跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law n. 9352 of 3 Maech 2005 on some additions and amendments to the Law no. 8102, dated 28.3.1996 on the regulatory framework of the water supply sector and the removal and processing of wastewaters

颁布于 2005-03-03 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Ligj n. 9352 date 3.3.2005 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura.
语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water
关键词
water supply, effluent waste water/discharge, fees/royalties, procedural matters, pollution control, freshwater pollution

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr.9352, datë 3.3.2005 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 "PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA" Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura", bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, fjala "lokale" zëvendësohet me fjalën "vendore". Neni 2 Në nenin 10 shkronja “b” ndryshohet si më poshtë: “b) tarifat e caktuara nga Enti Rregullator, të detyrueshme për të licencuarit, për efekt të verifikimit të zbatueshmërisë së dokumenteve standarde të strukturës së tarifës së shërbimit, si dhe tarifa të tjera për licenca të dhëna nga Komisioni.”. Neni 3 Shkronjat "b", "c" dhe "f" të nenit 14 ndryshohen si më poshtë: "b) të miratojë çmimet apo tarifat dhe afatet ose kushtet e shërbimit të kryer nga të licencuarit ose, kur është e përshtatshme, nga entet e palicensuara, që sigurojnë ujë për konsum publik, në rastet kur sistemet e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë kaluar në administrim ose pronësi të njësive të qeverisjes vendore; c) të caktojë procedurat dhe standardet për programet e investimeve dhe për shitjen e aseteve nga të licencuarit në sektorin e ujësjellësve dhe të kanalizimeve, në rastet kur ato nuk kanë kaluar në administrim ose pronësi të njësive të qeverisjes vendore; f) në bashkërendim me njësitë e qeverisjes vendore, të përgatisë raporte për Qeverinë për gjendjen e sektorit dhe të grumbullojë të dhënat përkatëse nga të licencuarit;". Neni 4 Pika 1 e nenit 15 ndryshohet si më poshtë: "1. Personat fizikë apo juridikë të palicencuar ose njësitë e qeverisjes vendore, që nuk kanë në pronësi sisteme të ujësjellës-kanalizimeve, nuk mund të merren me veprimtarinë e grumbullimit, shpërndarjes, largimit dhe trajtimit të ujit për përfitim publik.". Neni 5 Pika 1 e nenit 21 ndryshohet si më poshtë: "1. Enti Rregullator, nëpërmjet kuadrit të plotë të rregullave të miratuara, përcakton procedurat dhe standardet minimale kombëtare, në bazën e të cilave njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të përcaktojnë, të miratojnë, të ndryshojnë apo të mos miratojnë çmimet a tarifat, afatet dhe kushtet e shërbimit për të gjitha shitjet e ujit apo shërbimet e kryera nga i licencuari, sipas këtij ligji.". Neni 6 Neni 22 ndryshohet si më poshtë: "Neni 22 Procedurat për vendosjen e tarifave 1. Enti Rregullator të përcaktojë metodologjinë e përllogaritjes së tarifave të shitjes, me shumicë e pakicë, të ujit dhe të standardeve nga njësitë e qeverisjes vendore, që kanë në pronësi sistemet e ujësjellës-kanalizimeve. 2. Njësitë e qeverisjes vendore të vendosin tarifat, me shumicë dhe pakicë, në bazë të metodologjisë së përllogaritjes së tarifave, të miratuara nga Enti Rregullator. 3. Asnjë tarifë apo pjesë e saj nuk mund të ndryshohet më shumë se një herë në vit.". Neni 7 Pas pikës 4 të nenit 23 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: "5. Njësitë e qeverisjes vendore, pronare të sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve, janë të detyruara që brenda 10 ditëve nga marrja e vendimeve të tyre në fushën e furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, të njoftojnë Entin Rregullator, duke paraqitur dokumentacionin e plotë për marrjen e vendimit, sipas përcaktimit të bërë në metodologjinë për caktimin e tarifave. Enti Rregullator, kur vëren se vendimi i këshillit të bashkisë/komunës është i papajtueshëm me metodologjinë e caktimit të tarifave dhe me standardet e shërbimit, ka të drejtë ta kthejë vendimin, të shoqëruar me vërejtje të argumentuara, për rishqyrtim në këshillin përkatës. Nëse vërehen papajtueshmëri edhe në aktin e rishqyrtuar, Enti Rregullator i drejtohet gjykatës, nën juridiksionin e së cilës është organi i qeverisjes vendore, duke kërkuar pavlefshmërinë e këtij akti. Enti Rregullator ka të drejtë ta kthejë vetëm një herë vendimin e këshillit përkatës për rishqyrtim. Në rast se Enti Rregullator nuk kthen përgjigje brenda 20 ditëve nga data e njoftimit, vendimi vlerësohet i miratuar.". Neni 8 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.4507, datë 17.3.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Law n. 9352 of 3 Maech 2005 on some additions and amendments to the Law no. 8102, dated 28.3.1996 on the regulatory framework of the water supply sector and the removal and processing of wastewaters · Nelum