跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 42/2013 amending and supplementing Law No. 10120 on the protection of natural medicinal, ether oil and tanifer plants

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
wild flora, collecting/harvesting, special fund, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 42/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 120, DATË 23.4.2009 “PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 31 emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 40, në paragrafin e parë, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 3 Neni 42 ndryshohet si më poshtë: “Neni 42 Dokumentimi dhe vendosja e masës administrative 1. Procesi i inspektimit, konstatimit të shkeljes, pasqyrimit të saj dhe dënimit bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë ligj, e kanë inspektorët e Policisë Pyjore, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe inspektorët e organeve vendore për sipërfaqet pyjore e kullosore që ato kanë në pronësi apo në përdorim. 3. Në rastet kur bëhen kontrolle nga më shumë se një inspektorat apo edhe nga struktura përgjegjëse e pushtetit vendor, masa administrative, në zbatim të këtij ligji, jepet nga inspektorati, i cili fillon i pari procesin e inspektimit. Në qoftë se procesi fillon njëkohësisht, në të njëjtën datë, nga më shumë se një inspektorat, apo edhe nga inspektorët e organeve vendore, procesi i vënies së gjobës realizohet nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit.”. Neni 4 Neni 44 ndryshohet si më poshtë: “Neni 44 Ankimi Ndaj vendimit që vendos masën administrative mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Neni 45 ndryshohet si më poshtë: “Neni 45 Pagimi i gjobës 1. Gjoba paguhet brenda 30 ditëve dhe, pas kalimit të këtij afati, i gjobituri paguan edhe kamatë, në masën 2 për qind të vlerës së gjobës, për çdo ditë vonesë deri në 30 ditë. 2. Në rast se gjoba dhe kamata nuk paguhen brenda afatit të përcaktuar në pikën 2, atëherë zbatohet legjislacioni në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 6 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8001, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 42/2013 amending and supplementing Law No. 10120 on the protection of natural medicinal, ether oil and tanifer plants · Nelum