Law No. 31/2013 amending and supplementing Law No.10431 dated 9.6.2011 on the environment protection
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment
- 关键词
- environmental planning, environmental standards, legal proceedings/administrative proceedings, institution, offences/penalties, policy/planning, standards, protection of environment, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 31/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 431, DATË 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 62 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Inspektimi për mbrojtjen e mjedisit, përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, në vijim “Inspektorati”. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ka këto funksione:”. 2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Funksionet e inspektimit ushtrohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjit për inspektimin.”. Neni 2 Në nenin 66, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Masa administrative e njoftimit për pezullimin e veprimtarisë, sipas këtij neni, është masë urgjente dhe mund të jepet krahas masave të tjera të nevojshme, në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Në nenin 69, pikat 2 dhe 6 ndryshohen si më poshtë: “2. Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 69 të këtij ligji, e ka inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit. Krahas dënimit kryesor me gjobë, inspektori ka të drejtë të vendosë edhe dënimin plotësues të sekuestrimit të pajisjes, me të cilën, sipas tij, është kryer kundërvajtja e parashikuar në këtë ligj. 6. Inspektori shqyrton, merr vendimin përfundimtar dhe bën dokumentimin e tij në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7990, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani