跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 10109 on the maritime administration of the Republic of Albania

颁布于 2009-04-02 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Sea
关键词
institution, registration, legal proceedings/administrative proceedings, governance, harbour, navigation

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.10 109, datë 2.4.2009 PËR ADMINISTRATËN DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e administratës detare të Republikës së Shqipërisë, në zbatim të detyrimeve të vendosura nga aktet ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushën e detarisë. Neni 2 Fusha e veprimit 1. Ky ligj zbatohet për: a) të gjitha strukturat përbërëse të administratës detare, që kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me qëllimin e këtij ligji; b) të gjitha portet e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga statusi që gëzojnë; c) mjetet lundruese, të përfshira në regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja dhe veprimtaria e tyre; ç) mjetet e huaja, kur janë në portet dhe në ujërat brenda juridiksionit territorial të Republikës së Shqipërisë; d) të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me përmbajtjen e këtij ligji. 2. Ky ligj nuk zbatohet për: a) portet dhe mjetet lundruese, që janë në autoritetin e Forcave Ushtarake Detare të Republikës së Shqipërisë; b) mjetet lundruese të shteteve të tjera, të përjashtuara me marrëveshje ndërkombëtare, dypalëshe ose shumëpalëshe, të ratifikuara me ligj nga Kuvendi. Neni 3 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Administrata detare” është tërësia e strukturave të angazhuara në fushën e detarisë. 2. “Drejtoria e Përgjithshme Detare” është autoriteti përgjegjës për funksionimin e administratës detare, për politikat e zhvillimit të transportit detar dhe monitorimin e zbatueshmërisë së ligjit për fushën e detarisë, në varësi të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 3. “Ministri” është ministri përgjegjës për transportin. 4. “Ministria” është institucioni që ka në varësi institucionale transportin. 5. “Kontrolli Shtetëror i Flamurit” është autoriteti përgjegjës, nëpërmjet të cilit shteti shqiptar ushtron kontrolle të rregullta inspektimi dhe certifikimi të sigurisë teknike për mjetet lundruese, që mbajnë flamurin shqiptar, për zbatimin e kërkesave të vendosura nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë. 6. “Veprimtaria në fushën e detarisë” është tërësia e veprimeve të ndërgjegjshme të njeriut, që kryhen drejtpërdrejt ose në mjediset detare, me karakter ekonomik, mjedisor, kërkimor-shkencor apo aspekte të tjera, që lidhen me mbrojtjen e interesave kombëtarë. 7. “Subjekte detare” janë subjektet e së drejtës detare, që kryejnë veprimtari në fushën e detarisë, sipas parashikimeve të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”. KREU II BAZA, AUTORITETI DHE STRUKTURAT PËRGJEGJËSE PËR ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS DETARE Neni 4 Baza ligjore Veprimtaria e administratës detare të Republikës së Shqipërisë bazohet në legjislacionin në fuqi për fushën e detarisë, si dhe në marrëveshjet e konventat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë. Neni 5 Autoriteti i administratës detare Ministri është autoriteti më i lartë i administratës detare të Republikës së Shqipërisë. Për ushtrimin e këtij autoriteti krijohet dhe funksion Drejtoria e Përgjithshme Detare, në varësi të ministrit. Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme Detare përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit. Neni 6 Strukturat përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e administratës detare Administrata detare e Republikës së Shqipërisë ka në përbërje këto struktura: a) Drejtorinë e Përgjithshme Detare; b) Autoritetin Shtetëror të Sigurisë Portuale; c) kapiteneritë e porteve; ç) Kontrollin Shtetëror Portual; d) Kontrollin Shtetëror të Flamurit; dh) regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Shqipërisë; e) regjistrin e detarëve të Republikës së Shqipërisë. Neni 7 Drejtoria e Përgjithshme Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare drejton dhe organizon veprimtarinë e strukturave përbërëse të administratës detare, në zbatim të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për fushën e detarisë, të ratifikuar me ligj nga Republika e Shqipërisë. Neni 8 Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale është pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe organizohet e funksionon në bazë të ligjit nr.9281, datë 23.9.2004 “Për sigurinë në anije dhe në porte”. Neni 9 Kapiteneria e porteve Kapiteneria e porteve është strukturë në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe i ushtron funksionet në bazë të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë” dhe të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Neni 10 Kontrolli Shtetëror Portual Kontrolli Shtetëror Portual është strukturë përbërëse e administratës detare dhe vepron pranë kapitenerisë së porteve. Kontrolli Shtetëror Portual i kryen funksionet në zbatim të ligjit nr.9852, datë 26.12.2007 “Për aderimin e Republikës se Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual” dhe të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”. Neni 11 Kontrolli Shtetëror i Flamurit Kontrolli Shtetëror i Flamurit është strukturë në përbërje të administratës detare dhe ushtron veprimtarinë për inspektimin e certifikimin e sigurisë teknike të mjeteve lundruese, që mbajnë flamurin shqiptar, në bazë të ligjit nr.9852, datë 26.12.