跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law n. 8743 of 22 February 2011 on state real properties

颁布于 2001-03-09 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Ligj nr.8743, datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit.
语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry, Land and soil, Water, Wild species and ecosystems
关键词
public forest, classification/declassification, governance, local government, ownership, procedural matters, public land, land tenure, property rights, coastal zone management, public water

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. L I G J Nr.8743, datë 22.2.2001 PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT Në mbështetje të neneve 41, 78, 83 pika 1 dhe 113 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Ky ligj përcakton regjimin juridik të llojeve të pronave të paluajtshme të shtetit dhe përgjegjësitë për administrimin e tyre. Neni 2 Përkufizime Për qëllimet e këtij ligji, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime: a)"Pronë e paluajtshme e shtetit" kuptohet prona e paluajtshme e pushtetit qendror dhe e njësive të qeverisjes vendore. b) "Pronë e paluajtshme publike" kuptohet ajo pjesë e pronave të paluajtshme të shtetit që përmbush funksione themelore dhe të pandashme të shtetit dhe që sjell përfitime në favor të publikut të gjerë. c) "Inventar i pronave të paluajtshme të shtetit" kuptohet dokumenti ku regjistrohen papaprakisht të gjitha pronat e paluajtshme të shtetit gjatë procesit të identifikimit dhe transferimit të tyre. Në vijim do të quhet "inventari". KREU II PËRCAKTIMI I PRONAVE TË SHTETIT Neni 3 Prona publike 1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike: a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, të gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjve, të liqeneve e rezervuarëve, ashtu siç është përcaktuar sipas ligjeve në fuqi. b) Zonat historike, arkeologjike dhe kulturore, si dhe parqet me rëndësi kombëtare ose vendore. c) Zonat, instalimet dhe objekte të tjera të destinuara për qëllime të mbrojtjes kombëtare, të rendit dhe sigurisë publike. ç) Burimet natyrore dhe rezervat minerare e inertet, ashtu siç përcaktohen në legjislacionin në fuqi. 2. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe pyjet, kullotat dhe livadhet, si dhe çdo lloj tjetër prone e paluajtshme e ndërtuar mbi to, që i shërben drejtpërdrejt mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre. 3. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe aktivet e ngurtësuara (ose të trupëzuara), që shërbejnë për kryerjen e shërbimeve publike si: rrugët dhe urat, hekurudhat dhe sistemet ndihmëse të lidhura më to; infrastruktura aeroportuale; sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë; sistemet e shërbimit të telekomunikacionit dhe të postës; sistemet e funizimit me ujë të pijshëm, si dhe të derdhjeve të ujërave të zeza të qendrave të banuara; ndërtimet me interes të njohur historik, arkeologjik dhe kulturor; parqet, lulishtet, sheshet publike në qytete e qendra të banuara, ndërtesat së bashku me oborret që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin, shkencën, kulturën dhe sportet, për shërbimin shëndetësor e shoqëror, për institucionet qendrore dhe vendore, si dhe rezidencat qeveritare së bashku me trojet mbi të cilat ngrihen këto prona. 4. Pronat e paluajtshme publike tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligje të veçanta. Neni 4 Prona jopublike të paluajtshme të shtetit 1. Prona të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike si toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve nën administrimin e shtetit, si dhe prona të tjera të këtij lloji, nëse nuk i nënshtrohen dispozitave ligjore të posaçme, kanë regjim juridik të barabartë me pronën private dhe i nënshtrohen rregullave të parashikuara në Kodin Civil. 2. Ndryshimi i statusit të një prone të paluajtshme të shtetit nga publike në jopublike bëhet sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Neni 5 Fitimi i mëvonshëm i pronësisë mbi pronat e paluajtshme Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, shteti mund të fitojë të drejta pronësie mbi pronat e paluajtshme në mënyra të ndryshme si: dhurime, shpronësime, blerje, trashëgimi ose mënyra të tjera të fitimit të të drejtave të pronësisë sipas ligjeve në fuqi. Neni 6 Regjistrimi i pronave të paluajtshme 1. Të gjitha pronat e paluajtshme të shtetit regjistrohen në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme në përputhje me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme". 2. Regjistrimi i pronave të paluajtshme bëhet përkatësisht: a) nga Këshilli i Ministrave për pronat në varësi të pushtetit qendror, të cilat regjistrohen me pronar Republikën e Shqipërisë; b) nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për pronat e paluajtshme në pronësi të saj, të cilat regjistrohen me pronar njësinë përkatëse të qeverisjes vendore. Neni 7 Regjistrimi i kushteve dhe i kufizimeve, heqja ose ndryshimi i tyre 1. Në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, për pronat publike të shtetit, do të shënohen edhe: a) përfitimi publik që vjen nga një pronë ose funksioni themelor, që një pronë e paluajtshme publike përmbush në kuptimin e nenit 2 shkronja b dhe nenit 3 të këtij ligji; b) kufizimet e përdorimit të pronës së paluajtshme, përfshirë mosndryshimet e destinacionit, me qëllim ruajtjen e karakteristikave të saj dhe mirëmbajtjen; c) kushtet e së drejtës të përdorimit publik të pronës; ç) kushtet e garantimit të realizimit të funksioneve që ajo përmbush. 2. Përcaktimet dhe kufizimet e shënuara në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, mund të hiqen ose të ndryshohen me vendim të Këshillit të Ministrave për pronat e paluajtshme të pushtetit qendror në këto raste: a) kur karakteristikat e shënuara në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në nenin 2 pika b dhe në nenin 3 të këtij ligji; b) kur kufizimi i shënuar në Regjistër është më tepër pengues se i nevojshëm; c) kur gjendja e pronës ka ndryshuar ose rrethanat që kanë justifikuar vendosjen e kufizimeve nuk ekzistojnë më. KREU III PËRCAKTIMI I PRONËSISË SË SHTETIT MBI PASURITË E PALUAJTSHME Neni 8 Përcaktimi i pronësisë 1. Jo më vonë se 90 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktet nënligjore për procedurat, nëpërmjet të cilave do të inventarizohen të drejtat e pronësisë dhe interesat e tjerë, të lidhura me pronën e paluajtshme të shtetit shqiptar. 2. Brenda afateve të përcaktuara nga aktet nënligjore, çdo organ shtetëror dhe njësi e qeverisjes vendore do të hartojë një listë të pronave të paluajtshme, mbi të cilat ai ka përgjegjësi administrative. 3. Brenda një afati të caktuar, por jo më vonë se 12 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton listën e inventarit të pronave të paluajtshme. Neni 9 Transferimi dhe regjistrimi përfundimtar Me ligj të veçantë do të përcaktohen pronat e paluajtshme që do të transferohen në pronësi ose përdorim të njësive të qeverisjes vendore, kushtet dhe kufizimet mbi këto të drejta, si dhe procedurat e këtij transferimi. Neni 10 Këshilli i Ministrave përcakton, për të gjitha pronat e paluajtshme që mbeten në pronësi të pushtetit qendror, përgjegjësitë e administrimit nga organet e ndryshme shtetërore për administrimin e këtyre pronave. KREU IV ADMINISTRIMI I PRONËS PRIVATE TË PALUAJTSHME Neni 11 Administrimi i pronës së paluajtshme Adminsitrimi i pronës së paluajtshme nga organet shtetërore ose njësitë e qeverisjes vendore bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil. Neni 12 Parimet e administrimit të pronës së paluajtshme Administrimi i pronës së paluajtshme siguron këto kushte: ruajtjen dhe garantimin e interesit publik; b) ruajtjen e karakteristikave dhe të vlerave unikale të pronës; ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës; ç) ruajtjen e treguesve ekologjikë të njësisë së pronës së paluajtshme, sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike. Neni 13 Këshilli i Ministrave cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme, duke bërë shënimin përkatës në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Neni 14 Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme, atë organ shtetëror ose ent publik që ushtron shkallën më të lartë të kontrollit mbi pronën. Në qoftë se asnjë organ nuk plotëson kushtin e mësipërm, Këshilli i Ministrave ngarkon me administrimin e pronës atë organ shtetëror ose ent publik, fusha e veprimtarisë e të cilit është më afër me karakteristikat e pronës. Neni 15 Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit Këshilli i Ministrave ndryshon përgjegjësinë e administrimit nga një organ shtetëror ose ent publik te një tjetër në rastet kur: a) organi përgjegjës nuk administron pronën në përputhje me nenin 13 të këtij ligji; b) ndryshojnë karakteristikat e pronës; c) përdorimi më i dobishëm i pronës mund të realizohet nën administrimin e një organi tjetër shtetëror ose publik. Neni 16 Ndryshimi i përgjegjësisë së organit shtetëror të ngarkuar me administrimin, pasqyrohet me shënimin përkatës në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Neni 17 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për caktimin e organit shtetëror përgjegjës për administrimin Nëntëdhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton procedurat për kontestimet e mundshme, lidhur me përgjegjësitë e administrimit për pronat e paluajtshme, në përputhje me këtë kre. Neni 18 Procedurat duhet të garantojnë: a) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emërimin e administratorit të pronës së paluajtshme brenda 90 ditëve nga lindja e tyre; b) zgjidhja e mosmarrëveshjeve të realizojë kërkesat e caktuara në nenet 3,4 dhe 6 të këtij ligji. KREU V DISPOZITA TË FUNDIT Neni 19 Të gjitha dispozitat ligjore, që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Neni 20 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2916, datë 9.3.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

Law n. 8743 of 22 February 2011 on state real properties · Nelum