跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 141/2013 amending and supplementing Law No. 9482 of 2006 on legalization, urbanization, and integration of unlawful constructions

颁布于 2013-05-02 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings, urban land

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr. 141/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: Neni 1 Në nenin 2 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 1 pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në ndryshim nga kushti i përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, ky ligj mund të zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm në rast se për to procedura e legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbi truallin.”. 2. Pika 4/2 ndryshohet si më poshtë: “4/2. Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale të ngritura pranë akseve rrugore, në përputhje me distancat e përcaktuara në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.”. Neni 2 Në të gjitha nenet e ligjit, fjalët “në përputhje me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Neni 3 Në nenin 30, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje: “2/1. Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur njëri apo disa nga subjektet, që disponon ndërtimin pa leje, nuk shlyen detyrimet financiare të parashikuara në ligj, në lidhje me parcelën ndërtimore/objektin pa leje. Në këtë rast, për pjesën takuese të subjektit debitor bëhet regjistrimi përkatës në ZRPP, në emër të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyerjes nga subjekti të detyrimeve financiare.”. Neni 4 Pas nenit 45 shtohet neni 45/1 me këtë përmbajtje: “Neni 45/1 Dispozita kalimtare 1. Për ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 2006, ALUIZNI merr masa nëpërmjet evidentimit faktik të situatës ndërtimore në terren, si dhe fotografimit ajror dixhital apo përdorimit të imazhit satelitor të konvertuar në fotografi ajrore, të korrektuar gjeometrikisht (ortofoto). Rregullat e hollësishme për këtë qëllim përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, me miratimin e ministrit që mbulon procesin e legalizimeve. 2. Subjektet, që posedojnë ndërtime pa leje/shtesa informale në objekte me leje, të ngritura pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, duhet të paraqesin pranë drejtorive të ALUIZNI-t, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kërkesë për legalizim, sipas formularit tip të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.”. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 2.5.2013 Shpallur me dekretin nr. 8178, datë 14.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani