跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 12/2013 amending and supplementing Law No. 8450 regulating processing, transporting and trading of oil, gas and their by-products

颁布于 2013-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Waste and hazardous substances
关键词
pollution control, soil pollution/quality, authorization/permit
类别
energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 3/19/2014 Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukt… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:12/2013:14.02.2013 1/2 [P rinto] [Google T rans late] LIGJ Nr. 12/2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8450, DATË 24.2.1999 "PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi "Inspektorati Qendror Teknik" zëvendësohet me emërtimin "Inspektorati Shtetëror Përgjegjës". Neni 2 Në nenin 23 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: "1. Organi shtetëror, i specializuar për kontrollin e veprimtarisë së personave juridikë, të ushtruar në përputhje me dispozitat e këtij ligji, është Inspektorati Shtetëror Përgjegjës, që funksionon dhe varet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet. Ky inspektorat mbështetet në kryerjen e funksioneve të tij nga laboratorë të akredituar për fushën dhe testet përkatëse. Këta laboratorë mund të jenë pjesë e këtij inspektorati ose jashtë tij. Për çdo rast testimi, duhet të ruhet fshehtësia e mostrës.". 2. Paragrafi i katërt i pikës 2 ndryshohet si më poshtë: "- Kryerjen e analizave në laboratorët e akredituar, referuar në pikën 1 të këtij neni, për sasitë e importuara, para zhdoganimit, për sasitë e prodhuara në vend, si dhe për kontrollin periodik të detyrueshëm të tregut të brendshëm. Shpenzimet për kontrollin e cilësisë përballohen nga vetë subjektet vetëm për rastin e futjes në territorin Republikës së Shqipërisë, në vlerën që caktohet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet, ndërsa për rastet e tjera zbatohen rregullat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë".". 3. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: "3. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin.". Neni 3 Në nenin 25 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: "1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë dhe, sipas rastit, edhe me një ose disa dënime plotësuese, të përcaktuara në pikat 2.1 dhe 2.2 të këtij neni.". 2. Paragrafi i dytë i nënndarjes "ii" të shkronjës "j" ndryshohet si më poshtë: "ii) Masat urgjente, dënimi kryesor me gjobë dhe dënimet e tjera plotësuese jepen nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës.". javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:12/2013:14.02.2013:1 3/19/2014 Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukt… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:12/2013:14.02.2013 2/2 3. Pas pikës 2.2 shtohet pika 2.3 me këtë përmbajtje: "2.3 Inspektorati Shtetëror Përgjegjës, sipas nevojave të rastit, vendos marrjen e masave urgjente, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin.". 4. Shkronja "a" e pikës 3 shfuqizohet. 5. Në shkronjën "b" të pikës 3, numri "90" zëvendësohet me numrin "100". 6. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: "4. Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i këtyre gjobave bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.". Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7971, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani Copyright 2013 - www.ligjet.org

Law No. 12/2013 amending and supplementing Law No. 8450 regulating processing, transporting and trading of oil, gas and their by-products · Nelum