Law no. 162, dated 23 December 2020 on public procurement
颁布于 2023-12-23 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj Nr. 162, datë 23.12.2020 për prokurimin publik.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy, Water, General
- 关键词
- contracts, enforcement/compliance, equipment, equity, governance, legal proceedings/administrative proceedings, processing/handling, public participation, public private partnership (PPP), public procurement, effluent waste water/discharge, sewerage, water supply, waterworks, potable water, pollution control, freshwater pollution, energy conservation/energy production, natural gas
- 类别
- energy
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Ky ligj përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit.
2. Prokurimi, sipas kuptimit të këtij ligji, është blerja e punëve, furnizimit të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet një kontrate publike nga ana e një ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore nga operatorët ekonomikë që zgjidhen nga këto autoritete ose ente kontraktore, pavarësisht nëse punët, furnizimet e mallrave ose shërbimet përdoren ose jo për qëllime publike. Neni 2 Qëllimi Qëllim i këtij ligji është: a) të rrisë eficiencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik; b) të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale; c) të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë; 1 Ligji nr. 162/2020, datë 23.12.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 30, datë 26.02.2021 Ligji nr. 16/2024, datë 8.2.2024 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 40, datë 04.03.2024 2 Ky ligj është përafruar pjesërisht me: - Direktivën 2014/24/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 26 shkurt 2014 “Për prokurimin publik dhe që shfuqizon Direktivën 2004/18/KE”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32014L0024, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 94, datë 28.3.2014, f. 65–242; - Direktivën 2014/25/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 26 shkurt 2014 “Për prokurimin nga entet që veprojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare dhe që shfuqizon Direktivën 2004/17/KE”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32014L0025, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 94, datë 28.3.2014, f. 243–374; - Direktivën e Këshillit 89/665/KEE, datë 21 dhjetor 1989 “Mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me zbatimin e procedurave të rishikimit për dhënien e kontratave të furnizimit publik dhe punëve publike”, e ndryshuar”. Numri CELEX 31989L0665, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 395, datë 30.12.1989, f. 33–35; - Direktivën e Këshillit 92/13/KEE, datë 25 shkurt 1992 “Mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me zbatimin e rregullave të Komunitetit për procedurat e prokurimit të enteve që operojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe telekomunikacionit”, e ndryshuar”. Numri CELEX 31992L0013, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 76, datë 23.3.1992, f. 14–20. d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik; dh) të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik. Neni 3 Parime të përgjithshme
1. Autoritetet dhe entet kontraktore garantojnë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për operatorët ekonomikë, si dhe veprojnë me transparencë e në mënyrë proporcionale.
2. Autoritetet dhe entet kontraktore nuk duhet të shmangin fushën e zbatimit të këtij ligji ose të ngushtojnë në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar.
3. Autoritetet dhe entet kontraktore janë të detyruara të zbatojnë detyrimet e përcaktuara në legjislacionin mjedisor, social e të punës dhe në dispozitat e marrëveshjeve dhe konventat ndërkombëtare, të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. Neni 4 Përkufizime (shtuar pikat 5/1; 5/2; 13/1; 31/1; 33/1 ; 41/1 ; 41/2; 42/1; 43/1; shfuqizuar pika 17; ndryshuar pikat 32; 41 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoritet kontraktor” është çdo ent që i nënshtrohet këtij ligji për zbatimin e kontratave të tij publike. Këto ente janë: a) institucionet kushtetuese, institucionet e tjera qendrore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore; b) çdo ent: i. i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar; ii. i cili ka personalitet juridik; iii. i financuar kryesisht nga shteti, autoritetet rajonale apo vendore ose nga ente të tjera publike apo i administruar prej tyre ose me një bord administrativ, menaxherial apo mbikëqyrës, ku më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre emërohen nga shteti, autoritetet rajonale ose vendore apo nga entet e tjera publike; c) organizatat e formuara nga një ose disa nga këto autoritete apo nga një ose disa nga këto organe publike.
2. “Ankand elektronik” është procesi që përfshin një mënyrë elektronike për paraqitjen e çmimeve të reja, të ndryshimeve dhe/ose vlerave të reja mbi elemente të veçanta të ofertës dhe që kryhet pas vlerësimit paraprak të ofertave, duke i klasifikuar ato nëpërmjet metodave të vlerësimit automatik. Disa lloje kontratash shërbimi dhe disa lloje kontratash pune, që kanë si objekt kryesor punën intelektuale, nuk mund të jenë objekt i ankandit elektronik.
3. “Buletini i Njoftimeve Publike” është buletini ku publikohen njoftime për prokurimet publike të nxjerra nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe njoftime të tjera publike.
4. “Cikli jetësor” përfshin fazat e njëpasnjëshme dhe/ose të ndërlidhura, duke përfshirë kërkimin dhe zhvillimin që do të kryhet, prodhimin, tregtimin dhe kushtet e tij, transportin, përdorimin dhe mirëmbajtjen gjatë gjithë ekzistencës së produktit ose punëve ose ofrimit të shërbimit, që nga blerja e lëndës së parë ose gjenerimi i burimeve deri në asgjësimin, pastrimin, përfundimin e shërbimit ose të përdorimit. 2
5. “Dokumentet e tenderit” janë dokumentet e prodhuara ose të përmendura nga autoriteti ose enti kontraktor për të përshkruar ose përcaktuar elementet e prokurimit ose të procedurës, të nevojshme për përgatitjen e ofertave, duke përfshirë njoftimin e kontratës, njoftimin paraprak ose periodik të informacionit, kur përdoret si mjet për ftesë në konkurrim, specifikimet teknike, dokumentin përshkrues, kushtet e propozuara të kontratës, formularët për paraqitjen e dokumenteve nga kandidatët dhe ofertuesit, informacionin për detyrimet e përgjithshme të zbatueshme dhe çdo dokument shtesë. 5/1. “Dosja virtuale e operatorit” është seti i dokumenteve të operatorëve ekonomikë, i krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik përmes ndërveprimit me sisteme të tjera elektronike dhe/ose dokumente të ngarkuara nga vetë operatori në kuadër të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit, koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandeve publike, pjesë e Sistemit të Prokurimit Elektronik. 5/2. “e-Certis” është sistemi i informacionit, që ndihmon të identifikohen certifikata të ndryshme të kërkuara në procedurat e prokurimit në të gjithë Bashkimin Evropian.
6. “Entet kontraktore”, janë: a) autoritete kontraktore ose sipërmarrje publike, që kryejnë një nga veprimtaritë e përmendura në nenet 60 deri në 66 të këtij ligji; b) ente, të cilat nuk janë autoritete kontraktore ose sipërmarrje publike sipas shkronjës “a”, por kanë si veprimtari të tyre një nga veprimtaritë e përmendura në nenet 60 deri në 66 ose çdo kombinim të tyre dhe funksionojnë mbi bazën e të drejtave të veçanta ose ekskluzive, të dhëna nga një autoritet kompetent.
7. “Ekuivalente” është malli ose shërbimi i ofruar me karakteristika të barasvlershme me ato që janë përcaktuar në specifikimin teknik të objektit të prokurimit.
8. “Etiketë” është çdo dokument, certifikatë ose vërtetim që tregon se punët, mallrat, shërbimet, proceset apo procedurat përkatëse përmbushin kritere të caktuara.
9. “Fondet publike” janë: a) çdo vlerë monetare e buxhetit të shtetit, e përcaktuar për përdorim në prokurimet publike; b) çdo vlerë monetare e buxhetit vendor, e përcaktuar për përdorim në prokurimet publike; c) fonde ndihme ose kredi, të dhëna nga donatorë të huaj, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, në të cilën kërkohet zbatimi i procedurave të këtij ligji; ç) të ardhurat nga shteti, ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit.
10. “Fjalori i përbashkët i prokurimit” është sistemi unik klasifikues i nomenklaturave të mallrave, shërbimeve dhe punëve që aplikohet në procedurat për prokurime publike dhe që siguron njëtrajtshmëri me nomenklaturat ekzistuese për mallra, shërbime dhe punë.
11. “Furnizim”, për qëllimet e neneve 60, 61 dhe 62 të këtij ligji, përfshin gjenerimin, prodhimin, shitjen me shumicë dhe shitjen me pakicë, ndërsa prodhimi i gazit në formën e nxjerrjes përfshihet në fushën e zbatimit të nenit 66 të këtij ligji.
12. “Inovacion” është realizimi i një produkti, shërbimi ose procesi të ri ose të përmirësuar dukshëm, duke përfshirë, por jo i kufizuar me proceset e prodhimit, ndërtimit ose ristrukturimit të një metode të re tregtimi ose një metode të re organizative në praktikat e punës.
13. “Kandidat” është operatori ekonomik, që kërkon të marrë pjesë ose është i ftuar të marrë pjesë në procedurat e prokurimit me faza. 13/1. “Kërkesat e etiketës” janë kërkesat që duhet të plotësojnë punët, produktet, shërbimet, proceset ose procedurat në fjalë për të marrë këtë etiketë.
14. “Kontratat publike” janë kontratat me shpërblim, të lidhura me shkrim, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë dhe një ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore, që kanë si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me këtë ligj.
15. “Kontrata të sektorit klasik” janë kontrata publike të lidhura ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore, duke përjashtuar ato që janë kontrata sektoriale. 3
16. “Kontratat sektoriale” janë kontrata publike, të lidhura nga entet kontraktore, që veprojnë në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, të transportit dhe atij postar, ndërmjet një ose më shumë operatorëve ekonomikë, që kanë si qëllim kryerjen e veprimtarive, të përcaktuara në kreun X të këtij ligji.
17. Shfuqizuar
18. “Kontrata publike furnizimi” janë kontratat publike, që kanë objekt blerjen, blerjen me pjesë ose me këste, qiranë me ose pa mundësi blerjeje të mallrave. Një kontratë publike furnizimi mund të përfshijë në mënyrë dytësore edhe vendosjen edhe instalimin.
19. “Kontrata publike për punë” janë kontratat publike që kanë si objekt të tyre: a) kryerjen ose projektimin dhe kryerjen e punëve në lidhje me një ose më tepër aktivitete ndërtimore, sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik; b) realizimin ose projektimin dhe realizimin e një pune; c) realizimin me anë të çdo mjeti të një pune, që përkon me kërkesat e specifikuara nga autoriteti kontraktor që ushtron një ndikim vendimtar në llojin ose projektin e punës.
20. “Kontratat publike për shërbime” janë kontratat publike, që kanë objekt kryerjen e shërbimeve, të tjera nga ato që përfshihen në pikën 19 të këtij neni.
21. “Konkurse projektimi”, janë ato procedura që i mundësojnë autoritetit ose entit kontraktor që të blejë, kryesisht, në fushat e planifikimit urban dhe rural, arkitekturës dhe inxhinierisë ose përpunimit të të dhënave një plan ose projekt të përzgjedhur nga një juri, pasi është futur në konkurs me ose pa dhënie çmimi.
22. “Komunikimi elektronik” përfshin informacionet që transmetohen ose ruhen nëpërmjet mjeteve elektronike.
23. “Kufi monetar” është vlera monetare, sipas së cilës, në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e prokurimit publik, përcaktohen rregullat procedurale, kryesisht në përcaktimin e afateve kohore në procedurat e prokurimit që do të përdoren nga autoriteti ose enti kontraktor.
24. “Kushte për marrje të etiketës” janë kërkesat që duhet të plotësojnë punët, mallrat, shërbimet, proceset ose procedurat për të marrë këtë etiketë.
25. “Mall” është çdo gjë materiale me vlerë ekonomike.
26. “Material i programit”, në kuptim të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 7 të këtij ligji, janë informacionet, idetë, shprehje mendimesh, si dhe vepra të autorësisë në formë audioje ose në formën e imazheve të lëvizshme, me ose pa tinguj, që përbëjnë një element individual brenda një liste apo katalogu të krijuar nga ofruesi i shërbimit, i cili bëhet i disponueshëm për publikun përmes medieve elektronike, me qëllim për të informuar, argëtuar, edukuar.
27. “Marrëveshje kuadër” është një marrëveshje ndërmjet një apo më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore dhe një a më shumë operatorëve ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave, që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara.
28. “Me shkrim” ose “në formë të shkruar” është secila shprehje që përbëhet prej fjalëve ose shifrave, të cilat mund të lexohen, kopjohen dhe komunikohen, përfshirë informacionin që transmetohet dhe ruhet në mënyrë elektronike.
29. “Mjet elektronik” është pajisje elektronike për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave (përfshirë këtu edhe përpunimin digjital) që transmetohen, jepen e merren përmes kabllove, radios, mjeteve optike ose çdo mjeti tjetër elektromagnetik.
30. “Ofertë alternative” është oferta me të cilën ofertuesi plotëson kërkesat minimale, përkatësisht standardet, të cilat autoriteti ose enti kontraktor i ka përcaktuar në dokumentet e tenderit, por, në mënyrë tjetër, me karakteristika ose metoda të tjera teknike, të ndryshme nga ato të përcaktuara me specifikimet teknike.
31. “Ofertues” është operatori ekonomik, që paraqet një ofertë në një prokurim publik. 31/1 “Ofrues i shërbimit të prokurimit” është një subjekt publik ose privat, vendës ose i huaj, që ofron veprimtari ndihmëse për prokurimin publik; 4
32. “Operator ekonomik” është çdo person fizik ose juridik, ose ent publik apo grup personash/entesh, përfshirë shoqëritë me sipërmarrje të përkohshme të tyre dhe organizatat jofitimprurëse, të cilat ofrojnë kryerjen e punëve, furnizimin e mallrave ose ofrimin e shërbimeve në treg.
33. “Organ qendror blerës” është autoriteti ose enti kontraktor, i cili: a) siguron për autoritetet ose entet kontraktore mallra dhe/ose shërbime; b) përzgjedh fituesit për kontrata publike për punime, mallra ose shërbime, të caktuara për autoritetet ose entet kontraktore. 33/1. “Pasaporta e prokurimit publik” është një tërësi të dhënash që identifikon një procedurë prokurimi dhe përmban numrin e referencës, kodet e Fjalorit të Përbashkët të Prokurimit, autoritetin/entin kontraktor, objektin e prokurimit, vlerën e parashikuar të prokurimit dhe llojin e procedurës së prokurimit.
34. “Procedurat përzgjedhëse të prokurimit” janë procedurat e ndërmarra nga autoritetet ose entet kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike për mallra, punë dhe shërbime.
35. “Punë” është rezultati i ndërtimit ose veprave civile inxhinierike, të marra së bashku, i cili është i mjaftueshëm në vetvete për të përmbushur një funksion ekonomik ose teknik.
36. “Rregullat e prokurimit publik” janë rregullat e miratuara me aktet nënligjore të nxjerra nga Këshilli i Ministrave në zbatim të këtij ligji.
37 — “Sipërmarrje publike”, për efekt të zbatimit të këtij ligji, është çdo sipërmarrje mbi të cilën
37. “Sipërmarrje publike”, për efekt të zbatimit të këtij ligji, është çdo sipërmarrje mbi të cilën autoritetet kontraktore mund të ushtrojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi një ndikim dominues për shkak të pronësisë që kanë mbi të, pjesëmarrjes së tyre financiare në të ose nëpërmjet rregullave që e drejtojnë atë. Ndikimi dominues vlerësohet kur autoritetet kontraktore, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në lidhje me një sipërmarrje: a) zotërojnë shumicën e kapitalit të nënshkruar të sipërmarrjes; ose b) kontrollojnë shumicën e votave që lidhen me aksionet e emetuara nga sipërmarrja; ose c) mund të emërojnë më shumë se gjysmën e organeve administrative, menaxheriale ose mbikëqyrëse të sipërmarrjes.
38. “Specifikime teknike” janë: a) në rast të prokurimit publik të punëve, përmbledhje e të dhënave teknike të përfshira në dokumentacionin e tenderit, me të cilat janë përkufizuar karakteristikat e nevojshme të materialeve, prodhimeve ose mallrave për t’u përshtatur me përdorimin që i duhet autoritetit ose entit kontraktor. Këto karakteristika përfshijnë ndikimin mbi mjedisin jetësor dhe ndikime klimatike, përshkrim i të gjitha kushteve, duke përfshirë edhe procedurat për sigurim të cilësisë, terminologjinë, simbolet, metodat e testimit, paketimit, shënimit dhe etiketimit, si dhe udhëzime për shfrytëzim, proceset dhe metodat e prodhimit të objektit. Gjithashtu, këto karakteristika, përfshijnë rregulla nga projekti dhe rregulla për vlerësim të shpenzimeve, kushte për testim, për inspektim dhe për pranim të punëve të realizuara, metoda ose teknika ndërtimore, si dhe të gjitha kushtet e tjera teknike, të cilat autoriteti ose enti kontraktor ka të drejtë t’i përcaktojë në pajtim me rregullat e përgjithshme dhe të veçanta në lidhje me objektin dhe materialet ose pjesët e përfshira; b) në rast të prokurimit publik të mallrave ose shërbimeve, specifikimi me të cilin përkufizohen karakteristikat e prodhimit ose shërbimit, siç janë niveli i cilësisë, ndikimi mbi mjedisin jetësor dhe ndikimet klimatike, përshkrim i të gjitha kushteve, duke përfshirë edhe arritshmëri për persona me aftësi të kufizuar dhe vlerësim të përputhshmërisë, niveli i realizimit, shfrytëzim i prodhimit, siguri ose dimensione, duke i përfshirë edhe kërkesat relevante për produktin në raport me emërtimin me të cilin shitet, terminologjinë, simbolet, testimet dhe metodat për testim, paketimin, shënimin dhe etiketimin, si dhe udhëzime për përdorim, proceset dhe metodat e prodhimit në secilën fazë të jetëgjatësisë së mallrave dhe shërbimeve, si dhe procedura për vlerësim të përputhshmërisë. 5
39. “Standard” është një specifikim teknik i miratuar nga një organ i njohur standardizimi për përdorim të përsëritur ose të vazhdueshëm, përmbushja e të cilit nuk është e detyrueshme dhe që është si më poshtë: a) “standard ndërkombëtar” është një standard i miratuar nga një organ ndërkombëtar standardizimi dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë; b) “standard evropian” është një standard i miratuar nga një organ evropian standardizimi dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë; c) “standard kombëtar” është një standard i miratuar nga një organ kombëtar standardizimi dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë.
40. “Sistem dinamik blerjeje” është një procedurë tërësisht elektronike, blerjeje mallrash, punësh apo shërbimesh të zakonshme në treg, që përmbushin kërkesat e autoritetit ose entit kontraktor, me afat të kufizuar dhe të hapur për çdo operator ekonomik, që përmbush kriteret e përzgjedhjes e që paraqet një ofertë në përputhje me specifikimet.
41. “Sistem i prokurimit elektronik” (SPE) është sistemi i krijuar sipas legjislacionit në fuqi, që përdoret për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, koncesioneve dhe partneritetit publik privat, prokurimeve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë dhe të ankandeve publike, sipas parashikimit në këtë ligj dhe në ligje të tjera të posaçme, i cili ndërvepron me sistemet e tjera. 41/1. “Sistemi i ankesave elektronike” është një sistem i krijuar sipas legjislacionit në fuqi, që përdoret për kryerjen e ankesave, i cili ndërvepron me sistemet e tjera. 41/2. “Sistemi i menaxhimit të kontratave” është një sistem i krijuar sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e ndjekjes së zbatimit të kontratave, i cili ndërvepron me sistemet e tjera dhe administrohet nga ministria përgjegjëse për financat.
42. “Të drejta të veçanta apo ekskluzive” janë të drejtat e dhëna nga një autoritet përgjegjës i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dispozitave legjislative, rregullatore apo administrative, efekti i të cilave është të kufizojë ushtrimin e veprimtarive të parashikuara në kreun X të këtij ligji, për një apo më shumë ente, e që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në aftësinë e enteve të tjera për të kryer atë veprimtari. Të drejta që janë dhënë me anë të një procedure konkurruese, ku është garantuar transparenca dhe kur dhënia e këtyre të drejtave është bazuar mbi kritere objektive, nuk përbëjnë “të drejta të veçanta ose ekskluzive”, sipas kuptimit të paragrafit të parë. 42/1. “Urdhri i prokurimit” është akti administrativ i nxjerrë nga autoriteti ose enti kontraktor pas fazës përgatitore të procesit për prokurimin e një objekti të caktuar dhe që konsiderohet momenti i fillimit të procedurës konkrete të prokurimit për këtë objekt.
43. “Veprimtari të blerjes së përqendruar” janë aktivitete që kryhen në vazhdimësi në një prej formave vijuese: a) blerja e mallrave dhe shërbimeve për disa autoritete ose ente kontraktore; ose b) dhënia e kontratave publike ose lidhja e marrëveshjeve kuadër për mallra, shërbime ose punë të dedikuara për disa autoritete ose ente kontraktore. 43/1 “Veprimtari ndihmëse për prokurimin publik” janë veprimtaritë që konsistojnë në ofrimin e mbështetjes për autoritetet ose entet kontraktore, në veçanti në format e mëposhtme: a) nëpërmjet platformës elektronike, që u mundëson autoriteteve ose enteve kontraktore që të japin kontrata publike ose të lidhin marrëveshje kuadër për punë, furnizime ose shërbime; b) konsulencë për përgatitjen e procedurave të prokurimit publik; c) përgatitja dhe zhvillimi i procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë.
44. “Veprimtari sektoriale” është veprimtari nga fusha e prokurimit në sektorët e ujit, energjetikës, transportit dhe shërbimeve postare, të cilat janë të përfshira në kreun X të këtij ligji.
45. “Sekreti tregtar” është sipas legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.
46. “Sekret shtetëror” është sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.
47. “Konflikt i interesit” është sipas legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. 6
48. “Zotërim aktiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është sipas legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.
49. “Zotërim pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është sipas legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. KREU II FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRJASHTIME Neni 5 Kontratat e përziera
1. Kontratat, që kanë si objekt të tyre dy ose më shumë lloje prokurimi për punë, shërbime ose furnizime, jepen në përputhje me dispozitat e zbatueshme, sipas llojit të prokurimit që karakterizon objektin kryesor të kontratës në fjalë.
2. Në rastin e kontratave të përziera, që përbëhen pjesërisht nga shërbimet e parashikuara në kreun XII të këtij ligji dhe nga shërbime të tjera, ose kontrata të përziera, që përbëhen pjesërisht nga shërbimet dhe pjesërisht nga furnizimet, objekti kryesor përcaktohet në përputhje me vlerën më të lartë të parashikuar për shërbimet ose furnizimet përkatëse. Neni 6 Prokurim i përzier që mbulon disa veprimtari
1. Për kontratat publike që kanë si objekt të tyre dy ose më shumë veprimtari, prokurimi i të cilave rregullohet në regjime të ndryshme, kur pjesë të ndryshme të saj janë objektivisht të ndashme, autoritetet ose entet kontraktore mund të zgjedhin të japin disa kontrata të ndara për secilën prej tyre ose të japin një kontratë të vetme, kur për arsye objektive, është i pamundur prokurimi në kontrata të ndara. Në çdo rast, zgjedhja midis prokurimit të një kontrate të vetme dhe prokurimit të disa kontratave të ndara nuk duhet të bëhet me qëllimin për ta përjashtuar kontratën ose kontratat nga fusha e zbatimit të këtij ligji.
2. Kur autoritetet ose entet kontraktore zgjedhin të japin kontrata të ndara, vendimi për rregullat që zbatohen për secilën prej tyre merret mbi bazën e karakteristikave të veprimtarisë së veçantë përkatëse.
3. Kur autoritetet ose entet kontraktore zgjedhin të japin një kontratë të vetme, për dhënien e kontratës do të zbatohen rregullat e mëposhtme: a) në rastin e kontratave, të cilat kanë si objekt prokurimin që mbulohet nga sektori klasik dhe prokurimin për kryerjen e një veprimtarie sektoriale, rregullat e zbatueshme përcaktohen sipas dispozitave që rregullojnë sektorin klasik; b) në rastin e kontratave të përziera, që përmbajnë elemente të kontratave të furnizimit, punëve dhe shërbimeve sipas këtij ligji dhe ligjit të koncesioneve, kontrata e vetme jepet në përputhje me këtë ligj, nëse vlera e parashikuar e pjesës së kontratës që mbulohet nga ky ligj, e llogaritur në përputhje me parashikimet e këtij ligji, është e barabartë ose më e madhe se kufiri i lartë monetar; c) në rastin e kontratave të përziera, që përmbajnë elemente të kontratave të furnizimit, punëve dhe shërbimeve sipas këtij ligji dhe sipas ligjit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, kontrata e vetme jepet në përputhje me rregullat e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
4. Kur është e pamundur që pjesë të ndryshme të një kontrate publike të përzier të ndahen, kontrata e vetme do të jepet në bazë të rregullave të zbatueshme për objektin kryesor të saj.
5. Për kontratat e përziera, për të cilat është e pamundur të ndahen dhe është e pamundur të përcaktohet se cila veprimtari është objekti kryesor, rregullat e zbatueshme përcaktohen si më poshtë: 7 a) në rastin e kontratave, të cilat kanë si objekt prokurimin që mbulohet nga sektori klasik dhe prokurimin për kryerjen e një veprimtarie sektoriale, rregullat e zbatueshme përcaktohen sipas dispozitave që rregullojnë sektorin klasik; b) në rastin e kontratave të përziera, që përmbajnë elemente të kontratave të furnizimit, punëve dhe shërbimeve të sektorit klasik dhe të koncesioneve, kontrata e vetme jepet në përputhje me këtë ligj, nëse vlera e parashikuar e pjesës së kontratës, e cila përbën një kontratë që mbulohet nga ky ligj, e llogaritur në përputhje me parashikimet e këtij ligji, është e barabartë ose më e madhe se kufiri i lartë monetar; c) në rastin e kontratave të përziera, që përmbajnë elemente të kontratave të furnizimit, punëve dhe shërbimeve të veprimtarive sektoriale dhe të koncesioneve, kontrata e vetme jepet në përputhje me rregullat e parashikuara për prokurimet në veprimtaritë sektoriale sipas këtij ligji; ç) në rastin e kontratave të përziera, që përmbajnë elemente të kontratave të furnizimit, punëve dhe shërbimeve sipas këtij ligji dhe sipas ligjit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, kontrata e vetme jepet në përputhje me rregullat e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Neni 7 Përjashtimet e veçanta (ndryshuar shkronja “i” e pikës 1; shtuar shkronja “k” me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, për: a) blerjen ose qiranë me çdo mjet financiar të tokës, të ndërtesave ekzistuese ose të pasurive të tjera të paluajtshme apo të të drejtave mbi to. Bëjnë përjashtim kontratat për shërbime financiare të lidhura në atë çast, para ose pas kontratës së blerjes ose të qirasë së çdo forme, të cilat i nënshtrohen këtij ligji; b) blerjen, zhvillimin, prodhimin ose bashkëprodhimin e materialit të programit të synuar për shërbime të medies audiovizive ose shërbime të medies radiofonike, që jepen nga ofruesit e shërbimit të medies audiovizive ose medies radiofonike ose kontratat për kohën e transmetimit ose ofrimin e programit, që u jepen ofruesve të shërbimit të medies audiovizive ose radiofonike; c) shërbime arbitrazhi dhe ndërmjetësimi si më poshtë: i) prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve, me vlerë nën kufirin e lartë monetar për nevojat e secilit mision diplomatik dhe post konsullor të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit; ii. konsulenca ligjore që jepet në përgatitje të njërit prej procedimeve të përmendura në nënndarjen “i” të kësaj shkronje, ose kur ka një tregues të qartë dhe shumë mundësi që çështja me të cilën lidhet konsulenca të bëhet objekti i këtyre procedimeve, me kusht që konsulenca të jepet nga një avokat. ç) shërbime noteriale për verifikim dhe njësim dokumentesh me origjinalin; d) shërbime ligjore që ofrohen nga administratorë ose kujdestarë të emëruar ose shërbime të tjera ligjore, ofruesit e të cilave emërohen nga një gjykatë ose trup gjykues, ose emërohen me ligj për të kryer detyra specifike nën mbikëqyrjen e këtyre trupave gjykues ose gjykatave; dh) shërbime përmbarimi dhe shërbime të tjera ligjore, të cilat lidhen, qoftë edhe rastësisht, me ushtrimin e autoritetit zyrtar; e) shërbime financiare për shitjen, blerjen apo transferimin e titujve ose instrumenteve të tjera financiare, veçanërisht veprimet e autoritetit kontraktor për akumulimin e vlerave monetare apo të kapitalit, kredi, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me emetimin, shitjen, blerjen ose transferimin e letrave me vlerë ose instrumenteve të tjera financiare, si dhe shërbimet e bankës qendrore; ë) shërbimet e kërkimit dhe të zhvillimit, rezultatet e të cilave shfrytëzohen nga të gjithë, përveç rasteve kur përfitimet i shkojnë vetëm autoritetit ose entit kontraktor për përdorimin prej tij për çështjet e brendshme dhe me kusht që shërbimi i kryer të paguhet plotësisht nga ky autoritet ose ent kontraktor; 8 f) kontratat e punësimit; g) shërbimet e mbrojtjes civile, emergjencave civile dhe shërbimet e parandalimit të rreziqeve që ofrohen nga organizata ose shoqata jofitimprurëse, përveç shërbimeve të transportit me ambulancë; gj) shërbimet e transportit hekurudhor ose metro; h) shërbimet e fushatave politike kur jepen nga partitë politike në kuadër të fushatave elektorale; i) prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve për nevojat e përfaqësive diplomatike konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit; j) rastet e parashikuara në nenet 65, 67, 68, 69 e 70 të këtij ligji. k) lejimin e ofrimit ose të shfrytëzimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike publike ose ofrimin publikut të një ose më shumë shërbimeve të komunikimeve elektronike. Për qëllim të parashikimit të mësipërm, termat “rrjeti i komunikimeve elektronike publike” dhe “shërbim i komunikimeve elektronike” kanë të njëjtin kuptim sipas ligjit për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.
2. Shërbimet e parashikuara në shkronjat “ë”, “g” dhe “h” do të përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
3. Rastet përjashtimore, të parashikuara në pikën 1, rregullohen me akte të tjera ligjore ose nënligjore. Neni 8 Detyrimet ndërkombëtare
1. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, të cilat autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të japë ose të organizojë në përputhje me procedura prokurimi të ndryshme nga ato që përcaktohen në këtë ligj, procedura të cilat përcaktohen në një nga instrumentet e mëposhtme: a) në një marrëveshje ndërkombëtare, që mbulon punët, furnizimet ose shërbimet, të cilat janë krijuar për zbatimin ose shfrytëzimin e përbashkët të një projekti; b) një organizatë ndërkombëtare.
2. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, të cilat autoriteti ose enti kontraktor jep në përputhje me rregullat e prokurimit, që parashikohen nga një organizatë ndërkombëtare ose një institucion financiar ndërkombëtar, kur kontratat publike në fjalë financohen plotësisht nga kjo organizatë ose institucion. Në rastin e kontratave publike dhe konkurseve të projektimit, që bashkëfinancohen në shumicën e tyre nga një organizatë ndërkombëtare ose një institucion financiar ndërkombëtar, palët bien dakord për procedurat e zbatueshme të prokurimit.
3. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit që kanë të bëjnë me aspekte të mbrojtjes ose të sigurisë, të cilat jepen ose organizohen sipas rregullave ndërkombëtare si më poshtë: a) marrëveshjeve ndërkombëtare për punë, furnizime apo shërbime, me qëllim zbatimin apo përdorimin e përbashkët të një projekti nga palët; b) marrëveshjeve ndërkombëtare ose rregullimeve që lidhen me dislokimin e trupave, sipas angazhimeve të Republikës së Shqipërisë në një vend të tretë; c) organizatave ndërkombëtare.
4. Parashikimet e sipërpërmendura nuk mund të përdoren me qëllim shmangien e parimeve të përzgjedhjes. Neni 9 Kontratat e shërbimit, të shpallura fituese në bazë të së drejtës ekskluzive 9 Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike të shërbimit dhënë nga një autoritet kontraktor për një autoritet tjetër kontraktor ose bashkim autoritetesh kontraktore, bazuar në një të drejtë ekskluzive, të cilën ata e gëzojnë sipas legjislacionit në fuqi. Neni 10 Kontrata sekrete dhe kontrata që kërkojnë masa të veçanta sigurie Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, në rast se prokurimi ose zbatimi i tyre është klasifikuar sekret shtetëror apo kërkon masa të veçanta sigurie sipas legjislacionit në fuqi, ose në rast se një gjë e tillë diktohet nga interesat thelbësore të shtetit, me kusht që të jetë përcaktuar që interesat thelbësore në fjalë nuk mund të garantohen me vendosjen e kritereve që synojnë mbrojtjen e natyrës së klasifikuar të informacionit, që autoriteti ose enti kontraktor i vë në dispozicion në procedurën e prokurimit. Neni 11 Kontrata ndërmjet subjekteve brenda sektorit publik
1. Autoriteti ose enti kontraktor mund t’i japë një kontratë publike një personi juridik që rregullohet nga e drejta private ose publike, duke mos zbatuar dispozitat e këtij ligji, kur janë përmbushur të gjitha kushtet e mëposhtme: a) autoriteti ose enti kontraktor ushtron mbi personin juridik kontroll, i cili është i ngjashëm me atë që ushtron mbi departamentet e veta, ku më shumë se 80% e aktiviteteve të personit juridik të kontrolluar kryhen në zbatim të detyrave që i janë besuar nga autoriteti kontraktor kontrollues ose nga persona të tjerë juridikë që kontrollohen nga ai autoritet kontraktor; b) Nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë me kapital privat në personin juridik të kontrolluar, por, edhe nëse ka, atëherë kjo pjesëmarrje nuk duhet të ketë kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij dhe nuk duhet të ushtrojë një ndikim vendimtar mbi personin juridik të kontrolluar sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Një autoritet ose ent kontraktor konsiderohet se ushtron mbi një person juridik një kontroll të ngjashëm me atë që ai ushtron mbi departamentet e tij sipas kuptimit të shkronjës “a” të kësaj pike, në rastet kur ai ushtron një ndikim vendimtar si në objektivat strategjikë, ashtu edhe në vendimet e rëndësishme të personit juridik të kontrolluar. Ky kontroll mund të ushtrohet edhe nga një person juridik tjetër, i cili në vetvete kontrollohet në të njëjtën mënyrë nga ky autoritet ose ent kontraktor.
2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për rastet kur një person juridik i kontrolluar, i cili është një autoritet ose ent kontraktor, jep një kontratë për autoritetin kontraktor kontrollues, ose për një person juridik tjetër që kontrollohet nga i njëjti autoritet ose ent kontraktor, nëse nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë me kapital privat në personin juridik, të cilit i jepet kontrata publike, me përjashtim të formave jokontrolluese dhe jobllokuese të pjesëmarrjes me kapital privat që kërkohet nga dispozitat e legjislacionit në fuqi, që nuk ushtrojnë një ndikim vendimtar në personin juridik të kontrolluar.
3. Një autoritet ose ent kontraktor, që nuk ushtron kontroll sipas kuptimit të pikës 1 të këtij neni mbi një person juridik që rregullohet nga e drejta private ose publike, gjithsesi, mund të japë një kontratë publike për këtë person juridik pa zbatuar këtë ligj, kur janë përmbushur të gjitha kushtet e mëposhtme: a) autoriteti ose enti kontraktor, së bashku me autoritete ose ente kontraktore të tjera ushtron mbi atë person juridik një kontroll të ngjashëm me atë që ata ushtrojnë mbi departamentet e tyre; b) ku më shumë se 80% të veprimtarive të personit juridik kryhen për zbatimin e detyrave që i janë besuar atij nga autoritetet ose entet kontraktore kontrolluese ose nga persona juridikë të tjerë, që kontrollohen nga të njëjtat autoritete ose ente kontraktore; dhe 10 c) nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë me kapital privat në personin juridik të kontrolluar, por edhe nëse ka, atëherë kjo pjesëmarrje nuk duhet të ketë kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij dhe nuk duhet të ushtrojë një ndikim vendimtar mbi personin juridik të kontrolluar. Për qëllime të shkronjës “a” të kësaj pike, autoritetet ose entet kontraktore ushtrojnë kontroll të përbashkët mbi një person juridik, në rastet kur përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: i. organet vendimmarrëse të personit juridik të kontrolluar përbëhen nga përfaqësues nga të gjitha autoritetet ose entet kontraktore pjesëmarrëse. Përfaqësuesit individualë mund të përfaqësojnë disa ose të gjitha autoritetet ose entet kontraktore pjesëmarrëse; ii. këto autoritete ose ente kontraktore janë në gjendje që bashkërisht të ushtrojnë një ndikim vendimtar mbi objektivat strategjikë dhe vendimet e rëndësishme të personit juridik të kontrolluar; dhe iii. personi juridik i kontrolluar nuk kërkon të përmbushë asnjë interes që bie ndesh me interesat e autoriteteve kontrolluese.
4. Një kontratë e lidhur ekskluzivisht ndërmjet dy ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore nuk përfshihet në fushën e zbatimit të këtij ligji, kur janë përmbushur të gjitha kushtet e mëposhtme: a) kontrata vendos ose zbaton një bashkëpunim ndërmjet autoriteteve ose enteve kontraktore pjesëmarrëse, me qëllim që të garantojë që shërbimet publike që ato duhet të ofrojnë, të ofrohen për të arritur objektivat e tyre të përbashkët; b) zbatimi i këtij bashkëpunimi rregullohet vetëm nëpërmjet faktorëve që lidhen me interesin publik; dhe c) autoritetet ose entet kontraktore pjesëmarrëse kryejnë në tregun e hapur më pak se 20% të veprimtarive që lidhen me bashkëpunimin.
5. Për përcaktimin e përqindjes së veprimtarive të përmendura në shkronjën “a” të pikës 1, shkronjën “b” të pikës 3 dhe shkronjën “c” të pikës 4, merret në konsideratë xhiroja totale mesatare ose një veprimtari alternative e përshtatshme që bazohet në masa të tilla, si: kostot që mbulohen nga personi juridik ose autoriteti kontraktor për shërbimet, furnizimet dhe punët për tre vjetët që paraprijnë dhënien e kontratës.
6. Nëse për shkak të datës së krijimit të autoritetit ose entit kontraktor, datës së fillimit të aktivitetit ose për shkak të riorganizimit të veprimtarisë së tij, xhiroja totale mesatare ose një veprimtari alternative referuar pikës 5 të këtij neni, nuk janë të disponueshme ose nuk janë më të vlefshme për tre vjetët para dhënies së kontratës, mjafton të vërtetohet që matja e veprimtarisë është e besueshme, sidomos nëpërmjet planeve/projeksioneve të biznesit.
7. Autoritetet ose entet kontraktore, edhe pse ndodhen në kushtet e parashikuara në këtë nen, mund të vendosin të prokurojnë mallin, shërbimin ose punën dhe të lidhin kontratë publike me një operator ekonomik, që operon në treg sipas parashikimeve të këtij ligji. KREU III SITUATA SPECIFIKE Neni 12 Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
1. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
2. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, që edhe pse nuk përjashtohen nga zbatimi i pikës 1, në rast se interesat thelbësorë të shtetit nuk mund të garantohen me mënyra më pak ndërhyrëse si vendosja e kritereve, që synojnë mbrojtjen e natyrës së klasifikuar të informacionit, që autoriteti ose enti kontraktor i vë në dispozicion në procedurën e prokurimit. 11
3. Në rastin e kontratave të përziera, që kanë si objekt të tyre prokurimin që mbulohet nga ky ligj dhe prokurimin që mbulohet nga legjislacioni në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zbatohet legjislacioni në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Neni 13 Kontratat e subvencionuara nga autoritetet kontraktore
1. Ky ligj zbatohet për dhënien e kontratave të mëposhtme: a) kontrata pune ku më shumë se 50% e fondit përballohet nga buxheti i autoriteteve kontraktore dhe vlera e parashikuar e të cilave, pa TVSH, është e barabartë me ose më e madhe se kufiri i ulët monetar, kur këto kontrata përfshijnë një nga veprimtaritë e mëposhtme: i. veprimtari të inxhinierisë së ndërtimit, sipas parashikimeve në rregullat e prokurimit publik; ii. punë ndërtimi për spitale, ambiente sportive, argëtimi dhe për kohën e lirë, ndërtesa shkolle dhe universiteti dhe ndërtesa që përdoren për qëllime administrative; b) kontrata shërbimi ku më shumë se 50% e fondit përballohet nga buxheti i autoriteteve kontraktore dhe vlera e parashikuar e të cilave, pa TVSH, është e barabartë ose më e madhe se kufiri i ulët monetar, të cilat janë të lidhura me një kontratë për punë, siç përmendet në shkronjën “a” të këtij neni. Autoritetet kontraktore që përmenden në shkronjat “a” dhe “b” të këtij neni, garantojnë pajtueshmërinë me këtë ligj, kur ato vetë nuk japin kontratën e subvencionuar ose kur ata e japin këtë kontratë për dhe në emër të subjekteve të tjera.
2. Në rastin kur kontrata e punës përballohet nga buxheti i autoriteteve kontraktore për më pak se 50% e fondit, vlera e parashikuar e të cilave, pa TVSH, është e barabartë ose më e vogël se kufiri i ulët monetar, autoritetet kontraktore detyrohen që në dhënien e këtyre kontratave të respektojnë parimet e përzgjedhjes të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji. KREU IV RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR PROKURIMIN Neni 14 Operatorët ekonomikë
1. Kandidatët ose ofertuesit mund të jenë persona fizikë ose juridikë.
2. Grupe operatorësh ekonomikë mund të dorëzojnë oferta ose të paraqiten si një kandidat i vetëm sipas parashikimeve në rregullat e prokurimit publik. Autoriteti ose enti kontraktor nuk duhet t’i kërkojë një formë të veçantë ligjore bashkimit të shoqërive, për qëllim të dorëzimit të ofertës ose kërkesës për pjesëmarrje. Autoritetet ose entet kontraktore mund t’u kërkojnë grupeve të operatorëve ekonomikë që të marrin një formë ligjore specifike, pasi të jenë shpallur fitues, nëse vlerësohet e nevojshme për realizimin e kontratës. Në çdo rast, ky kusht duhet t’u bëhet i ditur operatorëve ekonomikë në dokumentet e tenderit për ekzekutimin e kënaqshëm të kontratës.
3. Rregullat për mënyrën e plotësimit të kritereve nga grupet e operatorëve ekonomikë në një procedurë prokurimi përcaktohen në rregullat e prokurimit publik. Neni 15 Kontratat e rezervuara (ndryshuar pika 1me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoritetet ose entet kontraktore mund t’u rezervojnë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik operatorëve ekonomikë, qëllimi kryesor i të cilëve është integrimi social dhe profesional i personave në 12 nevojë, si: personat me aftësi të kufizuara, ose grupeve vulnerabil, sipas legjislacionit në fuqi, ose të parashikojnë që këto kontrata të zbatohen në kontekstin e programeve për punësimin, me kusht që të paktën 30% e punonjësve të këtyre operatorëve ekonomikë ose programeve janë punëtorë me aftësi të kufizuara ose punonjës nga grupet vulnerabël.
2. Autoriteti ose enti kontraktor, i cili do të kryejë një procedurë sipas parashikimeve të këtij neni, duhet ta përcaktojë në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit. Neni 16 Konfidencialiteti
1. Një operator ekonomik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, mund të mos bëjë publik ose shpërndajë informacione të caktuara, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje.
2. Nëse operatori ekonomik e ka klasifikuar informacionin si konfidencial, ai është i detyruar të cilësojë bazën juridike mbi të cilën ky informacion është klasifikuar si i tillë.
3. Operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë dhe informacione të tjera që duhet të bëhen publike ose që nuk janë konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në legjislacionin e brendshëm, në veçanti legjislacioni në fuqi për të drejtën e informimit, dhe pa cenuar detyrimet që lidhen me publikimin e kontratave të dhëna dhe me informimin e kandidatëve dhe ofertuesve sipas parashikimeve në këtë ligj, autoriteti ose enti kontraktor nuk bën publike informacionet e dërguara nga operatorët ekonomikë, të cilët këta të fundit i kanë përcaktuar si konfidenciale, duke përfshirë, por pa u kufizuar me sekrete teknike ose tregtare dhe aspekte konfidenciale të ofertave.
5. Autoriteti ose enti kontraktor nuk do të bëjë publike informacionin konfidencial, të dhënë nga kandidati ose ofertuesi që merr pjesë në negociata ose dialog, në një procedurë konkurruese me negocim, procedurë me negocim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, dialog konkurrues ose partneritet për inovacion, pa dhënien e pëlqimit të këtij të fundit, me anë të një deklarate me shkrim. Kjo deklaratë nuk mund të përdoret si pengesë për aksesimin e të gjitha informacioneve, por duhet të lidhet vetëm me informacionin në fjalë.
6. Autoriteti ose enti kontraktor mund t’u kërkojë operatorëve ekonomikë të ruajnë natyrën konfidenciale të informacionit që autoriteti ose enti kontraktor vë në dispozicion përgjatë procedurës së prokurimit. Neni 17 Forma e komunikimit (ndryshuar pika 1; shtuar pika 5 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. I gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit për zhvillimin e procedurave të prokurimit, kryerjen e ankesave, nënshkrimin dhe zbatimin e kontratës kryhen duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit. Të gjitha veprimet procedurale të autoriteteve ose enteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë, në kuadër të pjesëmarrjes në procedurat që zhvillohen me mjete elektronike, sipas parashikimeve në legjislacionet përkatëse, kryhen në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Autoritetet ose entet kontraktore dhe operatorët ekonomikë shkëmbejnë komunikim elektronik me anë të këtij sistemi përmes nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike. Mjetet dhe pajisjet që do të përdoren për komunikimin me mjete elektronike, si dhe karakteristikat e tyre teknike do të jenë jodiskriminuese, përgjithësisht të disponueshme dhe të ndërveprueshme me produktet e 13 teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në përdorim të përgjithshëm dhe nuk do të kufizojnë aksesin e operatorëve ekonomikë në procedurën e prokurimit. Këshilli i Ministrave vendos rastet kur komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit mund të kryhen në formë shkresore.
2. Pa cenuar parimin e përgjithshëm të mosdiskriminimit dhe parashikimet e këtij ligji, rregullat e mëposhtme janë të zbatueshme për marrjen e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje nëpërmjet mjeteve të transmetimit elektronik si më poshtë: a) informacionet që lidhen me specifikimet e nevojshme për paraqitjen elektronike të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, përfshirë enkriptimin, duhet të jenë në dispozicion të palëve të interesuara; b) mjetet për marrjen elektronike të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje duhet të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregullat e prokurimit publik dhe me legjislacionin përkatës.
3. Në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor komunikon në formë elektronike, mjetet e komunikimit elektronik dhe karakteristikat e tyre teknike duhet të jenë jodiskriminuese, të disponueshme dhe të ndëroperueshme me produkte të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, të cilat përdoren gjerësisht. Rregullat dhe procedurat për këtë formë komunikimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Komunikimi, shkëmbimi dhe ruajtja e informacionit kryhen në një mënyrë të tillë që të sigurojnë ruajtjen e integritetit të të dhënave, konfidencialitetin e ofertave dhe të kërkesave për pjesëmarrje. Forma e përdorur për komunikim, shkëmbim dhe ruajtjen e informacionit duhet të garantojë se autoriteti ose enti kontraktor mund të shqyrtojë përmbajtjen e ofertave dhe të kërkesave për pjesëmarrje, vetëm pasi të ketë përfunduar afati kohor ligjor për dorëzimin e tyre, i përcaktuar nga ky ligj.
5. Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik për zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera nga autoritetet ose entet kontraktore dhe operatorët ekonomikë kryhet kundrejt pagesës. Tarifat dhe mënyra e përdorimit të të ardhurave nga tarifat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 18 Mbrojtja e integritetit të procedurës dhe masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit
1. Prokurimi publik duhet të zhvillohet në mënyrë transparente me paanshmëri dhe pa asnjë trajtim preferencial. Procedurat e prokurimit duhet të kërkojnë standardet më të larta të etikës dhe besimit publik. Në çdo rast duhet të shmanget rreptësisht çdo konflikt interesi ose edhe shfaqja e një konflikti interesi, në marrëdhëniet e titullarit të autoritetit kontraktor, punonjësit të angazhuar në procesin e prokurimit dhe operatorit ekonomik, sipas legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
2. Punonjësit e autoritetit ose entit kontraktor, të angazhuar në përgatitjen e dokumenteve të tenderit nuk mund të jenë ofertues ose anëtarë në një grup ofertuesish në procedurën e prokurimit.
3. Autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të marrë të gjitha masat e nevojshme në procesin e planifikimit, në procedurën e prokurimit publik dhe në zbatimin e kontratës, me qëllim zbulimin në kohë të korrupsionit dhe eliminimin e pasojave të dëmshme të korrupsionit.
4. Çdo zyrtar i angazhuar në procesin e prokurimit nga autoriteti ose enti kontraktor dhe çdo palë e interesuar që ka informacione për korrupsionin është i detyruar të informojë organet kompetente. 14
5. Operatorët ekonomikë me veprimet e tyre nuk duhet të shkelin parimet e konkurrencës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Neni 19 Konflikti i interesit (ndryshuar paragrafi i parë i pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoritetet ose entet kontraktore duhet të marrin masat e përshtatshme për të parandaluar, identifikuar dhe zgjidhur në përputhje me legjislacionin në fuqi rastet e konfliktit të interesit që lindin gjatë kryerjes së procedurave të prokurimit për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës dhe për të garantuar trajtimin e barabartë të të gjithë operatorëve ekonomikë. Personat e angazhuar në procesin e prokurimit dhe ekzekutimin e kontratës nuk duhet të jenë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Situata për konfliktin e interesit vlerësohet sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesave dhe në kuptim të këtij ligji mbulon çdo situatë ku titullari ose punonjës të autoritetit ose entit kontraktor ose ofruesit të shërbimit të prokurimit, që vepron në emër të autoritetit ose entit kontraktor, të cilët janë të përfshirë në zhvillimin e procedurës së prokurimit, ose mund të ndikojnë në rezultatin e kësaj procedure kanë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë një interes financiar, ekonomik ose ndonjë interes tjetër personal, që mund të cenojë paanësinë dhe pavarësinë e tyre në vendimmarrjen e procedurës së prokurimit.
2. Autoriteti ose enti kontraktor refuzon një ofertë ose një kërkesë për pjesëmarrje në tender nëse: a) kandidati ose ofertuesi i jep ose premton t’i japë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një zyrtari apo punonjësi një shpërblim në çfarëdolloj forme, mundësi punësimi ose mall, shërbim ose vlerë, si stimul për një akt, vendim ose procedurë që ndërmerr autoriteti ose enti kontraktor për procedurat e prokurimit; b) kandidati ose ofertuesi është në kushtet e konfliktit të interesit sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesave; c) kandidati ose ofertuesi në të njëjtën procedurë janë në rrethin e personave të lidhur sipas legjislacionit për parandalimin e konfliktit të interesave. Refuzimi dhe arsyet për një veprim të tillë duhet të dokumentohen dhe i komunikohen menjëherë dhe zyrtarisht kandidatit ose ofertuesit në fjalë.
3. Vendimet e marra nga autoriteti ose enti kontraktor në përputhje me pikën 2 të këtij neni, nuk pengojnë kallëzimin penal në organet përkatëse, kur aktet apo veprimet në fjalë përbëjnë vepër penale.
4. Në rast se gjatë fazës së studimit paraprak të tregut, të përgatitjes së dokumenteve të tenderit ose në momentin e hapjes së ofertave evidentohet se një ose disa prej kandidatëve/ofertuesve ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për studimin e tregut/përgatitjes së dokumenteve të tenderit apo vlerësimin e kërkesave/ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë titullari i autoritetit kontraktor, në varësi të dëmit që mund të jetë shkaktuar, vendos nëse duhet të zëvendësohen anëtarët e komisioneve të konstatuara në kushtet e konfliktit të interesit e të vijojë procesin apo të anulojë procedurën e prokurimit. Neni 20 Fjalori i Përbashkët i Prokurimit Në procedurat e prokurimit publik do të përdoret Fjalori i Përbashkët i Prokurimit, i cili miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 15 KREU V KUADRI INSTITUCIONAL I PROKURIMIT PUBLIK Neni 21 Autoriteti ose enti kontraktor (shtuar paragraf në pikën 2; shtuar pika 5/1 dhe 7; ndryshuar togfjalësh në pikën 6 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, duke garantuar respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj. Në kuptim të kësaj pike, autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të mirëplanifikojë në cilësi dhe në kohë fondet publike e nevojat e tij dhe të prokurojë e të zbatojë kontratën në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Autoriteti ose enti kontraktor administron të gjithë dokumentacionin për procedurën e prokurimit, duke filluar nga planifikimi deri te zbatimi i kontratës, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjit. Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të garantojë transparencën për çdo procedurë prokurimi, sipas parashikimeve në këtë ligj. Çdo procedurë prokurimi ka një pasaportë prokurimi.
3. Kur një ose më shumë autoritete ose ente kontraktore kanë nevojë për të njëjtat mallra, punime apo shërbime, atëherë ata, nëse marrin një vendim të tillë, mund t’ia delegojnë të drejtën e kryerjes së procedurës së prokurimit një autoriteti ose enti tjetër kontraktor.
4. Në autoritetin ose entin kontraktor caktohet personi përgjegjës për prokurimin, i cili administron në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit, si dhe ngrihet njësi prokurimi për çdo objekt që prokurohet. Personi përgjegjës duhet të kenë minimalisht një kualifikim sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik.
5. Të gjitha proceset e parashikuara në këtë nen zhvillohen nën mbikëqyrjen e titullarit të autoritetit kontraktor ose personit të autorizuar prej tij. 5/1 Çdo ent, sipas përcaktimit të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji, i cili në strukturën e tij organizative ka më pak se 15 punonjës, do të veprojë si autoritet ose ent kontraktor vetëm për kryerjen e prokurimeve me vlerë të vogël. Për objektet, vlera e përllogaritur e të cilave tejkalon kufirin e prokurimeve me vlerë të vogël, autoriteti ose enti kontraktor duhet t’i drejtohet organit epror, në rast se ka një të tillë. Ky i fundit vendos për zhvillimin e procedurës nga ai vetë sipas parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në rast se nuk ka një organ epror, autoriteti ose enti kontraktor i drejtohet organit qendror blerës. Titullari i autoritetit kontraktor ose personi i autorizuar prej tij, në kuptim të këtij ligji, është personi përgjegjës për menaxhimin e fondeve publike.
6. Rregulla më të hollësishme për zbatimin e pikave 2, 3, 4, 5 dhe 5/1 të këtij neni përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
7. Ministri përgjegjës për Administratën Publike mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave vendosjen e një mase shpërblimi për punonjësit e autoriteteve ose enteve kontraktore apo të punonjësve të tjerë të përfshirë në procesin e prokurimit publik. Neni 21/1 Ofruesi i shërbimit të prokurimit (shtuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 16
1. Autoriteti ose enti kontraktor me qëllim realizimin e një veprimtarie ndihmëse për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 4, pika 43/1, të këtij ligji, mund të kontraktojë ofrues të shërbimit të prokurimit.
2. Ofruesi i shërbimit të prokurimit e ushtron veprimtarinë e tij bazuar në këtë ligj dhe në aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
3. Rregullat e zbatueshme për pagesën e veprimtarive ndihmëse dhe rastet kur kjo pagesë mund të bëhet nga autoriteti ose enti kontraktor apo operatori ekonomik përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Në rastin kur ofruesi i shërbimit të prokurimit kontraktohet për përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë, ai do të ushtrojë kompetencat si autoritet ose ent kontraktor, të parashikuara në kuadrin ligjor për objektin që ka marrë përsipër. Neni 21/2 Përzgjedhja e ofruesit të shërbimit të prokurimit (shtuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Subjekti publik që do të kontraktohet nga autoriteti ose enti kontraktor si ofrues i shërbimit, duhet të ketë në fushën e tij të veprimtarisë kryerjen e veprimeve ndihmëse për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 4, pika 43/1, të këtij ligji.
2. Autoriteti ose enti kontraktor kontrakton subjekte private me eksperiencë ndërkombëtare, të cilat përzgjidhen me marrëveshje kuadër të zhvilluar nga një autoritet përgjegjës sipas procedurave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Në çdo rast, pavarësisht vlerës së përllogaritur të kontratës, autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të hartojë dokumentet e tenderit edhe në gjuhën angleze.
3. Subjekti privat, që do të kontraktohet nga autoriteti ose enti kontraktor si ofrues i shërbimit, në rastin kur është person juridik duhet minimalisht: - të ketë eksperiencë të mëparshme në ofrimin e shërbimit të prokurimit jo më pak se 3 vjet; - të ketë staf në fushën e prokurimeve publike me eksperiencë jo më pak se 5 vjet; - të ketë staf të specializuar me eksperiencë në ofrimin e shërbimit të prokurimit, në fushën e objektit për të cilin do të zhvillohet procedura e prokurimit, jo më pak se 5 vjet; - të ketë staf të mjaftueshëm sipas roleve përkatëse që parashikohen në rregullat e prokurimit publik për kryerjen e procedurave të prokurimit; - t’i provojё autoritetit ose entit kontraktor se plotëson kushtet e parashikuara në nenin 76 të këtij ligji. Për ato veprimtari ndihmëse, që mund të ofrohen nga subjekti privat, person fizik, ky i fundit duhet të plotësojë kërkesat si më sipër, që janë të vlefshme për personin fizik. Neni 22 Agjencia e Prokurimit Publik
1. Agjencia e Prokurimit Publik mbikëqyr sistemin e prokurimit publik, me qëllim sigurimin e eficiencës e transparencës në procesin e prokurimit publik. Agjencia e Prokurimit Publik është person juridik, institucion qendror në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë, që financohet nga buxheti i shtetit.
2. Nëpunësit e Agjencisë së Prokurimit Publik gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Stafi ndihmës emërohet nga drejtori i Agjencisë dhe marrëdhëniet e tyre të punës rregullohen me Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë. 17
3. Agjencia e Prokurimit Publik harton rregulloret e brendshme për organizimin dhe funksionimin e saj. Neni 23 Kompetencat e Agjencisë së Prokurimit Publik (ndryshuar shkronjat “dh” ; “f” ; ndryshuar togfjalësh në shkronjën “ë” me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) Agjencia e Prokurimit Publik për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: a) paraqet pranë Kryeministrit propozime ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik; b) nxjerr vendime, udhëzime dhe rekomandime për mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik; c) miraton me vendim dokumentet standarde të tenderit, që do të përdoren në procedurat e prokurimit sipas rregullave të prokurimit publik; ç) jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik; d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore; dh) monitoron zbatimin e kontratave sipas kushteve të prokuruara, bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë zbatimit të kontratës. e) në rast shkeljesh të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, vendos gjoba sipas parashikimeve të këtij ligji ose i propozon drejtuesit të autoritetit ose entit kontraktor apo organeve më të larta masa disiplinore për personat e autoriteteve ose enteve kontraktore, që i kanë kryer këto shkelje; ë) përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontratat e prokurimit publik, koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandit publik në përputhje me parashikimet në këtë ligj; f) administron të dhënat e Sistemit të Prokurimit Elektronik. g) analizon të dhënat për prokurimin publik dhe përgatit raporte statistikore; gj) harton dhe publikon Buletinin e Njoftimeve Publike, siç është përshkruar në rregullat e prokurimit publik dhe aktet e tjera nënligjore; h) bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare dhe me ente të tjera të huaja për çështje që lidhen me sistemin e prokurimit publik; i) planifikon dhe bashkërendon ndihmën teknike të huaj për Shqipërinë në fushën e prokurimit publik; j) bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për ofrimin e trajnimeve për institucionet publike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe profesionalizimin e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi; k) paraqet një raport vjetor pranë Kryeministrit për funksionimin e përgjithshëm të sistemit të prokurimit publik. Raporti vjetor i Agjencisë së Prokurimit Publik publikohet në faqen e internetit të këtij institucioni; l) bashkëpunon me autoritetet kontraktore, Komisionin e Prokurimit Publik, institucione të tjera, si dhe organet audituese, nëpërmjet informacioneve të ndryshme, për çështje që lidhen me sistemin e prokurimit publik, në funksion të efikasitetit të këtij sistemi; ll) kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet me këtë ligj dhe akte të tjera ligjore brenda fushës së kompetencave të saj. Neni 24 Komisioni i Prokurimit Publik (shtuar paragraf pas pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 18
1. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit dhe kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet me këtë ligj dhe akte të tjera ligjore brenda fushës së kompetencave të tij. Komisioni i Prokurimit Publik administron të dhënat e Sistemit të Ankesave Elektronike.
2. Komisioni i Prokurimit Publik është person juridik publik, i pavarur, që financohet nga buxheti i shtetit dhe i raporton Kuvendit.
3. Komisioni i Prokurimit Publik merr vendime për ankesat e paraqitura para tij dhe nxjerr interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për objektin e ankesës, të cilat zbatohen për sa janë të vlefshme në vendimmarrjet e ardhshme. Në marrjen e vendimeve mban parasysh, përveç parimeve të përgjithshme të përmendura në nenin 3 të këtij ligji, edhe parimet e mëposhtme: paanshmërinë në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmërinë në vendimmarrje, ligjshmërinë, shpejtësinë dhe eficiencën, aksesin, karakterin publik, si edhe parimin e kontradiktoritetit. Neni 25 Përbërja, zgjedhja dhe mandati i Komisionit të Prokurimit Publik
1. Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarë. Një nga anëtarët zgjidhet nënkryetar.
2. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik emërohen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
3. Këshilli i Ministrave publikon njoftimin për aplikim të paktën gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të kryetarit ose anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik dhe/ose jo më vonë se 30 ditë nga dita e përfundimit të parakohshëm të mandatit, sipas nenit 28, pika 1, të këtij ligji. Këshilli i Ministrave, pasi shqyrton aplikimet e paraqitura dhe verifikon nëse kandidatët plotësojnë kriteret për emërim, i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes, si dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për emërim.
4. Gjatë përzgjedhjes së kryetarit dhe/ose anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, Kuvendi nuk është i detyruar të ndjekë renditjen e paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Nëse vlerësohet e nevojshme, Kuvendi ka të drejtë të ftojë për intervistë kandidatët që plotësojnë kriteret për emërim.
5. Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik duhet të ketë diplomë në drejtësi dhe të zgjidhet me shumicë votash të të gjithë anëtarëve në mbledhjen e parë të këtij Komisioni. Në rast të largimit nga detyra të nënkryetarit, për ndonjë nga shkaqet e parashikuara në këtë ligj, Komisioni, me plotësimin e numrit të anëtarëve të tij, mblidhet për të përzgjedhur nënkryetarin e ri.
6. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik kanë një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
7. Anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik përfitojnë pagë mujore dhe/ose shpërblime të tjera financiare në të njëjtën masë me gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
8. Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik përfitojnë një pagë mujore, respektivisht 10 për qind dhe 5 për qind më të lartë se anëtarët e tjerë.
9. Kryetari dhe/ose, në mungesë të tij, nënkryetari, përfaqëson Komisionin e Prokurimit Publik në marrëdhënie me të tretët, si edhe në marrëdhënie me institucionet dhe organizmat e tjerë, vendas ose të huaj.
10. Rregullat e detajuara për procedurën përzgjedhëse, sipas pikës 3 të këtij neni, miratohen nga Këshilli i Ministrave. 19 Neni 26 Kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik
1. Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme: a) ka zotësi të plotë për të vepruar; b) ka arsim të lartë në drejtësi; c) ka mbi 8 vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën 3 vjet në fushën e prokurimeve dhe të paktën 2 vjet në një pozicion drejtues.
2. Anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që plotëson kriteret e mëposhtme: a) ka zotësi të plotë për të vepruar; b) ka arsim të lartë në drejtësi. Ky kriter duhet të plotësohet nga të paktën 3 anëtarë. Vetëm një prej anëtarëve mund të zgjidhet me arsim të lartë në shkenca ekonomike ose shkenca inxhinierike; c) ka mbi 8 vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën 3 vjet në fushën e prokurimeve.
3. Nuk mund të zgjidhet anëtar ose kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik personi që: a) ka qenë i/e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; b) është larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore ose ka ndonjë masë disiplinore në fuqi; c) është nën procedim penal për kryerjen e një vepre penale. Neni 27 Papajtueshmëritë e funksionit të anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik Funksioni i kryetarit dhe i anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik është i papajtueshëm me: a) anëtarësimin në partitë politike dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre; b) administrimin ose drejtimin e shoqërive tregtare, personalisht ose me anë përfaqësimi; c) çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe/ose veprimtarive kërkimore shkencore. Neni 28 Mbarimi i funksionit të kryetarit ose anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik
1. Funksioni i kryetarit dhe anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik mbaron me përfundimin e mandatit ose para kohe kur: a) jep dorëheqjen; b) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; c) është për një periudhë 6-mujore në pamundësi fizike për të ushtruar detyrën dhe/ose humbet përfundimisht aftësinë për të ushtruar detyrën; ç) nuk kryen detyrat e ngarkuara me ligj pa ndonjë arsye bindëse, sipas një akti administrativ përfundimtar të Kuvendit që konstaton moskryerjen e detyrave.
2. Kryetari ose anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik shkarkohet nga Kuvendi kur ka një vendim gjykate të formës së prerë si më poshtë: a) për shkelje të dispozitave të këtij ligji ose të akteve të tjera ligjore; b) për kryerjen e një veprimtarie që krijon konflikt interesash, në përputhje me legjislacionin që rregullon konfliktin e interesave; c) nëse zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij. 20
3. Në rastin e konstatimit të njërës prej shkeljeve sipas pikës 2 të këtij neni, Kuvendi, me propozim të komisionit parlamentar përgjegjës, pezullon nga detyra kryetarin ose anëtarin, për të cilin është konstatuar shkelja, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.
4. Në rast se Këshilli i Ministrave, sipas parashikimeve të pikave 1 dhe 2 të këtij neni, konstaton arsye për shkarkimin e kryetarit ose anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik, i propozon Kuvendit shkarkimin e tij. Neni 29 Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik
1. Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik miratohen nga Kuvendi, referuar përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj.
2. Numri i punonjësve dhe buxheti i Komisionit të Prokurimit Publik miratohen nga Kuvendi, referuar përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
3. Punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa personeli ndihmës emërohet nga kryetari dhe marrëdhëniet e tyre të punës rregullohen nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë. Neni 30 Veprimtaria e Komisionit të Prokurimit Publik
1. Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesat e paraqitura para tij kur në mbledhje janë të pranishëm të paktën 3 nga 5 anëtarët e tij, një prej të cilëve kryetari ose nënkryetari. Në përfundim të shqyrtimit të ankesave, Komisioni vendos me shumicë votash. Vendimi deklarativ i dhënë sipas parashikimeve të nenit 115, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji, jepet nga 3 anëtarë për procedurat e prokurimit nën kufirin e ulët monetar dhe nga 5 anëtarët për procedurat e tjera. Shqyrtimi i ankesave për procedurat e prokurimit nën kufirin e ulët monetar do të bëhet nga 3 anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.
2. Vendimet e marra nga Komisioni janë administrativisht përfundimtare. Këto vendime mund të ankimohen në Gjykatën Administrative të Apelit, në përputhje me nenin 121 të këtij ligji.
3. Në përfundim të shqyrtimit, vendimi i marrë nga Komisioni, përveç palëve në proces u bëhet i njohur edhe subjekteve të tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të këtij institucioni brenda 2 ditëve nga dalja e tij.
4. Askush nuk duhet të ndikojë mbi anëtarët e komisionit në vendimmarrje. Çdo përpjekje e drejtpërdrejtë ose e tërthortë për të ndikuar dënohet me gjobë, sipas këtij ligji, pavarësisht procedimit civil apo penal që mund të ketë filluar.
5. Rregullat e hollësishme të organizimit dhe të funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik miratohen nga vetë Komisioni me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Neni 31 Përjashtimi nga shqyrtimi i ankesave i kryetarit, anëtarëve ose punonjësve
1. Kryetari, anëtarët ose punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik nuk mund të marrin vendim apo të marrin pjesë në procesin vendimmarrës lidhur me një ankesë në rastet kur ata kanë ndonjë lidhje ose marrëdhënie me ankimuesin apo operatorin ekonomik, përfaqësuesin ligjor ose të autorizuar prej tij apo me përfaqësuesit ligjorë, ndonjë nga anëtarët e strukturave administrative apo mbikëqyrëse të ankimuesit, ose me stafin përgjegjës të autoritetit kontraktor, 21 përfshirë këtu marrëdhënie biznesi apo marrëdhënie familjare të drejtpërdrejtë ose farefisnore deri në shkallë të dytë, lidhje martesore, edhe në rast divorci ose marrëdhënie krushqie deri në shkallë të dytë, si edhe në rast të verifikimit të shkaqeve të tjera për përjashtim, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative.
2. Kryetari, anëtarët ose punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik nuk mund të marrin vendim ose të marrin pjesë në procesin vendimmarrës për një ankesë në rastet kur ata kanë qenë të punësuar më parë nga autoriteti kontraktor apo operatori ekonomik, palë në proces, pa kaluar të paktën 2 vjet nga përfundimi i marrëdhënieve të punës.
3. Palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e kryetarit, anëtarëve ose punonjësve të Komisionit të Prokurimit Publik nga marrja e vendimit apo procesi vendimmarrës lidhur me një ankesë të paraqitur, kur konstatojnë një nga rastet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Në këtë rast vendimi për përjashtimin e një anëtari ose një punonjësi të Komisionit të Prokurimit Publik merret nga kryetari, ndërsa vendimi për përjashtimin e kryetarit merret nga Komisioni i Prokurimit Publik, i kryesuar nga nënkryetari, me shumicë votash. Neni 32 Raportimi
1. Komisioni i Prokurimit Publik përgatit raportin vjetor, i cili i prezantohet Kuvendit nga kryetari në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës.
2. Përmbajtja e detajuar e raportit vjetor do të përcaktohet në rregullat e organizimit dhe funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Raporti vjetor duhet të përmbajë të paktën të dhënat e mëposhtme: a) numrin total të ankimeve dhe vlerën e tyre për secilin autoritet ose ent kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; b) numrin total të ankimeve të refuzuara dhe vlerën e tyre për secilin autoritet ose ent kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; c) numrin total të ankimeve të pranuara dhe vlerën e tyre për secilin autoritet ose ent kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; ç) numrin e vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik të ankimuara në Gjykatën Administrative të Apelit; d) kushtet për pranimin e ankimeve dhe arsyet më të zakonshme për paraqitjen e ankimeve; dh) informacion për problematikat e identifikuara në funksionimin e sistemit të prokurimit publik dhe propozimet për përmirësimin e tyre.
3. Me kërkesë të Kuvendit, Komisioni i Prokurimit Publik mund të raportojë edhe për periudha më të shkurtra kohore ose për çështje të caktuara.
4. Raporti vjetor i Komisionit të Prokurimit Publik publikohet në faqen e internetit të këtij institucioni.
5. Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik bashkëpunojnë për çështje që lidhen me sistemin e prokurimit publik. KREU VI RREGULLA TË PËRGJITHSHME DHE PËRGATITJA E PROCESIT TË PROKURIMIT Neni 33 Kufijtë monetarë (ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 22
1. Për qëllime të këtij ligji zbatohen kufijtë monetarë si më poshtë: a) kufiri i lartë monetar; b) kufiri i ulët monetar; c) kufiri monetar për prokurime me vlerë të vogël.
2. Kufijtë monetarë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve të legjislacionit evropian në fushën e prokurimit publik, për sa është e zbatueshme. Neni 34 Përllogaritja e vlerës së parashikuar të prokurimit (shtuar pikat 11 dhe 12 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Llogaritja e vlerës së parashikuar të një prokurimi bazohet në shumën totale që duhet paguar pa TVSH, siç parashikohet nga autoriteti ose enti kontraktor, duke përfshirë çdo pagesë siç përcaktohet qartë në dokumentet e tenderit. Kur autoriteti ose enti kontraktor u jep çmime ose pagesa kandidatëve ose ofertuesve, ai duhet t’i mbajë ato parasysh kur përllogarit vlerën e prokurimit.
2. Përzgjedhja e metodës që përdoret për përllogaritjen e vlerës së prokurimit nuk bëhet me qëllim për ta përjashtuar atë nga fusha e zbatimit të këtij ligji. Prokurimi nuk duhet të ndahet me qëllim shmangien nga fusha e zbatimit e këtij ligji, përveçse kur kjo justifikohet nga arsye objektive. Metodat për përllogaritjen e vlerës së prokurimit parashikohen në rregullat e prokurimit publik.
3. Autoriteti ose enti kontraktor në fazën e hartimit të nevojave të tyre për mallra, punë, shërbime mbajnë në konsideratë metodat e përllogaritjes së vlerës së prokurimit. Vlera e përllogaritur e prokurimit duhet të jetë vlerë reale përpara dërgimit për publikim të njoftimit të kontratës.
4. Për marrëveshjet kuadër dhe sistemet dinamike të blerjes, vlera që do të merret parasysh është vlera maksimale e parashikuar pa TVSH e të gjitha kontratave të parashikuara për të gjithë afatin e marrëveshjes kuadër ose sistemit dinamik të blerjes.
5. Në rastin e partneriteteve për inovacion, vlera që duhet marrë në konsideratë është vlera maksimale pa TVSH e veprimtarive të kërkimit dhe zhvillimit, që do të kryhen gjatë të gjitha fazave të partneritetit të parashikuar, si edhe të furnizimeve, shërbimeve ose punëve që do të zhvillohen ose do të prokurohen në përfundim të partneriteteve të parashikuara.
6. Në lidhje me kontratat publike për punë, llogaritja e vlerës së parashikuar merr në konsideratë koston e punëve dhe vlerën totale të parashikuar të furnizimeve dhe shërbimeve që vihen në dispozicion të kontraktorit nga autoriteti ose enti kontraktor, nëse ato janë të nevojshme për kryerjen e punëve.
7. Kur një punë, mall ose një shërbim mund të rezultojë në dhënien e disa kontratave në formën e loteve të veçanta, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme e të gjitha këtyre loteve.
8. Në rastin e kontratave publike të furnizimit ose të shërbimit, që kanë natyrë të vazhdueshme ose me mundësi ripërtëritjeje brenda një periudhe të caktuar, përllogaritja e vlerës së kontratës bazohet si më poshtë: a) në vlerën e përgjithshme reale të kontratave pasuese të të njëjtit lloj, të dhëna gjatë vitit ushtrimor ose gjatë 12 muajve paraardhës, vlerë e përshtatur, nëse është e mundur, në mënyrë që të merren parasysh ndryshimet në sasi ose vlerë që mund të ndodhin gjatë 12 muajve pas kontratës fillestare; ose b) në vlerën e përgjithshme të kontratave pasuese të dhëna gjatë 12 muajve pas dorëzimit të parë ose gjatë vitit ushtrimor, nëse është më i gjatë se 12 muaj. 23
9. Për kontratat shumëvjeçare ose kontratat me mundësi ripërtëritjeje, autoriteti ose enti kontraktor duhet të parashikojë klauzola për rishikimin e vlerës në përputhje me inflacionin e publikuar. Në rastet e kontratave të furnizimit të mallrave, përmes qirasë me ose pa mundësi blerje të mallrave, fondi limit llogaritet duke përfshirë qiranë apo këstin mujor, shumëzuar me numrin e muajve gjatë të cilëve do të zgjasë kontrata.
10. Për kontratat publike të shërbimit, baza për përllogaritjen e vlerës së kontratës është si më poshtë, sipas rastit: a) shërbime sigurimi: primi që duhet paguar dhe çdo formë tjetër pagese; b) shërbime bankare ose shërbime të tjera financiare: tarifat, komisionet që duhet të paguhen, interesi dhe forma të tjera të pagesës; c) kontratat e projektimit: tarifat, komisionet që duhen paguar dhe format e tjera të pagesës.
11. Llogaritja e vlerës limit të kontratës kryhet në Sistemin e Prokurimit Elektronik nga të dhëna të marra me ndërveprim me sisteme të tjera nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, referuar një ose më shumë alternativave të renditura, si më poshtë: a) në rast se për elemente ose tërësinë e zërave të kontratës ekzistojnë çmime të botuara nga INSTAT-i të 6 muajve të fundit, u referohen këtyre të fundit; dhe/ose b) në rast se për elemente ose tërësinë e zërave të kontratës nuk ekzistojnë çmime të botuara nga INSTAT-i, sistemi kryen kontrollin e çmimeve referencë të doganës ose të sistemit të fiskalizimit, në përputhje me natyrën e kontratës, objekt prokurimi, të 6 muajve të fundit; dhe/ose c) në rast se për llogaritjen e vlerës së kontratës autoriteti ose enti kontraktor duhet të bazohet në vendime të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë rregullat për llogaritjen e vlerës së kontratës, atëherë të dhënat në përputhje me metodologjinë e secilit vendim të Këshillit të Ministrave plotësohen në sistemin e prokurimit elektronik. Sistemi kryen përllogaritjen e automatizuar të vlerës së kontratës; dhe/ose ç) nëse nuk ekziston asnjë prej mënyrave të mësipërme, autoriteti ose enti kontraktor i drejtohet studimit të tregut në sistemet elektronike. Operatorët ekonomikë vendës ose të huaj i përgjigjen kërkesës së autoritetit ose entit kontraktor në sistem; dhe/ose d) autoriteti ose enti kontraktor mund të përzgjedhë çmimet e kontratave të mëparshme, të realizuara nga ai vetë apo nga autoritete ose ente të tjera kontraktore, përmes kontrollit në sistemin e menaxhimit të kontratave. Kontrolli kryhet në mënyrë të automatizuar nga Sistemi i Prokurimit Elektronik.
12. Në rast se për llogaritjen e elementeve ose tërësinë e vlerës së kontratës ekzistojnë më shumë sesa një prej metodave të mësipërme, sistemi përllogarit çmimin bazuar në mesataren e çmimeve të propozuara. Neni 35 Studimi paraprak i tregut (shtuar pika 4 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Përpara se të nisin një procedurë prokurimi, autoriteti ose enti kontraktor mund të studiojnë tregun, me qëllim që të përgatisin prokurimin dhe të informojnë operatorët ekonomikë për planet dhe kërkesat e tyre për prokurim. Për këtë qëllim, autoriteti ose enti kontraktor mund të konsultohet me ekspertë, autoritete të pavarura ose operatorët ekonomikë në treg. Këto këshilla mund të përdoren në planifikimin dhe kryerjen e procedurës së prokurimit, nëse nuk rezultojnë në shtrembërimin e konkurrencës dhe cenojnë parimet e mosdiskriminimit dhe transparencës.
2. Në çdo rast duhet të shmanget rreptësisht çdo konflikt interesi ose edhe shfaqja e një konflikti interesi në marrëdhëniet e punonjësit të angazhuar në procesin e prokurimit dhe operatorit ekonomik. 24
3. Parashikime të detajuara për këtë proces përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
4. Studimi i tregut kryhet nga autoriteti ose enti kontraktor në Sistemin e Prokurimit Elektronik sipas parashikimeve të bëra në pikën 11 të nenit 34 të këtij ligji. Neni 36 Specifikimet teknike (shtuar pika 7 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Specifikimet teknike, siç përcaktohen në nenin 4 të këtij ligji, duhet të përshkruhen në dokumentet e tenderit. Në specifikimet teknike përcaktohen qartë karakteristikat e punëve, shërbimit ose furnizimit që do të prokurohet. Këto karakteristika mund të lidhen edhe me procesin specifik ose metodën e prodhimit ose ofrimit të punëve, furnizimeve ose shërbimeve të kërkuara ose me një proces specifik për një fazë tjetër të ciklit jetësor edhe kur këta faktorë nuk përbëjnë përmbajtjen e saj thelbësore nëse ato janë të lidhura me objektin e kontratës dhe proporcionale me vlerën dhe objektivat e saj. Në specifikimet teknike mund të specifikohet edhe nëse do të jetë i nevojshëm transferimi i të drejtave të pronësisë intelektuale. Specifikimet teknike, me përjashtim të rasteve të justifikuara plotësisht, hartohen në mënyrë të tillë që të marrin në konsideratë kriteret e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar ose projektimit për të gjithë përdoruesit, sipas kërkesave në legjislacionin në fuqi.
2. Specifikimet teknike duhet të mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit dhe të mos shërbejnë si pengesa për konkurrencën e hapur në prokurimin publik.
3. Specifikimet teknike duhet të përshkruajnë qartë kërkesat e autoritetit ose entit kontraktor, duke iu referuar: a) kërkesave funksionale ose të performancës, përfshirë karakteristikat mjedisore, me kusht që parametrat të jenë të saktë në mënyrë që t’u japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës dhe autoriteteve ose enteve kontraktore të japin kontratën; b) standardeve kombëtare, që mbështeten në ato ndërkombëtare, miratimeve teknike ndërkombëtare, specifikimeve teknike të përgjithshme, standardeve ndërkombëtare apo sistemeve të tjera teknike të referimit, të përcaktuara nga organet ndërkombëtare të standardizimit. Kur këto nuk ekzistojnë, ato u referohen standardeve kombëtare, miratimeve teknike kombëtare ose specifikimeve teknike kombëtare, që lidhen me projektimin, përllogaritjen dhe ekzekutimin e punëve ose përdorimin e produkteve; c) kërkesave në terma funksionalë sipas shkronjës “a”, referuar specifikimeve teknike sipas shkronjës “b” të kësaj pike, si mënyrë që nënkupton pajtueshmëri me kërkesat funksionale; ç) të dyja metodave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 3 të këtij neni, për mallra, shërbime ose punë të ndryshme, të përfshira në të njëjtin objekt kontrate. Çdo referencë duhet të shoqërohet nga fjalët “ose ekuivalenti i tij/saj”.
4. Në specifikimet teknike, nëse nuk e justifikon objekti i kontratës, nuk duhet të përmendet asnjë markë prodhimi ose burim specifik apo proces i veçantë, që karakterizon produktet ose shërbimet e ofruara nga një operator ekonomik specifik apo asnjë markë tregtare, patentë, tipi ose origjinë apo prodhim specifik, me qëllim favorizimin ose eliminimin e disa sipërmarrjeve ose produkteve. Një gjë e tillë lejohet vetëm në raste përjashtimore kur nuk ekziston një mënyrë e mjaftueshme, e saktë apo e kuptueshme e përshkrimit të objektit të kontratës, sipas pikës 3 të këtij neni. Referime të tilla duhet të shoqërohen nga fjalët “ose ekuivalente”.
5. Në rast se autoriteti ose enti kontraktor përcakton specifikimet teknike në bazë të shkronjës “b” të pikës 3 të këtij neni, nuk mund të refuzojë një ofertë me argumentin se punët, furnizimet apo shërbimet për të cilat është dorëzuar oferta nuk plotësojnë specifikimet teknike, të cilave u referohen, për sa kohë që ofertuesi provon në ofertën e tij me ҫdo mjet të përshtatshëm që zgjidhjet e propozuara përmbushin kërkesat e përcaktuara në specifikimet teknike në mënyrë ekuivalente. 25
6. Në rast se autoriteti ose enti kontraktor përcakton specifikimet teknike në bazë të shkronjës “a” të pikës 3 të këtij neni, ai nuk mund të refuzojë një ofertë për punë, mallra apo shërbime, e cila është në përputhje me standardet kombëtare, që mbështeten në ato ndërkombëtare, miratimet teknike ndërkombëtare, specifikimet teknike të përgjithshme, standardet ndërkombëtare apo sistemet e tjera teknike të referimit, të përcaktuara nga organet ndërkombëtare të standardizimit kur këto specifikime teknike përmbushin kriteret funksionale, të përcaktuara nga autoriteti/enti kontraktor.
7. Autoriteti ose enti kontraktor në hartimin e specifikimeve teknike, referuar parashikimeve të mësipërme, kryen verifikim në Sistemin e Prokurimit Elektronik përmes ndërveprimit me sisteme të tjera kombëtare në rast se ekzistojnë standarde kombëtare ose ndërkombëtare në fuqi për mallrat, punët dhe shërbimet. Sistemi duhet të zhvillohet duke përdorur teknologji të avancuar të inteligjencës artificiale dhe procese të robotizuara në përputhje me parashikimet evropiane. Neni 37 Etiketat
1. Kur autoritetet ose entet kontraktore prokurojnë punë, furnizime ose shërbime me karakteristika specifike mjedisore, sociale ose të tjera, në specifikimet teknike, kriteret për shpalljen e kontratës fituese ose në kushtet për zbatimin e kontratës, ata mund të kërkojnë një etiketë specifike si një mënyrë për të vërtetuar se punët, shërbimet ose furnizimet përkojnë me karakteristikat e kërkuara, nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) kërkesat e etiketës përfshijnë vetëm kritere që lidhen me objektin e kontratës dhe janë të përshtatshme për të përcaktuar karakteristikat e punëve, furnizimeve ose shërbimeve që janë objekt i kontratës; b) kërkesat e etiketës të bazohen mbi kritere objektivisht të verifikueshme dhe jodiskriminuese; c) etiketat të përcaktohen me një procedurë të hapur dhe transparente ku mund të marrin pjesë të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë organet qeveritare, konsumatorët, partnerët socialë, prodhuesit, shpërndarësit dhe organizatat joqeveritare; ç) etiketat të jenë të aksesueshme për të gjitha palët e interesuara; d) kërkesat e etiketës të përcaktohen nga një palë e tretë, mbi të cilën operatori ekonomik që aplikon për etiketën nuk mund të ushtrojë ndikim vendimtar. Kur autoritetet ose entet kontraktore nuk kërkojnë që punët, furnizimet ose shërbimet të përmbushin të gjitha kërkesat e etiketës, ato tregojnë kërkesat e etiketës, të cilave u referohen. Autoritetet ose entet kontraktore, që kërkojnë një etiketë specifike, pranojnë të gjitha etiketat që konfirmojnë se punët, furnizimet ose shërbimet plotësojnë të gjitha kërkesat e barasvlershme të etiketës. Kur është e dukshme që një operator ekonomik e ka të pamundur të marrë etiketën specifike, të cilësuar nga autoriteti ose enti kontraktor ose një etiketë ekuivalente, brenda afateve kohore përkatëse, për shkaqe që nuk lidhen me atë operator ekonomik, autoriteti ose enti kontraktor pranon mënyra të tjera vërtetimi të përshtatshme, që mund të përfshijnë një dosje teknike nga prodhuesi, nëse operatori ekonomik në fjalë vërteton se punët, furnizimet ose shërbimet që ai duhet të ofrojë përmbushin kërkesat e etiketës specifike ose kërkesat specifike të cilësuara nga autoriteti ose enti kontraktor.
2. Kur një etiketë përmbush kushtet e parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1, por përcakton edhe kërkesa që nuk lidhen me objektin e kontratës, autoriteti ose enti kontraktor nuk e kërkon etiketën si të tillë, por mund të përcaktojë specifikimin teknik, duke iu referuar specifikimeve të detajuara të asaj etikete, ose, kur është e nevojshme, pjesëve të tyre, që lidhen me objektin e kontratës dhe janë të përshtatshme për të përcaktuar karakteristikat e këtij objekti. 26 Neni 38 Alternativat
1. Autoriteti ose enti kontraktor mund të autorizojë ose t’u kërkojë ofertuesve të paraqesin alternativa. Ata e përcaktojnë në njoftimin e kontratës ose kur si mjet për të ftuar në konkurrim përdoret një njoftim paraprak ose periodik informacioni, në ftesën për shprehje interesi, nëse autorizojnë ose kërkojnë alternativa, në të kundërt alternativat nuk do të lejohen. Në çdo rast, alternativat lidhen me objektin e kontratës.
2. Autoriteti ose enti kontraktor që autorizon ose kërkon alternativa deklaron në dokumentet e tenderit kërkesat minimale që duhet të plotësojnë alternativat dhe çdo kërkesë specifike për paraqitjen e tyre, në veçanti nëse alternativat mund të dorëzohen vetëm pasi të jetë dorëzuar oferta, e cila nuk është një alternativë. Ata, gjithashtu, garantojnë që kriteret e përzgjedhura për shpalljen e kontratës fituese, të mund të zbatohen për alternativat që përmbushin këto kërkesa minimale, si edhe për ofertat e pajtueshme që nuk janë alternativa.
3. Në çdo rast, merren parasysh vetëm ato alternativa që plotësojnë kërkesat minimale të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor. Në procedurat e prokurimit të kontratave publike për furnizime ose për shërbime, autoriteti ose enti kontraktor, që ka autorizuar ose kërkuar alternativat, nuk mund ta refuzojë një alternativë me arsyen e vetme që, nëse është i suksesshëm, do të çojë në një kontratë për shërbime në vend të një kontrate publike për furnizime ose në një kontratë për furnizime në vend të një kontrate publike për shërbime. Neni 39 Ndarja e kontratave në lote
1. Autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë të japë një kontratë në formën e loteve të veçanta, duke përcaktuar madhësinë dhe objektin e këtyre loteve. Autoriteti kontraktor, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rast se vendos të zhvillojë procedurën e prokurimit pa e ndarë në lote, duhet të parashikojë një përcaktim të arsyeve kryesore për këtë vendim, i cili bëhet pjesë e dosjes së tenderit. Ky detyrim nuk zbatohet në rastin e kontratave sektoriale.
2. Autoriteti ose enti kontraktor përcakton në njoftimin e kontratës, në ftesën për shprehje interesi ose kur thirrja për konkurrim bëhet përmes njoftimit për ekzistencën e një sistemi kualifikimi, në ftesën për ofertë ose për të negociuar, nëse ofertat mund të dorëzohen për një, për disa ose për të gjitha lotet. Edhe kur ofertat mund të dorëzohen për disa ose të gjitha lotet, autoriteti ose enti kontraktor mund të kufizojë numrin e loteve që mund t’i jepen një ofertuesi, nëse numri maksimal i loteve për ofertues deklarohet në njoftimin e kontratës, në ftesën për shprehje interesi, në ftesën për ofertë ose në ftesën për të negociuar. Kur zbatimi i kritereve për shpalljen e kontratës fituese do të bënte që një ofertues të shpallej fitues i më shumë loteve sesa numri maksimal, autoriteti ose enti kontraktor përcakton në dokumentet e tenderit kriteret objektive dhe jodiskriminuese ose rregullat që synojnë të zbatojnë për të përcaktuar lotet që do të jepen.
3. Kur të njëjtit ofertues mund t’i jepet më shumë se një lot, autoriteti ose enti kontraktor mund të japë kontrata që kombinojnë disa ose të gjitha lotet, pasi të kenë specifikuar në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi mundësinë për ta bërë këtë, dhe lotet ose grupet e loteve që mund të kombinohen. Neni 40 Caktimi i afateve kohore 27
1. Në përcaktimin e afateve kohore për marrjen e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, autoriteti ose enti kontraktor merr veçanërisht parasysh kompleksitetin e kontratës dhe kohën e nevojshme për hartimin e ofertave, pa cenuar afatet minimale të përcaktuara në këtë ligj.
2. Kur autoriteti ose enti kontraktor parashikon mundësinë e një vizite në terren ose inspektim në vend të dokumenteve që mbështesin dokumentet e tenderit, duhet të mbajë në konsideratë të caktojë afatet kohore për marrjen e ofertave më të gjata se afatet kohore minimale të përcaktuara në këtë ligj, me qëllim që të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për të përgatitur ofertat. KREU VII PROCEDURAT E PROKURIMIT Neni 41 Procedurat standarde të prokurimit (shfuqizuar shkronja “f” e pikës 1me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor në përcaktimin e fituesve të kontratave publike zbaton procedurat e parashikuara në këtë ligj. Llojet e procedurave të prokurimit publik janë: a) procedurë e hapur; b) procedurë e kufizuar; c) procedurë konkurruese me negocim, e cila përdoret vetëm në rastin e kontratave të sektorit klasik; ç) partneritet për inovacion; d) dialogu konkurrues; dh) procedurë me negocim me shpallje paraprake të njoftimit, e cila përdoret vetëm në rastin e kontratave sektoriale; e) procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës; ë) procedurë e hapur e thjeshtuar; f) Shfuqizuar
2. Për prokurimet me vlerë nën kufirin e ulët monetar të mallrave, shërbimeve apo punëve, autoriteti kontraktor mund të përdorë procedura të thjeshtuara, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik.
3. Pavarësisht nëse vlera e përllogaritur e kontratës është në kufirin e prokurimeve me vlerë të vogël, autoritetet ose entet kontraktore mund të zgjedhin të zhvillojnë një nga procedurat e prokurimit të përcaktuara në pikën 1, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Neni 42 Procedurë e hapur
1. Procedura e hapur është procedurë me një fazë, ku mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar. Në procedurën e hapur, autoriteti ose enti kontraktor shpall një njoftim, sipas përcaktimeve në nenin 56 të këtij ligji, i cili përmban një përshkrim të objektit që do të prokurohet, në përputhje me parashikimet në rregullat e prokurimit publik. 2. Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati minimal për pranimin e ofertave është jo më pak se 35 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës.
3. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, kur autoriteti ka shpallur një njoftim paraprak ose në rastin e kontratave sektoriale kur enti kontraktor ka shpallur një njoftim periodik të informacionit, që në vetvete nuk është përdorur si mjet për të bërë ftesën për 28 konkurrim, afati kohor minimal për pranimin e ofertave, i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, mund të shkurtohet në 15 ditë nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) njoftimi paraprak i informacionit ose periodik i informacionit përfshin të gjithë informacionin e kërkuar sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik, në rast se ai informacion është i disponueshëm në momentin kur shpallet njoftimi paraprak; b) njoftimi paraprak i informacionit ose periodik i informacionit shpallet nga 35 ditë deri në 12 muaj përpara datës së shpalljes së njoftimit të kontratës.
4. Afati për dorëzimin e ofertave, përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, mund të shkurtohet me 5 ditë kur ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave, i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, zgjatet me 5 ditë.
5. Për procedurat e prokurimit ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar, afati për pranimin e ofertave është jo më pak se 20 ditë nga shpallja e njoftimit të kontratës dhe, në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike, ky afat mund të shkurtohet me 5 ditë.
6. Përjashtimisht, për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor argumenton se për shkak të një gjendje urgjence e ka të pamundur respektimin e afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, afati i pranimit të ofertave mund të shkurtohet deri në 15 ditë nga data në të cilën është publikuar njoftimi i kontratës. Në çdo rast, argumentimi mbi arsyet e shkurtimit të këtij afati do të jepet nga autoriteti ose enti kontraktor në njoftimin e kontratës. Neni 43 Procedurë e kufizuar (shtuar pika 7 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Procedura e kufizuar është procedurë me dy faza, në të cilën mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi, i cili përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik.
2. Në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor minimal për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje është jo më pak se 30 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi. Në rastin e kontratave sektoriale, kur entet kontraktore kanë shpallur një njoftim periodik të informacionit, që është përdorur si mjet për të bërë ftesën për konkurrim, ky afat është jo më pak se 15 ditë.
3. Në fazën e dytë të procedurës së kufizuar, ofertë mund të paraqesin vetëm kandidatët e përzgjedhur nga autoriteti ose enti kontraktor, në përputhje me nenin 58 të këtij ligji. Autoriteti ose enti kontraktor mund të kufizojë numrin e kandidatëve të përshtatshëm për t’u ftuar që të marrin pjesë në procedurë, në përputhje me parashikimet në këtë ligj. Në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, afati minimal i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për pranimin e ofertave është 30 ditë nga data në të cilën është shpallur ftesa për ofertë. Në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e prokurimit të kontratave sektoriale, afati kohor për marrjen e ofertave mund të përcaktohet me anë të një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet entit kontraktor dhe kandidatëve të përzgjedhur, me kusht që të gjithë kandidatëve të përzgjedhur t’u jepet kohë e barabartë për të përgatitur dhe dorëzuar ofertat e tyre. Në mungesë të marrëveshjes për afatin kohor për pranimin e ofertave, afati kohor është të paktën 10 ditë nga data në të cilën është shpallur ftesa për ofertë.
4. Në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, kur autoritetet kontraktore kanë shpallur një njoftim paraprak të informacionit, që nuk është përdorur si mjet për të bërë ftesën për pjesëmarrje, afati kohor minimal për pranimin e ofertave apo kërkesave për pjesëmarrje, i 29 përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, bëhet 10 ditë nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) njoftimi paraprak i informacionit përfshin të gjithë informacionin që kërkohet sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik, në rast se ai informacion është i disponueshëm në momentin kur shpallet njoftimi paraprak i informacionit; b) njoftimi paraprak i informacionit është shpallur nga 35 ditë deri në 12 muaj përpara datës së shpalljes të njoftimit të kontratës.
5. Për procedurat e kufizuara ndërmjet kufirit të lartë dhe të ulët monetar, afatet kohore minimale të përcaktuara nga autoriteti kontraktor, janë: a) për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje, afati kohor është jo më pak se 20 ditë nga shpallja e njoftimit të kontratës; b) për pranimin e ofertave, afati kohor është jo më pak se 20 ditë nga shpallja e ftesës për ofertë. Në procedurat e kufizuara ndërmjet kufirit të lartë dhe të ulët monetar, në rastin e prokurimit të kontratave sektoriale, afatet kohore minimale të përcaktuara nga enti kontraktor, janë: i. për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje, afati kohor është jo më pak se 20 ditë nga shpallja e njoftimit të kontratës. ii. afati kohor për marrjen e ofertave mund të përcaktohet me anë të një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet entit kontraktor dhe kandidatëve të përzgjedhur, me kusht që të gjithë kandidatëve të përzgjedhur t’u jepet kohë e barabartë për të përgatitur dhe dorëzuar ofertat e tyre. Në mungesë të marrëveshjes për afatin kohor për pranimin e ofertave, afati kohor është jo më pak se 10 ditë nga data në të cilën është shpallur ftesa për ofertë.
6. Autoriteti kontraktor mund të shkurtojë me 5 ditë afatin kohor për marrjen e ofertave në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike, sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave zgjatet me 5 ditë.
7. Përjashtimisht, për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor argumenton se, për shkak të një gjendjeje urgjence e ka të pamundur respektimin e afatit të përcaktuar në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, afatet mund të shkurtohen: a) për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje, jo më pak se 15 ditë nga data në të cilën është publikuar njoftimi i kontratës; b) për pranimin e ofertave, jo më pak se 10 ditë nga data në të cilën është dërguar ftesa për ofertë. Neni 44 Procedurë konkurruese me negocim
1. Procedura konkurruese me negocim është procedurë me faza, në të cilën mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi që përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik. Rastet e përdorimit të procedurës konkurruese me negocim përcaktohen në nenin 51 të këtij ligji.
2. Në dokumentet e tenderit, autoritetet kontraktore identifikojnë objektin e prokurimit, duke bërë një përshkrim të nevojave të tyre dhe karakteristikave të kërkuara për mallrat, punët ose shërbimet që do të prokurohen, si dhe specifikojnë kriteret e përcaktimit të ofertës fituese. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë në dokumentet e tenderit të gjitha kërkesat që ofertat duhet të plotësojnë. 30 Informacioni i dhënë duhet t’u mundësojë operatorëve ekonomikë të identifikojnë natyrën dhe objektin e prokurimit dhe të vendosin nëse do të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në procedurë.
3. Në procedurat konkurruese me negocim mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 30 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi. Vetëm operatorët ekonomikë që janë ftuar nga autoriteti kontraktor mund të paraqesin ofertë fillestare, e cila shërben si bazë për negocimet vijuese. Autoritetet kontraktore mund të kufizojnë numrin e kandidatëve të përshtatshëm për t’u ftuar që të marrin pjesë në procedurë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
4. Për procedurat konkurruese me negocim ndërmjet kufirit të lartë dhe të ulët monetar, afati për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është jo më pak se 20 ditë nga shpallja e njoftimit të kontratës.
5. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në pikën 7 të këtij neni, autoritetet kontraktore negociojnë me ofertuesit ofertat fillestare dhe të gjitha ofertat pasuese që ata kanë dorëzuar, me qëllim përmirësimin e tyre në përmbajtje, me përjashtim të ofertave përfundimtare. Kërkesat minimale dhe kriteret për shpalljen e kontratës fituese nuk janë objekt negocimi.
6. Autoritetet kontraktore mund të japin kontrata mbi bazën e ofertave fillestare pa negocim kur në njoftimin e kontratës ose në ftesën për të shprehur interesin është bërë e ditur se u rezervohet mundësia për ta bërë diçka të tillë.
7. Autoritetet kontraktore sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë ofertuesit gjatë negocimit dhe në asnjë rast nuk jep informacione në mënyrë diskriminuese, të cilat mund të favorizojnë disa prej pjesëmarrësve. Ata informojnë me shkrim të gjithë ofertuesit, ofertat e të cilëve kalojnë në fazën tjetër, për çdo ndryshim në specifikimet teknike ose në dokumente të tjera të tenderit, përveç atyre që përcaktojnë kërkesat minimale. Pas këtyre ndryshimeve autoritetet kontraktore parashikojnë një afat jo më pak se 5 ditë, që ofertuesit të modifikojnë dhe të dorëzojnë përsëri ofertat e ndryshuara sipas rastit. Autoritetet kontraktore nuk u tregojnë pjesëmarrësve të tjerë informacionin konfidencial të komunikuar nga një kandidat ose një ofertues që merr pjesë në negocime, pa pëlqimin e këtij të fundit.
8. Procedurat konkurruese me negocim mund të zhvillohen në faza të njëpasnjëshme, për të ulur numrin e ofertave që do të negociohen. Autoriteti kontraktor bën me dije nëse do ta përdorë këtë mundësi në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi.
9. Kur autoriteti kontraktor synon të mbyllë negociatat, ai informon ofertuesit që kanë mbetur dhe cakton një afat të përbashkët për të dorëzuar çdo ofertë të re ose të rishikuar. Autoriteti kontraktor vlerëson ofertat përfundimtare dhe verifikon në rast se ato janë në përputhje me kërkesat minimale dhe me parimet e përgjithshme të përzgjedhjes dhe shpall fituesin sipas parashikimeve në këtë ligj.
10. Autoriteti kontraktor mund të shkurtojë me 5 ditë afatin kohor për marrjen e ofertave, në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave zgjatet me 5 ditë. Neni 45 Dialogu konkurrues
1. Dialogu konkurrues është procedurë që zhvillohet në tri faza: faza parakualifikuese, faza e dialogut dhe faza e paraqitjes së ofertës përfundimtare, ku çdo operator ekonomik mund të dorëzojë një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të njoftimit të kontratës apo edhe të njoftimit 31 për ekzistencën e një sistemi kualifikimi në rastin e kontratave sektoriale, duke dhënë informacionin që kërkohet nga autoriteti ose enti kontraktor. Kushtet e përdorimit të dialogut konkurrues nga autoritetet kontraktore përcaktohen në nenin 51 të këtij ligji.
2. Autoriteti ose enti kontraktor përcakton nevojat dhe kërkesat e tij në njoftimin e kontratës dhe/ose në ftesën për ofertë. Njëkohësisht, në këto dokumente përcakton edhe kriteret e përzgjedhura për përcaktimin e ofertës fituese, si dhe cakton një periudhë kohore brenda së cilës duhet të përfundojë ky proces.
3. Në procedurën e dialogut konkurrues mbi kufirin e lartë monetar afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 30 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi. Për kontratat sektoriale, kur si mënyrë për të bërë ftesën për konkurrim përdoret një njoftim periodik informacioni, ky afat në çdo rast nuk është më pak se 15 ditë.
4. Në procedurën e dialogut konkurrues, ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar, afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi.
5. Në fazën e dialogut mund të marrin pjesë vetëm operatorët ekonomikë që ftohen nga autoriteti ose enti kontraktor, pasi ky i fundit i ka kualifikuar në fazën e parë. Autoritetet ose entet kontraktore mund të kufizojnë numrin e kandidatëve të përshtatshëm për t’u ftuar që të marrin pjesë në procedurë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Kontrata jepet vetëm mbi bazën e kriterit të raportit çmim-cilësi, sipas parashikimeve në këtë ligj.
6. Autoriteti ose enti kontraktor fillon dialogun me pjesëmarrësit e përzgjedhur sipas parashikimeve në këtë ligj, me qëllim identifikimin dhe përcaktimin e mjeteve që përshtaten më mirë me nevojat e tyre. Ata mund t’i diskutojnë të gjitha aspektet e prokurimit me pjesëmarrësit e përzgjedhur gjatë këtij dialogu. Gjatë dialogut, autoriteti ose enti kontraktor siguron trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit dhe në asnjë rast nuk jep informacione në mënyrë diskriminuese, të cilat mund të favorizojnë disa prej pjesëmarrësve. Autoriteti ose enti kontraktor nuk u tregon pjesëmarrësve të tjerë zgjidhjet e propozuara ose informacionin konfidencial që është komunikuar nga një kandidat ose një ofertues që merr pjesë në dialog, pa pëlqimin e këtij të fundit.
7. Dialogu mund të zhvillohet në faza të njëpasnjëshme, për të ulur numrin e zgjidhjeve që do të diskutohen gjatë fazës së dialogut bazuar në kriteret e përzgjedhjes. Autoriteti ose enti kontraktor e cilëson në njoftimin e kontratës ose në ftesën për ofertë nëse do ta përdorë këtë mundësi.
8. Autoriteti ose enti kontraktor e vazhdon dialogun deri në identifikimin e zgjidhjes ose zgjidhjeve, që mund të plotësojnë nevojat e tij.
9. Pasi të ketë deklaruar mbylljen e dialogut dhe pasi të kenë informuar pjesëmarrësit që kanë mbetur, autoriteti ose enti kontraktor i kërkon secilit prej tyre të paraqesë ofertat përfundimtare në bazë të zgjidhjes ose zgjidhjeve të paraqitura dhe të specifikuara gjatë dialogut. Këto oferta përmbajnë të gjitha elementet e kërkuara dhe të nevojshme për realizimin e projektit. Këto oferta mund të qartësohen, të specifikohen dhe të përshtaten sipas kërkesës së autoritetit ose entit kontraktor. Megjithatë, ky qartësim, specifikim, përshtatje ose informacion shtesë nuk mund të përfshijë ndryshime në aspektet kryesore të ofertës, duke përfshirë nevojat dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës ose ftesën për ofertë, të cilat mund të shtrembërojnë konkurrencën ose të kenë efekt diskriminues.
10. Autoriteti ose enti kontraktor shqyrton dhe vlerëson ofertat e marra mbi bazën e kritereve të përzgjedhjes, të përcaktuara në njoftimin e kontratës ose në ftesën për ofertë. Me kërkesë të autoritetit ose entit kontraktor, ofertuesit që ka dorëzuar ofertën me raportin më të mirë çmim-cilësi, sipas parashikimeve në këtë ligj, mund t’i kërkohet, përmes negociatave, 32 të konfirmojë angazhimet financiare ose kushtet e tjera që përmban oferta, duke finalizuar kushtet e kontratës, nëse kjo nuk ndikon në ndryshimin e aspekteve thelbësore të ofertës, nevojave dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e kontratës ose në ftesën për ofertë, të cilat mund të shtrembërojnë konkurrencën ose të kenë efekt diskriminues.
11. Autoriteti ose enti kontraktor mund të parashikojë pagesa për pjesëmarrësit në dialog, në varësi të natyrës dhe kostos që ka objekti i prokurimit.
12. Autoriteti kontraktor mund të shkurtojë me 5 ditë afatin kohor për marrjen e ofertave, në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave zgjatet me 5 ditë. Neni 46 Partneriteti për inovacion
1. Partneriteti për inovacion është procedurë me faza, ku çdo operator ekonomik mund të dorëzojë një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të njoftimit të kontratës, duke dhënë informacionin që kërkohet nga autoriteti ose enti kontraktor. Në dokumentet e tenderit, autoriteti ose enti kontraktor identifikon nevojën për një produkt, shërbim ose punë inovatore, e cila nuk mund të përmbushet duke blerë produktet, shërbimet ose punët që gjenden në treg. Në dokumentet e tenderit përcaktohen kërkesat minimale që duhet të plotësojnë të gjitha ofertat. Informacioni i dhënë duhet t’u mundësojë operatorëve ekonomikë që të identifikojnë natyrën dhe objektin e zgjidhjes së kërkuar dhe të vendosin nëse do të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në procedurë. Autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë që të krijojë partneritet për inovacion me një partner ose disa partnerë që kryejnë veprimtari të veçanta kërkimi dhe zhvillimi.
2. Në procedurën e partneritetit për inovacion, mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 30 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi. Për kontratat sektoriale, kur si mënyrë për të bërë ftesën për konkurrim përdoret një njoftim periodik informacioni, ky afat në çdo rast nuk është më pak se 15 ditë.
3. Në procedurën e partneritetit për inovacion, ndërmjet kufirit të lartë dhe të ulët monetar, afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi.
4. Ofertë fillestare mund të paraqesin vetëm operatorët ekonomikë që ftohen nga autoriteti ose enti kontraktor, pasi ky i fundit i ka kualifikuar në fazën e parë. Autoriteti ose enti kontraktor mund të kufizojë numrin e kandidatëve të përshtatshëm për t’u ftuar që të marrin pjesë në procedurë, sipas parashikimeve të këtij ligji. Kontratat jepen vetëm mbi bazën e kriterit të raportit çmim-cilësi, sipas parashikimeve në këtë ligj.
5. Partneriteti për inovacion ka si qëllim zhvillimin e një produkti, shërbimi apo pune inovatore dhe blerjen më pas të mallrave, shërbimeve ose punëve që rezultojnë prej tyre nëse ato përkojnë me nivelet e performancës dhe kostot minimale të dakordësuara ndërmjet autoritetit ose entit kontraktor dhe pjesëmarrësve.
6. Partneriteti për inovacion zhvillohet me faza të njëpasnjëshme bazuar në hapat e procesit të kërkimit dhe zhvillimit, të cilat mund të përfshijnë prodhimin e produkteve, ofrimin e shërbimeve ose përfundimin e punëve. Në partneritetin për inovacion përcaktohen objektiva të ndërmjetme, të cilët duhet të arrihen nga partnerët/kontraktuesit dhe parashikohet që pagesat të bëhen sipas një plani të caktuar. Bazuar mbi këto objektiva, autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë që ta përfundojë partneritetin për inovacion pas çdo faze ose në rastin e partneritetit për inovacion me disa partnerë, të reduktojë numrin e tyre, duke zgjidhur kontratat individuale. Në çdo rast, një 33 mundësi e tillë dhe kushtet për përdorimin e saj duhet të parashikohen qartësisht në dokumentet e tenderit.
7. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë nen, autoriteti ose enti kontraktor negocion me ofertuesit ofertat fillestare dhe të gjitha ofertat pasuese që ata kanë dorëzuar për të përmirësuar përmbajtjen e tyre, përveç ofertës përfundimtare. Kërkesat minimale dhe kriteret e përzgjedhjes nuk janë objekt negocimi.
8. Autoriteti ose enti kontraktor siguron trajtim të barabartë për të gjithë ofertuesit gjatë negocimit dhe në asnjë rast nuk jep informacione në mënyrë diskriminuese, të cilat mund të favorizojnë disa prej pjesëmarrësve. Autoriteti ose enti kontraktor informon me shkrim të gjithë ofertuesit, të cilët kalojnë në fazën tjetër, për çdo ndryshim në specifikimet teknike ose dokumente të tjera të tenderit, përveç atyre që përcaktojnë kërkesat minimale. Pas këtyre ndryshimeve, autoriteti ose enti kontraktor parashikon një kohë të mjaftueshme që ofertuesit të modifikojnë dhe të dorëzojnë përsëri ofertat e ndryshuara sipas rastit. Bazuar mbi parimet e konfidencialitetit të parashikuara në këtë ligj, autoriteti ose enti kontraktor nuk duhet t’u tregojë pjesëmarrësve të tjerë informacionin konfidencial të komunikuar nga një kandidat ose një ofertues që merr pjesë në negociata, pa pëlqimin e këtij të fundit.
9. Negociatat gjatë procedurave të partneritetit për inovacion mund të zhvillohen në faza të njëpasnjëshme, për të ulur numrin e ofertave që do të negociohen bazuar në kriteret e përzgjedhjes. Autoriteti ose enti kontraktor e cilëson në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi nëse do ta përdorë këtë mundësi.
10. Për përzgjedhjen e kandidatëve, autoriteti ose enti kontraktor përdor kritere që lidhen me kapacitetin e tyre në fushën e kërkimit dhe zhvillimit dhe në krijimin e zbatimin e zgjidhjeve inovatore. Vetëm ata operatorë ekonomikë që ftohen nga autoriteti ose enti kontraktor, pasi ky i fundit ka vlerësuar informacionin e kërkuar, mund të dorëzojnë projekte kërkimi dhe inovacioni, që kanë si qëllim përmbushjen e nevojave të një autoriteti ose enti kontraktor, të cilat nuk mund të përmbushen nëpërmjet zgjidhjeve ekzistuese. Autoriteti ose enti kontraktor përcakton rregullat e zbatueshme për të drejtat e pronësisë intelektuale në dokumentet e tenderit. Në rastin e një partneriteti për inovacion me disa partnerë, bazuar mbi parimet e konfidencialitetit të parashikuara në këtë ligj, autoriteti ose enti kontraktor nuk duhet t’u tregojë partnerëve të tjerë zgjidhjet e propozuara ose informacione të tjera konfidenciale të komunikuara nga një partner në kuadrin e partneritetit, pa pëlqimin e tij.
11. Autoriteti ose enti kontraktor garanton që struktura e partneritetit dhe, në veçanti, kohëzgjatja dhe vlera e fazave të ndryshme të pasqyrojë shkallën e inovacionit të zgjidhjes së propozuar dhe rendin e veprimtarive të kërkimit dhe inovacionit, të nevojshme për zhvillimin e një zgjidhjeje inovatore ende të padisponueshme në treg. Vlera e parashikuar e mallrave, shërbimeve ose punëve duhet të jetë në proporcion me investimin që kërkohet për realizimin e tyre.
12. Autoriteti kontraktor mund të shkurtojë me 5 ditë afatin kohor për marrjen e ofertave, në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave zgjatet me 5 ditë. Neni 47 Procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (hequr togfjalësh në shkronjat “a” dhe “c” të pikës 1me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës mund të përdoret për kontratat publike të punëve, mallrave ose shërbimeve në secilin nga rastet e mëposhtme: 34 a) kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme të hapura ose të hapura të thjeshtuara, ose procedurës së kufizuar apo në përgjigje të një procedure të publikuar për konkurrim të lidhur me aktivitetet sektoriale sipas kreut X të këtij ligji, nuk është paraqitur asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje, ose kur ofertat apo kërkesat për pjesëmarrje të dorëzuara kanë qenë të papërshtatshme. Në çdo rast, kushtet fillestare të kontratës nuk duhet të kenë pësuar ndryshime thelbësore. Në rastin e kontratave sektoriale, enti kontraktor mund të përdorë procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit, kur në përgjigje të procedurës me shpallje paraprake të njoftimit nuk është paraqitur asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje ose ato që janë dorëzuar kanë qenë të papërshtatshme, duke pasur parasysh që kushtet fillestare të kontratës të mos kenë pësuar ndryshime thelbësore. Një ofertë konsiderohet si e papërshtatshme, kur ajo nuk ka lidhje me kontratën dhe duket qartë që nuk mund të plotësojë, pa pësuar ndryshime thelbësore, nevojat dhe kërkesat e autoritetit ose entit kontraktor, të specifikuara në dokumentet e tenderit. Kërkesa për pjesëmarrje konsiderohet si e papërshtatshme kur operatori ekonomik në fjalë ndodhet në kushtet e skualifikimit, sipas nenit 76 të këtij ligji, ose nuk përmbush kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor sipas nenit 77 të këtij ligji. b) kur punët, mallrat apo shërbimet mund të ofrohen vetëm nga një operator ekonomik i caktuar për një nga arsyet e mëposhtme: i. qëllimi i prokurimit është krijimi ose blerja e një vepre arti ose performance artistike unike; ii. për arsye teknike, nuk ka konkurrencë; iii. për të mbrojtur të drejtat ekskluzive, duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale. Përjashtimet e përcaktuara në nënndarjet “ii” dhe “iii” zbatohen vetëm kur nuk ekziston asnjë alternativë ose zëvendësim i arsyeshëm dhe mungesa e konkurrencës nuk vjen si rezultat i kufizimit të kërkesave që autoriteti ose enti kontraktor përcakton për objektin e prokurimit. c) kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor. Për kontratat e nënshkruara në përfundim të një procedure prokurimi sipas kësaj shkronje, nuk mund të përdoret procedura me negocim, pa shpallje paraprake për mallra, shërbime ose punë shtesë, sipas parashikimeve në këtë nen.
2. Procedura me negocim, pa shpallje paraprake, mund të përdoret për kontratat publike të mallrave: a) kur produktet e përfshira janë prodhuar vetëm për arsye kërkimi, eksperimentimi, studimi ose zhvillimi. Kontratat që jepen në zbatim të kësaj pike nuk përfshijnë prodhimin në masë për të arritur qëndrueshmëri tregtare ose për të mbuluar kostot e kërkimit dhe të zhvillimit; b) për dorëzime shtesë nga furnizuesi fillestar, të cilat janë ose një zëvendësim i pjesshëm i mallrave apo instalimeve ose si shtesë e mallrave apo instalimeve ekzistuese, kur një ndryshim i furnizuesit do ta detyronte autoritetin ose entin kontraktor të marrë mallra me karakteristika të ndryshme teknike, të cilat do të rezultonin në papërputhshmëri ose në vështirësi teknike joproporcionale në shfrytëzim dhe mirëmbajtje. Kontrata në këtë rast duhet të nënshkruhet nga autoriteti kontraktor brenda tre vjetëve nga lidhja e kontratës fillestare dhe vlera e këtyre furnizimeve nuk duhet të tejkalojë 20% të vlerës së kontratës fillestare. Ky përcaktim nuk zbatohet në rastin e kontratave sektoriale. Situata e parashikuar në këtë pikë nuk zbatohet për ato lloj mallrash dhe shërbimesh që autoriteti ose enti kontraktor ka nevoja të vazhdueshme. c) për mallrat e kuotuara dhe të blera në bursë; 35 ç) për blerjet e mallrave me kushte veçanërisht të favorshme, nga një furnitor që mbyll përfundimisht veprimtarinë e tij tregtare, është në proces falimenti, nga një marrëveshje me kreditorët ose sipas një procedure të ngjashme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Procedura me negocim, pa shpallje paraprake, mund të përdoret për kontratat publike të shërbimit kur kontrata në fjalë pason një konkurs projektimi të organizuar në përputhje me këtë ligj dhe, sipas rregullave të parashikuara në konkursin e projektimit, duhet t’i jepet fituesit ose njërit prej fituesve të konkursit të projektimit; në rastin e dytë të gjithë fituesit duhet të ftohen të marrin pjesë në negociata.
4. Procedura me negocim, pa shpallje paraprake, mund të përdoret për punë ose shërbime të reja që kanë të bëjnë me përsëritje të punëve apo shërbimeve të ngjashme, që i janë besuar një operatori ekonomik, të cilit autoriteti ose enti kontraktor i ka dhënë kontratën fillestare, me kusht që këto punë ose shërbime të përputhen me projektin bazë për të cilin është lidhur kontrata fillestare mbi bazën e një procedure konkurruese. Në projektin bazë duhet të cilësohet niveli i punëve ose shërbimeve shtesë dhe kushtet sipas të cilave ato do të jepen. Situata e parashikuar në këtë pikë nuk zbatohet për ato lloj shërbimesh, për të cilat autoriteti kontraktor ka nevoja të vazhdueshme. Përdorimi i mundshëm i kësaj procedure duhet të bëhet i ditur që në momentin e shpalljes së procedurës së parë dhe autoriteti ose enti kontraktor gjatë përllogaritjes së fondit limit duhet të marrë parasysh edhe një kosto të përgjithshme të punëve ose shërbimeve shtesë. Kjo procedurë mund të përdoret vetëm brenda tre vjetëve nga data e lidhjes së kontratës fillestare dhe vlera nuk duhet të tejkalojë 20% të vlerës së kontratës fillestare. Ky përcaktim nuk zbatohet në rastin e kontratave sektoriale. Neni 48 Procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit
1. Për prokurimin e kontratave sektoriale entet kontraktore mund të përdorin procedurën me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, në të cilën çdo operator ekonomik mund të dorëzojë një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një ftese për ofertë, duke dhënë informacionin për përzgjedhjen cilësore që kërkohet nga enti kontraktor.
2. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë, afati kohor minimal për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje është jo më pak se 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit të kontratës ose ftesës për shprehje interesi ose në rastet kur si mënyrë për të bërë ftesën për ofertë përdoret një njoftim periodik informacioni, ky afat nuk është më pak se 15 ditë.
3. Në procedurat e prokurimit, ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar, afati kohor minimal për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje është 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës ose ftesa për shprehje interesi.
4. Në negocim mund të marrin pjesë vetëm ata operatorë ekonomikë që ftohen nga enti kontraktor, pasi ky i fundit ka vlerësuar informacionin e paraqitur. Entet kontraktore mund të kufizojnë numrin e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në procedurë, në përputhje me nenin 85 të këtij ligji. Afati kohor për marrjen e ofertave mund të përcaktohet me anë të një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet entit kontraktor dhe kandidatëve të përzgjedhur, me kusht që të gjithë atyre t’u jepet kohë e barabartë për të përgatitur dhe dorëzuar ofertat e tyre. Në mungesë të marrëveshjes për afatin kohor për pranimin e ofertave, afati kohor është jo më pak se 10 ditë nga data e dërgimit të ftesës për ofertë. Neni 49 Procedurë e hapur e thjeshtuar 36
1. Autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën e hapur të thjeshtuar për kontrata nën kufirin e ulët monetar.
2. Procedura e hapur e thjeshtuar është një procedurë me një fazë, ku mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar.
3. Afati për pranimin e ofertave në këtë procedurë prokurimi është jo më pak se 10 ditë nga publikimi i njoftimit të kontratës. Neni 50 Shërbim konsulence ( shfuqizuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) Neni 51 Rastet e përdorimit të procedurës konkurruese me negocim dhe dialogut konkurrues Autoritetet kontraktore mund të përdorin një procedurë konkurruese me negocim ose dialog konkurrues në rastet e mëposhtme:
1. Për kontratat e punëve, mallrave ose shërbimeve që përmbushin një ose disa nga kriteret e mëposhtme: a) kur për të përmbushur nevojat e autoritetit kontraktor është e nevojshme të përshtaten zgjidhjet ekzistuese, që autoritetet kontraktore i kanë në dispozicion; b) kur ato përfshijnë projektim ose zgjidhje inovatore; c) kontrata nuk mund të jepet pa negocim paraprak për shkak të rrethanave specifike që lidhen me natyrën, kompleksitetin, kuadrin juridik dhe financiar ose për shkak të rreziqeve që shoqërojnë ato; ç) specifikimet teknike nuk mund të përcaktohen me saktësinë e duhur nga autoriteti kontraktor bazuar në standarde të miratuara apo duke iu referuar specifikimeve të caktuara, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
2. Për kontratat e punëve, mallrave ose shërbimeve kur gjatë një procedure të hapur ose të kufizuar janë dorëzuar vetëm oferta të parregullta apo të papranueshme. Në këto rrethana, autoritetet kontraktore nuk kanë detyrim që të shpallin një njoftim kontrate për sa kohë që përfshijnë në procedurë të gjithë ofertuesit që përmbushin kriteret për kualifikim, të përcaktuara në këtë ligj dhe që gjatë një procedure të mëparshme të hapur ose të kufizuar kanë dorëzuar oferta në përputhje me kërkesat formale të procedurës së prokurimit. Konsiderohen oferta të parregullta, ato oferta që nuk janë në përputhje me dokumentet e tenderit, si dhe nuk respektojnë detyrimet ligjore që vijnë nga legjislacioni i posaçëm në varësi të objektit të prokurimit. Konsiderohen oferta të papranueshme ato oferta, të cilat: a) janë dorëzuar me vonesë; b) janë anomalisht të ulëta dhe të paargumentuara; c) tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktor, të përcaktuar dhe të dokumentuar përpara fillimit të procedurës së prokurimit. KREU VIII MJETET E PROKURIMIT Neni 52 Marrëveshjet kuadër
1. Marrëveshja kuadër është marrëveshja ndërmjet një ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë 37 kushtet e kontratave që do të jepen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara. Afati i marrëveshjes kuadër nuk është më i gjatë se 4 vjet. Në rastin e marrëveshjes kuadër për kontratat sektoriale, ky afat nuk është më i gjatë se 8 vjet.
2. Kontratat e bazuara në një marrëveshje kuadër lidhen në përputhje me procedurat e parashikuara në këtë ligj. Këto kontrata mund të zbatohen vetëm ndërmjet atyre autoriteteve ose enteve kontraktore që janë identifikuar qartë për këtë qëllim në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi dhe atyre operatorëve ekonomikë që janë palë të marrëveshjes kuadër që është lidhur. Kontratat e bazuara në një marrëveshje kuadër në asnjë rrethanë nuk mund të përfshijnë ndryshime thelbësore të kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër, veçanërisht në rastin e përmendur në pikën 3 të këtij neni.
3. Kur një marrëveshje kuadër lidhet me një operator të vetëm ekonomik, kontratat e bazuara në këtë marrëveshje lidhen brenda kufijve të kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër. Për dhënien e këtyre kontratave, autoritetet ose entet kontraktore i kërkojnë operatorit ekonomik palë në marrëveshjen kuadër ofertën e tij, sipas nevojës.
4. Kur marrëveshja kuadër lidhet me më shumë se një operator ekonomik, atëherë kjo marrëveshje kuadër zbatohet në një nga mënyrat e mëposhtme: a) nëpërmjet zbatimit të kushteve të parashtruara në marrëveshjen kuadër, pa rihapur konkurrimin; b) kur marrëveshja kuadër përcakton të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve në fjalë, pjesërisht pa rihapur konkurrimin në përputhje me shkronjën “a” të kësaj pike, dhe pjesërisht me rihapjen e konkurrimit ndërmjet operatorëve ekonomikë, palë të marrëveshjes kuadër, në përputhje me shkronjën “c” të kësaj pike, kur kjo mundësi është parashikuar nga autoritetet ose entet kontraktore në dokumentet e tenderit për marrëveshjen kuadër. Zgjedhja nëse punët, furnizimet ose shërbimet specifike blihen pas rihapjes së konkurrimit ose direkt sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër bëhet në përputhje me kritere objektive, të cilat përcaktohen në dokumentet e tenderit për marrëveshjen kuadër. Në këto dokumente duhet, gjithashtu, të specifikohet se cilat kushte mund t’i nënshtrohen rihapjes së konkurrimit. Mundësitë që parashikohen në paragrafin e parë të kësaj shkronje, gjithashtu, zbatohen për çdo lot të marrëveshjes kuadër, për të cilët të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve në fjalë përcaktohen në marrëveshjen kuadër, pavarësisht nëse janë përcaktuar ose jo të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e këtyre punëve, shërbimeve dhe furnizimeve për lote të tjera. c) kur në marrëveshjen kuadër, nëpërmjet rihapjes së konkurrimit ndërmjet operatorëve ekonomikë, palë të marrëveshjes kuadër, nuk janë përcaktuar të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve.
5. Konkurrimet e përmendura në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 4 bazohen në të njëjtat kushte që zbatohen për dhënien e marrëveshjes kuadër dhe, nëse është e nevojshme, në bazë të kushteve të formuluara më saktësisht dhe, sipas rastit, në kushte të tjera të përcaktuara në dokumentet e tenderit, në përputhje me procedurën në vijim: a) për çdo kontratë që do të prokurohet, autoritetet ose entet kontraktore komunikojnë me shkrim ose me mjete elektronike me palët në marrëveshjen kuadër; b) autoritetet ose entet kontraktore duhet të caktojnë një afat jo më pak se 2 ditë për dorëzimin e ofertave për secilën kontratë specifike, duke marrë parasysh kompleksitetin e objektit që do të prokurohet dhe kohën e nevojshme për të dorëzuar ofertat; c) ofertat do të dorëzohen me shkrim ose me mjete elektronike dhe përmbajtja e tyre duhet të mbetet konfidenciale, derisa kufiri i përcaktuar kohor për përgjigje të ketë skaduar; 38 ç) autoritetet ose entet kontraktore do t’i japin kontratën ofertuesit, që ka dorëzuar ofertën më të mirë, në bazë të kritereve të shpalljes së kontratës fituese, të përcaktuara në dokumentet e tenderit të marrëveshjes kuadër. Neni 53 Blerja e përqendruar (ndryshuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Këshilli i Ministrave krijon organ qendror blerës për kryerjen e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoriteteve ose enteve kontraktore, që organizohet si institucion publik apo si shoqëri aksionare në pronësi të shtetit dhe kryen procedurat e prokurimit sipas sektorëve përkatës, të përcaktuara në vendimin e krijimit të tij. Organi qendror blerës kryen veprimtari në zbatim të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në fuqi. Tarifa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik nga organi qendror blerës, i krijuar sipas kësaj pike, dhe përllogaritja e saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Këshilli i Ministrave mund të ngarkojë për procedura të veçanta prokurimi një autoritet ose ent tjetër kontraktor si organ qendror blerës apo si ofrues i shërbimit të prokurimit që do të zhvillojë procedurën e prokurimit për objekte të caktuara.
3. Kur dy ose më shumë autoritete ose ente kontraktore kanë nevojë për të njëjtat mallra, punë apo shërbime, atëherë ata, nëse marrin një vendim të tillë, mund t’i ngarkojnë njërit prej tyre detyrën e prokurimit të këtyre mallrave, punëve apo shërbimeve në emër të të tjerëve.
4. Kur një procedurë prokurimi kryhet bashkërisht në emër dhe për llogari të të gjitha autoriteteve ose enteve kontraktore të interesuara, ato do të jenë bashkërisht përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të tyre, në përputhje me këtë ligj. Kjo vlen edhe në rastet kur një autoritet ose ent kontraktor kryen procedurën, duke vepruar në emër të tij dhe për llogari të autoriteteve ose enteve të tjera kontraktore.
5. Kur zhvillimi i një procedure prokurimi nuk kryhet në tërësi në emër dhe për llogari të autoriteteve ose enteve kontraktore të interesuara, këto të fundit do të jenë bashkëpërgjegjëse vetëm për ato pjesë të kryera bashkërisht.
6. Çdo autoritet ose ent kontraktor do të ketë përgjegjësinë e vetme për përmbushjen e detyrimeve të tij në përputhje me këtë ligj në lidhje me pjesët që ai kryen në emër të tij dhe për llogari të tij. Neni 54 Sistemi dinamik i blerjes dhe ankandi elektronik (shtuar shkronjat “e”; “ë” dhe “f”; zëvendësuar togfjalësh në paragrafin e pestë të pikës 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor mund të përdorë sistemin dinamik të blerjes për blerjen e punëve, mallrave ose shërbimeve të zakonshme në treg, duke pasur parasysh sa më poshtë: a) për sistemin dinamik të blerjes përdoren rregullat e procedurës së kufizuar, duke përfshirë në sistem të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përzgjedhjes. Kufizimi i numrit të kandidatëve sipas nenit 85 të këtij ligji, nuk mund të aplikohet në rastin e sistemit dinamik të blerjes; b) autoriteti ose enti kontraktor publikon thirrjen për konkurrim ku përcaktohet përdorimi i sistemit dinamik të blerjes dhe përcakton në dokumentet e tenderit të gjithë informacionin e nevojshëm për sistemin dinamik, përfshirë të dhënat teknike për funksionimin e sistemit dinamik; c) autoriteti ose enti kontraktor mund të ndajë mallrat, punët ose shërbimet në kategori, duke përcaktuar për secilën prej tyre karakteristikat dhe kriteret e përzgjedhjes; 39 ҫ) autoriteti ose enti kontraktor u jep akses të plotë dhe të pakufizuar të dokumenteve të tenderit të gjithë operatorëve ekonomikë përgjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së sistemit dinamik; d) autoriteti ose enti kontraktor i jep mundësi çdo operatori ekonomik që të bëhet pjesë e sistemit dinamik përgjatë kohës së vlefshmërisë së tij. dh) autoriteti ose enti kontraktor përcakton kritere për kualifikim në Sistemin e Prokurimit Elektronik. e) sistemi gjeneron ftesë automatike për të gjitha subjektet e regjistruara në SPE, kodet e aktiviteteve të veprimtarive të të cilave (Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike) përputhen me objektin e procedurës së prokurimit sipas kodeve të Fjalorit te Përbashkët të Prokurimit. ë) në përfundim të afateve kohore, Sistemi i Prokurimit Elektronik, mbështetur në ndërveprimin me sisteme të tjera të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, kryen vlerësimin automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit të ofertuesve për fazën e parë të parakualifikimit. f) sistemi dinamik i blerjes dhe ankandi elektronik duhet të zhvillohen duke përdorur teknologji të avancuar të inteligjencës artificiale dhe procese të robotizuara, në përputhje me parimet e përmendura në nenin 3 të këtij ligji dhe me standardet ndërkombëtare evropiane. Rregullat e detajuara për mënyrën e funksionimit, afatet e vlerësimit dhe përzgjedhjen e fituesve për sistemin dinamik të blerjes do të përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
2. Autoriteti ose enti kontraktor mund të përdorë ankandin elektronik, nëpërmjet të cilit paraqiten çmime të rishikuara, më të ulëta dhe/ose vlera të reja për ndonjë nga elementet e tjera të ofertës. Ankandi elektronik nuk mund të përdoret për kontrata publike me objekt punë apo shërbime me natyrë intelektuale, të cilat nuk mund të klasifikohen nëpërmjet përdorimit të metodave automatike të vlerësimit. Autoriteti apo enti kontraktor që ka për qëllim të zhvillojë një ankand elektronik duhet ta deklarojë këtë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi. Përpara zhvillimit të ankandit, autoriteti ose enti kontraktor duhet të bëjë një vlerësim paraprak të procedurës në përputhje me kriteret e vlerësimit dhe vlerën specifike të tyre. Rregullat për funksionimin e ankandit elektronik përcaktohen në Rregullat e Prokurimit Publik.
3. Sistemi dinamik i blerjes dhe ankandi elektronik duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e përmendura në nenin 3 të këtij ligji dhe me standardet ndërkombëtare evropiane. Neni 54/1 Katalogu elektronik ( shtuar neni 54/1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor mund të kërkojë që ofertat të dorëzohen në formë të katalogut elektronik ose të përmbajnë katalog elektronik. Këshilli i Ministrave mund të përcaktojë si të detyrueshëm përdorimin e katalogëve elektronikë për objekte të caktuara prokurimi.
2. Përveç ofertave të paraqitura në formë të katalogut elektronik, mund t’i bashkëngjiten edhe dokumente të tjera që plotësojnë ofertën.
3. Katalogun elektronik e harton ofertuesi, me qëllim që të mund të marrë pjesë në procedurë të caktuar të prokurimit publik, në përputhje me specifikimet teknike dhe në formën e përcaktuar nga autoriteti ose enti kontraktor.
4. Katalogu elektronik duhet të jetë në përputhje me kërkesat e zbatueshme për mjetet e komunikimit elektronik, si dhe me të gjitha kërkesat e tjera shtesë të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 40
5. Nëse autoriteti ose enti kontraktor pranon ose kërkon paraqitjen e ofertave në formën e katalogëve elektronikë, ai është i detyruar: a) ta deklarojë këtë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi, kur si mjet për ftesë për konkurrim përdoret një njoftim paraprak informacioni; b) të japë në dokumentet e tenderit të gjithë informacionin e nevojshëm, sipas nenit 17 të këtij ligji, në lidhje me formatin, pajisjen elektronike që përdoret dhe rregullat për lidhjen teknike dhe specifikimet për katalogun.
6. Kur pas dorëzimit të ofertave në formën e katalogëve elektronikë është lidhur një marrëveshje kuadër me më shumë se një operator ekonomik, autoritetet ose entet kontraktore mund të parashikojnë që të bëhet rihapja e konkurrimit për disa kontrata të caktuara mbi bazën e katalogëve të përditësuar. Në këtë rast, autoritetet ose entet kontraktore përdorin një nga metodat e mëposhtme: a) ftojnë ofertuesit që të ridorëzojnë katalogët elektronikë, të përshtatur sipas kërkesave të kontratës në fjalë; ose b) njoftojnë ofertuesit se nga katalogët elektronikë që janë dorëzuar synojnë të mbledhin informacionin që nevojitet për të formuar oferta të përshtatura me kërkesat e kontratës në fjalë, me kusht që përdorimi i kësaj metode të jetë shprehur në dokumentet e tenderit, në bazë të të cilave është lidhur marrëveshja kuadër.
7. Kur autoritetet ose entet kontraktore rihapin konkurrimin për kontrata specifike, në përputhje me shkronjën “b” të pikës 6, ata njoftojnë ofertuesit për datën dhe orën në të cilën parashikojnë të mbledhin informacionin e nevojshëm për të formuar oferta të përshtatura me kërkesat e kontratës specifike në fjalë dhe u japin ofertuesve mundësinë për ta konfirmuar ose jo marrjen e informacionit të mbledhur brenda një periudhe kohe jo më shumë se 5 ditë nga marrja e njoftimit. Përpara se të japin kontratën, autoritetet ose entet kontraktore i paraqesin ofertuesit të interesuar informacionin e mbledhur, në mënyrë që t’i japin atij mundësinë që të kundërshtojë ose të konfirmojë se oferta e formuar në këtë mënyrë nuk përmban asnjë gabim thelbësor. Kundërshtimi ose konfirmimi duhet të bëhet brenda 2 ditëve.
8. Autoritetet ose entet kontraktore mund të japin kontrata bazuar në një sistem dinamik blerjeje, duke kërkuar që ofertat për një kontratë specifike të paraqiten në formën e një katalogu elektronik. Gjithashtu, autoritetet ose entet kontraktore mund të japin kontrata bazuar në një sistem dinamik blerjeje, në përputhje më shkronjën “b” të pikës 6 dhe pikën 7, me kusht që kjo kërkesë për pjesëmarrje në sistemin dinamik të blerjes të shoqërohet nga një katalog elektronik në përputhje me specifikimet teknike dhe formatin e përcaktuar nga autoriteti ose enti kontraktor. Katalogu plotësohet më pas nga kandidatët, kur ata të informohen për synimin e autoritetit ose entit kontraktor për të formuar oferta nëpërmjet procedurës së përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 6. KREU IX NJOFTIME DHE TRANSPARENCA Neni 55 Llojet e njoftimeve Njoftimet që përdoren në procedurat e prokurimit publik janë si më poshtë: a) njoftimi paraprak i informacionit; b) njoftimi periodik i informacionit; c) njoftimi për praninë e një sistemi kualifikimi; ç) njoftimi i kontratës dhe i konkursit të projektimit; 41 d) njoftimi vullnetar i transparencës për procedurën me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës; dh) njoftimi për ndryshimet dhe informacionet shtesë në një procedurë; e) njoftimi i fituesit; ë) njoftimi i procedurës së anuluar; f) njoftimi i lidhjes së kontratës; g) njoftimi i ndryshimit të kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj. Neni 56 Forma dhe mënyra e shpalljes së njoftimeve
1. Njoftimet e procedurave të prokurimit sipas këtij ligji publikohen në përputhje me afatet e përcaktuara në këtë ligj, në sistemin e prokurimit elektronik dhe në mënyrë të shkurtuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i cili përgatitet dhe publikohet periodikisht.
2. Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, njoftimet publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të njoftimit të fituesit dhe njoftimit të procedurës së anuluar.
3. Në njoftimet që publikohen sipas këtij ligji, duhet të përfshihen të gjitha informacionet që u lejojnë operatorëve ekonomikë të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në procedurat e prokurimit.
4. Përmbajtja e njoftimeve përcaktohet në rregullat e prokurimit publik.
5. Afatet kohore në këtë ligj jepen në ditë kalendarike, me përjashtim të rasteve kur ka specifikime të tjera. Neni 57 Njoftimi paraprak i informacionit
1. Autoritetet kontraktore mund të japin informacion për prokurimet e planifikuara nëpërmjet shpalljes së një njoftimi paraprak. Këto njoftime përmbajnë informacionin, i cili përcaktohet në rregullat e prokurimit publik dhe shpallen në sistemin e prokurimit elektronik, sipas parashikimeve në këtë ligj.
2. Për procedurat e kufizuara dhe procedurat konkurruese me negocim, autoritetet kontraktore mund të përdorin njoftimin paraprak si një ftesë për ofertë sipas parashikimeve në këtë ligj, nëse ky njoftim përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme: a) përmend specifikisht furnizimet, punët ose shërbimet që do të jenë objekt i kontratës; b) përcakton se kontrata do të jepet nëpërmjet procedurës së kufizuar ose procedurës konkurruese me negocim, pa shpallje të mëtejshme të një ftese për ofertë dhe fton operatorët ekonomikë të interesuar për të shprehur interesin e tyre; c) përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik; ç) është shpallur nga 35 ditë deri në 12 muaj përpara datës në të cilën është dërguar ftesa. Periudha që mbulohet nga njoftimi paraprak i informacionit është maksimumi 12 muaj nga data e shpalljes së njoftimit. Megjithatë, në rastet e kontratave për shërbime sociale dhe shërbime të tjera specifike, njoftimi paraprak i informacionit mund të mbulojë një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Neni 58 Ftesa për ofertë
1. Në procedurat e prokurimit me faza, autoriteti ose enti kontraktor fton nëpërmjet një komunikimi me mjete elektronike ose me shkrim njëherësh të gjithë kandidatët e përzgjedhur për të vazhduar në fazën e dytë, për të dorëzuar ofertat ose për të negociuar e dialoguar. 42
2. Përmbajtja e ftesës për ofertë përcaktohet në rregullat e prokurimit publik. KREU X PROKURIMI I KONTRATAVE SEKTORIALE Neni 59 Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Ky kre përcakton rregullat për procedurat e prokurimit, që zbatohen nga entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, të cilat janë të njëjta si ato që zbatohen edhe në kontratat e sektorit klasik.
2. Prokurimi, sipas kuptimit të këtij kreu, është blerja e punëve, furnizimeve ose shërbimeve nëpërmjet një kontrate publike nga ana e një ose më shumë enteve kontraktore nga operatorët ekonomikë që zgjidhen nga këto ente kontraktore, me kusht që punët, furnizimet ose shërbimet të përdoren për kryerjen e njërës prej veprimtarive të përmendura në dispozitat e kreut X të këtij ligji.
3. Fusha e zbatimit të këtij kreu nuk përfshin shërbimet joekonomike me interes të përgjithshëm. Neni 60 Gazi dhe ngrohja
1. Ky kre zbatohet për veprimtaritë e mëposhtme në sektorin e gazit dhe ngrohjes: a) ofrimin ose përdorimin e rrjeteve, që kanë për qëllim t’i ofrojnë publikut shërbime për prodhimin, transportin ose shpërndarjen e gazit ose ngrohjes; b) furnizimin me gaz ose ngrohje të këtyre rrjeteve.
2. Furnizimi i gazit ose ngrohjes për rrjete fikse që ofrojnë shërbim për publikun nga një ent kontraktor, i ndryshëm nga një autoritet kontraktor, nuk do të konsiderohet si një nga veprimtaritë e përmendura në pikën 1, kur përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) prodhimi i gazit ose ngrohjes nga ai ent kontraktor është pasojë e pashmangshme e kryerjes së një veprimtarie tjetër, që nuk përmendet në pikën 1 të këtij neni, ose në nenet 61 deri në 63 të këtij ligji; b) qëllimi i furnizimit të rrjetit publik është vetëm për të përdorur prodhimin për qëllime ekonomike dhe kur ai nuk tejkalon 20% të xhiros mesatare të entit kontraktor për tri vitet e fundit, duke përfshirë vitin aktual. Neni 61 Energjia elektrike
1. Ky kre zbatohet për veprimtaritë e mëposhtme në sektorin e energjisë elektrike: a) ofrimin ose përdorimin e rrjeteve, që kanë për qëllim t’i ofrojnë publikut shërbime për prodhimin, transportin ose shpërndarjen e energjisë elektrike; b) furnizimin e këtyre rrjeteve me energji elektrike.
2. Furnizimi me energji elektrike i rrjeteve fikse, që ofrojnë shërbim për publikun nga një ent kontraktor, i ndryshëm nga një autoritet kontraktor, nuk konsiderohet si një nga veprimtaritë e përmendura në pikën 1, kur përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) prodhimi i energjisë elektrike nga enti kontraktor kryhet, sepse konsumi i saj është i nevojshëm për kryerjen e një veprimtarie tjetër, që nuk përmendet në pikën 1 të këtij neni, ose në nenet 60, 62 dhe 63 të këtij ligji; 43 b) furnizimi i rrjetit publik varet vetëm nga konsumi vetjak i këtij enti kontraktor dhe nuk tejkalon 30% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë nga enti kontraktor, mbi bazën e mesatares për tri vitet e fundit, duke përfshirë vitin aktual. Neni 62 Uji
1. Ky krye zbatohet për veprimtaritë e mëposhtme në sektorin e ujit: a) ofrimin ose përdorimin e rrjeteve, që kanë për qëllim t’i ofrojnë publikut shërbime për prodhimin, transportin ose shpërndarjen e ujit të pijshëm; b) furnizimin me ujë të pijshëm të këtyre rrjeteve.
2. Ky krye zbatohet edhe për kontratat ose konkurset e projektimit që jepen ose organizohen nga entet kontraktore që kryejnë një veprimtari që përmendet në pikën 1 të këtij neni dhe që janë të lidhura me një nga veprimtaritë e mëposhtme: a) projekte të inxhinierisë hidraulike, ujitjes ose drenazhimit të tokës, me kusht që vëllimi i ujit që do të përdoret për furnizimin me ujë të pijshëm të përbëjë më shumë se 20% të vëllimit të përgjithshëm të ujit të vënë në dispozicion nga këto projekte ose nga infrastruktura ujitëse ose drenazhuese; b) asgjësimin ose trajtimin e ujërave të zeza.
3. Furnizimi me ujë të pijshëm i rrjeteve fikse, që ofrojnë shërbim për publikun nga një ent kontraktor, i ndryshëm nga një autoritet kontraktor, nuk konsiderohet si një nga veprimtaritë e përmendura në pikën 1 të këtij neni, kur përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) prodhimi i ujit të pijshëm nga enti kontraktor është i nevojshëm për kryerjen e një veprimtarie të ndryshme nga ato që përmenden në nenet 60 deri në 63 të këtij ligji; b) furnizimi i rrjetit publik varet vetëm nga konsumi vetjak i këtij enti kontraktor dhe nuk tejkalon 30% të prodhimit të përgjithshëm të ujit të pijshëm nga enti kontraktor, mbi bazën e mesatares për tri vitet e fundit duke përfshirë vitin aktual. Neni 63 Shërbimet e transportit Ky krye zbatohet për veprimtaritë që lidhen me ofrimin ose përdorimin e rrjeteve, që i ofrojnë publikut shërbime në fushën e transportit nëpërmjet hekurudhave, sistemeve automatike, tramvajit, trolejbusëve, autobusëve ose teleferikëve. Në lidhje me shërbimet e transportit, një rrjet konsiderohet se ekziston atëherë kur shërbimi ofrohet sipas kushteve të punës, të përcaktuara nga një autoritet kompetent, të tilla si kushtet për linjat e transportit dhe kapacitetin që ofrohet ose shpeshtësinë e shërbimit. Neni 64 Portet dhe aeroportet Ky krye zbatohet për veprimtaritë që lidhen me shfrytëzimin e një zone gjeografike me qëllim vënien në dispozicion të një aeroporti, porti detar ose të brendshëm ose ambienteve të tjera të terminaleve për mjetet e transportit ajror, detar ose mjete të transportit ujor të brendshëm. Neni 65 Shërbimet postare
1. Ky krye zbatohet për veprimtaritë që lidhen me ofrimin e: a) shërbimeve postare; 44 b) shërbimeve të tjera, të ndryshme nga ato postare, që ofrohen nga një subjekt, i cili ofron edhe shërbimet postare të përmendura në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni.
2. Për qëllimet e këtij neni: a) “Objekt postar” është një objekt i adresuar në formën e tij përfundimtare, që dërgohet nga ofruesi i shërbimit postar ku, përveç objekteve të korrespondencës së letrave, përfshihen edhe librat, katalogët, gazetat, revistat dhe pakot postare, që përmbajnë mallra me ose pa vlerë tregtare. b) “Shërbime postare” janë shërbimet që përfshijnë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar kombëtar dhe ndërkombëtar/ndërkufitar. Kjo përfshin shërbimet që klasifikohen dhe shërbimet që nuk klasifikohen si objekt i shërbimit universal, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. c) “Shërbime të tjera, të ndryshme nga shërbimet postare” janë shërbimet që ofrohen në fushat e mëposhtme: i. shërbimet për menaxhimin e shërbimit postar (shërbimet përpara dhe pas dorëzimit, duke përfshirë shërbimet e menaxhimit të zyrës së postës); ii. shërbime në lidhje me artikujt postarë që nuk përfshihen në shkronjën “a” të kësaj pike, të tilla si: postë e drejtpërdrejtë që nuk ka adresë.
3. Pavarësisht nga sa parashikohet në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike të lidhura nga operatori publik postar në lidhje me prodhimin, emetimin dhe vënien në qarkullim të pullave postare, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të fushës në fuqi. Neni 66 Nxjerrja e naftës dhe e gazit dhe kërkimi ose nxjerrja e qymyrit ose lëndëve të tjera djegëse të ngurta Ky krye zbatohet për veprimtaritë që lidhen me shfrytëzimin e një zone gjeografike me qëllimin e: a) nxjerrjes së naftës ose të gazit; b) kërkimit ose nxjerrjes së qymyrit dhe lëndëve djegëse të ngurta. Neni 67 Përjashtimet që zbatohen për të gjitha entet kontraktore
1. Ky krye nuk zbatohet për kontratat që jepen për qëllimet e rishitjes ose dhënies me qira te palë të treta, nëse enti kontraktor nuk gëzon të drejtë të veçantë ose ekskluzive për të shitur ose dhënë me qira objektin e këtyre kontratave dhe subjektet e tjera janë të lira ta shesin ose ta japin atë me qira me të njëjtat kushte si enti kontraktor.
2. Përjashtimet që parashikohen në nenet 7, 8 dhe 9 të këtij ligji zbatohen edhe për kontratat sektoriale. Neni 68 Kontratat e dhëna nga ente kontraktore të caktuara për blerjen e ujit dhe për furnizimin me energji ose lëndë djegëse për prodhimin e energjisë Ky krye nuk zbatohet për: a) kontratat për blerjen e ujit, nëse ato jepen nga ente kontraktore që ushtrojnë njërën ose të dyja nga veprimtaritë lidhur me ujin e pijshëm, të përmendura në nenin 62, pika 1; b) kontratat që jepen nga ente kontraktore që janë vetë aktive në sektorin e energjisë, duke ushtruar njërën nga veprimtaritë e përmendura në nenin 60, pika 1, nenin 61, pika 1, ose në nenin 66 të këtij ligji për furnizimin e: i. energjisë; 45 ii. lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë. Neni 69 Kontratat që i jepen një sipërmarrjeje të lidhur
1. Ky krye nuk zbatohet për kontratat që jepen: a) nga një ent kontraktor për një sipërmarrje të lidhur; ose b) nga një sipërmarrje e përbashkët, e krijuar ekskluzivisht nga disa ente kontraktore, me qëllim kryerjen e veprimtarive të përmendura në nenet 60 deri në 66 të këtij ligji, për një sipërmarrje që është e lidhur me njërën prej këtyre enteve kontraktore, me kusht që të përmbushen kushtet e parashtruara në pikën 3 të këtij neni.
2. Për qëllimet e këtij neni “sipërmarrje e lidhur” nënkupton çdo sipërmarrje: a) llogaritë vjetore të së cilës janë të konsoliduara me ato të entit kontraktor, në përputhje me rregullat e kontabilitetit; b) mbi të cilën enti kontraktor mund të ushtrojë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ndikim dominues, ose sipërmarrja mund të ushtrojë një ndikim dominues mbi entin kontraktor, ose sipërmarrja që në bashkëpunim me entin kontraktor, i nënshtrohet ndikimit dominues të një sipërmarrjeje tjetër si rrjedhojë e pronësisë, pjesëmarrjes financiare ose e rregullave që e rregullojnë atë. Në kuptim të këtij neni, termi “ndikim dominues” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në pikën 36 të nenit 4 të këtij ligji.
3. Pika 1 e këtij neni zbatohet për: a) kontratat për shërbime, nëse të paktën 80% e xhiros mesatare të sipërmarrjes së lidhur gjatë tri viteve të fundit, duke marrë në konsideratë të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo sipërmarrje, vjen si rezultat i ofrimit të shërbimeve për entin kontraktor ose sipërmarrje të tjera me të cilat ajo është e lidhur; b) kontratat për furnizime, nëse të paktën 80% e xhiros mesatare të sipërmarrjes së lidhur, duke marrë në konsideratë të gjitha furnizimet e ofruara nga ajo sipërmarrje përgjatë tri viteve të fundit, vjen si rezultat i ofrimit të furnizimeve për entin kontraktor ose sipërmarrje të tjera me të cilat ajo është e lidhur; c) kontratat për punë, nëse të paktën 80% e xhiros mesatare të sipërmarrjes së lidhur, duke marrë në konsideratë të gjitha punët e kryera nga ajo sipërmarrje përgjatë tri viteve të fundit, vjen si rezultat i kryerjes së punëve për entin kontraktor ose sipërmarrje të tjera me të cilat ajo është e lidhur.
4. Kur për shkak të datës në të cilën është krijuar ose ka nisur veprimtarinë një sipërmarrje e lidhur, xhiroja nuk është e disponueshme për tri vitet e fundit, mjafton që kjo sipërmarrje të tregojë se xhiroja e përmendur në shkronjat “a”, “b” ose “c” të pikës 3 është e besueshme, veçanërisht nëpërmjet parashikimeve të bëra për planin e biznesit.
5. Në rastin kur më shumë se një sipërmarrje e lidhur e entit kontraktor, me të cilin ato formojnë një grup ekonomik, ofrojnë shërbime, furnizime ose punë të njëjta ose të ngjashme, përqindjet llogariten duke pasur parasysh xhiron totale të krijuar përkatësisht nga ofrimi i shërbimeve, furnizimeve ose punëve nga këto sipërmarrje të lidhura. Neni 70 Kontratat e dhëna për një sipërmarrje të përbashkët ose për një ent kontraktor që është pjesë e sipërmarrjes së përbashkët Nëse sipërmarrja e përbashkët është krijuar me qëllim për të kryer veprimtarinë përgjatë një periudhe prej të paktën tre vjetësh dhe nëse instrumenti me të cilin krijohet sipërmarrja e përbashkët parashikon që entet kontraktore, që e përbëjnë atë, të jenë pjesë e saj të paktën për të njëjtën periudhë, dispozitat e këtij kreu nuk zbatohen për kontratat e dhëna: 46 a) nga një sipërmarrje e përbashkët, e krijuar ekskluzivisht nga disa ente kontraktore me qëllim kryerjen e veprimtarive në kuptim të neneve 60 deri në 66 të këtij ligji, për njërin prej këtyre enteve kontraktore; ose b) nga një ent kontraktor për një sipërmarrje të përbashkët ku ai bën pjesë. Neni 71 Njoftimi periodik i informacionit
1. Entet kontraktore mund të japin informacion për prokurimin e planifikuar nëpërmjet shpalljes së një njoftimi periodik të informacionit. Këto njoftime përfshijnë informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik dhe shpallen në sistemin e prokurimit elektronik, sipas parashikimeve të këtij ligji.
2. Në procedurat e kufizuara dhe procedurat me negocim me shpallje paraprake të njoftimit, entet kontraktore mund të përdorin njoftimin periodik të informacionit si një ftesë për konkurrim, nëse ky njoftim përmbush të gjitha kërkesat e mëposhtme: a) përmend specifikisht furnizimet, punët ose shërbimet, të cilat do të jenë objekt i kontratës që do të jepet; b) përcakton se kontrata do të jepet nëpërmjet procedurës së kufizuar ose të negociuar pa shpallje të mëtejshme të një ftese për ofertë dhe fton operatorët ekonomikë të interesuar për të shprehur interesin e tyre; c) përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik; ҫ) është shpallur 35 ditë deri në 12 muaj përpara datës në të cilën është dërguar ftesa për shprehje interesi. Periudha që mbulohet nga njoftimi periodik i informacionit është maksimumi 12 muaj nga data kur njoftimi dërgohet për shpallje. Megjithatë, në rastet e kontratave për shërbime sociale dhe shërbime të tjera specifike, njoftimi periodik i informacionit mund të mbulojë një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Neni 72 Njoftimet për ekzistencën e një sistemi kualifikimi
1. Kur entet kontraktore zgjedhin të krijojnë një sistem kualifikimi në përputhje me nenin 73 të këtij ligji, sistemi bëhet objekt njoftimi, sipas parashikimeve në rregullat e prokurimit publik. Në njoftim përcaktohen qëllimi i sistemit të kualifikimit dhe rregullat për përdorimin e tij.
2. Entet kontraktore përcaktojnë periudhën e vlefshmërisë së sistemit të kualifikimit në njoftimin për ekzistencën e sistemit. Ata njoftojnë për çdo ndryshim gjatë periudhës së vlefshmërisë në njërën nga format standarde të mëposhtme: a) sipas formës për njoftimet për ekzistencën e sistemeve të kualifikimit, kur periudha e vlefshmërisë ndryshohet pa përfunduar sistemin; b) me anë të njoftimit të fituesit, kur sistemi ka përfunduar. Neni 73 Sistemet e kualifikimit
1. Entet kontraktore mund të krijojnë dhe të përdorin një sistem kualifikimi për operatorët ekonomikë. Në këtë rast, entet kontraktore duhet të sigurohen se këta operatorë janë gjatë gjithë kohës të kualifikuar.
2. Sistemi sipas pikës 1 të këtij neni mund të përfshijë faza të ndryshme kualifikimi. Entet kontraktore përcaktojnë rregulla dhe kritere objektive për përjashtimin dhe përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë, që kërkojnë kualifikimin, si dhe kritere e rregulla objektive për përdorimin e sistemit të kualifikimit, të tilla si: regjistrimi në sistem, përditësimi 47 periodik i kualifikimeve, nëse ka, dhe kohëzgjatja e sistemit. Kriteret dhe rregullat mund të përditësohen sipas kërkesave.
3. Kriteret dhe rregullat u vihen në dispozicion operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre. Përditësimet e këtyre kritereve dhe rregullave u komunikohen të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar. Kur një ent kontraktor konsideron se sistemi i kualifikimit i enteve ose organeve të tjera të caktuara i plotëson kërkesat e tij, ai u komunikon operatorëve ekonomikë të interesuar emrat e këtyre enteve ose organeve të tjera. Kur kriteret dhe rregullat për kualifikim përfshijnë kërkesa që kanë lidhje me kapacitetin ekonomik dhe financiar të operatorit ekonomik, apo kapacitetin teknik dhe/ose profesional, operatori ekonomik, sipas rastit, mund të mbështetet në kapacitetin e subjekteve të tjera, sipas parashikimeve të nenit 84 të këtij ligji.
4. Enti kontraktor dokumenton të dhënat e operatorëve ekonomikë të kualifikuar. Ata mund të ndahen në kategori sipas llojit të kontratës, për të cilën është i vlefshëm kualifikimi.
5. Kur një ftesë për konkurrim bëhet nëpërmjet një njoftimi për ekzistencën e një sistemi kualifikimi, kontratat specifike për punë, furnizime ose shërbime që mbulohen nga sistemi i kualifikimit prokurohen me anë të procedurave të kufizuara ose procedurave me negocim, ku të gjithë ofertuesit dhe pjesëmarrësit përzgjidhen mes kandidatëve të kualifikuar në përputhje me këtë sistem. KREU XI KRYERJA E PROCEDURËS Neni 74 Dokumentet e tenderit (ndryshuar pika 1me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor në hartimin e dokumenteve të tenderit përdor dokumentet standarde sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik dhe i vë në dispozicion falas në rrugë elektronike. Autoriteti ose enti kontraktor publikon në Sistemin e Prokurimit Elektronik dokumentet, të cilat gjenerohen automatikisht në përputhje me llojin e procedurës së zgjedhur nga autoriteti ose enti kontraktor, si edhe në përputhje me formën dhe standardin e Bashkimit Evropian.
2. Autoritetet ose entet kontraktore, nëpërmjet mjeteve elektronike, ofrojnë akses të pakufizuar, të plotë dhe të drejtpërdrejtë pa pagesë të dokumenteve të tenderit, duke nisur nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës ose ftesës për shprehje interesi. Kur mënyra e thirrjes për konkurrim është një njoftim për ekzistencën e një sistemi kualifikimi, ky akses ofrohet jo më vonë nga momenti i dërgimit të ftesës për ofertë ose për të negociuar. Përmbajtja e njoftimit ose ftesës për shprehje interesi specifikon adresën e internetit, ku mund të gjenden dokumentet e prokurimit.
3. Kur nuk mund të ofrojnë akses të pakufizuar, të plotë dhe të drejtpërdrejtë pa pagesë, nëpërmjet mjeteve elektronike, të disa prej dokumenteve të tenderit, autoritetet kontraktore ose entet mund të përcaktojnë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi se këto dokumente tenderi do t’u vendosen në dispozicion nëpërmjet mjeteve të ndryshme nga ato elektronike. Në këtë rast, afati për dorëzimin e ofertave zgjatet me 5 ditë.
4. Në rastet kur objekti i prokurimit nuk zhvillohet me mjete elektronike, autoriteti ose enti kontraktor, me kërkesë të operatorëve ekonomikë, duhet të vërë në dispozicion të të interesuarve dokumentet e tenderit, kundrejt pagesës, me një çmim i cili nuk duhet të tejkalojë atë që është e nevojshme për të mbuluar shpenzimet për kopjimin e dokumenteve të tenderit. Në çdo rast, emrat dhe numri i operatorëve ekonomikë, që kanë shfaqur interes për blerjen e dokumentacionit të tenderit apo këqyrjen e tij, duhet të mbahen sekret. 48 Neni 75 Sqarimet dhe ndryshimi në dokumentet e tenderit
1. Ofertuesi i mundshëm mund të kërkojë sqarime për dokumentet e tenderit nga autoriteti ose enti kontraktor, i cili duhet t’i përgjigjet çdo kërkese për sqarim të dokumenteve të tenderit, të bërë nga çdo operator ekonomik, me kusht që kërkesa të jetë marrë jo më vonë se 6 ditë para afatit përfundimtar të dorëzimit të ofertave. Autoriteti kontraktor ose enti duhet të përgjigjet brenda 3 ditëve nga depozitimi i kërkesës, në mënyrë që të bëjë të mundur dorëzimin e ofertës në kohë nga operatori ekonomik dhe, pa identifikuar burimin e kërkesës, duhet t’ua komunikojë sqarimin përkatës të gjithë operatorëve ekonomikë, që kanë tërhequr dokumentet e tenderit. Në çdo rast, sqarimi i dokumenteve të tenderit nuk do të konsiderohet shtim, pakësim ose ndryshim i kërkesave të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor në dokumentet e tenderit.
2. Autoriteti ose enti kontraktor, nga momenti i shpalljes së njoftimit të kontratës deri përpara mbarimit të afatit të fundit për dorëzimin e ofertave dhe për çfarëdolloj arsyeje, me nismën e vet ose me kërkesë të palëve të interesuara, mund të vendosë të bëjë ndryshime në dokumentet e tenderit përmes hartimit të një shtojce. Nëse ndryshimi i dokumenteve të tenderit bëhet në gjysmën e parë të afatit të pranimit të ofertave, autoriteti ose enti kontraktor mund të zgjasë afatin kohor të pritjes së ofertave. Nëse ndryshimi i dokumenteve të tenderit bëhet në gjysmën e dytë të afatit të pranimit të ofertave, autoriteti ose enti kontraktor zgjat afatin kohor për dorëzimin e ofertës me të paktën 10 ditë për procedurat mbi kufirin e lartë monetar dhe me të paktën 7 ditë për procedurat nën kufirin e lartë monetar.
3. Çdo shtojcë për ndryshim të dokumenteve të tenderit komunikohet në të njëjtën mënyrë që është bërë publikimi i njoftimit të procedurës. Neni 76 Kriteret detyruese për skualifikim (ndryshuar shkronja ‘c’ e pikës 3; hequr fjalë në shkronjën “e”; ndryshuar togfjalësh në shkronjën “g” dhe në pikën 7; shtuar shkronjat “gj”, “h” dhe pika 8 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Çdo operator ekonomik që është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përmendura në këtë pikë, skualifikohet nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata. Ky skualifikim bëhet për veprat penale të mëposhtme: a) pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; b) korrupsion sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; c) mashtrim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; ç) pastrim parash ose financim të terrorizmit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; d) vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; dh) falsifikim; e) puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Detyrimi për skualifikimin e një operatori ekonomik zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operatori ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij. 49
2. Një operator ekonomik skualifikohet nga pjesëmarrja në një procedurë prokurimi kur operatori ekonomik ka shkelur detyrimet e tij në lidhje me pagesën e taksave ose kontributeve të sigurimeve shoqërore, me përjashtim të rasteve, kur: a) operatori ekonomik është në proces gjyqësor dhe nuk ka një vendim gjyqësor ose administrativ të formës së prerë, sipas legjislacionit në fuqi; b) operatori ekonomik i ka përmbushur detyrimet e tij, duke paguar ose duke lidhur një marrëveshje detyruese me qëllim pagimin e detyrimeve tatimore që duhet të paguajë, duke përfshirë, aty ku është e zbatueshme, çdo kamatëvonesë ose gjobë. Në çdo rast, marrëveshja detyruese me qëllim pagimin e detyrimeve tatimore duhet të jetë e nënshkruar përpara datës së shpalljes së procedurës së prokurimit; c) operatori ekonomik nuk ka paguar shuma të vogla tatimesh ose kontributesh të sigurimeve shoqërore deri në vlerën prej 10 000 lekësh; ç) operatori ekonomik është informuar për shumën e saktë që duhet të paguajë pas shkeljes së detyrimit të tij për të paguar taksat ose kontributet e sigurimeve shoqërore, në një kohë të tillë kur nuk ka pasur mundësi të marrë masat e nevojshme për shlyerjen e tyre, përpara skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje/ofertës.
3. Çdo operator ekonomik skualifikohet nga pjesëmarrja në procedurën e prokurimit nëse është në një nga situatat e mëposhtme: a) autoriteti ose enti kontraktor provon se ka shkelje të detyrimeve të zbatueshme që lidhen me legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi, legjislacionin mjedisor, social, të punës, në fuqi apo me marrëveshjet kolektive dhe aktet e së drejtës ndërkombëtare në lidhje me këto fusha, ku Republika e Shqipërisë është palë; b) operatori ekonomik ka falimentuar ose është subjekt i procedurave të falimentimit, kur asetet e tij administrohen nga një administrator falimentimi ose nga gjykata, kur ekziston një marrëveshje me kreditorët, kur veprimtaritë e tij të biznesit janë pezulluar ose ai ndodhet në një situatë të ngjashme që ka lindur nga një procedurë e ngjashme në zbatim të legjislacionit në fuqi, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 47, pika 2, shkronja “ç”, të këtij ligji; c) operatori ekonomik është shpallur fajtor për shkelje të rëndë profesionale, për sa kohë që nuk është parashkruar, sipas legjislacionit në fuqi. ç) autoriteti ose enti kontraktor provon se operatori ekonomik ka lidhur marrëveshje me operatorë ekonomikë të tjerë që kanë si qëllim të shtrembërojnë konkurrencën; d) operatori ekonomik ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi; dh) operatori ekonomik është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga vetë autoriteti ose enti kontraktor. Ky kusht zbatohet brenda një viti kalendarik nga tërheqja; e) operatori ekonomik ka shfaqur mangësi të rëndësishme apo të vazhdueshme në përmbushjen e një kriteri thelbësor të një kontrate të mëparshme me një autoritet ose ent kontraktor apo një kontrate koncesionare që ka çuar në përfundimin e kësaj kontrate. ë) operatori ekonomik ka paraqitur deklarata të rreme në dhënien e informacionit të kërkuar për të vërtetuar mungesën e arsyeve për skualifikim ose për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes, ka fshehur një informacion të tillë ose nuk është në gjendje të dorëzojë dokumentet provuese sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit; f) autoriteti kontraktor ka informacion të provuar se operatori ekonomik ka marrë përsipër të ndikojë në mënyrë të gabuar procesin e vendimmarrjes së autoritetit ose entit kontraktor për të marrë informacion konfidencial, që mund t’i japë atij avantazh të padrejtë në procedurën e prokurimit, ose nga pakujdesia të japë informacione të gabuara që mund të kenë ndikim domethënës në vendimet që lidhen me përjashtimin, përzgjedhjen ose prokurimin. g) operatori ekonomik ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik 50 të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontratat e prokurimit publik, koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandit publik, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi. gj) operatori ekonomik nuk ka regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. h) operatori ekonomik i regjistruar në regjistrin tregtar shqiptar nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për pagat bazë referuese për kategori profesioni për punonjësit e pajtuar në punë. Kategoritë e profesioneve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për punën.
4. Në rrethana të jashtëzakonshme, që lidhen me arsye thelbësore të interesit publik, si shëndeti publik apo mbrojtja e mjedisit, të konfirmuara nga autoritetet kompetente, autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë të mos e skualifikojë operatorin ekonomik, pavarësisht parashikimeve të pikës 3 të këtij neni.
5. Autoriteti ose enti kontraktor skualifikon çdo kandidat ose ofertues, që paraqet të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi, në çdo kohë, deri në momentin e lidhjes së kontratës dhe raporton në Agjencinë e Prokurimit Publik, për qëllimet e parashikuara në nenin 78 të këtij ligji.
6. Operatori ekonomik që ndodhet në një nga kushtet e skualifikimit të parashikuara në këtë nen mund të paraqesë prova me qëllim për të vërtetuar se masat e marra prej tij janë të mjaftueshme për të treguar besueshmërinë e tij, pavarësisht ekzistencës së kushteve për skualifikim. Për këtë qëllim, operatori ekonomik duhet të provojë që ka paguar apo ka marrë angazhim të paguajë kompensim për çdo dëm të shkaktuar si pasojë e kryerjes së një vepre penale apo shkeljeje ligjore, që ka sqaruar faktet dhe rrethanat në mënyrë gjithëpërfshirëse duke bashkëpunuar me autoritetet hetimore dhe që ka marrë masa konkrete organizative dhe për personelin të përshtatshme për parandalimin e veprave penale apo shkeljeve të tjera. Masat e marra nga operatori ekonomik duhet të vlerësohen duke marrë parasysh rëndësinë dhe rrethanat e posaçme të veprës penale apo të shkeljes. Nëse masat e marra konsiderohen të pamjaftueshme, operatorit ekonomik i jepen arsyet për një vendim të tillë.
7. Operatori ekonomik, i përjashtuar me vendim përfundimtar nga e drejta për të fituar kontratat e prokurimit publik, koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandit publik nuk ka të drejtë të përdorë mundësinë e parashikuar nga pika 6 e këtij neni gjatë periudhës së përjashtimit të përcaktuar në këtë vendim.
8. Për operatorët ekonomikë të regjistruar në regjistrat tregtarë shqiptarë, Sistemi i Prokurimit Elektronik verifikon automatikisht përmes ndërveprimit me sisteme të tjera përmbushjen e kushteve detyruese për skualifikim. Neni 77 Kërkesat për kualifikim
1. Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë kërkesat për kualifikim për operatorët ekonomikë bazuar në: a) përshtatshmërinë për të kryer veprimtarinë profesionale; b) gjendjen ekonomike dhe financiare; c) aftësinë teknike dhe profesionale. Kërkesat kufizohen vetëm në ato që janë të përshtatshme për të garantuar që një kandidat ose ofertues të ketë kapacitetet juridike, financiare dhe aftësitë teknike e profesionale për të zbatuar kontratën që do të jepet. Të gjitha kërkesat duhet të kenë lidhje dhe të jenë proporcionale me objektin e kontratës.
2. Për sa i përket përshtatshmërisë për të kryer një veprimtari profesionale, autoritetet ose entet kontraktore mund të kërkojnë që operatorët ekonomikë të regjistrohen në një nga regjistrat profesionalë ose tregtarë. 51 Në procedurat e prokurimit për shërbime, ku është e nevojshme që operatorët ekonomikë të kenë një autorizim të veçantë ose të jenë anëtarë të një organizate të veçantë për të kryer shërbimin në fjalë në shtetin e tyre të origjinës, autoriteti ose enti kontraktor mund t’u kërkojë atyre të vërtetojnë se e kanë këtë autorizim ose anëtarësim.
3. Në lidhje me situatën ekonomike dhe financiare, autoritetet ose entet kontraktore mund të vendosin kërkesa që garantojnë se operatorët ekonomikë kanë kapacitetin e nevojshëm ekonomik dhe financiar për të zbatuar kontratën. Për këtë qëllim autoritetet ose entet kontraktore mund të kërkojnë në veçanti që operatorët ekonomikë të kenë një xhiro vjetore minimale të caktuar. Gjithashtu, autoritetet ose entet kontraktore mund të kërkojnë që operatorët ekonomikë të japin informacione në bilancet e tyre vjetore që të tregojnë raportet ndërmjet aktivit dhe pasivit. Xhiroja vjetore minimale që kërkohet nga operatorët ekonomikë nuk mund të tejkalojë dyfishin e vlerës së parashikuar të kontratës. Kur një kontratë ndahet në lote, ky nen zbatohet për çdo lot individual. Megjithatë, autoriteti ose enti kontraktor mund të përcaktojë xhiron vjetore minimale që u kërkohet operatorëve, duke iu referuar grupeve të loteve, në rast se ofertuesi i suksesshëm merr disa lote që duhet të zbatohen në të njëjtën kohë. Në rastin e kontratave që bazohen në një marrëveshje kuadër, kërkesa për xhiron minimale llogaritet mbi bazën e përmasave maksimale të kontratave specifike që do të zbatohen në të njëjtën kohë ose, kur përmasat nuk dihen, mbi bazën e vlerës së parashikuar të marrëveshjes kuadër.
4. Në lidhje me aftësitë teknike dhe profesionale, autoritetet ose entet kontraktore mund të vendosin kërkesa që garantojnë se operatorët ekonomikë zotërojnë burimet e nevojshme njerëzore e teknike, si dhe përvojën e nevojshme për të zbatuar kontratën sipas një standardi të përshtatshëm cilësie. Autoritetet ose entet kontraktore, në veçanti, mund të kërkojnë që operatorët ekonomikë të kenë një nivel të mjaftueshëm përvoje që vërtetohet nga referenca të përshtatshme nga kontratat e zbatuara në të shkuarën. Aftësia profesionale e operatorëve ekonomikë për të ofruar shërbimin, punën, mallin vlerësohet në lidhje me aftësitë organizative, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën, siç është përshkruar nga autoriteti ose enti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës.
5. Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi kriteret e përzgjedhjes, si dhe dokumentet konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë për përmbushjen e këtyre kritereve. Neni 78 Përjashtimi për një periudhë të caktuar nga Agjencia e Prokurimit Publik (shfuqizuar shkronja “b” e pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për: a) keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi; b) Shfuqizuar c) nëse është tërhequr mbi pesë herë nga nënshkrimi i kontratës në procedura prokurimi të ndryshme, të zhvilluara nga një ose disa autoritete ose ente të ndryshme kontraktore brenda një viti kalendarik; ç) kur ka një vendim të formës së prerë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje në oferta. 52
2. Agjencia e Prokurimit Publik merr vendime për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, duke mbajtur parasysh parimet e paanshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.
3. Rregullat dhe afatet që ndiqen në procesin e përjashtimit përcaktohen në rregullat e prokurimit publik. Neni 79 Standardet e sigurimit të cilësisë dhe standardet e menaxhimit mjedisor
1. Autoriteti ose enti kontraktor për të vërtetuar se punët, mallrat ose shërbimet, objekt prokurimi, i plotësojnë kërkesat e cilësisë, mund t’u kërkojë ofertuesve të paraqesin certifikata të lëshuara nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo dispozitë zbatohet edhe kur kërkesat teknike u referohen kualifikimeve të kandidatit ose të ofertuesit.
2. Autoriteti ose enti kontraktor mund t’u kërkojë ofertuesve dorëzimin e certifikatave ose dokumenteve të ngjashme, të lëshuara nga organe të pavarura, që vërtetojnë pajtueshmërinë e tyre me standardet e kërkuara të cilësisë, veçanërisht sa i takon: a) garantimit të aksesit të personave me aftësi të kufizuara; b) eficiencës së energjisë; c) sistemeve të menaxhimit mjedisor.
3. Në rastet kur operatori ekonomik provon se nuk mund të pajiset me një certifikatë të tillë brenda një kohe të arsyeshme për arsye që nuk varen prej tij, autoriteti ose enti kontraktor mund të pranojë dokumente të tjera, nëpërmjet të cilave mund të provohet garantimi i standardeve të kërkuara.
4. Në çdo rast, certifikatat e kërkuara duhet të kenë lidhje dhe të jenë proporcionale me objektin e kontratës, duke respektuar edhe parimin e mosdiskriminimit. Neni 80 Parimet e procesit të përzgjedhjes
1. Kontratat jepen mbi bazën e kritereve të përcaktuara, pasi autoriteti ose enti kontraktor të ketë verifikuar që janë përmbushur të gjitha kushtet e mëposhtme: a) oferta përmbush kërkesat, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në njoftimin e kontratës ose në ftesën për ofertë dhe në dokumentet e tenderit, duke marrë në konsideratë, sipas rastit, variantet e paraqitura; b) operatori ekonomik, që ka dorëzuar ofertën, përmbush kriteret e kualifikimit e të përzgjedhjes dhe nuk ndodhet në ndonjë nga situatat që përbëjnë shkak për skualifikim.
2. Autoritetet ose entet kontraktore mund të vendosin refuzimin e ofertës, pavarësisht vlerës së saj, nëse vlerësohet se oferta e paraqitur nuk është në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i legjislacionit vendas, marrëveshjeve ndërkombëtare ose legjislacionit vendas në fushën e mjedisit, mbrojtjes shoqërore dhe punës.
3. Autoritetet ose entet kontraktore i shqyrtojnë ofertat e paraqitura bazuar në dokumentacionin e dorëzuar nga operatorët ekonomikë dhe legjislacionin përkatës në fuqi
4 — Në çdo rast, nëse autoriteti ose enti kontraktor vihet në dijeni të një fakti që është kusht për
4. Në çdo rast, nëse autoriteti ose enti kontraktor vihet në dijeni të një fakti që është kusht për skualifikimin e operatorit ekonomik të shpallur fitues, deri në momentin e lidhjes së kontratës merr vendim për skualifikimin e tij sipas parashikimeve në këtë ligj. Neni 81 E drejta për informim 53
1. Informacioni dhe dokumentacioni i administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar, palë në proces, me kërkesë të tij, pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave. Autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion informacionin brenda 5 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
2. Autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni jo më vonë se 5 ditë nga marrja e vendimit: a) çdo kandidat të pasuksesshëm për arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes së tij në tender; b) çdo kandidat, i cili nuk është renditur për në fazën e dytë, kur autoriteti ose enti kontraktor ka përdorur uljen e numrit të kandidatëve; c) çdo ofertues të pasuksesshëm për arsyet e refuzimit të ofertës së tij; ç) çdo ofertues të suksesshëm, që ka paraqitur një ofertë të vlefshme, për klasifikimin e ofertës së përzgjedhur.
3. Pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen, autoritetet ose entet kontraktore mund të mos bëjnë publike disa nga informacionet e parashikuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nëse një gjë e tillë vjen në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave ose cenon interesin publik apo interesat ligjore dhe ekonomike të palëve, ose pengon konkurrencën e drejtë. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk do të vihen në dispozicion të kërkuesve. Neni 82 Formulari përmbledhës i vetëdeklarimit (ndryshuar pika 5; shtuar pikat 6, 7, 8, 9, 10, 11 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Bashkë me dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje ose të ofertave, autoritetet ose entet kontraktore pranojnë si provë paraprake në vend të disa vërtetimeve të lëshuara nga autoritetet publike ose palë të treta, formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, sipas parashikimeve të këtij ligji. Përmbajtja e këtij formulari përcaktohet në rregullat e prokurimit publik. Kur autoriteti ose enti kontraktor mund t’i marrë dokumentet mbështetëse duke u futur direkt në një bazë të aksesueshme të dhënash shtetërore, në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit përcaktohet edhe informacioni që kërkohet për këtë qëllim, siç është adresa në internet e bazës të të dhënave, çdo e dhënë identifikimi dhe, sipas rastit, në deklaratën e nevojshme për dhënien e pëlqimit. Operatorët ekonomikë mund të përdorin një formular vetëdeklarimi që është përdorur gjatë një procedure prokurimi të mëparshme, nëse informacioni që ajo përmban vazhdon të jetë i saktë dhe i vlefshëm.
2. Në çdo kohë gjatë procedurës, autoriteti ose enti kontraktor mund t’u kërkojë ofertuesve dhe kandidatëve sqarime dhe dokumente mbështetëse për këto sqarime, kur kjo është e nevojshme për të garantuar zbatimin korrekt të procedurës.
3. Pavarësisht pikës 2 të këtij neni, operatorëve ekonomikë nuk u kërkohet të dorëzojnë dokumente mbështetëse kur autoriteti ose enti kontraktor që ka dhënë kontratën ose ka lidhur marrëveshjen kuadër i ka këto dokumente.
4. Në rastin e operatorëve ekonomikë të huaj, dokumentet duhet të paraqiten në formën e kërkuar nga legjislacioni në fuqi për njohjen e dokumentacionit. Në raste të dokumenteve që nuk lëshohen në vendin e origjinës, ky fakt duhet të provohet prej operatorëve ekonomikë.
5. Në procedurat e prokurimit me një fazë, përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti ose enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar i pari që të dorëzojë: a) dokumentet e paraqitura si pjesë e ofertës në rrugë elektronike, të cilat në kohën e dorëzimit pranë autoritetit ose entit kontraktor duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre; 54 b) dokumentet mbështetëse në origjinal ose një kopje të noterizuar të tyre për vetëdeklarimet e dhëna. Në procedurat e prokurimit me faza, dokumentacioni, sipas shkronjave “a” dhe “b” të kësaj pike, u kërkohet të gjithë kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, përpara nisjes së afateve të ankimit.
6. Për operatorët ekonomikë të regjistruar në regjistrat tregtarë shqiptarë, krijimi dhe plotësimi i formularit përmbledhës të vetëdeklarimit kryhet në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
7. Pavarësisht parashikimeve të pikës 5 të këtij neni, operatorëve ekonomikë të regjistruar në regjistrat tregtarë shqiptarë nuk u kërkohet të paraqesin dokumente mbështetëse ose prova të tjera dokumentare për atë pjesë të informacionit të deklaruar dhe të gjeneruar automatikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik si pjesë e formularit përmbledhës të vetëdeklarimit nga ndërveprimi me sisteme të tjera elektronike.
8. Operatorët ekonomikë mund të përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit edhe nëpërmjet dosjes virtuale të operatorit, e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik përmes ndërveprimit me sisteme të tjera elektronike për ruajtjen e dokumenteve. Dokumentet e dorëzuara si pjesë e dosjes virtuale të operatorit duhet të jenë të gjeneruara nga sisteme të tjera elektronike ose të noterizuara përmes ndërveprimit me sistemin elektronik të Dhomës Kombëtare të Noterisë. Operatorët ekonomikë janë përgjegjës për përditësimin e të dhënave në mënyrë automatike, për aq sa është e mundur, në dosjen virtuale të operatorit.
9. Për operatorët ekonomikë vendës, Sistemi i Prokurimit Elektronik verifikon automatikisht përmes ndërveprimit me sisteme të tjera përmbushjen e kushteve detyruese për skualifikim dhe kritereve të veçanta të kualifikimit për aq sa është e zbatueshme.
10. Në procedurat e prokurimit me një fazë, përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti ose enti kontraktor për operatorët ekonomikë të huaj i kërkon ofertuesit të kualifikuar i pari që të dorëzojë pranë autoritetit kontraktor në origjinal ose kopje të noterizuar dokumentet e paraqitura në rrugë elektronike, të cilat nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemet e tjera me anë të ndërveprimit. Dokumentet e noterizuara para noterëve publikë të Republikës së Shqipërisë dorëzohen online në Sistemin e Prokurimit Elektronik përmes ndërveprimit me sistemin elektronik të Dhomës Kombëtare të Noterisë. Në procedurat e prokurimit me faza, dokumentacioni sipas pikës 5 u kërkohet të gjithë kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, përpara nisjes së afateve të ankimit.
11. Autoriteti ose enti kontraktor do të përdorë sistemin e-Certis për të marrë informacion për llojet dhe format e provave të përmendura në këtë nen dhe për autoritetet kompetente, që i lëshojnë ato në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Neni 83 Sigurimi i ofertës (ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti kontraktor duhet të kërkojë paraqitjen e sigurimit të ofertës nga ofertuesit në të gjitha llojet e procedurave të prokurimit, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël. Në rastin e kontratave sektoriale, enti kontraktor duhet të kërkojë paraqitjen e sigurimit të ofertës në të gjitha llojet e procedurave të prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, ndërkohë që mund të kërkojë paraqitjen e këtij sigurimi edhe në procedurat nën kufirin e lartë monetar, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël.
2. Autoriteti ose enti kontraktor duhet të specifikojë në dokumentet e tenderit: a) vlerën e kërkuar të sigurimit të ofertës, e cila duhet të jetë 2% e vlerës së përllogaritur të kontratës; b) çdo kërkesë për natyrën dhe formën e sigurimit të ofertës. 55 Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor pranon mundësinë e pagesës nga ofertuesi, në vlerë monetare në llogarinë e autoritetit ose entit kontraktor. Përveç kësaj forme të paraqitjes së sigurimit të ofertës, autoriteti ose enti kontraktor, sipas vlerësimit të tij, duhet të specifikojë në dokumentet e tenderit mundësinë e paraqitjes së sigurimit të ofertës: i. në formën e garancisë bankare; ose ii. nga shoqëri sigurimi të licencuara nga autoritetet kompetente.
3. Autoriteti ose enti kontraktor konfiskon sigurimin e ofertës në rast të: a) tërheqjes së ofertës pas afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave; b) refuzimit për nënshkrimin e kontratës së prokurimit. c) mosparaqitjes së sigurimit të kontratës, kur oferta është shpallur fituese, ose mosplotësimit të ndonjë kushti tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së përcaktuar në dokumentet e tenderit.
4. Autoriteti ose enti kontraktor nuk e pretendon vlerën e sigurimit të ofertës dhe kthen menjëherë mbrapsht dokumentin e sigurimit e ofertës, nëse: a) ka përfunduar afati kohor i sigurimit të ofertës; b) është lidhur kontrata dhe është paraqitur sigurimi i kontratës, kur një gjë e tillë kërkohet nga dokumentet e tenderit; c) janë anuluar procedurat e tenderit pa shpallur fitues.
5. Autoriteti ose enti kontraktor raporton përmes Sistemit të Prokurimit Elektronik pranë Agjencisë së Prokurimit Publik rastet e refuzimit të operatorit ekonomik për nënshkrimin e kontratës, sipas shkronjës “b” të pikës 3 të këtij neni.
6. Kur ofertuesi fitues nuk bën sigurimin e kontratës ose nuk nënshkruan kontratën, autoriteti kontraktor bën konfiskimin e sigurimit të ofertës. Në rastin kur është përdorur si kriter i përcaktimit të ofertës fituese “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim” dhe kur ofertuesi fitues nuk bën sigurimin e kontratës ose nuk arrin të nënshkruajë kontratën, autoriteti kontraktor përzgjedh ofertuesin e renditur i dyti në listën e ofertave të përzgjedhura që kanë mbetur, vetëm nëse diferenca ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe të dytë është jo më e madhe se vlera e sigurimit të ofertës të ofertuesit që është tërhequr. Neni 84 Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera
1. Operatori ekonomik, me qëllim plotësimin e kërkesave të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor në dokumentet e tenderit, mund të mbështetet në kapacitetet ekonomike e financiare, aftësinë teknike ose profesionale të subjekteve të tjera, pavarësisht natyrës juridike të lidhjeve që ai ka me ta.
2. Operatori ekonomik mund ta shfrytëzojë aftësinë e ndonjë subjekti tjetër për të dëshmuar plotësimin e kushteve në lidhje me kualifikimet arsimore dhe profesionale vetëm nëse subjekti tjetër i kryen punët ose do t’i sigurojë shërbimet për të cilat kërkohet aftësi e tillë.
3. Kur një operator ekonomik dëshiron të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, ai i vërteton autoritetit ose entit kontraktor se do të ketë në dispozicion burimet e nevojshme, duke dorëzuar një angazhim me shkrim të këtyre subjekteve për këtë qëllim.
4. Autoriteti ose enti kontraktor duhet të sigurohet se për subjektin, aftësinë e të cilit e shfrytëzon operatori ekonomik, nuk ekzistojnë shkaqet për skualifikimin ose përjashtimin e tij. Autoriteti ose enti kontraktor duhet t’i kërkojë operatorit ekonomik që të zëvendësojë subjektin që ndodhet në kushtet e skualifikimit apo të përjashtimit.
5. Nëse operatori ekonomik shfrytëzon aftësi nga subjekti tjetër në lidhje me kushtet që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe financiare, autoriteti ose enti kontraktor mund të kërkojë që operatori ekonomik dhe subjekti të ndërmarrin përgjegjësi solidare për zbatimin e marrëveshjes.
6. Ndërkohë, në rastin kur operatorët ekonomikë mbështeten në kapacitetet e subjekteve të tjera, pasi këta të fundit do të kryejnë furnizimet, punët ose shërbimet, për të cilat kërkohen këto 56 kapacitete, atëherë grupi i operatorëve ekonomikë mund të dorëzojë oferta ose të paraqitet si një kandidat i vetëm.
7. Në rastin e kontratave të punëve, shërbimeve dhe vendosjes ose instalimit në kuadër të një kontrate furnizimi, autoriteti ose enti kontraktor mund të kërkojë që detyra/punë/aspekte kritike të kontratës të përmbushen nga vetë operatori ekonomik ose nga ndonjëri prej anëtarëve të bashkimit të operatorëve ofertues. Neni 85 Ulja e numrit të kandidatëve të tjerë të kualifikuar që do të ftohen për pjesëmarrje
1. Në procedurat e prokurimit me faza, autoritetet ose entet kontraktore mund të kufizojnë numrin e kandidatëve që përmbushin kriteret e përzgjedhjes, që ata do të ftojnë për të dhënë ofertë ose për të kryer një dialog, nëse numri minimal i kandidatëve të aftë ka qenë i caktuar sipas parashikimeve të këtij neni.
2. Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi kriteret ose rregullat objektive dhe jodiskriminuese që do të zbatojnë, numrin minimal të kandidatëve që synojnë të ftojnë dhe, sipas rastit, numrin maksimal.
3. Në procedurën e kufizuar, numri minimal i kandidatëve është pesë. Në procedurën konkurruese me negocim, në procedurën e dialogut konkurrues dhe në partneritetin për inovacion, numri minimal i kandidatëve është tre. Në rastin e kontratave sektoriale është e drejtë e entit kontraktor të përcaktojë numrin minimal të lejuar të kandidatëve. Në çdo rast, numri i kandidatëve që ftohen duhet të jetë i mjaftueshëm për të siguruar një konkurrencë të drejtë. Autoriteti ose enti kontraktor fton një numër kandidatësh që është të paktën i barabartë me numrin minimal. Megjithatë, nëse numri i kandidatëve që përmbushin kriteret e përzgjedhjes dhe nivelet minimale të aftësive është nën numrin minimal, autoriteti ose enti kontraktor mund të vazhdojë procedurën, duke ftuar kandidatët me aftësitë e kërkuara. Autoriteti ose enti kontraktor nuk përfshin operatorët ekonomikë që nuk kanë kërkuar të marrin pjesë ose kandidatët që nuk kanë aftësitë e kërkuara. Neni 86 Ulja e numrit të ofertave dhe zgjidhjeve
1. Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë në njoftimin e kontratës ose në ftesën për shprehje interesi kriteret ose rregullat objektive dhe jodiskriminuese që do të zbatojnë për uljen e numrit të ofertave dhe zgjidhjeve.
2. Nëse autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë mundësinë e uljes së numrit të ofertave, që duhet të negociohen, ose mundësinë për zvogëlim të numrit të zgjidhjeve që do të dialogohen, duhet të zbatojnë kriteret për shpalljen e kontratës fituese, të cilat përcaktohen në dokumentet e tenderit.
3. Numri i zvogëluar i ofertave ose zgjidhjeve duhet të sigurojë konkurrencë të drejtë në fazën përfundimtare të negociatave ose dialogut. Neni 87 Kriteret për shpalljen e ofertës fituese
1. Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë dhënien e kontratave publike bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme. 57
2. Oferta ekonomikisht më e favorshme identifikohet në bazë të çmimit ose kostos, duke përdorur metodën e efektivitetit të kostos, siç janë kostot gjatë ciklit jetësor, në përputhje me nenin 88 të këtij ligji, dhe mund të bazohet në raportin më të mirë çmim-cilësi, që vlerësohet mbi bazën e kritereve që lidhen me objektin e kontratës në fjalë, duke përfshirë cilësinë, aspektet mjedisore dhe/ose sociale. Kritere të tilla mund të përfshijnë: a) cilësinë, duke përfshirë meritat teknike, karakteristikat estetike dhe funksionale, aksesueshmërinë, projektimin për të gjithë përdoruesit, karakteristikat mjedisore dhe novatore, si dhe tregtimin dhe kushtet e tij; b) organizimin, kualifikimin dhe përvojën e stafit që është emëruar për të zbatuar kontratën, kur cilësia e stafit të emëruar mund të ketë një ndikim domethënës në nivelin e zbatimit të kontratës; ose c) shërbimin pas shitjes dhe asistencën teknike, kushtet e dorëzimit, si, për shembull, datën e dorëzimit, procesin e dorëzimit dhe periudhën e dorëzimit ose periudhën e përfundimit. Elementi i kostos, gjithashtu, mund të marrë formën e një çmimi ose kostoje fikse, mbi bazën e të cilit operatorët ekonomikë do të konkurrojnë vetëm për kriteret e cilësisë.
3. Kriteret për shpalljen e kontratës fituese konsiderohen se janë të lidhura me objektin e kontratës, kur ato lidhen me punët, furnizimet ose shërbimet që do të ofrohen në zbatim të asaj kontrate në çdo drejtim dhe në çdo fazë të ciklit të tyre jetësor, duke përfshirë faktorët që bëjnë pjesë në: a) procesin specifik të prodhimit, ofrimit ose tregtimit të atyre punëve, furnizimeve ose shërbimeve; ose b) një proces specifik, për një fazë tjetër të ciklit të tyre jetësor, edhe kur këta faktorë nuk janë pjesë e substancës së tyre thelbësore.
4. Kriteret për shpalljen e kontratës fituese nuk i japin autoritetit ose entit kontraktor një liri të pakufizuar zgjedhjeje. Ato garantojnë mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqërohen nga specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese. Në rast dyshimi, autoritetet ose entet kontraktore verifikojnë saktësinë e informacionit dhe provat e paraqitura nga ofertuesit.
5. Autoriteti ose enti kontraktor specifikon në dokumentet e tenderit shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertën ekonomikisht më të favorshme, me përjashtim të rasteve kur kjo identifikohet vetëm mbi bazën e çmimit. Nëse përcaktimi i shkallës së rëndësisë nuk është i mundur për arsye objektive, autoriteti ose enti kontraktor i paraqet kriteret sipas rëndësisë në rend zbritës. Neni 88 Llogaritja e kostos gjatë ciklit jetësor
1 — Llogaritja e kostos gjatë ciklit jetësor mbulon, nëse është e mundur, të gjitha ose një pjesë të
1. Llogaritja e kostos gjatë ciklit jetësor mbulon, nëse është e mundur, të gjitha ose një pjesë të kostove të mëposhtme përgjatë ciklit jetësor të një produkti, shërbimi ose të punëve: a) kostot që mbulohen nga autoriteti ose enti kontraktor ose nga përdorues të tjerë, si: i. kostot që lidhen me blerjen; ii. kostot e përdorimit, siç janë konsumi i energjisë dhe burime të tjera; iii. kostot e mirëmbajtjes; iv. kostot në fund të kohës së përdorimit, si kostot për grumbullim dhe riciklim. b) kostot mbi efektet mjedisore dytësore që lidhen me produktin, shërbimin ose punët gjatë ciklit të tyre jetësor, me kusht që vlera e tyre monetare të mund të përcaktohet dhe të verifikohet. Këto kosto mund të përfshijnë koston e emetimit të gazeve me efekt serë dhe emetimeve të ndotësve të tjerë dhe kosto të tjera për zbutjen e ndryshimit klimatik. 58
2. Kur autoritetet ose entet kontraktore i vlerësojnë kostot duke përdorur metodën për llogaritjen e kostove të ciklit jetësor, ato përcaktojnë në dokumentet e tenderit të dhënat që duhet të ofrohen nga ofertuesit dhe metodën që do të përdorë autoriteti ose enti kontraktor për të përcaktuar kostot e ciklit jetësor, mbi bazën e këtyre të dhënave. Metoda që përdoret për të llogaritur kostot mbi efektet mjedisore anësore duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) bazohet mbi kritere objektivisht të verifikueshme dhe jodiskriminuese. b) nëse nuk është krijuar për t’u zbatuar në mënyrë të përsëritur ose të vazhdueshme, metoda nuk favorizon ose diskriminon në mënyrë të padrejtë disa operatorë ekonomikë; c) është e aksesueshme për të gjitha palët e interesuara; ç) të dhënat e kërkuara mund të sigurohen pa vështirësi nga operatorët ekonomikë. Neni 89 Paraqitja dhe pranimi i ofertave
1. Autoriteti ose enti kontraktor përcakton vendin, datën dhe orën e paraqitjes së ofertave.
2. Paraqitja e ofertave bëhet në një nga mënyrat e mëposhtme: a) ofertat dorëzohen në rrugë elektronike, sipas përcaktimit në aktet nënligjore; ose b) ofertat dorëzohen me shkrim, nëse një gjë e tillë është parashikuar në aktet nënligjore, dorazi ose përmes postës, të nënshkruara dhe të mbyllura në zarf.
3. Në rastet kur shtyhet afati përfundimtar i pranimit të ofertave në përputhje me parashikimet e këtij ligji, njoftimi për shtyrje të këtij afati publikohet në të njëjtën mënyrë siç është bërë publikimi i njoftimit të procedurës. Neni 90 Hapja e ofertave
1. Autoriteti ose enti kontraktor i hap të gjitha ofertat në datën, vendin dhe kohën e përcaktuar në dokumentet e tenderit, pas mbarimit të afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose pas mbarimit të afatit përfundimtar të përcaktuar pas zgjatjes së këtij afati, në përputhje me procedurat e specifikuara në dokumentet e tenderit.
2. Në rast se për arsye objektive, të shkaktuara nga një situatë e paparashikuar nga autoriteti kontraktor në kohën e fillimit të procedurës, është e pamundur të respektohet afati i hapjes së ofertave nga ana e autoritetit ose entit kontraktor, duhet të dokumentohet arsyeja dhe të përcaktohet një datë e re e hapjes së ofertave.
3. Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar, që kanë paraqitur oferta, ftohen të marrin pjesë në hapjen e ofertave, në rast se janë të interesuar. Mosparaqitja e tyre nuk pengon hapjen e ofertave.
4. Në rastin e prokurimit me mjete elektronike, hapja e ofertave bëhet si më poshtë: a) autoriteti ose enti kontraktor i hap të gjitha ofertat në datën, vendin dhe kohën e përcaktuar në dokumentet e tenderit, pas mbarimit të afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose pas mbarimit të afatit përfundimtar, të përcaktuar pas zgjatjes së këtij afati, në përputhje me procedurat e specifikuara në dokumentet e tenderit, sipas rregullave të prokurimit me mjete elektronike; b) dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesit regjistrohet automatikisht në sistem dhe procesi i hapjes nuk ka nevojë të dokumentohet në rrugë shkresore.
5. Në rastet kur procedura e prokurimit zhvillohet në formë shkresore, autoriteti ose enti kontraktor dokumenton procesin nëpërmjet mbajtjes së një procesverbali, i cili duhet të pasqyrojë emrin, adresën e ofertuesit, oferta e të cilit hapet, dokumentacionin ligjor dhe çdo dokument të kërkuar nga autoriteti ose enti kontraktor, si dhe çmimin e çdo oferte, të cilat lexohen me zë të lartë për ata persona që janë të pranishëm dhe regjistrohet në këtë procesverbal. 59 Procesverbali duhet t’i vihet menjëherë në dispozicion çdo kandidati ose ofertuesi. Neni 91 Ndalimi i modifikimit të ofertave
1. Pas afatit përfundimtar për hapjen e ofertës nuk duhet të kryhet asnjë bisedim ndërmjet autoritetit ose entit kontraktor dhe ofertuesit për vlerën e ofertës, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
2. Një ofertuesi, si kusht për shpalljen fitues, nuk duhet t’i kërkohet që të ndërmarrë përgjegjësi të papërcaktuara në dokumentet e tenderit, të ndryshojë vlerën e ofertës së tij ose të modifikojë në çfarëdolloj mënyre ofertën.
3. Dispozitat e këtij neni nuk cenojnë zbatimin e neneve 44, 45, 46 dhe 47 të këtij ligji. Neni 92 Shqyrtimi i ofertave (numërtohet paragrafi i dytë i pikës 3 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor, kur e shikon të arsyeshme, u kërkon ofertuesve sqarime për ofertat e tyre, për shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin sa më të drejtë të këtyre ofertave. Pa cenuar dispozitat e parashikuara në këtë ligj, nuk duhet të kërkohet, të ofrohet ose të lejohet asnjë ndryshim në përmbajtjen e ofertës, përfshirë ndryshimet në vlerë apo ndryshime që synojnë të kthejnë një ofertë të pavlefshme në të vlefshme.
2. Autoriteti ose enti kontraktor, pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1 të këtij neni, duhet të korrigjojë vetëm gabimet aritmetike, që zbulohen gjatë shqyrtimit të ofertave. Autoriteti ose enti kontraktor njofton menjëherë për këto korrigjime ofertuesin që ka paraqitur ofertën. Kur ofertuesi nuk pranon korrigjimin e një gabimi aritmetik, oferta e tij do të skualifikohet.
3. Autoriteti ose enti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit, pa rënë ndesh me përcaktimet e nenit 38 të këtij ligji.
4. Oferta konsiderohet e vlefshme edhe nëse ajo përmban devijime të vogla, të cilat nuk ndryshojnë thelbësisht karakteristikat, kushtet dhe kërkesat e tjera, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, gabime shtypi, të cilat mund të korrigjohen pa prekur përmbajtjen e saj, si edhe ato të lidhura me informacionet që merren lehtësisht nga dokumente faktike, që tregojnë gjendjen e operatorit ekonomik në kohën e ofertimit. Neni 93 Oferta anomalisht e ulët (shtuar pika 5 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Kur autoritetet ose entet kontraktore vërejnë se oferta për punët, furnizimet ose shërbimet është anomalisht e ulët, i kërkon operatorit ekonomik të paraqesë me shkrim dhe brenda tri ditëve pune shpjegime për çmimin ose kostot e propozuara në ofertë.
2. Shpjegimet e përmendura në pikën 1 jepen veçanërisht për: a) anën ekonomike të procesit të prodhimit, të shërbimeve të ofruara ose të metodës së ndërtimit; b) zgjidhjet teknike të përzgjedhura dhe/ose ndonjë kusht favorizues të jashtëzakonshëm që ka ofertuesi për furnizimin e produkteve ose shërbimeve ose për kryerjen e punës; c) origjinalitetin e punës, furnizimeve ose shërbimeve të propozuara nga ofertuesi; ç) pajtueshmërinë me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fushën e mjedisit, në fushën sociale dhe të punës; 60 d) mundësinë e ofertuesit për të marrë ndihmë shtetërore.
3. Autoriteti ose enti kontraktor vlerëson informacionin e dhënë, duke u konsultuar me ofertuesin. Ai mund ta refuzojë ofertën kur, edhe pas shqyrtimit të provave të dhëna nga ofertuesi, nuk bindet se ajo është e rregullt në të gjitha elementet e saj, duke marrë në konsideratë elementet e përmendura në pikën 2 të këtij neni. Autoritetet ose entet kontraktore e refuzojnë ofertën kur konstatojnë se oferta është anomalisht e ulët, sepse nuk pajtohet me detyrimet e zbatueshme nga legjislacioni në fushën e mjedisit, në fushën sociale dhe të punës e të akteve të tjera.
4. Nëse një autoritet kontraktor konstaton se një ofertë është anomalisht e ulët për shkak se ofertuesi ka marrë ndihmë shtetërore, oferta mund të refuzohet vetëm për këtë arsye, vetëm pas konsultimit me ofertuesin, nëse ky i fundit nuk mund të provojë, brenda një afati kohor të përcaktuar nga autoriteti ose enti kontraktor, i cili duhet të jetë të paktën 3 ditë pune, që ndihma është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufijtë e lartë monetarë, autoritetet ose entet kontraktore refuzojnë pa kërkuar shpjegime një ofertë, e cila është konstatuar anomalisht e ulët. Neni 94 Vlefshmëria e ofertave
1. Ofertat janë të vlefshme gjatë periudhës kohore të specifikuar në dokumentet e tenderit.
2. Autoriteti ose enti kontraktor mund t’u kërkojë ofertuesve ta zgjasin këtë periudhë për një afat të caktuar dhe zgjatja bëhet vetëm me pëlqimin e palës. Në këtë rast: a) ofertuesi mund të refuzojë kërkesën, pa humbur sigurimin e ofertës dhe vlefshmëria e ofertës së tij përfundon me mbarimin e periudhës fillestare të vlefshmërisë; b) kur ofertuesi pranon zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë, me të zgjatet edhe sigurimi i ofertës apo paraqitet një sigurim i ri oferte, që mbulon periudhën e zgjatur të vlefshmërisë. Ofertuesi, që nuk zgjat periudhën e sigurimit të ofertës ose që nuk paraqet një sigurim të ri oferte, vlerësohet se e ka refuzuar kërkesën për zgjatje të periudhës së vlefshmërisë së ofertës dhe oferta e tij do të refuzohet. Neni 95 Administrimi i informacionit në proces
1. Pas hapjes së ofertave dhe deri në shpalljen e ofertës fituese, asnjë ofertues nuk duhet të bëjë asnjë komunikim të pajustifikuar me autoritetin kontraktor ose të përpiqet, në çfarëdolloj mënyre, për të ndikuar në shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
2. Pas hapjes së ofertave, informacionet për shqyrtimin, sqarimin, vlerësimin e ofertave dhe rekomandimet për ofertën fituese nuk u bëhen të njohura personave të tjerë, që nuk janë të angazhuar zyrtarisht në këtë proces, derisa të nënshkruhet kontrata.
3. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen ligjërisht si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk duhet të vihen në dispozicion të publikut. Neni 96 Periudha e pritjes (shtuar fjalë në shkronjën “c” të pikës 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor nuk mund të nënshkruajë kontratën me fituesin e procedurës së prokurimit pa kaluar një periudhë e caktuar nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit, si më poshtë: 61 a) të paktën 10 ditë kalendarike, në rastin e procedurave të prokurimit mbi kufirin e lartë monetar; b) të paktën 7 ditë kalendarike, në rastin e procedurave të prokurimit nën kufirin e lartë monetar; c) të paktën 2 ditë kalendarike në rastin e prokurimeve me vlerë të vogël.
2. Periudha e pritjes, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, nuk zbatohet: a) në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës; b) në rastin e procedurave me një ofertues të vetëm, i cili është kualifikuar dhe shpallur fitues; c) në rastin e kontratave të lidhura në bazë të një marrëveshje kuadër ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara apo të një blerjeje në sistemin dinamik. Neni 97 Njoftimi i fituesit (ndryshuar togfjalëshi në pikën 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Menjëherë, por jo më vonë se 7 ditë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktor publikon në sistemin e prokurimit elektronik njoftimin e fituesit. Me publikimin e njoftimit të fituesit në sistemin e prokurimit elektronik, operatorëve ekonomikë i lind e drejta e ankimit sipas parashikimeve të nenit 109 të këtij ligji.
2. Në rastin e procedurave të prokurimit që zhvillohen në formë shkresore, autoriteti kontraktor publikon njoftimin e fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Me publikimin e njoftimit të fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike, operatorëve ekonomikë iu lind e drejta e ankimit sipas parashikimeve të nenit 109 të këtij ligji.
3. Në rast se kontrata nuk nënshkruhet nga ofertuesi fitues për ndonjë situatë të forcës madhore, autoriteti kontraktor nuk mban sigurimin e ofertës.
4. Me “Forcë madhore” do të kuptohet një ngjarje ose një akt natyror ose shoqëror që ndodh në vend sipas legjislacionit në fuqi. Neni 98 Anulimi i një procedure prokurimi (shtuar fjalë në pikën 4; shfuqizuar pika 5 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor anulon procedurën e prokurimit në rastet kur: a) në procedurat me faza nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme; b) në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme; c) konstaton se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme; ç) për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar; d) kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin sipas parashikimeve në këtë ligj.
2. Kur procedura e prokurimit publik anulohet në pajtim me shkronjën “ç” të pikës 1 të këtij neni, autoriteti ose enti kontraktor nuk duhet të shpallë një procedurë të re për të njëjtin objekt prokurimi e me të njëjtat të dhëna.
3. Autoriteti ose enti kontraktor nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj ofertuesve që kanë paraqitur oferta për vendimin e marrë në bazë të pikës 1 të këtij neni.
4. Autoriteti ose enti kontraktor u komunikon të gjithë kandidatëve ose ofertuesve vendimin dhe arsyet për të mos e vazhduar procedurën e prokurimit menjëherë, por jo më vonë se 3 ditë nga marrja e vendimit dhe publikon njoftimin e anulimit.
5. Shfuqizuar Neni 99 Raporti përmbledhës për procedurën e prokurimit 62 (shtuar paragrafi pas shkronjës “f” me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) Për çdo kontratë ose marrëveshje kuadër që mbulohet nga ky ligj dhe sa herë që krijohet një sistem dinamik blerjeje, autoriteti ose enti kontraktor harton një raport me shkrim, që përfshin të paktën sa më poshtë: a) emrin dhe adresën e autoritetit ose enti kontraktor, objektin dhe vlerën e përllogaritur të kontratës, të marrëveshjes kuadër ose sistemit dinamik të blerjes sipas rastit; b) rezultatet e përzgjedhjes së kandidatëve, ofertuesve dhe/ose uljes së numrit të tyre, sipas parashikimeve në këtë ligj, përkatësisht: i. emrat e kandidatëve ose ofertuesve të përzgjedhur dhe arsyet për përzgjedhjen e tyre; ii. emrat e kandidatëve ose ofertuesve të refuzuar dhe arsyet për refuzimin e tyre; c) arsyet për refuzimin e ofertave anomalisht të ulëta; ç) emrin e ofertuesit të suksesshëm dhe arsyet pse është zgjedhur oferta e tij dhe, kur dihet, përqindjen e kontratës ose marrëveshjes kuadër që ofertuesi i suksesshëm planifikon të nënkontraktojë te palë të treta, emrat e nënkontraktorëve të kontraktorit kryesor, nëse ka; d) sipas rastit, rrethanat që justifikojnë përdorimin e procedurës së përzgjedhur të prokurimit; dh) sipas rastit, arsyet pse autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur të mos japë një kontratë ose marrëveshje kuadër ose të mos krijojë një sistem dinamik blerjeje; e) sipas rastit, arsyet pse për dorëzimin e ofertave janë përdorur mjete të tjera komunikimi, të ndryshme nga mjetet elektronike; ë) sipas rastit, konfliktet e interesit që janë zbuluar dhe masat që janë marrë në vijim; f) sipas rastit, ofertat me vlerë ekonomike të barabartë dhe hapat që janë ndjekur për procesin e hedhjes së shortit. Raporti përmbledhës për procedurën e prokurimit gjenerohet automatikisht nga të dhënat e administruara në rrugë digjitale në Sistemin e Prokurimit Elektronik për procedurën e prokurimit. KREU XII SHËRBIME SOCIALE DHE SHËRBIME TË TJERA TË VEÇANTA Neni 100 Prokurimi i shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike
1. Kontratat publike për shërbime sociale dhe shërbime të tjera specifike jepen në përputhje me këtë krye.
2. Llojet e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, në kuptim të këtij ligji, si dhe rregulla të detajuara për prokurimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 101 Shpallja e njoftimeve
1. Autoritetet ose entet kontraktore, që synojnë të japin një kontratë publike për këto lloj shërbimesh, bëjnë të ditur qëllimin e tyre nëpërmjet njërës prej mënyrave të mëposhtme: a) nëpërmjet njoftimit të kontratës; b) nëpërmjet njoftimit paraprak të informacionit ose njoftimit periodik të informacionit, i cili u referohet në mënyrë specifike llojeve të shërbimeve që do të jenë objekt i kontratave që do të jepen. Në njoftim përcaktohet që kontratat do të jepen pa shpallje të mëtejshme dhe ftohen operatorët ekonomikë të interesuar që të shprehin interesin e tyre; c) nëpërmjet një njoftimi për ekzistencën e një sistemi kualifikimi, i cili shpallet vazhdimisht. Kjo pikë nuk zbatohet kur për dhënien e një kontrate publike për shërbim mund të ishte përdorur procedura me negocim, pa shpallje paraprake. 63
2. Autoritetet ose entet kontraktore, që kanë dhënë një kontratë publike për shërbimet e përmendura në nenin 100 të këtij ligji, publikojnë rezultatet e procedurës së prokurimit nëpërmjet një njoftimi për dhënien e kontratës. Neni 102 Parimet për shpalljen e kontratave fituese
1. Për shpalljen fituese të kontratave, që janë objekt i këtij kreu, autoritetet ose entet kontraktore veprojnë në pajtim me parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë. Rregullat procedurale që zbatohen, përcaktohen në mënyrë të tillë që t’u lejojnë autoriteteve ose enteve kontraktore të marrin në konsideratë specifikat e shërbimeve në fjalë.
2. Autoritetet ose entet kontraktore duhet të marrin në konsideratë nevojën për të garantuar cilësi, vazhdimësi, aksesueshmëri, kosto, efektivitet, disponueshmëri dhe gjithëpërfshirje në shërbime, nevojat specifike të kategorive të ndryshme të përdoruesve, duke përfshirë njerëzit në nevojë dhe grupet vulnerabël, përfshirjen dhe fuqizimin e përdoruesve dhe inovacionin. Autoritetet ose entet kontraktore mund të parashikojnë që zgjedhja e ofruesit të shërbimit të bëhet mbi bazën e ofertës që paraqet raportin më të mirë çmim-cilësi, duke marrë në konsideratë kriteret e cilësisë dhe qëndrueshmërisë për shërbimet sociale. Neni 103 Kontrata të rezervuara për shërbime të caktuara (ndryshuar shkronja “ç” me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoritetet ose entet kontraktore u rezervojnë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik organizatave të caktuara për dhënien e kontratave publike për shërbime të veçanta, veçanërisht për shërbime shëndetësore, sociale dhe kulturore. Llojet e shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullat e detajuara për prokurimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Organizata, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: a) qëllimi i saj është përmbushja e një misioni të shërbimit publik, që lidhet me ofrimin e shërbimeve të përmendura në pikën 1 të këtij neni; b) fitimet investohen sërish për përmbushjen e objektivave të organizatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi; c) strukturat drejtuese ose të pronësisë së organizatës bazohen në parimet e pronësisë dhe pjesëmarrjes së punonjësve ose kërkojnë pjesëmarrje aktive të punonjësve, përdoruesve ose palëve të interesuara; dhe ç) gjatë tre vjetëve të fundit organizata nuk është shpallur fituese e një kontrate për të njëjtat shërbime të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor që prokuron kontratën.
3. Kohëzgjatja e kontratës së lidhur sipas këtij neni nuk mund të jetë më shumë se tre vjet.
4. Autoriteti ose enti kontraktor përcakton mundësinë për kontratën e rezervuar në njoftimin e kryer sipas nenit 101 të këtij ligji. KREU XIII KONKURSI I PROJEKTIMIT Neni 104 Zbatimi (ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 64
1. Dispozitat e këtij kreu zbatohen për: a) konkurset e projektimit, të organizuara si pjesë e një procedure, e cila çon në dhënien e një kontrate publike për shërbime; b) konkurset e projektimit me çmime ose pagesa të pjesëmarrësve.
2. Në rastet e përmendura në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni, vlera e përcaktuar e konkursit të projektimit bazohet në vlerën e përcaktuar pa TVSH të kontratës së shërbimit, duke përfshirë të gjitha çmimet ose pagesat e mundshme për pjesëmarrësit. Në rastet e përmendura në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, vlera e konkursit të projektimit përcaktohet si shumë totale e çmimeve dhe pagesave, duke përfshirë edhe vlerën e parashikuar pa TVSH të kontratës publike të shërbimit që mund të lidhet në vijim në përputhje me nenin 47 të këtij ligji, nëse autoriteti ose enti kontraktor ka bërë të ditur qëllimin e tij për të shpallur fituesin e kësaj kontrate në njoftimin e konkursit. Neni 105 Njoftimet
1. Autoriteti ose enti kontraktor, që synon të zhvillojë një konkurs projektimi, njofton qëllimin e tij nëpërmjet njoftimit të konkursit. Në rast se në vijim synohet lidhja e një kontrate shërbimi sipas nenit 47 të këtij ligji, ky informacion përfshihet në njoftimin e konkursit.
2. Afati kohor minimal për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje është jo më pak se 30 ditë nga data në të cilën është publikuar njoftimi i konkursit për procedurat mbi kufirin e lartë monetar dhe jo më pak se 20 ditë për procedurat nën kufirin e lartë monetar. Autoriteti ose enti kontraktor mund të shkurtojë me 5 ditë afatin kohor për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje, në rast se ofertat paraqiten me mjete elektronike. Në rast se dokumentet e tenderit nuk janë të disponueshme nëpërmjet mjeteve elektronike sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij ligji, afati për dorëzimin e ofertave, përcaktuar në pikën 2 të këtij neni zgjatet me 5 ditë.
3. Autoriteti ose enti kontraktor, që ka zhvilluar një konkurs projektimi, publikon rezultatet e konkursit brenda 10 ditëve nga dita e përfundimit të tij.
4. Përjashtimisht, autoriteti ose enti kontraktor nuk është i detyruar të publikojë informacione për rezultatin e konkursit, nëse publikimi i tyre pengon zbatimin e ligjit, vjen në kundërshtim me interesin publik, cenon interesat tregtare legjitime të operatorëve ekonomikë ose mund të cenojë konkurrencën e drejtë ndërmjet ofruesve të shërbimeve. Neni 106 Rregullat për organizimin e konkursit të projektimit
1. Autoriteti ose enti kontraktor gjatë organizimit dhe realizimit të konkursit të projektimit zbaton procedurat në përputhje me dispozitat e përgjithshme të këtij ligji dhe dispozitat e këtij kreu.
2. Pranimi i pjesëmarrësve në konkurset e projektimit nuk mund të kufizohet: a) për shkak të shtetësisë, territorit ose rezidencës; b) për shkak të qenies person fizik ose juridik.
3. Në rastet kur kufizohet numri i pjesëmarrësve në konkursin e projektimit, autoriteti ose enti kontraktor përcakton kritere përzgjedhëse të qarta dhe jodiskriminuese. Në çdo rast, numri i kandidatëve të zgjedhur duhet të jetë i mjaftueshëm për t’u siguruar konkurrencë të drejtë. Neni 107 Juria 65
1. Për vlerësimin e projekteve të paraqitura në konkursin e projektimit, autoriteti ose enti kontraktor zgjedh një juri të përbërë me të paktën tre anëtarë, të cilët nuk kanë konflikt interesi me pjesëmarrësit në konkurs.
2. Anëtarët e jurisë janë persona me kualifikime profesionale të përshtatshme dhe me përvojë në atë fushë. Nëse nga pjesëmarrësit në konkurs kërkohet kualifikim i posaçëm profesional, së paku një e treta e anëtarëve të komisionit të jurisë duhet të kenë kualifikime të njëjta ose të barasvlershme profesionale si pjesëmarrësit. Neni 108 Vendimet e jurisë
1. Juria shqyrton projektet e paraqitura nga kandidatët në mënyrë anonime dhe vetëm mbi bazën e kritereve të përcaktuara në njoftimin për konkurs. Anonimiteti i projekteve duhet të respektohet deri në momentin që juria merr vendimin e saj.
2. Juria është e pavarur në vendimet dhe opinionet e saj.
3. Juria regjistron në një raport, që nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e saj, renditjen sipas cilësisë së planeve ose projekteve, së bashku me komentet apo vërejtjet konkrete dhe, nëse është e nevojshme, listën e pyetjeve që mund të kenë nevojë për sqarime.
4. Nëse është e nevojshme, kandidatët mund të ftohen për t’iu përgjigjur pyetjeve që juria ka regjistruar në procesverbal, për të sqaruar çdo aspekt të planeve apo projekteve të paraqitura.
5. Juria mban procesverbal për diskutimet e zhvilluara në përputhje me pikën 4 të këtij neni. KREU XIV ANKIMI ADMINISTRATIV Neni 109 E drejta e ankimimit (ndryshuar neni 109 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Çdo operator ekonomik, i cili ka ose ka pasur interes të ligjshëm në një procedurë prokurimi sipas LPP dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit ose entit kontraktor, për të cilat pretendon se janë në kundërshtim me ligjin, ka të drejtë të ankohet pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
2. Pas shqyrtimit administrativ, operatorët ekonomikë kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Administrative të Apelit, në përputhje me nenin 121 të këtij ligji, si dhe në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Neni 110 Afatet për ankim (shtuar fjalia në fund të pikës 3, shtuar togfjalëshi në fund të fjalisë së dytë të pikës 8; shtuar pika 9 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga publikimi i njoftimit të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë. 66
2. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi të anulimit. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
3. Në procedurat e prokurimit me faza mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim. Në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit të ofertave, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen sipas përcaktimeve në pikën 2 të këtij neni. Në procedurat e prokurimit me faza nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
4. Në rastin e procedurave për rihapjen konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, me procedurë prokurimi mbi kufirin e lartë monetar, afati për paraqitjen e ankesave është 10 ditë nga data e publikimit të njoftimit të fituesit të kontratës. Në rastin e kontratave të lidhura në bazë të një marrëveshjeje kuadër, me vlerë nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
5. Në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit. Nëse është publikuar njoftimi vullnetar për transparencë, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, sa i takon plotësimit të kushteve për përdorimin e kësaj procedure prokurimi, si dhe përmbajtjes së dokumenteve të tenderit.
6. Në rastin e konstatimit të një kontrate publike të lidhur pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e prokurimit të parashikuara në këtë ligj dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar njoftimi i fituesit ose njoftimi i kontratës së nënshkruar, afati për paraqitjen e një ankese lidhur me këtë kontratë është 60 ditë nga dita e konstatimit të saj, por jo më vonë se 6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
7. Në rast se operatori ekonomik nuk paraqet ankesën brenda afateve të parashikuara në këtë nen, atëherë nuk ka mundësi të ushtrojë më të drejtën e ankimit pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
8. Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj në Sistemin Elektronik të Ankesave. Ankesa quhet e pranuar në ditën e depozitimit të saj pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
9. Sistemi i prokurimit elektronik njofton operatorët ekonomikë në mënyrë automatike për datën e fillimit dhe të përfundimit të afateve të ankimit. Neni 111 Paraqitja e ankesës (ndryshuar paragrafi i parë i pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Operatori ekonomik ankimues dërgon njëkohësisht ankesën në autoritetin ose entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në Sistemin e Ankesave Elektronike. Rregulla të posaçme për mënyrën e paraqitjes së ankesës përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
2. Ankesa bëhet sipas formularit përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete dhe bazën ligjore, ku ankuesi pretendon për shkeljet, pagesa e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat mendon se mbështesin ankimin e tij. Elementet e sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e 67 ankesës. Ankimuesi është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën.
3. Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi, ajo vlerësohet si e paparaqitur.
4. Në çdo rast, paraqitja e ankesës shoqërohet me mandatpagesën e bërë pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Neni 112 Veprimet paraprake (ndryshuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Me regjistrimin e ankesës në Sistemin e Ankesave Elektronike dhe publikimin e saj nga Komisioni i Prokurimit Publik, Sistemi i Prokurimit Elektronik në ndërveprim me Sistemin e Ankesave Elektronike pezullon në mënyrë automatike vazhdimin e procedurës së prokurimit deri në shqyrtimin plotësisht të ankesës, përfshirë edhe nxjerrjen e një vendimi nga Komisioni i Prokurimit Publik me nënshkrim dhe vulë elektronike. Sistemi duhet të zhvillohet duke përdorur teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale dhe procese të robotizuara për të kryer pezullimin dhe nxjerrjen nga pezullimi automatik i procedurave të prokurimit.
2. Komisioni i Prokurimit Publik, me marrjen e ankesës në përputhje me këtë ligj, publikon në bazën e të dhënave përmes ndërveprimit me sisteme të treta, të dhënat e mëposhtme: a) për ankimuesin, adresën dhe NUIS-in; b) të dhëna të plota për procedurën e prokurimit (objekt, numër reference, fond limit, datën e zhvillimit të procedurës).
3. Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme jo vetëm nga autoriteti ose enti kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar, Komisioni i Prokurimit Publik publikon: a) ankesën e plotë në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit; b) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar; c) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë duke referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
4. Sistemi i Ankesave Elektronike në ndërveprim me Sistemin e Prokurimit Elektronik gjeneron një kod autentifikimi unik, që u vihet në dispozicion operatorëve ekonomikë të interesuar për t’u njohur me atë pjesë të ankesës, për të cilën ngrihen pretendime. Në asnjë rast Komisioni nuk jep akses në informacion të klasifikuar si sekret tregtar. Neni 113 Të drejtat e operatorëve ekonomikë të interesuar (shtuar paragraf në fund të pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor për paraqitjen e këtyre argumenteve është 7 ditë nga publikimi i ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është 5 ditë. Paraqitja e argumenteve bëhet në Sistemin e Ankesave Elektronike. 68
2. Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të ushtrojnë më pas të drejtën e ankimit për vendimin e dhënë në lidhje me ankesën për këtë procedurë prokurimi. Neni 114 Trajtimi i ankesës nga autoriteti ose enti kontraktor ( ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Në rastet e ankesave për dokumentet e tenderit, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet në lidhje me ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga momenti i konfirmimit të regjistrimit të saj nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në rastet e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të këtij ligji, për paraqitjen e argumenteve të tyre.
2. Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës autoriteti ose enti kontraktor ka nevojë të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afati i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni ndërpritet dhe rifillon pasi të ketë siguruar informacionin e kërkuar. Në çdo rast, për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë. Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për zgjatjen e afatit.
3. Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve në këtë nen, autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë: a) pranimin e plotë të ankesës; b) pranimin e pjesshëm të ankesës; c) refuzimin e ankesës.
4. Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës.
5. Kundër vendimit të autoritetit ose entit kontraktor, operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti kontraktor për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar dhe brenda 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, sipas pikës 4 të këtij neni.
6. Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas pikës 5 të këtij neni, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për veprimet e autoritetit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik. Neni 115 Trajtimi i ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik (ndryshuar pika 2 e nenit me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesën e paraqitur, si dhe vendimin e autoritetit ose entit kontraktor, së bashku me dokumentet dhe shpjegimet shoqëruese, që mbështesin këtë vendim si më poshtë: a) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin pjesërisht të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon shqyrtimin: i. për pjesën e ankesës/ pretendimeve që nuk janë pranuar; 69 ii. e ankesës/ankesave për pjesën që është pranuar, nëse ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre për këtë pjesë në përputhje me nenin 113 të këtij ligji; b) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin e plotë të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë shqyrtimin e ankesës, nëse ka ankesë nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën në përputhje me nenin 113 të këtij ligji; c) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur mos pranimin e ankesës.
2. Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon pjesërisht ankesën për dokumentet e tenderit dhe në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit kur nuk ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon procedurën për pjesën tjetër të ankesës dhe me mbylljen e shqyrtimit të çështjes duhet të shprehet me vendimmarrje deklarative për pjesën e pranuar sipas parashikimeve të shkronjës “ç” të pikës 2 të nenit 118 të këtij ligji, së bashku me vendimmarrje për pjesën tjetër.
3. Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon plotësisht ankesën, Komisioni i Prokurimit Publik: a) nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit të dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor për këtë ankesë, nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji; b) nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga përfundimi i afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të nenit 114 të këtij ligji, nëse operatorët ekonomikë të interesuar, që kanë paraqitur argumentet sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor.
4. Në rast se autoriteti ose enti kontraktor nuk ka marrë vendim sipas përcaktimeve të nenit 114 të këtij ligji, Komisioni i Prokurimit Publik menjëherë, por, në çdo rast, jo më vonë se 3 ditë nga mbarimi i afatit të mësipërm, i kërkon dërgimin e informacionit apo dokumentacionit përkatës. Në këtë rast, autoriteti ose enti kontraktor, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni, ka detyrimin të paraqesë në Komisionin e Prokurimit Publik informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar. Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së informacionit apo dokumentacionit nga autoriteti ose enti kontraktor. Për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është jo më vonë se 20 ditë.
5. Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës Komisioni i Prokurimit Publik ka nevojë të kërkojë ekspertizë nga palë të treta ose të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afati i përcaktuar në pikën 4 të këtij neni ndërpritet dhe rifillon pasi të ketë siguruar informacionin e kërkuar. Afati për marrjen e vendimit nuk duhet të tejkalojë 30 ditë. Në çdo rast Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të vërë në dijeni palët. Neni 116 Ankesat për prokurimet me vlerë të vogël
1. Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, operatorët ekonomikë kanë të drejtën të ankohen vetëm në autoritetin ose entin kontraktor brenda 2 ditëve nga shpallja e njoftimit të fituesit në sistemin e prokurimit elektronik.
2. Me marrjen dijeni të ankesës së paraqitur, autoriteti ose enti kontraktor pezullon vijimin e procedurës së prokurimit deri në shqyrtimin e plotë të ankesës. Brenda 2 ditëve nga marrja e ankesës, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet me vendim për pranimin ose refuzimin e saj. 70
3. Ndaj vendimit të dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen në gjykatën përkatëse që shqyrton mosmarrëveshjet administrative. Ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurën, lidhjen e kontratës ose ekzekutimin e detyrimeve mes palëve.
4. Rregulla të hollësishme për shqyrtimin e ankesës për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël parashikohen në rregullat e prokurimit publik. Neni 117 Tërheqja e ankimit
1. Ankimuesi ka të drejtë që të tërheqë ankesën e depozituar në çdo kohë përpara përfundimit të afatit për shqyrtimin e saj nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik. Tërheqja e ankesës konsiderohet si mospranim ankese dhe ankimuesit nuk i kthehet tarifa e ankesës.
2. Në rast të tërheqjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ndërpret shqyrtimin e saj menjëherë dhe merr vendim për mbylljen e çështjes. Neni 118 Vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (ndryshuar shkronja “a” e pikës 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Komisioni i Prokurimit Publik, në çdo kohë pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës, kur nuk vendos pezullimin, mund ta lejojë autoritetin ose entin kontraktor, me anë të një vendimi të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit nëse pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin ose entin kontraktor ose ofertuesit.
2. Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë: a) të refuzojë ankesën për shkak të mosplotësimit të elementeve të domosdoshme për shqyrtimin e saj dhe mosrespektimit të afateve të ankimit, sipas parashikimeve të neneve 110 dhe 111 të këtij ligji; b) të pranojë ankesën dhe të urdhërojë autoritetin ose entin kontraktor të anulojë plotësisht ose pjesërisht një veprim ose vendim, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin; c) të refuzojë ankesën dhe të lejojë autoritetin ose entin kontraktor të vazhdojë procedurën e prokurimit, kur gjykon se nuk ka shkelje të dispozitave ligjore; ç) të nxjerrë vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, sipas parashikimeve të pikave 2 dhe 3 të nenit 115 të këtij ligji; d) të refuzojë ankesën, e cila ka si objekt kundërshtimin e një vendimi të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik, në rast të një ankese tjetër që i përket të njëjtës procedurë, të paraqitur nga i njëjti operator ekonomik.
3. Pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit ose entit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë: a) të deklarojë absolutisht të pavlefshme kontratën e nënshkruar, në përputhje me parashikimet e këtij ligji; b) të urdhërojë autoritetin kontraktor për shkurtimin e kohëzgjatjes së kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj; c) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme si rezultat i shkeljes së këtij ligji. Neni 119 Pavlefshmëria e kontratave (ndryshuar togfjalësh në pikën 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 71
1. Një kontratë do të konsiderohet absolutisht e pavlefshme në rastet e mëposhtme: a) nëse një autoritet ose ent kontraktor ka nënshkruar një kontratë pa publikuar paraprakisht shpalljen e njoftimit të kontratës, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji; b) kur nuk janë zbatuar parashikimet e këtij ligji në lidhje me zbatimin e procedurave të ankimit, duke privuar personat e interesuar për të ushtruar të drejtën e tyre për ankim; c) kur nuk janë zbatuar rregullat për rihapjen e garës për kontratat e lidhura në bazë të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara dhe në sistemin dinamik të blerjeve të ndarë në kategori; ç) kur kontrata është nënshkruar në kushtet e konfliktit të interesit; d) nëse një autoritet ose ent kontraktor ka nënshkruar një kontratë duke mos respektuar vendimin e dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.
2. Kontrata mund të mos shpallet absolutisht e pavlefshme edhe nëse ajo është lidhur në kushtet e pikës 1 të këtij neni, nëse Komisioni i Prokurimit Publik, pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve përkatëse, çmon se shpallja e pavlefshme e kësaj kontrate mund të cenojë çështjet thelbësore të interesit të përgjithshëm. Interesat ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me kontratën në fjalë, si kostot për shkak të vonesave në zbatimin e kontratës, kostot për shkak të shpalljes së një procedure të re prokurimi, kostot për shkak të ndryshimit të operatorit ekonomik që do të zbatojë kontratën, si edhe kostot për shkak të detyrimeve ligjore si pasojë e pavlefshmërisë nuk konsiderohen çështje thelbësore të interesit të përgjithshëm.
3. Në rastin e konstatimit të situatave sipas pikës 2 të këtij neni, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë të aplikojë zbatimin e masave të tjera administrative, si: a) dënimin me gjobë të autoritetit ose entit kontraktor për shkeljet e konstatuara; b) urdhërimin e autoritetit kontraktor për shkurtimin e afatit të zbatimit të kontratës për të minimizuar dëmin e shkaktuar.
4. Gjoba duhet të vendoset në raport me vlerën e kontratës së nënshkruar, por, në çdo rast, jo më shumë se 10% e kësaj vlere. Rregullat e posaçme për këtë proces përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 120 Pagesa për ankimin
1. Me paraqitjen e ankesës, operatori ekonomik ankimues detyrohet të paguajë tarifën e kësaj ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
2. Me paraqitjen e ankesës, operatori/ët ekonomikë të interesuar, i cili/të cilët nuk është/janë dakord me vendimin e dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor, detyrohet/detyrohen të paguajë/paguajnë tarifën e ankesës pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
3. Në çdo rast, pagesa e tarifës i kthehet operatorit ekonomik ankimues ose operatorit ekonomik të interesuar, i cili ka kundërshtuar vendimin e autoritetit ose entit kontraktor nëse ankesa e tyre është pranuar plotësisht ose pjesërisht brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.
4. Rregullat dhe tarifat e pagesës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 121 Ankimi në gjykatë
1. Ndaj vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik palët e interesuara kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, që shqyrton mosmarrëveshjet administrative, sipas afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. 72
2. Ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurat konkurruese, lidhjen e kontratës ose ekzekutimin e detyrimeve mes palëve. KREU XV ZBATIMI I KONTRATËS Neni 122 Rregullat që zbatohen për kontratën (shtuar paragraf në pikën 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Kushtet e kontratës të lidhur sipas këtij ligji nuk ndryshojnë nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese, me përjashtim të rasteve kur kontraktori, për arsye objektive dhe të pavarura prej tij në kohën e ofertimit ofron, me të njëjtin çmim, kushte më të mira se ato të tenderuara. Para nënshkrimit të kontratës, autoriteti ose enti kontraktor i kërkon ofertuesit fitues të paraqesë një sigurim kontrate prej 10% të vlerës së saj. Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor pranon mundësinë e pagesës nga ofertuesi, në vlerë monetare në llogarinë e autoritetit ose entit kontraktor. Përveç kësaj forme të paraqitjes së sigurimit të kontratës, autoriteti ose enti kontraktor, sipas vlerësimit të tij, duhet të specifikojë në dokumentet e tenderit mundësinë e paraqitjes së sigurimit të kontratës: i. në formën e garancisë bankare; ose ii. nga shoqëri sigurimi të licencuara nga autoritetet kompetente.
2. Kushtet e kontratës të lidhur sipas këtij ligji duhet të përmbushen në mirëbesim nga palët. Autoriteti ose enti kontraktor dhe operatorët ekonomikë duhet të ruajnë standardet më të larta të etikës dhe të mos përfshihen në mashtrime, korrupsion dhe sjellje të tjera gjatë ekzekutimit të kontratës.
3. Pa cenuar dispozitat e këtij ligji dhe ndonjë dispozitë tjetër të zbatueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, kontratat e prokurimit rregullohen nga dispozitat e Kodit Civil. Neni 123 Kushtet për zbatimin e kontratës
1. Autoriteti ose enti kontraktor, gjatë hartimit të kontratës, mund të caktojë kushte të veçanta për zbatimin e kontratës, për aq kohë sa ato janë të ligjshme dhe nuk vijnë në kundërshtim me dokumentet e tenderit. Këto kushte mund të përfshijnë faktorë ekonomikë, ato që lidhen me inovacionin, faktorë mjedisorë, socialë ose që lidhen me punësimin.
2. Kushtet, që rregullojnë zbatimin e kontratës, duhet të kenë natyrë jodiskriminuese dhe të jenë në përputhje me objektin e kontratës. Neni 124 Detyrimet e autoritetit ose entit kontraktor gjatë zbatimit të kontratës (ndryshuar pikat 2 dhe 5; ndryshuar togfjalësh në pikën 3; shtuar paragraf në fund të pikës 3; hiqen fjalë në pikën 6 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të ndjekë zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe me legjislacionin në fuqi.
2. Për monitorimin e zbatimit të kontratave të lidhura në përfundim të procedurave me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, të cilat kanë kohëzgjatje jo më pak se 6 muaj, autoriteti ose enti kontraktor, nisur nga natyra e objektit të kontratës dhe kohëzgjatja e 73 zbatimit të saj, harton planin e zbatimit të kontratës, duke përfshirë në veçanti çështjet organizative, afatet, çështjet ekonomike e teknike të kontratës së nënshkruar, në përputhje me çdo akt tjetër ligjor.
3. Plani i zbatimit të kontratës duhet të nënshkruhet nga autoriteti ose enti kontraktor dhe operatori ekonomik brenda 10 ditëve nga nënshkrimi i kontratës. Plani i zbatimit të kontratës duhet të nënshkruhet nga autoriteti ose enti kontraktor dhe operatori ekonomik në Sistemin e Menaxhimit të Kontratave.
4. Çdo modifikim i kontratës në përputhje me nenin 127 të këtij ligji, pasqyrohet në planin e zbatimit.
5. Autoriteti ose enti kontraktor, në përputhje me planin, ndjek zbatimin e kontratës, administron dokumentacionin e monitorimit dhe harton raportet e monitorimit në Sistemin e Menaxhimit të Kontratave.
6. Rregulla të hollësishme për monitorimin e zbatimit të kontratave, përcaktohen nga rregullat e prokurimit publik. Autoriteti kontraktor duhet të kryejë pagesat në favor të operatorëve ekonomikë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të fushës në fuqi. Neni 125 Detyrimet e autoritetit kontraktor ndaj Agjencisë së Prokurimit Publik (ndryshuar me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Në përfundim të zbatimit të një kontrate të lidhur në përfundim të një procedure me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, autoriteti ose enti kontraktor ka detyrim t’i dërgojë Agjencisë së Prokurimit Publik përmes Sistemit të Menaxhimit të Kontratave formularin e raportimit për zbatimin e kontratës jo më vonë se 30 ditë nga data e përfundimit ose zgjidhjes së kontratës.
2. Në formularin e raportimit për zbatimin e kontratës, autoriteti ose enti kontraktor pasqyron të dhëna mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, modifikimi/et e kryera, problematikat e hasura gjatë zbatimit të kontratës dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre. Neni 126 Nënkontraktimi ( ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Autoriteti ose enti kontraktor në njoftimin e kontratës ose në dokumentet e tenderit u kërkon ofertuesve të tregojnë në ofertat e tyre përqindjen e kontratës, që ata mendojnë të nënkontraktojnë te palët e treta, si dhe nënkontraktorin e propozuar.
2. Kjo përqindje e caktuar për nënkontraktim duhet të jetë në përpjesëtim me vlerën e kontratës dhe nuk duhet të tejkalojë 50 për qind të vlerës së përgjithshme të kontratës.
3. Autoriteti ose enti kontraktor miraton nënkontraktorët e mundshëm përpara lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues të kontratës publike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, pa cenuar parimet e përcaktuara në pikën 4 të këtij neni. Autoriteti kontraktor miraton vetëm nënkontraktorët e mundshëm të deklaruar në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit nga operatori ekonomik dhe procesi i miratimit kryhet vetëm në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Verifikimi i përmbushjes së kapaciteteve të nënkontraktorit të propozuar kryhet për aq sa është e aplikueshme nga ky ligj, në të njëjtën mënyrë si për operatorin ekonomik pjesëmarrës.
4. Dispozitat e këtij neni nuk prekin përgjegjësitë kryesore të operatorit ekonomik ndaj autoritetit ose entit kontraktor, për të cilin nënkontraktorët mbeten palë e tretë, kundrejt marrëdhënies kontraktuale ndërmjet operatorit ekonomik dhe nënkontraktorëve të tij dhe duke e lënë operatorin ekonomik kryesor përgjegjës për zbatimin e të gjithë kontratës, pavarësisht se një pjesë e saj zbatohet nga nënkontraktorët. 74
5. Autoriteti ose enti kontraktor lejohet të bëjë pagesa drejtpërsëdrejti te nënkontraktori për furnizimet, shërbimet ose punët që i ka ofruar kontraktorit kryesor. Në çdo rast, kontraktori kryesor duhet të vihet në dijeni dhe të japë miratimin me shkrim për këto pagesa. Rregullat që lidhen me këtë mënyrë pagese përcaktohen në dokumentet e tenderit. Neni 127 Modifikimi i kontratave gjatë afatit të tyre (ndryshuar togfjalësh në shkronjën “a” të pikës 1; ndryshuar shkronja ”b” e pikës 1dhe pikat 3, 7 dhe 8; shtuar paragraf në shkronjën “c” të pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Kontrata publike apo marrëveshja kuadër mund të modifikohet pa zhvilluar një procedurë të re prokurimi në rastet e mëposhtme: a) kur modifikimet, pavarësisht vlerës së tyre monetare, janë pasqyruar në mënyrë të saktë dhe të qartë në dokumentet e tenderit për kontratën fillestare, sikurse janë klauzolat e rishikimit të çmimit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Të tilla klauzola duhet të deklarojnë qëllimin dhe natyrën e modifikimeve apo opsioneve të mundshme, si dhe kushtet me anë të të cilave mund të përdoren, por me kusht që ato nuk mund të sjellin ndryshime të natyrës së kontratës apo të marrëveshjes kuadër. b) për furnizimin e mallrave, shërbimeve apo kryerjen e punëve në një kontratë që është ende në zbatim nga kontraktori fillestar, të cilat janë bërë të domosdoshme dhe nuk janë përfshirë në dokumentet e tenderit për kontratën fillestare dhe kur zëvendësimi i kontraktorit fillestar: i. nuk është i mundur për arsye ekonomike apo teknike, sikurse janë kërkesat për zëvendësimin apo ndërveprimin me pajisjen, shërbimet apo instalimet ekzistuese, të prokuruara gjatë procedurës fillestare; si dhe ii. do të shkaktonte vështirësi të mëdha apo rritje të konsiderueshme të kostove për autoritetin kontraktor. Në këtë rast, dokumentimi i modifikimeve duhet të përmbajë një argumentim të të gjitha arsyeve se përse furnizimet, shërbimet ose punët janë të domosdoshme, arsyet përse ato nuk janë mbuluar nga kontrata fillestare apo marrëveshja kuadër, si dhe arsyet ekonomike dhe teknike prej të cilave nuk mund të zëvendësohet kontraktuesi fillestar. c) kur modifikimi është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor dhe që nuk ndryshojnë në thelb natyrën e kontratës publike apo të marrëveshjes kuadër. Në këtë rast, dokumentimi i modifikimeve duhet të përmbajë një përshkrim të ndryshimeve, arsyet dhe rrethanat të cilat autoriteti ose enti kontraktor nuk mund t’i parashikonte gjatë dhënies së kontratës fillestare apo të marrëveshjes kuadër, si dhe një shpjegim se përse këto modifikime nuk ndryshojnë natyrën e kontratës ose të marrëveshjes kuadër. ç) kur kontraktori fillestar është zëvendësuar nga një operator ekonomik i ri, i cili përmbush të gjitha kërkesat fillestare të përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit të procedurës së zhvilluar dhe që është pasuesi i ligjshëm i kontraktuesit fillestar si rrjedhojë e ristrukturimit të kompanisë, përfshirë marrjen e pronësisë, ndarjen apo bashkimin e shoqërisë apo falimentimin, me kusht që nuk sjell ndryshime të tjera thelbësore në kontratë dhe nuk ka për synim shmangien e këtij ligji. d) kur modifikimi, pavarësisht vlerës së tij, nuk është thelbësor brenda kuptimit të pikës 4 të këtij neni.
2. Në rastet e referuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, vlera totale e modifikimeve të kontratës apo marrëveshjes kuadër nuk duhet të tejkalojë 20% të vlerës së kontratës fillestare apo të marrëveshjes kuadër. Kur kryhen disa modifikime të njëpasnjëshme, ky kufizim duhet të aplikohet për vlerën e përgjithshme të të gjitha modifikimeve. Kur kontrata publike përmban një klauzolë të rishikimit të çmimit, baza për përllogaritjen e vlerës maksimale të lejuar për modifikimet do të jetë vlera e kontratës me çmimin e përditësuar. 75
3. Autoriteti ose enti kontraktor, pasi ka modifikuar kontratën apo marrëveshjen kuadër, në përputhje me pikën 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij neni, duhet të dërgojë për publikim një njoftim për ndryshimin e kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj në Buletinin e Njoftimeve Publike, brenda pesë ditëve nga data në të cilën ka bërë modifikimin e kontratës fillestare.
4. Modifikimi i një kontrate publike apo marrëveshjeje kuadër do të konsiderohet si thelbësor atëherë kur kontrata publike apo marrëveshja kuadër hartohet thelbësisht ndryshe nga kontrata publike apo marrëveshja kuadër fillestare e nënshkruar dhe në veçanti kur: а) modifikimi sjell kushte, të cilat, në rast se do të kishin qenë pjesë e procedurës fillestare të prokurimit, do të kishin lejuar pjesëmarrjen e kandidatëve të tjerë, përveç atyre që ishin ftuar, ose pranimin e ndonjë oferte tjetër, si ekonomikisht më e favorshme nga ajo e përzgjedhur fillimisht, ose do të kishin lejuar pjesëmarrjen e kandidatëve shtesë në procedurën përkatëse të prokurimit publik; b) modifikohet baraspesha ekonomike e kontratës publike apo e marrëveshjes kuadër, duke anuar për nga operatori ekonomik në një mënyrë, e cila nuk ishte parashikuar në kontratën fillestare ose marrëveshjen kuadër; c) modifikimi ndryshon objektin e kontratës publike apo marrëveshjes kuadër; ç) kontraktori fillestar zëvendësohet nga një tjetër operator ekonomik, me përjashtim të rasteve të parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 1 të këtij neni.
5. Për modifikimin e dispozitave të kontratës publike ose të marrëveshjes kuadër gjatë kohëzgjatjes së saj, të cilat nuk mbulohen nga pika 1 e këtij neni, autoriteti ose enti kontraktor ka për detyrim të zhvillojë një procedurë të re prokurimi në përputhje me këtë ligj.
6. Arsyet dhe argumentimet për modifikimin e kontratës ose të marrëveshjes kuadër duhet të dokumentohen nga autoriteti ose enti kontraktor.
7. Menaxhimi i kontratës së prokurimit publik dhe monitorimi i zbatimit të saj mbështetur në raportimin e zbatimit të kontratës kryhet nga autoriteti ose enti kontraktor në Sistemin e Menaxhimit të Kontratave në ndërveprim me Sistemin e Prokurimit Elektronik. Autoriteti ose enti kontraktor, në përputhje me natyrën e kontratës, mund të përdorë procese të automatizuara dhe inteligjencën artificiale në procesin e monitorimit të zbatimit të kontratës.
8. Pagesat e operatorëve ekonomikë, në zbatim të kontratës, kryhen përmes sistemit të menaxhimit financiar pas miratimit të dokumentacionit përkatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në Sistemin e Menaxhimit të Kontratave. Sistemi gjeneron njoftime automatike mbi risqet për kryerjen e pagesave. Neni 128 Zgjidhja e kontratave Autoriteti ose enti kontraktor zgjidh kontratën publike ose marrëveshjen kuadër gjatë kohëzgjatjes së saj në rastet kur: a) kontrata duhet të modifikohet në mënyrë thelbësore, gjë e cila lind detyrimin për zhvillimin e një procedure të re të prokurimit publik; b) kontrata ose marrëveshja kuadër nuk duhej t’i ishte dhënë kontraktorit, për shkak të shkeljeve të rënda të këtij ligji, të cilat rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, të dhënë nga një gjykatë kompetente. KREU XVI HETIMI ADMINISTRATIV Neni 129 Procedura e hetimit administrativ (ndryshuar shkronja “ç” e pikës 1, shkronjat “a” dhe “c” të pikës 2 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024) 76
1. Agjencia e Prokurimit Publik kryen hetim administrativ: a) për verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pasi ka përfunduar procedura me nënshkrimin e kontratës së prokurimit, por, në çdo rast, jo më vonë se 3 vjet nga nënshkrimi i saj; b) për verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë së procedurave të anuluara, por, në çdo rast, jo më vonë se 3 vjet nga anulimi i tyre; c) për përjashtimin e një operatori ekonomik nga fitimi i kontratave publike, në çdo rast, jo më vonë se 3 vjet nga shkaktimi i situatës për të cilën kërkohet përjashtimi; ç) për monitorimin e zbatimit të kontratës së nënshkruar nga autoriteti ose enti kontraktor nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe jo më vonë se 3 vjet nga përfundimi i zbatimit të saj, bazuar në dokumentacionin e administruar nga autoriteti ose enti kontraktor.
2. Gjatë hetimit administrativ, Agjencia e Prokurimit Publik ka të drejtë: a) të kryejë hetime administrative nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik dhe sistemit për menaxhimin e zbatimit të kontratës; dhe/ose b) të kërkojë informacion e shpjegime nga çdo organ i administratës, qendrore e vendore, si dhe të marrë çdo dosje apo material që ka lidhje me hetimin administrativ; dhe /ose c) të kryejë hetime administrative, duke përfshirë edhe hyrjen në çdo zyrë të institucioneve publike dhe këqyrjen e akteve ose dokumenteve, që kanë lidhje me çështjen që heton. ç) të marrë në pyetje çdo person që, sipas tij, është i lidhur me çështjen nën hetim dhe të thërrasë të gjithë personat pa imunitet; dhe/ose d) të kërkojë ekspertizat përkatëse nga ekspertë të palëve të treta.
3. Për të realizuar funksionet, Agjencia e Prokurimit Publik ka të drejtë të ketë akses në të gjitha zyrat e institucioneve të administratës publike, të cilat njihen si autoritete ose ente kontraktore sipas këtij ligji.
4. Agjencia e Prokurimit Publik ka të drejtë të caktojë një afat për përgjigjen ndaj kërkesave të saj për informacion dhe për dorëzimin e dokumenteve përkatëse, sipas legjislacionit që rregullon procedurat administrative.
5. Autoriteti kontraktor ka detyrimin të njoftojë personat përgjegjës të përfshirë në hetimin administrativ të nisur nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe të dokumentojë njoftimin.
6. Për çdo situatë tjetër, që nuk rregullohet nga ky nen, zbatohet legjislacioni që rregullon procedurat administrative. Neni 130 Veprimet pas përfundimit të hetimit administrativ (ndryshuar togfjalësh në shkronjën “c” të pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Pas përfundimit të hetimit administrativ, Agjencia e Prokurimit Publik mund të marrë këto vendime: a) të mbyllë hetimin, në qoftë se veprimet ose mosveprimet e autoritetit ose entit kontraktor nën hetim nuk përbëjnë shkelje të këtij ligji; b) të udhëzojë autoritetin ose entin kontraktor që të korrigjojë shkeljet e konstatuara gjatë monitorimit të zbatimit të kontratave ose t’i përcjellë ato në organet kompetente; c) të përjashtojë një operator ekonomik nga e drejta e fitimit të kontratave të prokurimit publik, koncesionit/partneritetit publik dhe privat dhe ankandit publik, sipas parashikimeve të nenit 78 të këtij ligji; ç) të propozojë masë disiplinore ose të vendosë gjobë në përputhje me nenin 132 të këtij ligji.
2. Në çdo rast, palët do të njoftohen me shkrim për vendimin e marrë.
3. Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin t’u njoftojë vendimin e dhënë nga Agjencia e Prokurimit Publik personave përgjegjës, të përfshirë në hetimin administrativ dhe të dokumentojë njoftimin. 77
4. Vendimet e dhëna nga Agjencia e Prokurimit Publik janë përfundimtare administrativisht dhe personat e interesuar kanë të drejtën të ankohen në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Neni 131 Sanksionet për mosbashkëpunim ( ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Refuzimi i autoritetit ose entit kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik dhe Agjencinë e Prokurimit Publik ose moszbatimi brenda afatit i vendimeve të këtyre të fundit në mënyrë të pajustifikuar ngarkon me përgjegjësi titullarin e autoritetit kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 2. Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik.
3. Kundër vendimit të dënimit me gjobë sipas pikës 1 të këtij neni, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në gjykatën kompetente. Neni 132 Kundërvajtjet administrative (ndryshuar shkronja “I” e pikës 1 me ligjin nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Mosrespektimi i rregullave të prokurimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, kur përbën kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë si më poshtë: a) mosrespektimi i dispozitave të këtij ligji për zhvillimin e procedurës së prokurimit publik për blerjen e mallrave, kryerjen e shërbimeve ose të punëve publike, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenet 7–12 të ligjit, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; b) mosrespektimi i detyrimit për administrimin e të gjithë dokumentacionit për procedurën e prokurimit, sipas nenit 21, pika 2, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; c) mosrespektimi i detyrimit për përzgjedhjen e metodës që do të përdoret për përllogaritjen e vlerës së prokurimit, sipas nenit 34, pika 2, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; ç) mosrespektimi i detyrimit për të mos përmendur në specifikimet teknike të objektit të kontratës markë prodhimi, burim specifik ose proces të veçantë, markë tregtare, patentë, tipi ose origjinë apo prodhim specifik, sipas nenit 36, pika 4, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë; d) mosrespektimi i kushteve të përdorimit të procedurës së prokurimit, me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për kontratat publike të punëve, mallrave apo shërbimeve, sipas nenit 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; dh) mosrespektimi i kushteve të përdorimit të procedurës konkurruese me negocim ose dialog konkurrues për kontratat e punëve, mallrave ose shërbimeve, sipas nenit 51 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; e) mosrespektimi i detyrimit për formën dhe mënyrën e shpalljes së njoftimeve, që përdoren në procedurat e prokurimit publik sipas parashikimeve të nenit 56 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; ë) mosrespektimi i detyrimit për hartimin dhe komunikimin e shtojcës në rast të ndryshimit të dokumenteve të tenderit, si dhe për zgjatjen e afatit për dorëzimin e ofertave sipas nenit 75, pikat 78 2 dhe 3, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 300 000 (treqind mijë) lekë; f) mosrespektimi i detyrimit për të skualifikuar një operator ekonomik nga e drejta për të fituar një kontratë publike apo nga pjesëmarrja në një procedurë prokurimi, në rast të ndodhjes në një nga situatat e parashikuara sipas nenit 76 të këtij ligji, dhe masat e marra nga operatori ekonomik lidhur me këto situata konsiderohen të pamjaftueshme për të treguar besueshmërinë e tij, dënohet me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; g) mosrespektimi i detyrimit për përcaktimin e kërkesave për kualifikim, të cilat duhet të kenë lidhje dhe të jenë proporcionale me objektin e kontratës sipas nenit 77, pika 1, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; gj) mosrespektimi i detyrimit për vlerësimin e ofertave sipas nenit 92, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; h) mosrespektimi i detyrimit për të kërkuar shpjegime për ofertën anomalisht të ulët nga operatori ekonomik sipas nenit 93, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë; i) mosrespektimi i detyrimeve për administrimin e dokumentacionit të nevojshëm për modifikimin e kontratës publike ose marrëveshjes kuadër, sipas nenit 127 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë. j) mosrespektimi i afateve për periudhën e pritjes, i afateve për ankim administrativ, si dhe i detyrimit për pezullim të procedurës së prokurimit sipas neneve 96, pika 1; 110, 112, pika 2; 116, pika 2, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; k) mosrespektimi i rregullave që zbatohen për kontratën, si dhe i detyrimeve gjatë zbatimit të kontratës sipas neneve 122 dhe 124 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; l) mosrespektimi i kushteve për modifikimin e kontratës publike ose marrëveshjes kuadër sipas nenit 127 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
2. Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik.
3. Në të gjitha rastet e mësipërme, kur personat përgjegjës nuk dënohen me gjobë, dhe në çdo rast tjetër të shkeljes së dispozitave të këtij ligji kërkohet dhënia e masave disiplinore ndaj tyre.
4. Kundër vendimit për dënimin me gjobë, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në gjykatën kompetente përkatëse, që shqyrton mosmarrëveshjet administrative në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.
5. Përgjegjësia për vjeljen e gjobave, të vendosura sipas pikës 1 të këtij neni, është e autoritetit kontraktor. KREU XVII DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 133 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë akte nënligjore në zbatim të tij. Neni 134 Dispozita kalimtare 79
1. Procedurat e nisura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji vijojnë të realizohen në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.
2. Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, që nuk bien në kundërshtim me këtë ligj, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Çdo akt tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.
3. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, të zgjedhur sipas dispozitave të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, gjatë mandatit të parë të tyre ushtrojnë funksionet përkatëse si më poshtë: kryetari dhe nënkryetari për një periudhë 5-vjeçare dhe tre anëtarët e tjerë për një periudhë 3-vjeçare. Dispozita kalimtare ( e ligjit nr. 16/2024, datë 8.2.2024)
1. Organi qendror blerës, i krijuar nga Këshilli i Ministrave sipas pikës 1 të nenit 53 të këtij ligji, merr asistencë teknike nga UNOPS-i, si organizëm ndërkombëtar me eksperiencë në fushën e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë së tij, me qëllim ngritjen e kapaciteteve administrative profesionale. Për këtë qëllim, organi qendror blerës, brenda fushës së përgjegjësisë së tij, mund të lidhë marrëveshje me UNOPS-in për përfitimin e kësaj asistence. Pagesat e nevojshme për përfitimin e asistencës sipas parashikimeve të përcaktuara në marrëveshje mbulohen nga buxheti i organit qendror blerës.
2. Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore ose publike në nivel qendror të negociojnë drejtpërdrejt dhe të lidhin marrëveshje konsulence me subjekte ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të Inteligjencës Artificiale, Sigurisë Kibernetike, infrastrukturës kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
3. Procedurat e prokurimit të nisura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vijojnë të realizohen sipas parashikimeve të ligjit në fuqi në momentin e fillimit/nisjes së tyre.
4. Procedimet administrative të nisura nga Agjencia e Prokurimit Publik për përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike, sipas nenit 78, pika 1, shkronja “b”, të cilat janë në proces në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vijojnë sipas parashikimeve të ligjit në fuqi në momentin e nisjes së tyre.
5. Aktet nënligjore të nxjerra deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që nuk bien në kundërshtim me këtë ligj, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Çdo akt tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet. Neni 135 Shfuqizime Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, shfuqizohet. Neni 136 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet nga data 31 mars 2021. KRYETAR Gramoz Ruçi Miratuar në datën 23.12.2020. 80