跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 18/2013 amending and supplementing Law No. 8681 on the design, construction, use and maintenance of dams and barrages

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water
关键词
inspection, offences/penalties, legal proceedings/administrative proceedings, waterworks

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 18/2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8681, DATË 2.11.2000 “PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E DIGAVE DHE DAMBAVE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: “Neni 4/1 Inspektimi Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.”. Neni 2 Neni 11 ndryshohet si më poshtë: “Neni 11 Sanksione Përveç detyrimeve që përmbajnë këto dispozita, shkelje dhe kryerje të veprimeve të kundërligjshme, të cilat përbëjnë kundërvajtje në fushën e digave/dambave, dënohen me dënim kryesor me gjobë: a) për nenin 6, me shumën 500 000 lekë; b) për nenet 5 dhe 9, me shumën 100 000 lekë. Gjobat vendosen nga Inspektorati Teknik i Digave/Dambave. Krahas dënimit kryesor, inspektori ka të drejtë të marrë masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Neni 12 ndryshohet si më poshtë: “Neni 12 Kundër vendimit të Inspektoratit Teknik të Digave/Dambave mund të bëhet ankim te KKDM-ja, sipas Kodit të Procedurave Administrative. Kundër vendimit të KKDM-së mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i këtyre gjobave bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. Gjobat paguhen në zyrën e financës së organit të kontrollit.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7977, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 18/2013 amending and supplementing Law No. 8681 on the design, construction, use and maintenance of dams and barrages · Nelum