Law No. 43/2013 amending Law No. 10253 on Hunting
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- hunting/capture, hunting gear/hunting methods, offences/penalties, inspection
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 43/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 253, DATË 11.3.2010 “PËR GJUETINË” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 59, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë si më poshtë:”. Neni 2 Neni 60 ndryshohet si më poshtë: “Neni 60 Dokumentimi 1. Inspektimi dhe dënimi i shkeljeve bëhen nga inspektori i Policisë Pyjore, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Gjahu i vrarë ose i kapur konfiskohet, leja e gjuetisë i merret, ndërsa armët e mjetet e gjahut sekuestrohen me procesverbal dhe i dorëzohen me procesverbal Policisë së Shtetit. Arma e sekuestruar i kthehet gjuetarit sezonin e ardhshëm pasi të ketë paguar gjobën përkatëse. 3. Masat e konfiskimit të gjahut të vrarë, marrjes së lejes së gjuetisë dhe sekuestrimi i armës janë dënime plotësuese, që mund të jepen krahas dënimit kryesor me gjobë.”. Neni 3 Neni 61 ndryshohet si më poshtë: “Neni 61 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj tij bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Neni 62 ndryshohet si më poshtë: “Neni 62 Pagimi i gjobës 1. Gjobat për kundërvajtjet administrative, sipas këtij ligji, paguhen brenda 30 ditëve. Personit nuk i kthehen leja dhe arma e gjuetisë pa paguar më parë gjobën. 2. Të ardhurat e grumbulluara nga pagesa e gjobave derdhen në Buxhetin e Shtetit.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8002, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani