Law No. 30/2013 amending and supplementing Law No. 8905 on protection of the marine environment from pollution and damage
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment, Sea
- 关键词
- marine pollution, offences/penalties, inspection, pollution control
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 30/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8905, DATË 6.6.2002 “PËR MBROJTJEN MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DËMTIMI”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8905, datë 6.6.2002 “Për mbrojtjen mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj, emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 8 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Inspektimi, në zbatim të këtij ligji, bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 19, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Organi që vendos gjobën, bën shqyrtimin e saj dhe merr vendimin përfundimtar, sipas këtij neni, është inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit.” Neni 4 Pas nenit 19 shtohen nenet 19/1 dhe 19/2 me këtë përmbajtje: “Neni 19/1 Klasifikimi i dënimeve dhe masat urgjente 1. Dënimet administrative të dhëna në zbatim të këtij ligji klasifikohen si më poshtë: a) Gjoba është dënim kryesor. b) Masa e pezullimit të përkohshëm ose e ndërprerjes së veprimtarisë, ndalimi i menjëhershëm i veprimtarisë dhe sekuestrimi i mjeteve dhe pajisjeve janë dënime plotësuese. 2. Nëse është e nevojshme, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, merr masa urgjente sipas ligjit për inspektimin. Neni 19/2 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit për marrjen e masave urgjente, dënimin me gjobë dhe vendosjen e dënimeve plotësuese bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. 2. Ekzekutimi i vendimeve të inspektoratit bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7989, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani