跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 10257 amending and supplementing Law No. 8752 on the creation and operation of land protection and administration structures

颁布于 2010-03-25 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
agricultural land, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr. 10 257, datë 25.3.2010 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001 “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE PËR ADMINISTRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKËS” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në këtë ligj dhe në aktet e tjera ligjore e nënligjore, emërtimi “Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT)”. Neni 2 Neni 1 ndryshohet si më poshtë: “Neni 1 Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë: a) rregullat themelore të administrimit të tokës bujqësore, në pronësi private dhe shtetërore dhe të disa prej kategorive të tjera të resurseve; b) strukturat shtetërore pranë qeverisjes vendore, të ngarkuara për administrimin e tokës, si dhe funksionet e detyrat e tyre.”. Neni 3 Në nenin 2 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. “Tokë bujqësore” ka kuptimin sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 2 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 2. Në pikën 5 fjalët “në ligjin nr. 7623, datë 13.10.1995 “Për pyjet dhe Policinë Pyjore” zëvendësohen me fjalët “në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar.”. 3. Në pikën 6 fjalët “në ligjin nr. 7917, datë 13.4.1995 “Për kullotat dhe livadhet” zëvendësohen me fjalët “në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”. 4. Pika 12 ndryshohet si më poshtë: “12. “Mbrojtje toke” ka të njëjtin kuptim me përcaktimin e bërë në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 5. Pas pikës 12 shtohen pikat 13 e 14 me këtë përmbajtje: “13. “Funksion i deleguar, i detyrueshëm” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. 14. “Kategori të resurseve” janë sipërfaqet e tokave bujqësore, të fondit pyjor, të fondit kullosor, sipas përcaktimeve të pikave 4, 5 e 6 të këtij neni, si dhe sipërfaqet e brigjeve të lumenjve, të tokave të pafrytshme dhe të tokave urbane (trojeve).”. Neni 4 Titulli i kreut II “Organizimi” zëvendësohet me titullin “Organizimi i strukturave të administrimit dhe të mbrojtjes së tokës”. Neni 5 Neni 3 ndryshohet si më poshtë: “Neni 3 Për administrimin dhe mbrojtjen e tokës, pranë këshillit të qarkut krijohet drejtoria e administrimit dhe mbrojtjes së tokës (DAMT), në përbërje të së cilës janë: a) sektori i administrimit të tokës, si funksion i deleguar, i detyrueshëm, i Këshillit të Ministrave; b) inspektorati i mbrojtjes së tokës (IMT) në nivel sektori, si funksion i këshillit të qarkut, që realizohet në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore””. Neni 6 Në nenin 5 bëhen këto ndryshime: 1. Në paragrafin e parë, emërtimi “Përgjegjësi i seksionit” zëvendësohet me emërtimin “Drejtor i DAMT-së, përgjegjësit e sektorëve”. 2. Pas paragrafit të parë shtohen paragrafët me këtë përmbajtje: “Në procedurën e emërimit të drejtorit të DAMT-së në qark, në komitetin ad hoc, të krijuar në institucionin e këshillit të qarkut, dy specialistë të njohur nga fusha përkatëse caktohen nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Kryetari i Këshillit të qarkut emëron drejtorin e DAMT-së pas miratimit paraprak të drejtuesit të strukturës, që mbulon administrimin e tokave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtuesi i strukturës, që mbulon administrimin e tokave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ka të drejtë të kërkojë zëvendësimin e drejtorit të DAMT-së, nëse ky i fundit nuk kryen detyrën. Në këtë rast, kryetari i këshillit të qarkut fillon procedurat ligjore për shkarkimin e tij, sipas ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil””. Neni 7 Në nenin 6, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki ka varësi teknike nga DAMT-ja e qarkut.”