Law No. 38/2013 amending Law No. 9693 on the Pasture Fund
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock, Land and soil
- 关键词
- grazing, special fund, offences/penalties, pastoralism, animal production, agricultural land, soil conservation/soil improvement
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 38/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 30 ndryshohet si më poshtë: “Neni 30 Dokumentimi 1. Ushtrimi i kontrollit dhe dokumentimi i tij bëhen nga organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Të drejtën e vendosjes së gjobës, si dënim administrativ kryesor, të parashikuar në nenin 34 të këtij ligji, e kanë organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji.”. Neni 2 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të strukturës përkatëse për marrjen e masave urgjente, vendosjen e dënimit kryesor dhe dënimeve plotësuese bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Neni 32 shfuqizohet. Neni 4 Neni 35 ndryshohet si më poshtë: “Neni 35 Sekuestrimi dhe masat urgjente 1. Mjetet dhe pajisjet, që kanë shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes dhe çdo përfitim pasuror i siguruar prej saj, sekuestrohen dhe kalojnë në llogari të administruesit të kullotës. 2. Masa e sekuestrimit, sipas pikës 1 të këtij neni, është dënim plotësues. 3. Struktura përgjegjëse, në varësi të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7997, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani