跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 44/2013 amending Law No.10448 dated 14.7.2011 on the environment permits

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment
关键词
pollution control, authorization/permit, offences/penalties

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 44/2013 PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011 “PËR LEJET E MJEDISIT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në nenin 29 të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, bëhen këto ndryshime: 1. Pikat 3, 4, 6, 7 dhe 12 ndryshohen si më poshtë: “3. Pavarësisht nga dënimi kryesor me gjobë, të parashikuar në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, Agjencia Kombëtare e Mjedisit vetë ose me propozimin e Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës, mund t'i propozojë ministrit pezullimin apo revokimin e lejes përkatëse të mjedisit për të gjithë veprimtarinë apo pjesë të saj, masë e cila është dënim plotësues. 4. Inspektori i Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës shqyrton dhe merr përfundimisht vendimin në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 6. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, mund të bëjë ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. 7. Gjoba paguhet brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike. 12. Çdo masë administrative e marrë në zbatim të këtij ligji ekzekutohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. 2. Pika 5 shfuqizohet. Neni 2 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin 8003, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 44/2013 amending Law No.10448 dated 14.7.2011 on the environment permits · Nelum