dhënave dhe përgatitjen e informacionit për publikun; ë) sigurimin e mbështetjes teknike nëpërmjet këshillimit të pronarëve privatë dhe të komunitetit; f) kontrollin dhe marrjen në dorëzim të punimeve të kryera në pyje e kullota, pavarësisht nga burimi i financimit.”. Neni 8 Neni 11 ndryshohet si më poshtë: “Neni 11 Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki 1. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki është organ i specializuar i këtij shërbimi në nivel vendor, me atribute teknike, menaxhuese e këshillimore, në përbërje të bashkisë. 2. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki kryen shërbime teknike e publike në fondin pyjor vendor dhe ka këto detyra: a) qeverisjen tërësore të pyjeve dhe të tokave pyjore; b) mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e pyjeve publike dhe private; c) ruajtjen e ekuilibrit biologjik në fondin pyjor vendor; ç) mbajtjen dhe administrimin e të gjitha dokumenteve për hartimin dhe zbatimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor privat brenda njësisë administrative të bashkisë; d) të mbajë të dhëna të sëmundjeve, dëmtuesve dhe zjarreve në pyjet e kullotat e bashkisë; dh) përgatitjen e projekteve për investimet në pyje e kullota; e) drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës për përmirësimin e zonave të gërryera dhe luftimin e gërryerjeve, të rrëshqitjeve e të ortekëve brenda territorit të bashkisë; ë) ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore në pyje e kullota; f) mbikëqyrjen e zhvillimit të florës e faunës së egër dhe propozimin e metodave për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara, të rralla ose në rrezik; g) sigurimin e mbështetjes teknike nëpërmjet këshillimit të pronarëve privatë dhe të komunitetit; gj) organizimin e trajnimeve dhe të shërbimeve këshillimore për pronarët privatë; h) kontrollin dhe marrjen në dorëzim të punimeve të kryera në pyje e kullota, pavarësisht nga burimi i financimit; i) mirëmbajtjen dhe funksionimin e infra-strukturës në fondin pyjor bashkiak; j) hartimin dhe zbatimin e një programi për trajnimin e punonjësve të shërbimit pyjor dhe aftësimin e tyre profesional; k) mbështetjen e zhvillimit të agropylltarisë në bashki.”. Neni 9 Në nenin 15 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Pika 2 shfuqizohet. 2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Fondi pyjor publik ndahet në: a) pyje e toka pyjore në pronësi të bashkisë brenda territorit administrativ ku ato ndodhen; b) zona të mbrojtura, në pronësi të ministrisë përgjegjëse për pyjet.”. Neni 10 Në nenin 16, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Fondi pyjor kombëtar dhe infrastruktura integrale e tij regjistrohen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë referuar pronësisë së përcaktuar në pikën 3 të nenit 15 të ligjit.”. Neni 11 Në nenin 19, pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor bashkiak bëhet në bazë të kontratave, të nënshkruara nga kryetari i bashkisë. Kontratat përfundojnë në çastin kur KKT-ja miraton, për sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, studime urbanistike. Rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor kombëtar caktohen me udhëzim të ministrit.”. Neni 12 Në nenin 26 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Pika 6 shfuqizohet. 2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë: “9. Strukturat përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki çdo vit hartojnë dhe dërgojnë për miratim në ministrinë përgjegjëse për pyjet planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore. Drejtoria përkatëse e ministrisë përgjegjëse për pyjet kontrollon zbatimin e këtij plani.”. Neni 13 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31 Ndarja e burimeve financiare Burimet financiare, të krijuara sipas nenit 32, të ligjit, derdhen 100 për qind në buxhetin e bashkisë.”. Neni 14 Neni 33 shfuqizohet. Neni 15 Në nenin 34, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Organi përgjegjës për vjeljen e të ardhurave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave është struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki.”. Neni 16 Neni 40 ndryshohet si më poshtë: “Neni 40 Vendimi për kundërvajtjet administrative dhe ankimi 1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga Policia Pyjore, në zbatim të legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. 2. Ndaj vendimit të dhënë, në zbatim të pikës 1, të këtij neni, bëhet ankim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administra-tive. 3. Procedura e ekzekutimit të vendimit të dënimit me gjobë bëhet në përputhje me ligjin për kundërvajtjet administrative.”. Neni 17 Neni 40/2 shfuqizohet. Neni 18 Dispozitë kalimtare Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për pyjet, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, miraton transferimin e pyjeve në pronësi të bashkive. Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 5.5.2016 Shpallur me dekretin nr. 9600, datë 16.5.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani