Law No. 143/2014 amending Law No. 9876 on the production, transportation and trade of renewable biofuels, as amended
颁布于 2014-10-23 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- energy conservation/energy production, renewable energy, taxes
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 143/2014 PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, neni 10, “Regjimi tatimor”, riformulohet si më poshtë: “Neni 10 Regjimi tatimor 1. Biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit, që prodhohen në Republikën e Shqipërisë nga njësitë për prodhimin e biokarburanteve, sipas përcaktimit të nenit 5, të këtij ligji, si dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e tyre u nënshtrohen një trajtimi të veçantë fiskal, që i bën ato të konkurrueshme në treg. Në periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në vitin 2018, niveli i akcizës për këto produkte do të jetë zero. 2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për përcaktimin e procedurave dhe të dokumentacionit të domosdoshëm, që duhet të plotësojnë subjektet, për të përfituar këto lehtësi, sikurse përcaktohet në pikën 1 të këtij neni.”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 23.10.2014 Shpallur me dekretin nr. 8781, datë 12.11.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani