跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No.10266 dated 15.4.2010 amending and supplementing Law No. 8897 dated 16.5.2002 on the air protection from pollution

颁布于 2010-04-15 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

原标题
Ligj Nr.10 266, datë 15.4.2010 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, date 16.5.2002 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Air and atmosphere
关键词
pollution control, air quality/air pollution

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. [Printo] [Google Translate] LIGJ Nr.10 266, datë 15.4.2010 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8897, DATË 16.5.2002 "PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA" Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja", bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Neni 1 ndryshohet si më poshtë: "Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të garantojë të drejtën e çdo individi për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, të mbrojë shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit shqiptar nga ndotja e ajrit nëpërmjet: a) parashikimit të masave për cilësinë e ajrit të mjedisit, me qëllim shmangien, parandalimin ose uljen e pasojave të dëmshme mbi shëndetin dhe mjedisin në tërësi; b) vlerësimit të cilësisë së ajrit të mjedisit në bazë të metodave e të kritereve që përdoren në komunitetin evropian; c) marrjes së informacionit të përshtatshëm për cilësinë e ajrit të mjedisit dhe për të siguruar disponueshmërinë e këtij informacioni për publikun, midis të tjerave, edhe me anë të pragjeve sinjalizuese; ç) ruajtjes së cilësisë së ajrit të mjedisit, kur ajo është e mirë, dhe përmirësimit të tij në raste të tjera.". Neni 2 Neni 2 ndryshohet si më poshtë: "Neni 2 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. "Ajër i mjedisit" është ajri i jashtëm, i troposferës, që nuk përfshin ajrin në vendet e punës. 2. "Ndotës" është çdo substancë e futur nga njeriu në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë tek ajri i mjedisit dhe që mund të ketë efekte dëmtuese në shëndetin e njeriut dhe/ose në mjedisin në tërësi. 3. "Gazi radon" është gaz inert radioaktiv, pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, i cili formohet nga zbërthimi natyror i uraniumit në tokë, shkëmb dhe ujë. 4. "Cilësia e ajrit të brendshëm" është cilësia e ajrit dhe mjedisit brenda dhe përreth banesave e ndërtesave, me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien e individëve. 5. "Nivel" është përqendrimi i një ndotësi në ajrin e mjedisit ose depozitimi i tij mbi një sipërfaqe në një kohë të caktuar. 6. "Vlerësim" është çdo metodë e përdorur për matjen, llogaritjen, parashikimin ose vlerësimin e nivelit të një ndotësi në ajrin e mjedisit. 7. "Vlerë kufi" është një nivel i cilësisë së ajrit, i caktuar në bazë të dijeve shkencore, me synim shmangien, parandalimin ose pakësimin e efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut dhe/ose mbi mjedisin në tërësi, që arrihet brenda një periudhe të caktuar dhe nuk duhet shkelur kur është arritur. 8. "Vlerë e synuar" është niveli i caktuar i cilësisë së ajrit, me synim shmangien e efekteve më afatgjata të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe/ose mbi mjedisin si një tërësi, që arrihet, kur është e mundur, në një periudhë të caktuar. 9. "Prag sinjalizues" është niveli, përtej të cilit ekziston rreziku ndaj shëndetit të njeriut nga ekspozimi i shkurtër dhe për të cilin duhet të merren masa të menjëhershme, të parashikuara në këtë ligj. 10. "Kufiri i tolerancës" është përqindja e vlerës kufi, me të cilën kjo vlerë mund të tejkalohet, duke iu Ligjet.org - Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10266:15.04.2010 1 of 5 4/24/2012 5:10 PM nënshtruar kushteve të përcaktuara në këtë ligj. 11. "Grumbullim" është zona e monitorimit të cilësisë së ajrit, me popullsi mbi 250 000 banorë, ose atje ku përqendrimi i popullsisë është më pak se 250 000 banorë, por me një dendësi për km2, që e justifikon nevojën për vlerësimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit. 12. "Tregues mjedisor" është treguesi që jep të dhëna për një dukuri mjedisore, duke e bërë atë të perceptueshme, nëpërmjet vlerës numerike, matjes dhe komunikimit, nga ku: a) "treguesi mjedisor i gjendjes së ajrit" është treguesi që jep të dhëna për cilësinë e ajrit; b) "treguesi mjedisor i trysnisë në ajër" është treguesi që jep të dhëna për trysnitë që ushtrojnë në ajër burimet e ndotjes. 13. "Gjendje smogu" është ndotja e tejskajshme e atmosferës, kur niveli i ndotjes tejkalon ndjeshëm normat e cilësisë së ajrit. 14. "Monitorim" është procesi që realizon vlerësimin sistematik të treguesve mjedisorë. 15. "Burim ekzistues i ndotjes" është veprimtaria që ka filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. 16. "Burim i ri ndotjeje" është veprimtaria që fillon të ushtrohet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 17. "Normë e cilësisë së ajrit" është vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që shprehet me sasinë në peshë të një ndotësi në njësinë e vëllimit të ajrit. 18. "Normë e depozitimit" është vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit, që ushtron ndikim në mjedisin pritës e që shprehet si sasia në peshë e tij në njësinë e sipërfaqes dhe për një kohë të dhënë. 19. "Normë e shkarkimeve në ajër" është sasia më e madhe e lejuar e ndotësit, që shkarkohet në ajër nga një burim ndotjeje, i cili nuk tejkalon nivelin e lejuar të treguesve mjedisorë të trysnisë, si dhe të shkallës së lejueshme të errësimit të tymit. Ajo shp rehet si përqendrim në peshë ose në vëllim i ndotësit në gazin mbetës. 20. "Burim i lëvizshëm" quhet objekti që i shkarkon lëndët ndotëse, duke qenë në lëvizje. 21. "Operator i burimit të ndotjes" është çdo person fizik ose juridik, pronar i një burimi ndotjeje. 22. "Autoriteti i mbrojtjes së ajrit" është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet e tjera të ngarkuara nga ky ligj e nga akte të tjera normative, për mbrojtjen e pastërtisë së ajrit. 23. "Ministria" është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 24. "Ministër" është ministri që drejton Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.". Neni 3 Neni 4 i Kreut II ndryshohet si më poshtë: "Neni 4 1. Treguesit mjedisorë bazë të gjendjes së ajrit shprehin përmbajtjen e ndotësve të mëposhtëm atmosferikë: a) dioksidit të sulfurit; b) dioksidit të azotit; c) lëndëve të imëta grimcore, si bloza (përfshirë PM 10); ç) lëndëve grimcore në gjendje pezull; d) plumbit ( aerosol); dh) ozonit. 2. Ndotës të tjerë të ajrit janë edhe: a) benzene; b) monoksidi i karbonit; c) hidrokarburet poliaromatike; ç) kadmiumi; d) arseniku; dh) nikeli; e) mërkuri. 3. Ndotës i ajrit të brendshëm: a) gazi radon.". Neni 4 Neni 5 ndryshohet si më poshtë: "Neni 5 1. Për zona të veçanta, në varësi të natyrës së shkarkimeve në ajër dhe sipas nevojës, Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Shëndetësisë, miraton vlerat kufi, pragun sinjalizues, kufirin e tolerancës dhe vlerat e synuara të cilësisë së ajrit për ndotësit e listuar në nenin 4 të ligjit, në përputhje me standardet ndërkombëtare. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ligjet.org - Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10266:15.04.2010 2 of 5 4/24/2012 5:10 PM të Ministrit të Shëndetësisë miraton me vendime të veçanta normat e depozitimit, si dhe normat e shkarkimeve në ajër për zona specifike.". Neni 5 Pas nenit 5 shtohet Kreu II/1 me këtë përmbajtje: "KREU II/1 MENAXHIMI I CILËSISË SË AJRIT Neni 5/1 Plani i monitorimit dhe i menaxhimit të cilësisë së ajrit 1. Për monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit hartohet një plan, në të cilin territori i Republikës së Shqipërisë ndahet sipas zonave të veçanta të monitorimit të cilësisë së ajrit. 2. Plani përcakton zonat e monitorimit të cilësisë së ajrit, të cilat do të klasifikohen si "grumbullime", në rast se: a) në to ka një përqendrim popullsie më të lartë se 250 000 banorë; b) në to ka një përqendrim popullsie më pak se 250 000 banorë, por me dendësi për km2, që justifikon nevojën për një rivlerësim dhe menaxhim të cilësisë së ajrit të mjedisit; c) bazuar në të dhënat studimore, burimi apo burimet ndotëse dhe dendësia e lartë e popullsisë për km2 justifikojnë nevojën e vlerësimit të cilësisë së ajrit. 3. Plani i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e të Ministrit të Shëndetësisë. Neni 5/2 Monitorimi i cilësisë së ajrit 1. Ministria bën një vlerësim paraprak të cilësisë së ajrit, në bazë të matjeve, analizave, mbikëqyrjes dhe rivlerësimeve për çdo zonë monitorimi. 2. Monitorimi i cilësisë së ajrit të mjedisit, për çdo zonë monitorimi, i referohet vlerës kufi të cilësisë së ajrit, pragut sinjalizues dhe vlerës së synuar të cilësisë së ajrit. 3. Ministri, në bazë të vlerave kufi për cilësinë e ajrit e kufirit të tolerancës, miraton udhëzimin "Për vlerësimin e cilësisë së ajrit", në të cilin përcaktohen: a) metoda dhe analiza e vlerësimit së cilësisë së ajrit; b) aparatet matëse që do të përdoren; c) saktësia e matjes nga aparatet matëse; ç) mënyra e mbajtjes në kontroll të cilësisë dhe të saktësisë së funksionimit të aparateve vlerësuese, kryesisht me anë të kontrolleve të brendshme të cilësisë, të kryera në përputhje me kërkesat e standardeve europiane të sigurimit të cilësisë; d) kërkesa të hollësishme për raportimin dhe menaxhimin e të dhënave; dh) zbatimi i kompetencave dhe përgjegjësive të ministrisë e të agjencive të specializuara, lidhur me monitorimin e cilësisë së ajrit. Neni 5/3 Menaxhimi i cilësisë së ajrit 1. Për zonat e monitorimit të cilësisë së ajrit, në të cilat nivelet e ndotjes së ajrit janë sipër vlerave kufi të cilësisë së ajrit dhe/ose vlerave të synuara të cilësisë së ajrit, ministria dhe organi përkatës i qeverisjes vendore marrin masa për informimin e publikut, për menaxhimin e këtyre niveleve, duke i mbajtur ato nën vlerën kufi dhe/ose në vlerën e synuar të cilësisë së ajrit. 2. Nëse nga monitorimi i cilësisë së ajrit brenda zonës së monitorimit konstatohet se vlerat kufi dhe/ose vlera kufi e synuar e cilësisë së ajrit dhe ndonjë kufi tjetër tolerance i zbatueshëm nuk arrihen, ose ka shumë mundësi që kjo të ndodhë, ministri e cakton këtë zonë si zonë veprimi për cilësinë e ajrit, duke marrë dhe masat përkatëse për menaxhimin e cilësisë së ajrit. Neni 5/4 Plani Kombëtar i Veprimit për Cilësinë e Ajrit 1. Për parandalimin dhe/ose pakësimin e ndotjes së cilësisë së ajrit hartohet Plani Kombëtar i Veprimit për Cilësinë e Ajrit me afat 5-vjeçar, i cili rishikohet dhe përditësohet herë pas here, nëse është e nevojshme. 2. Ky plan përmban: a) një analizë të gjendjes aktuale; b) një analizë të përmbajtjes së planeve ose të programeve të sektorëve të tjerë, që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në nivelet e cilësisë së ajrit; c) ndërhyrje konkrete dhe me kosto efektive për parandalimin dhe/ose pakësimin e ndotjes së ajrit; ç) rekomandime për kërkime dhe/ose për veprimtari monitorimi të mëtejshme. Ligjet.org - Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10266:15.04.2010 3 of 5 4/24/2012 5:10 PM 3. Plani Kombëtar i Veprimit për Cilësinë e Ajrit, përpara se të miratohet, diskutohet, paraprakisht, me publikun e pas miratimit bëhet publik. 4. Plani Kombëtar i Veprimit për Cilësinë e Ajrit miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Shëndetësisë, jo më vonë se brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Neni 5/5 Planet vendore të veprimit për cilësinë e ajrit 1. Brenda 60 ditëve nga data e caktimit të një zone veprimi për cilësinë e ajrit, organi i qeverisjes vendore, që administron këtë zonë veprimi, harton planin vendor të veprimit për cilësinë e ajrit. 2. Plani vendor i veprimit për cilësinë e ajrit është në përputhje e në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Cilësinë e Ajrit dhe përmban: a) një analizë për problemet ekzistuese të cilësisë së ajrit brenda një zone veprimi, përfshirë dhe ndikimin në cilësinë e ajrit të praktikave e të planeve të përdorimit të tokës dhe të planeve vendore të transportit dhe ndikimin e masave të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit për Cilësinë e Ajrit dhe në këtë ligj; b) parashikime të tjera për: i) hartimin e një programi, ku të përcaktohet marrja e masave të hollësishme për riorganizimin e problemeve të konstatuara, përfshirë propozime për ndryshime, nëse është e nevojshme, të planeve ekzistuese të përdorimit të tokave dhe të planeve të transportit; ii) hartimin e një programi për zgjidhjen e problemeve të cilësisë së ajrit dhe të ruajtjes ose të arritjes së vlerës kufi të cilësisë së ajrit dhe/ose vlerës së normës, brenda një afati kohor të caktuar; iii) hartimin e një plani vendor transporti, nëse nuk ka, në bashkëpunim me strukturat vendore përgjegjëse për transportin, për të gjithë ose për një pjesë të territorit të përfshirë në zonë. Planet vendore të veprimit për cilësinë e ajrit rishikohen dhe përditësohen çdo 2 vjet. 3. Organet e qeverisjes vendore, në hartimin e planit vendor të veprimit për cilësinë e ajrit sigurojnë pjesëmarrjen e publikut dhe, pas miratimit të tij, e bëjnë atë publik. Plani vendor i veprimit miratohet nga këshilli bashkiak i qeverisjes përkatëse vendore dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjitha organet përkatëse të qeverisjes vendore. 4. Rregullat për hartimin e planeve vendore të veprimit për cilësinë e ajrit miratohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të Ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit përgjegjës për organet e qeverisjes vendore. Neni 5/6 Komiteti i Veprimit për Cilësinë e Ajrit 1. Nëse zona e veprimit për cilësinë e ajrit përfshihet në administrimin e më shumë se një bashkie ose komune, ngrihet një Komitet Veprimi për Cilësinë e Ajrit, me përfaqësues nga organet përkatëse të qeverisjes vendore. 2. Komiteti bashkërendon punën për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit vendor të veprimit për cilësinë e ajrit. 3. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministri i Shëndetësisë dhe ministri përgjegjës për organet e qeverisjes vendore miratojnë rregulloren për detyrat dhe funksionimin e Komitetit të Veprimit për Cilësinë e Ajrit. Neni 5/7 Zbatueshmëria e planeve vendore të veprimit për cilësinë e ajrit Organi i qeverisjes përkatëse vendore, për zbatimin e planit vendor të veprimit për cilësinë e ajrit, nxjerr akte normative, me anë të të cilave mund, por pa u kufizuar: a) të rishikojë kërkesat e shkarkimeve në ajër, që përmban leja mjedisore e lëshuar prej tij ose ta pezullojë atë; b) të pezullojë ose të kufizojë shkarkimet në ajër nga çdo burim tjetër; c) të mbyllë përkohësisht ose përgjithmonë rrugët e qarkullimit të automjeteve, të përfshira në zonën e veprimit për cilësinë e ajrit; ç) të vendosë kufizime për përdorimin e rrugëve nga automjetet me motor, duke mos përfshirë kufizimin e përdorimit të këtyre rrugëve për transportin publik dhe të banorëve; d) të parashikojë kufizimin e parkimit dhe/ose të ngarkimit; dh) të parashikojë, për automjetet me motor, vendet e shkarkimeve e të qëndrimeve, gjatë përdorimit të rrugëve, në zonat në ndërtim; e) të rregullojë më mirë trafikun, për të pakësuar ose për të parandaluar bllokimin; ë) të ndalojë përdorimin e mjeteve me motor me djegie të brendshme në zonat në n dërtim; f) të përcaktojë kërkesa specifike, të detyrueshme për t'u respektuar, gjatë veprimtarive ndërtuese dhe në kantieret e ndërtimit.". Neni 6 Ligjet.org - Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10266:15.04.2010 4 of 5 4/24/2012 5:10 PM Aktet nënligjore 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore në zbatim të neneve 4, 5/1 pika 3 e 5/4 pika 4. 2. Ngarkohen ministrat përkatës që, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të neneve 5/5 pika 4 e 5/6 pika 3. 3. Ngarkohen organet përkatëse të qeverisjes vendore të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të nenit 5/7 të këtij ligji. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6524, datë 28.4.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10266:15.04.2010 5 of 5 4/24/2012 5:10 PM

Law No.10266 dated 15.4.2010 amending and supplementing Law No. 8897 dated 16.5.2002 on the air protection from pollution · Nelum