Law No. 10258 supplementing and amending Law No. 10119 of 2009 on land use planning
颁布于 2010-03-25 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr. 10 258, datë 25.3.2010 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 119, DATË 23.4.2009 “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje: “21/1. “Zona kombëtare” janë zona, të cilat njësohen ose lidhen me interesa publikë kombëtarë, që ndikojnë ose ndikohen nga zhvillimi dhe ruajtja e territorit.”. Neni 2 Në nenin 8, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje: “d) miraton kërkesat për zhvillim dhe lejet e ndërtimit në: i) zona kombëtare; ii) prona shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore; iii) oborre që përdoren për shërbime të ofruara nga shteti për arsimin dhe shëndetësinë.”. Neni 3 Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje: “Neni 8/1 1. Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës, që ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore dhe rregulluese të bashkive të kategorisë së parë, në territorin e vendit dhe miratimin e tyre. 2. Këshilli Kombëtar i Territorit e ushtron këtë përgjegjësi edhe në territore administrative të tjera, vetëm ku parashikohet zhvillimi i porteve të hapura ndërkombëtare, i centraleve energjetike, digave dhe dambave të larta, si dhe ndërtimeve të tjera me interesa strategjikë për vendin. 3. Në kuptim të këtij neni, bashki të kategorisë së parë janë: Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi, Kamza dhe Kavaja.”. Neni 4 Në nenin 74, në fund të pikës 8 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në rastet kur zhvillimi është projektuar në zona kombëtare, në prona shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore dhe në oborre që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin dhe shëndetësinë, kërkesa për zhvillim i përcillet për miratim KKT-së.”. Neni 5 Në nenin 75, në fund të pikës 1 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në të njëjtën mënyrë, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ose zyrtari i autorizuar prej tij shpall vendimin e marrë nga KKT-ja për rastet e përcaktuara në paragrafin e fundit të pikës 8 të nenit 74.”. Neni 6 Në nenin 77, në fund të pikës 2 shtohen 2 paragrafë me këtë përmbajtje: Lejet e ndërtimit në zona kombëtare dhe në prona shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore miratohen nga KKT-ja. Lejet e ndërtimit në oborre që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin dhe shëndetësinë, për ndërtime me karakter jopublik, miratohen nga KKT-ja.”. Neni 7 Dispozitë kalimtare Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bashkitë e kategorisë së parë, të parashikuara në pikën 3 të nenit 2 të këtij ligji, depozitojnë për shqyrtim planet zhvillimore rregulluese, kur planet nuk i janë nënshtruar shqyrtimit dhe miratimit nga KRRTRSH-ja, sipas ligjit nr.8405, datë 16.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar. Neni 8 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)