. Neni 8 Në nenin 8, në fund të paragrafit të parë shtohen fjalët “si dhe strukturës që mbulon administrimin e tokave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. Neni 9 Titulli i kreut III “Objekti dhe funksionet” zëvendësohet me titullin “Administrimi i tokës dhe funksionet e detyrat e strukturave shtetërore pranë qeverisjes vendore”. Neni 10 Neni 9 ndryshohet si më poshtë: “Neni 9 Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës kryen këto funksione dhe detyra: a) përgatit dhe ia paraqet për miratim strukturave përgjegjëse të komunës dhe/ose bashkisë kërkesat dhe dokumentacionin e personave fizikë apo juridikë për qiradhënien, për dhënien e lejeve të shfrytëzimit ose për format e tjera të transferimit të të drejtave, të parashikuara me akte ligjore e nënligjore, të tokave bujqësore të pandara dhe të brigjeve të lumenjve, që me ligj i kalojnë në pronësi ose administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë; b) grumbullon informacionin gjeografik dhe ruan hartat e dokumentacionin që ka në varësi, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Mënyrat e ushtrimit të funksioneve të parashikuara në këtë nen përcaktohen me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.”. Neni 11 Neni 10 shfuqizohet. Neni 12 Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje: “Neni 11/1 1. Në tokat bujqësore të kategorisë së parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqeve për ndërtime bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm për rastet e domosdoshme, si më poshtë: a) rrugët kombëtare dhe rurale, që lidhin qendrat e banuara me njëra-tjetrën; b) hekurudhat, aeroportet dhe portet detare; c) për shpim, kërkim dhe shfrytëzim të burimeve të naftës dhe gazit; ç) hidrocentralet; ,; d) për varreza publike; dh) në funksion të mbrojtjes kombëtare; e) shtesat e sipërfaqeve në territore, pranë objekteve ekzistuese, me karakter ekonomik dhe prodhues, të ndërtuara në mënyrë të ligjshme, por jo më shumë se sipërfaqja ekzistuese, për zgjerim të së njëjtës veprimtari. Shtesa e sipërfaqes nuk mund të jetë më e madhe se 3 ha dhe kërkesa për shtesë bëhet vetëm një herë. 2. Studimet dhe propozimet për ndërtime, sipas pikës 1 të këtij neni, përfshirë edhe zgjerimin e vijave kufizuese të qendrave të banuara, përgatiten dhe paraqiten për miratim nga institucioni shtetëror, që mbulon veprimtaritë ndërtimore dhe, në çdo rast, kanë për bazë zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga pika 2 e nenit 14 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 3. Ndryshimi i tokave bujqësore të kategorive nga V deri në X të bonitetit në kategori të resurseve të tjera, si tokë urbane (truall), si dhe për veprimtari minerare e gjeologjike, për gurore e kariera, bëhet si më poshtë: a) për sipërfaqe deri në 30 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave; b) për sipërfaqe mbi 30 ha, me ligj të veçantë. 4. Kalimi i tokave bujqësore në kategori të resurseve të tjera, si pyll, tokë pyjore, kullotë dhe livadh, si dhe anasjelltas, bëhet si më poshtë: a) për sipërfaqe deri në 1 ha, me miratimin e përbashkët të ministrave përkatës, që i administrojnë këto resurse; b) për sipërfaqe mbi 1 ha, me miratimin e Këshillit të Ministrave. 5. Kalimi i tokës bujqësore në kategori të tokës së pafrytshme dhe anasjelltas bëhet si më poshtë: a) për sipërfaqe deri në 30 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave; b) për sipërfaqe mbi 30 ha, me ligj të veçantë. 6. Rregullat dhe procedurat për ndryshimet e kategorive të resurseve, sipas pikave 1 deri në 5 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 13 Neni 12 ndryshohet si më poshtë: “Neni 12 1. DAMT-ja mban dhe ruan arkivin me dokumentacionin themelor kadastral, si librat e tokës, librat e ngastrave, planimetritë, hartat kadastrale, topografike dhe dokumente të tjera ekzistuese të arkivit të kadastrës. Në rastet e dëmtimeve fizike të tyre, të shkaktuara nga kohëzgjatja e përdorimit dhe faktorë të tjerë, kjo drejtori merr masa për përtëritjen e tyre, duke siguruar ruajtjen e origjinalit bashkë me kopjen e përtërirë, në mënyrë të përhershme, në arkiv. 2. Kjo drejtori krijon dokumentacionin e ri për administrimin e tokës, nëpërmjet shfrytëzimit të dokumentacionit ekzistues, të dokumentacionit që disponohet nga institucione të tjera shtetërore dhe që përmban informacion për tokën dhe kategoritë e tjera të resurseve, të produkteve që krijohen nga zbatimi i programeve dhe i projekteve, që kanë si objekt tokën bujqësore, nëpërmjet GIS-së, të matjeve të thjeshta, inventarizimeve, rilevimeve topografike, fotografimeve ajrore, pamjeve satelitore etj. Lloji i dokumentacionit kadastral që mbahet e përdoret, në bazë të të cilit kryhen veprimet administrative e ligjore për resurset në juridiksion të qarkut, është unik dhe përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 3. DAMT-ja përditëson dhe pasqyron në dokumentacionin kadastral: a) ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve, që vijnë si pasojë e ligjeve, vendimeve të Këshillit të Ministrave, si dhe strukturave të tjera shtetërore, që kanë tagrin ligjor e kompetencën e ndryshimeve të kategorisë së resurseve; b) ndryshimet në kategorinë e tokës bujqësore, bashkë me aktin përkatës të strukturës shtetërore, që ka miratuar ndryshimin. 4. DAMT-ja kryen shërbime dhe jep informacione në bazë të dokumentacionit që disponon, sipas pikës 1 të këtij neni, për institucione shtetërore, si dhe për persona fizikë dhe juridikë për: a) madhësinë dhe vendndodhjen e ngastrave bazë kadastrale të tokës bujqësore; b) statusin juridik mbi pronësinë e tokës për të gjitha zonat kadastrale rurale, ku nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar dhe rezultatet e këtij regjistrimi nuk janë marrë në dorëzim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP). Për zonat kadastrale rurale, ku është kryer regjistrimi fillestar dhe rezultatet e këtij regjistrimi janë marrë në dorëzim nga ZVRPP-ja, vërtetimet që kërkohen për statusin juridik të pronësisë mbi tokën bujqësore, në cilësinë e pasurisë së paluajtshme, lëshohen nga ky institucion; c) kategorinë e tokës bujqësore, sipas studimit të bonitetit; ç) sipërfaqet në pronësi private të personave fizikë ose juridikë të periudhës para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 108, datë 29.8.1945 “Për reformën agrare”, në çdo rast kur për këtë ekzistojnë të dhëna në dokumentacionin që mbahet në arkivin e DAMT-së. 5. Kryerja e shërbimeve dhe dhënia e informacioneve për institucione shtetërore bëhen falas, ndërsa për personat fizikë dhe juridikë bëhen me pagesë, sipas tarifave të miratuara nga ministri. Nga fondi financiar vjetor, që krijohet nga këto shërbime, 40 për qind e tij jepet për t’u përdorur për mbulimin e veprimtarive të DAMT-së.”. Neni 14 Neni 13 ndryshohet si më poshtë: “Neni 13 1. DAMT-ja përgatit evidencën e gjendjes dhe të ndryshimeve të kategorive për të gjithë territorin në juridiksion të qarkut, brenda muajit janar të vitit pasardhës. 2. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë ka për detyrë që, nëpërmjet ZMMT-së, t'i dërgojë DAMT-së evidencën e gjendjes dhe të ndryshimit vjetor të kategorive të resurseve brenda datës 15 janar të vitit pasardhës. Në përgatitjen e të dhënave angazhon edhe zyrën e urbanistikës të komunës dhe/ose bashkisë. 3. Drejtoria rajonale e shërbimit pyjor të qarkut ka për detyrë t'i dërgojë DAMT-së, brenda muajit janar të vitit pasardhës, evidencën e gjendjes dhe të ndryshimeve vjetore të kategorisë së resurseve, në administrim shtetëror, komunal dhe privat, si pyje, tokë pyjore, kullota, livadhe dhe të tjera, objekt i veprimit të ligjeve nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” dhe nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”. 4. ZVRPP-ja e rrethit, brenda muajit dhjetor të çdo viti, i dërgon DAMT-së pasqyrën e transaksioneve të tokës bujqësore. 5. DAMT-ja detyrohet që, brenda muajit janar të vitit pasardhës, të dërgojë përmbledhësen e evidencës në nivel qarku dhe të nënndarjes (rrethit) në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila, brenda muajit shkurt të vitit pasardhës, bën përmbledhësen për të gjithë territorin e vendit. 6. DAMT-ja, në mënyrë periodike, detyrohet të dërgojë në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit evidenca dhe informacione, që kanë si objekt kategoritë e resurseve të përcaktuara në këtë ligj. Lloji dhe përmbajtja e tyre përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. Neni 15 Titulli i kreut IV “Sanksione dhe dispozita të fundit” zëvendësohet me titullin “Kundërvajtje administrative, sanksione dhe dispozita të fundit”. Neni 16 Pas nenit 13 shtohen nenet 14 dhe 15 me këtë përmbajtje: “Neni 14 1. Sipas këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative: a) ndërtimet dhe çdo ndryshim i kategorive të tokës bujqësore, në kundërshtim me përcaktimet e pikave 1 e 2 të nenit 11 të këtij ligji; b) mospasqyrimi dhe mospërditësimi në dokumentacionin kadastral të ndryshimeve të kategorive të resurseve dhe të kategorive të tokës bujqësore, si dhe mosdhënia e informacioneve, sipas përcaktimeve të pikave 3 e 4 të nenit 12 të këtij ligji; c) mospërgatitja dhe mosdërgimi në kohë i evidencës së gjendjes dhe i ndryshimeve vjetore të kategorisë së resurseve, sipas përcaktimeve të pikave 2, 3, 5 e 6 të nenit 13 të këtij ligji. 2. DAMT-ja e qarkut vendos gjobë: a) nga 5 000 deri në 50 000 lekë ndaj çdo subjekti për kundërvajtje administrative, të përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni; b) nga 1 000 deri në 10 000 lekë ndaj drejtuesit të ZMMT-së në komunë dhe/ose bashki për kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në shkronjat “b” e “c” të pikës 1 të këtij neni. 3. Struktura përgjegjëse për administrimin e tokave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i vendos gjobë nga 10 000 deri në 20 000 lekë drejtorit të DAMT-së së qarkut për mosveprim, në përmbushje të pikës 2 të këtij neni. 4. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i propozon ministrit përgjegjës, që mbulon veprimtarinë për fondin pyjor dhe kullosor në ministrinë përkatëse, vendosjen e gjobës nga 10 000 deri në 20 000 lekë ndaj drejtorit të drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor për kundërvajtjet e përcaktuara në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni. Neni 15 1. Kundërvajtësi, brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit, sipas pikës 2 të nenit 14 të këtij ligji, mund të bëjë ankim me shkrim te kryetari i këshillit të qarkut, i cili shqyrton ankimin dhe, brenda 10 ditëve, njofton subjektin ankues. Kundër vendimit të kryetarit të këshillit të qarkut, subjekti ankues mund t'i drejtohet brenda 30 ditëve gjykatës së rrethit gjyqësor të qarkut. Ekzekutimi i vendimeve kryhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar. 2. Drejtori i DAMT-së së qarkut, brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas pikës 3 të nenit 14 të këtij ligji, mund të bëjë ankim me shkrim te Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili e shqyrton ankimin dhe, brenda 10 ditëve, njofton subjektin ankues. Kundër vendimit të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, subjekti ankues mund t'i drejtohet brenda 30 ditëve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 3. Ministri përgjegjës, që mbulon veprimtarinë për fondin pyjor e kullosor në ministrinë përkatëse shqyrton propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për vendosjen e gjobës, sipas pikës 4 të nenit 14 të këtij ligji, dhe vendos për ekzekutimin e saj. Kundërvajtësit mund të ankohen kundër këtij vendimi brenda 30 ditëve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”. Neni 17 Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 10, 12 e 13 të këtij ligji. Neni 18 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 10257 amending and supplementing Law No. 8752 on the creation and operation of land protection and administration structures · Nelum