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë ne memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual”. Neni 12 Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të Republikës së Shqipërisë Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të Republikës së Shqipërisë janë struktura në përbërje të administratës detare. Ato e ushtrojnë veprimtarinë për regjistrimin e mjeteve lundruese, që kërkojnë të pajisen me flamurin shqiptar dhe të detarëve, që kërkojnë të pajisen me dëshmitë përkatëse. Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve funksionojnë në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”. KREU III DREJTORIA E PËRGJITHSHME DETARE Neni 13 Statusi Drejtoria e Përgjithshme Detare është institucion buxhetor në varësi të ministrit. Drejtoria e Përgjithshme Detare drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili ka autoritetin dhe përgjegjësinë për marrjen e të gjitha vendimeve në fushën e detarisë, që nuk janë kompetencë ekskluzive e ministrit. Neni 14 Detyrimet dhe të drejtat e Drejtorisë së Përgjithshme Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare ka detyrimet dhe të drejtat e mëposhtme: a) drejton e bashkërendon veprimtarinë e strukturave përbërëse të administratës detare; b) ushtron kontroll për mbarëvajtjen e punës dhe kryerjen e detyrave mbi të gjitha strukturat përbërëse të administratës detare; c) kontrollon zbatimin e rregullave të përgjithshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, të detarisë nga të gjitha subjektet private dhe shtetërore, të regjistruara si të tilla, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e detarisë dhe janë të lejuara, sipas ligjit, nga ministria; ç) jep asistencë teknike në hartimin dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar detar me legjislacionin ndërkombëtar. Bën plotësimin e kuadrit ligjor kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen me të drejtën e detit dhe transportin detar, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë; d) përfaqëson Republikën e Shqipërisë për çështjet detare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), në Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe në organizatat e tjera, ku Republika e Shqipërisë është palë; dh) bashkëpunon me të gjitha institucionet e tjera, që kanë lidhje me veprimtarinë e fushës së detarisë, si me Rojën Bregdetare, me strukturat e Policisë Kufitare, me agjencitë doganore, me agjencitë mjedisore, me Shërbimin Hidrografik dhe me shoqatat e operatorëve privatë; e) shkëmben të dhënat e nevojshme për disiplinimin e trafikut detar, rritjen e kushteve të sigurisë së lundrimit dhe të standardeve të sigurisë portuale; ë) ngre grupet e ekspertëve për kryerjen e hetimeve për incidentet dhe aksidentet detare, përplasjet e anijeve, zjarreve në anije, daljes në tokë, piraterisë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve detare, të parashikuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë, si dhe merr masat e nevojshme për parandalimin e shmangien e tyre; f) jep asistencë teknike në hartimin e akteve nënligjore dhe marrjen e masave përkatëse për heqjen e mbetjeve të ngurta, të lëngëta dhe relikeve detare, nëpërmjet strukturave përbërëse të administratës detare; g) drejton, organizon dhe kontrollon trajnimet për kualifikimin e oficerëve dhe të detarëve të Republikës së Shqipërisë, të pilotëve, agjentëve, operatorëve portualë, që veprojnë në fushën e detarisë, për lëshimin e certifikatave përkatëse të nevojshme, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe me konventat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë; gj) ndjek dhe realizon veprimtaritë e transportit detar, në bazë të programit të qeverisë, të Planit Kombëtar të Transportit, masterplaneve dhe strategjisë së zhvillimit të sektorit detar; h) monitoron zhvillimin e porteve detare, në bazë të studimeve, masterplaneve, projekteve, në harmoni me Planin Kombëtar të Transportit. KREU IV VEPRIMTARIA DETARE DHE E DREJTA E LEJES SË VEPRIMTARISË Neni 15 Veprimtaria në fushën e detarisë Në fushën e detarisë personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë, kryejnë veprimtaritë e mëposhtme: a) transportin detar të mallrave dhe të pasagjerëve; b) transport detar, në linjë të rregullt, për udhëtarë dhe automjete; c) shërbimet detare (agjenci detare, spedicionere, ngarkim-shkarkimi, pilotimi, rimorkimi, tërheqjen e mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta nga anijet, furnizimin me karburant, konsulencë detare, kompanitë e menaxhimit të sigurt të mjeteve lundruese); ç) veprimtari të tjera, që realizohen nga subjektet detare, në zbatim të konventave ndërkombëtare. Neni 16 Lejet e ushtrimit të veprimtarisë detare Personat fizikë dhe juridikë e ushtrojnë veprimtarinë detare në përputhje me dispozitat e Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë dhe të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Ministri miraton kriteret dhe procedurat e lëshimit, të pezullimit dhe të heqjes së lejeve për ushtrimin e veprimtarisë në fushat e transportit detar. Neni 17 Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë dhe miratimi i tyre Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë, sipas përcaktimeve të parashikuara në nenin 15 të këtij ligji, propozohen nga ministri dhe miratohen nga Ministri i Financave. Të ardhurat e krijuara derdhen në Buxhetin e Shtetit. KREU V DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 18 Nxjerrja e akteve nënligjore Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 16 të këtij ligji, për rregullimin e veprimtarive në fushën e detarisë. Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 17 të këtij ligji, për miratimin e tarifave të veprimtarive në fushën e detarisë. Neni 19 Shfuqizime Dekreti nr.4938, datë 4.2.1972, i ndryshuar me dekretin nr.6180, datë 26.4.1980 “Për kapiteneritë e porteve”, shfuqizohet. Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)