Law No. 41/2013 amending and supplementing Law No. 10006 on wild fauna protection
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- inspection, offences/penalties
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 41/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 006, DATË 23.10.2008 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 40 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë: 1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. 2. Në pikën 4, fjalët “inspektorët veterinarë e fitosanitarë” zëvendësohen me fjalët “veterineri zyrtar dhe inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”. 3. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Veprimtaria kontrolluese, sipas këtij neni, ushtrohet në përputhje me këtë ligj, ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe dispozitat e tjera në fuqi.”. Neni 2 Në nenin 42, emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. Neni 3 Neni 44 ndryshohet si më poshtë: “Neni 44 Masa të tjera 1. Organet e kontrollit, në bazë të përmasave dhe pasojave të kundërvajtjes administrative apo të veprës penale, veç gjobës, si dënim kryesor, vendosin edhe dënimin plotësues të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë ose mbylljes së përhershme të saj. 2. Në çdo rast, kur vërtetohet një kundërvajtje administrative apo një vepër penale, organet e kontrollit vendosin edhe dënimin plotësues të konfiskimit ose sekuestrimit të individëve të kapur, të mbajtur në robëri, si dhe mjetet e pajisjet, me të cilat është kryer kundërvajtja apo vepra penale.”. Neni 4 Neni 45 ndryshohet si më poshtë: “Neni 45 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj tij bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8000, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani