跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 10220 on the moratorium applicable to sailing boats in the Republic of Albania

颁布于 2010-02-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Sea, Water
关键词
navigation, territorial sea, maritime zone

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1 LIGJ Nr.10 220, datë 4.2.2010 PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Pezullohen të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga funksioni i përdorimit të mjetit, si dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji. Pezullimi përfshin edhe mjetet motorike të lundrimit turistik dhe të sporteve ujore. Neni 2 Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Neni 3 Përjashtohen nga ky moratorium: a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale; b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar; c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave; ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh; d) motorët e ujit. Neni 4 Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe kundërvajtësi dënohet me gjobë në masën 800 000 - 1 000 000 lekë dhe me konfiskim të mjetit. Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes. Kundër këtij vendimi, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni, bëhet ankim te drejtori i policisë së qarkut. 2 Neni 5 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1 e 3 të tij. Neni 6 Ngarkohen Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare për zbatimin e këtij ligji. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6432, datë 24.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Law No. 10220 on the moratorium applicable to sailing boats in the Republic of Albania · Nelum