跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 10169 dated 22.10.2009 amending and supplementing Law No. 9482 dated 3.4.2006 on the legalization, urbanization, and integration of non – permitted construction

颁布于 2009-10-22 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

原标题
Ligj Nr. 10 169, datë 22.10.2009 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar.
语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, urban land

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. [Printo] [Google Translate] LIGJ Nr. 10 169, datë 22.10.2009 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 "PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: Neni 1 Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje: "Neni 17/1 Mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje 1. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet: a) në lekë, në vlerë të plotë monetare; b) me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21 të këtij ligji. 2. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. 3. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.". Neni 2 Në nenin 19, në fund të shkronjës "dh" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 3 Në nenin 20, në fund të shkronjës "ç" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 4 Në nenin 21, në fund të shkronjës "ç" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 5 Në nenin 22 paragrafi i parë, pas fjalëve "zbatohen të njëjtat tarifa" shtohen fjalët "dhe mënyra pagese". Neni 6 1. Në nenin 27, pas shkronjës "ë" shtohet shkronja "f" me këtë përmbajtje: "f) kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21 të këtij ligji.". Neni 7 Në nenin 32, pika 1 ndryshohet si më poshtë: "1. Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore transferohen në Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10169:22.10.2009 1 of 2 4/24/2012 4:55 PM Buxhetin e Shtetit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar.". Neni 8 Dispozita kalimtare 1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj. 2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6320, datë 5.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10169:22.10.2009 2 of 2 4/24/2012 4:55 PM

Law No. 10169 dated 22.10.2009 amending and supplementing Law No. 9482 dated 3.4.2006 on the legalization, urbanization, and integration of non – permitted construction · Nelum