Law No. 22/2013 amending and supplementing Law No. 10119 on land use planning
颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, inspection, offences/penalties
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 22/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 119, DATË 23.4.2009 “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 81, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 2 Në nenin 82, pas pikës 11 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje: “12. Masa e gjobës dhe masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 dhe masa e pezullimit ose e ndërprerjes, e parashikuar në këtë ligj, janë dënime kryesore. Sipas nevojave të rastit, organi i kontrollit mund të caktojë masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 edhe si dënime plotësuese.”. Neni 3 Në nenin 83, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Procedurat e konstatimit të kundërvajtjes, të njoftimit të kundërvajtësit, vendimit, ankimit dhe masave të tjera administrative, kundrejt shkeljeve të këtij ligji, rregullohen sipas dispozitave në fuqi për inspektimin e ndërtimit, dispozitave të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin.”. Neni 4 Neni 86 ndryshohet si më poshtë: “Neni 86 Ankimi administrativ dhe gjyqësor 1. Çdo person ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj. Në përfundim të ankimit administrativ, bëhet ankim në gjykatë. 2. Për procedurat e ankimit, sipas këtij neni, zbatohen rregullat dhe afatet e parashikuara në ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7981, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani