跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 37/2013 amending and supplementing Law No. 9587 on biodiversity protection

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
biodiversity, institution, offences/penalties, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 37/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006 “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 49 bëhen këto ndryshime e shtesa: 1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”, emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së bimëve” dhe emërtimi “Inspektorati Zooveteriner” zëvendësohet me emërtimin “Shërbimi i Zooteknisë”. 2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji, ushtrojnë kontroll inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, Policia e Shtetit, Policia Pyjore, inspektorati që mbulon fushën e peshkimit, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së bimëve, Shërbimi i Zooteknisë dhe inspektoratet e tjera.”. 3. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji dhe në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, inspektorët përkatës marrin masa urgjente sipas nevojave të rastit.”. Neni 3 Në nenin 54, pikat 3, 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë: “3. Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, jep dënimin kryesor me gjobë: a) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “ë” dhe “j”, nga 300 000 (treqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; b) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “ç”, “e”, “g”, “gj”, “h” dhe “i” nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 300 000 (treqind mijë) lekë. 4. Krahas dënimit me gjobë, mund të vendosen edhe dënimet plotësuese të sekuestrimit të mjeteve që shkaktojnë dëmtimin, ose heqja e lejes mjedisore, si dhe masa e pezullimit të pjesshëm ose të plotë të veprimtarisë, duke përcaktuar edhe masat për rehabilitimin e gjendjes, sipas nenit 49 të këtij ligji. Në çdo rast kundërshtimi për zbatimin e këtyre masave, inspektorati që mbulon fushën e mjedisit bashkëpunon me Policinë e Shtetit. 5. Shkeljet e parashikuara në krerët IV, V dhe VI të këtij ligji, përveç gjobave dhe dënimeve plotësuese të parashikuara në pikën 4 të këtij neni, në të gjitha rastet, shoqërohen edhe me dënimin plotësues të konfiskimit të materialit biologjik dhe të mjeteve, me të cilat është kryer veprimi i paligjshëm.”. Neni 4 Neni 55 ndryshohet si më poshtë: “Neni 55 Ankimi Kundër vendimit që cakton sanksionet administrative të parashikuara në këtë ligj mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7996, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 37/2013 amending and supplementing Law No. 9587 on biodiversity protection · Nelum