跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law n. 9915 of 12 May 2008 on some changes and additions to the Law no. 8102, dated 28.3.1996 on the regulatory framework of the water supply sector and the removal and processing of wastewaters

颁布于 2008-05-12 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Ligj n. 9915 date 12.5.2008 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura.
语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water
关键词
water supply, effluent waste water/discharge, fees/royalties, procedural matters, pollution control, freshwater pollution

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr.9915, datë 12.5.2008 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 “PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa: Neni 1 Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. “Ministria” është ministria përgjegjëse, që drejton politikat në fushën e furnizimit me ujë, kanalizimet e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre.”. 2. Pas pikës 11 shtohen pikat 12 e 13 me këtë përmbajtje: “12. “Operatorë” janë subjektet e licencuara, që operojnë në sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe trajtimit të tyre. 13. “Pagesa të rregullimit” janë pagesa vjetore, të vendosura nga Enti Rregullator, të detyrueshme për operatorët.”. Neni 2 Kudo në ligj fjalët “Qeveri” dhe “Kuvendi Popullor” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “Këshilli i Ministrave” dhe “Kuvendi”. Neni 3 Në nenin 9, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Struktura, organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës të Entit Rregullator miratohen me vendim të Kuvendit. Komisioni ka të drejta për të zgjedhur, caktuar, ngritur në detyrë, përfshirë edhe të drejtën e heqjes dhe të ricaktimit në detyrë, si dhe për të përcaktuar detyrat e punonjësve të stafit profesionist, për kryerjen e funksioneve të Entit Rregullator.”. Neni 4 Në nenin 10 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1, shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: “a) burimet e financimit të Entit Rregullator përbëhen nga pagesat e rregullimit, të vendosura nga ajo vetë për operatorët, që operojnë në sistemet e furnizimit me ujë, të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe trajtimit të tyre, nga pagesat e licencave dhe nga donacione të ndryshme;”. b) Shkronja “b” shfuqizohet. Neni 5 Neni 12 ndryshohet si më poshtë: “Neni 12 Përgjegjësia dhe kompetencat e Këshillit të Ministrave Këshilli i Ministrave miraton politikat dhe strategjitë kombëtare në sektorin e furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura.”. Neni 6 Në fund të nenit 13 shtohet shkronja “h” me këtë përmbajtje: “h) të marrë pjesë si këshillues në hartimin e strategjive dhe të politikave kombëtare në sektorin e furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.”. Neni 7 Në nenin 14 pika 1, shkronjat “b”, “c” dhe “f” ndryshohen si më poshtë: “b) të miratojë çmimet dhe tarifat e shitjes së ujit, me shumicë dhe pakicë, tarifat për ujërat e përdorura dhe tarifat e trajtimit të tyre, afatet dhe kushtet e shërbimit, të ofruara nga operatorët, që sigurojnë ujë për konsum publik, edhe në rastet kur sistemet e ujësjellës kanalizimeve kanë kaluar në administrim ose në pronësi të njësive të qeverisjes vendore; c) të caktojë standardet për programet e investimeve dhe për shitjen e aseteve nga të licencuarit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, edhe në rastet kur sistemet e ujësjellës kanalizimeve kanë kaluar në administrim ose në pronësi të njësive të qeverisjes vendore; f) të përgatisë raporte për gjendjen e sektorit për Këshillin e Ministrave dhe të grumbullojë informacionin përkatës nga të licencuarit.”. Neni 8 Në nenin 15, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Personat fizikë apo juridikë, që merren me veprimtarinë e grumbullimit, të shpërndarjes, largimit dhe trajtimit të ujit, për përfitim publik, duhet të pajisen me licencë nga ERRU-ja.”. Neni 9 Në nenin 21, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Enti Rregullator, nëpërmjet kuadrit të plotë të rregullave të miratuara, përcakton procedurat dhe standardet minimale kombëtare për vendosjen e tarifave, si dhe afatet e kushtet e shërbimit për çdo veprimtari të ushtruar nga operatorët në sektorin e furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.”. Neni 10 Në nenin 22 bëhen këto ndryshime: a) Pikat 1 e 2 ndryshohen si më poshtë: “1. Enti Rregullator përcakton metodologjinë e përllogaritjes së tarifave të shitjes, me shumicë dhe pakicë, të ujit për konsum publik, tarifat për ujërat e përdorura dhe trajtimit të tyre, duke u mbështetur në dispozitat e këtij ligji. 2. Procedura për vendosjen e tarifave fillon me propozimin e bërë nga i licencuari, dhënien e mendimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe përfundon me miratimin përfundimtar të tarifave nga Enti Rregullator.”. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Enti Rregullator përcakton, për çdo operator, pagesën e rregullimit, e njofton operatorin për detyrimin që duhet të paguajë dhe lidh kontratën me të brenda 30 ditëve nga njoftimi. Në rast se operatori nuk zbaton detyrimet kontraktuale, ndaj tij zbatohen sanksione, në përputhje me pikën 1 të nenit 32 të këtij ligji.”. Neni 11 Në nenin 23, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Njësitë e qeverisjes vendore, pronare të sistemeve të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, kanë të drejtë të kontrollojnë subjektet e licencuara për zbatimin e këtij ligji, për respektimin prej tyre të kushteve të licencës dhe përdorimin e tarifave të ujit për konsum publik, të vendosura nga Enti Rregullator.”. Neni 12 Në nenin 25 bëhen këto ndryshime: 1. Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë: “e) standardizimin dhe specifikimet e materialeve e të pajisjeve;”. 2. Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje: “g) mbrojtja e mjedisit.”. Neni 13 Në nenin 29, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Enti Rregullator miraton rregullat procedurale, që do të përdorë për kryerjen e funksioneve që i jep ky ligj. Këto rregulla përmbajnë:”. Neni 14 Në fund të nenit 30 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Procedurat e ankimit bëhen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.”. Neni 15 Pas nenit 32 shtohet neni 32/1 me këtë përmbajtje: “Neni 32/1 Kundërvajtjet administrative 1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen nga Enti Rregullator si më poshtë: a) mospagimi i detyrimeve financiare ndaj Entit Rregullator, brenda afateve kohore të përcaktuara nga ky ent, dënohet me gjobë deri në shumën l00 000 lekë; b) moszbatimi i vendimeve të Entit Rregullator për tarifat dënohet me gjobë deri në shumën 100 000 lekë; c) moszbatimi i kushteve të licencës dënohet me gjobë në shumën 50 000 lekë; ç) ushtrimi i veprimtarisë pa licencë dënohet me gjobë në shumën 300 000 lekë. 2. Gjoba është titull ekzekutiv që derdhet në Buxhetin e Shtetit. 3. Ngarkohen zyrat e përmbarimit për ekzekutimin e tyre. 4. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhen në përputhje me Kodin e Procedurës Civile.”. Neni 16 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5739, datë 26.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Law n. 9915 of 12 May 2008 on some changes and additions to the Law no. 8102, dated 28.3.1996 on the regulatory framework of the water supply sector and the removal and processing of wastewaters · Nelum