Law No. 130/2014 amending and supplementing Law No. 8752 of 2001 on the creation and operation of land protection and administration structures
颁布于 2014-10-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- agricultural land, institution, offences/penalties, soil conservation/soil improvement, authorization/permit, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr. 130/2014 PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE TË ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, të ndryshuar, në nenin 11/1 bëhen shtesat dhe ndryshimi si më poshtë: a) Pas pikës 5/1 shtohen pikat 5/2, 5/3 dhe 5/4 me këtë përmbajtje: “5/2. Në tokat bujqësore, në të gjitha kategoritë e bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqes për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. 5/3. Për objektet e parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, në asnjë rast nuk lejohet ndryshimi i destinacionit të objektit ndërtimor. 5/4. Tipat e objekteve, të parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, rregullat, kriteret dhe procedurat për ndërtimin e tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. b) Pika 6 ndryshohet si më poshtë: “6. Rregullat dhe procedurat për ndryshimet e kategorive të resurseve, sipas pikave 1 deri në 5/2 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 2 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 1 të tij. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 2.10.2014 Shpallur me dekretin nr. 8748, datë 17.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani