Law n. 75/2019 on youth
颁布于 2019-11-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj nr. 75/2019 për rininë.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- General
- 关键词
- basic legislation, youth, capacity building, economic/social/cultural rights, education, equity, financing, investment, labour, migration, public health, social protection, human rights, governance
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve bazohet në parimet e mëposhtme: a) parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit, të sanksionuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet e tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe legjislacioni në fuqi; b) parimin e mundësive të barabarta dhe garantimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, politikave financiare, punësimit, vullnetarizmit, mbrojtjes e përfshirjes sociale, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, turizmit, drejtësisë, punëve të brendshme e të jashtme, integrimit dhe të mbrojtjes, teknologjisë së informacionit, sipërmarrjes dhe në fusha të tjera që inkurajojnë zhvillimin e të rinjve; c) parimin e lirisë së organizimit të iniciativave rinore dhe të vetëqeverisjes së organizatave; ç) parimin e subsidiaritetit.
2. Ky ligj garanton mbrojtjen e të rinjve shtetas shqiptarë me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të të rinjve shtetas të huaj ose persona pa shtetësi që kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, sipas legjislacionit në fuqi për azilin në Republikën e Shqipërisë, si dhe të shtetasve të huaj me qëndrim të rregullt për motive të ndryshme, sipas legjislacionit në fuqi për të huajt. KREU II ORGANIZIMI INSTITUCIONAL Neni 5 Ministria përgjegjëse për rininë Ministria përgjegjëse për rininë ka këto kompetenca: a) harton dhe propozon bazën ligjore, politikat, programet, strategjitë dhe veprimtaritë për rininë; b) planifikon buxhetin për financimin e veprimtarive në fushën e rinisë; 2 c) harton dhe publikon raportet e vlerësimit mbi situatën e të rinjve; ç) monitoron zbatimin e politikave, si dhe të veprimtarive rinore; d) monitoron standardet për ndërtimin e hapësirave rinore të sigurta dhe të aksesueshme për të rinjtë”; dh) përfaqëson Republikën e Shqipërisë në nivelet dhe organizmat ndërkombëtarë për çështjet e rinisë; e) përmbush detyrimet e anëtarësimit dhe bashkërendon pjesëmarrjen në programe e projekte ndërkombëtare në fushën e rinisë; ë) bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore për politikat, projektet e programet në fushën e rinisë; f) siguron ofrimin e veprimtarive për të rinjtë në bashkëpunim me institucione të tjera qendrore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe me autoritetet të tjera, duke përcaktuar standardet në ofrimin e veprimtarive rinore dhe punës me rininë; g) siguron zhvillimin e konsultimeve me të rinjtë lidhur me politikat dhe programet rinore në vend, si dhe programet e shkëmbimit rinor ndërkombëtar. Neni 6 Institucionet e tjera qendrore Institucionet e tjera qendrore, brenda fushës së veprimtarisë së tyre shtetërore, kanë për detyrë: a) të hartojnë politika sektoriale, aktet ligjore e nënligjore të nevojshme për të drejtat e të rinjve, si dhe të kontribuojnë në hartimin e politikave dhe programeve ndërsektoriale, duke siguruar edhe marrjen e mendimit të të rinjve; b) të parashikojnë në planet vjetore apo shumëvjeçare buxhetore fondet e nevojshme për përmbushjen progresive të të drejtave të të rinjve; c) të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të të rinjve. Neni 7 Njësitë e vetëqeverisjes vendore
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me funksionet e tyre, hartojnë dhe zbatojnë politikat vendore në fushën e rinisë, si dhe janë përgjegjëse për: a) pasqyrimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve, duke përcaktuar objektivat dhe prioritetet, si dhe të garantojnë zbatimin e tyre; b) krijimin e këshillit vendor të rinisë; c) organizimin dhe koordinimin e veprimtarive që synojnë arritjen e objektivave vendore në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve; ç) organizimin dhe ofrimin e veprimtarive për të mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve; d) nxitjen e vullnetarizmit të të rinjve dhe edukimin joformal të tyre; dh) financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurta; e) krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë; ë) parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore; f) mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për situatën e të drejtave të të rinjve në territorin e tyre.
2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të aplikojnë për t’u mbështetur nga programet kombëtare dhe ndërkombëtare për rininë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në fuqi. 3
3. Për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në këtë nen, njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen vendore.
4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore bashkëpunojnë me organizatat për të rinjtë e organizatat rinore shqiptare në diasporë, për të mbajtur komunikimin me të rinjtë shqiptarë që janë larguar nga vendi për arsye studimesh ose të tjera, me qëllim angazhimin në aktivitetet që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Neni 8 Institucioni përgjegjës për rininë
1. Institucioni përgjegjës për rininë është person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për rininë, që financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme dhe ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Institucioni përgjegjës për rininë kryen këto funksione: a) zbaton politikat dhe programet për të rinjtë; b) organizon, administron, financon, koordinon dhe monitoron e mbikëqyr programet dhe projektet rinore; c) bashkëpunon me organizma, institucione, donatorë dhe subjekte të tjera, vendase e të huaja, për prezantimin dhe zbatimin e politikave, programeve dhe veprimtarive rinore; ç) mbështet ngritjen e kapaciteteve të njësive dhe strukturave në nivel qendror dhe vendor; d) krijon dhe mirëmban bazën e aksesueshme të të dhënave për rininë; dh) siguron financime nëpërmjet aplikimit në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat transferohen mbi bazë vjetore në rastet kur miratohet një projekt shumëvjeçar; e) mbledh, administron dhe analizon të dhënat mbi situatën e të rinjve në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore; ë) raporton në mënyrë periodike pranë ministrisë përgjegjëse për rininë për situatën e të rinjve dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga ky ligj; f) mbikëqyr veprimtarinë rinore dhe të punës me të rinjtë nga organizatat rinore dhe organizatat për të rinjtë, që përfitojnë mbështetje sipas parashikimeve të këtij ligji.
3. Mënyra e krijimit, organizimit dhe funksionimit të institucionit përgjegjës për rininë miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 9 Këshilli Kombëtar i Rinisë
1. Këshilli Kombëtar i Rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë ministrit përgjegjës për rininë. Këshilli Kombëtar i Rinisë ushtron kompetencat e mëposhtme: a) i paraqet ministrit përgjegjës për rininë politikat prioritare, buxhetin dhe veprimtaritë në fushën e rinisë; b) propozon drejtimet dhe programet kryesore për mbështetjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve; c) jep mendim për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe monitoron zbatimin e saj; ç) miraton raportin vjetor mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe situatës së të rinjve.
2. Këshilli Kombëtar i Rinisë kryesohet nga ministri përgjegjës për rininë dhe ka në përbërje 14 deri në 16 anëtarë, ku të paktën gjysma e anëtarëve përfaqësojnë organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rinisë emërohen me urdhër të ministrit përgjegjës për rininë. 4
3. Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së anëtarëve, si dhe mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Rinisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 10 Këshilli vendor i rinisë
1. Këshilli vendor i rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë kryetarit të bashkisë. Këshilli vendor i rinisë ushtron kompetencat e mëposhtme: a) këshillon njësitë e vetëqeverisjes vendore për drejtimin e politikave dhe planeve vendore për rininë; b) vlerëson situatën e të rinjve dhe zbatimin e planeve dhe politikave rinore në nivel vendor; c) propozon përmirësime të politikave vendore rinore, si dhe nismat që i përshtaten nevojave të të rinjve në territorin ku veprojnë; ç) bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Këshillin Kombëtar të Rinisë.
2. Këshilli vendor i rinisë kryesohet nga kryetari i bashkisë dhe përbëhet nga të paktën 4 deri në 6 anëtarë, ku të paktën gjysma e anëtarëve përfaqësojnë organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë. Anëtarët e këshillit vendor të rinisë emërohen me urdhër të kryetarit të bashkisë.
3. Kriteret, procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë, si dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të këshillit vendor të rinisë miratohen me vendim të këshillit bashkiak, duke iu referuar, për aq sa është e mundur, kritereve dhe procedurave të miratuara nga Këshilli i Ministrave për Këshillin Kombëtar të Rinisë. Neni 11 Organizatat rinore
1. Organizatat rinore janë persona juridikë jofitimprurës, që krijohen dhe funksionojnë në bazë të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse.
2. Organizatat rinore duhet të përmbushin këto kritere: a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse; b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore; c) të paktën, 70 për qind e anëtarëve të saj të jenë të rinj.
3. Zhvillimi i organizatave rinore inkurajohet dhe mbështetet nga programet dhe projektet vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
4. Regjistrimi si organizatë rinore në bazën e të dhënave për rininë, sipas nenit 18, të këtij ligji, bëhet me kërkesë të organizatës.
5. Organizatat rinore mund të përfitojnë financime nga organet e pushtetit qendror nëpërmjet fondit grant të dedikuar për rininë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga burime të tjera të ligjshme. Neni 12 Organizatat për të rinjtë
1. Organizatat për të rinjtë janë persona juridikë jofitimprurës, që krijohen e funksionojnë në bazë të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse.
2. Organizatat për të rinjtë duhet të përmbushin këto kritere: a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse; 5 b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore; c) të kenë zbatuar, të paktën për një periudhë 3-vjeçare në mënyrë të vazhdueshme projekte e programe me impakt te të rinjtë; ç) të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi.
3. Regjistrimi si organizatë për të rinjtë në bazën e të dhënave për rininë, sipas nenit 18, të këtij ligji, bëhet me kërkesë të organizatës.
4. Organizatat për të rinjtë mund të përfitojnë financime nga organet e pushtetit qendror, nëpërmjet fondit të dedikuar për rininë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga burime të tjera të ligjshme. Neni 13 Organizata Kombëtare Përfaqësuese Rinore
1. Organizata Kombëtare Përfaqësuese Rinore është një organizatë që themelohet, organizohet dhe funksionon në zbatim të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse dhe e ushtron veprimtarinë në përputhje me statutin e saj.
2. Të drejtën për të themeluar Organizatën Kombëtare Përfaqësuese Rinore e kanë organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë, të cilat pranojnë qëllimin, fushën e veprimtarisë dhe përcaktimet e tjera të kësaj organizate, të rregulluara në statutin e saj.
3. Kriteret që duhet të përmbushë Organizata Kombëtare Përfaqësuese Rinore, për t’u njohur si e tillë nga institucioni përgjegjës për rininë, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU III PUNA RINORE Neni 14 Puna rinore
1. Punë rinore është çdo veprimtari e natyrës sociale, kulturore, arsimore, mjedisore nga/me ose për të rinjtë, në grupe ose individualisht, që ka për qëllim të motivojë dhe të mbështesë të rinjtë, duke kontribuar në zhvillimin e tyre personal dhe social dhe në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.
2. Puna rinore realizohet nëpërmjet angazhimit dhe aktivizimit të të rinjve në veprimtari që reflektojnë nevojat, interesat, idetë dhe eksperiencat e tyre. Nëpërmjet këtij procesi të të nxënit joformal, të rinjtë fitojnë njohuri, aftësi, vlera dhe qëndrime që nevojiten për zhvillimin personal, integrimin social dhe qytetarinë aktive. KREU IV FINANCIMI Neni 15 Burimet e financimit
1. Burimet e financimit për realizimin e politikave, programeve dhe projekteve rinore janë si më poshtë: a) fondet grant nga buxheti i shtetit i dedikuar për rininë; b) buxhetet vendore; c) të ardhura të gjeneruara nga organizatat rinore; 6 ç) donacionet; d) sponsorizimet; dh) burime të tjera të ligjshme.
2. Fondet e buxhetit të shtetit për rininë përcaktohen në buxhetin vjetor të shtetit, për ministrinë përgjegjëse për rininë.
3. Kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, që përfitojnë financime nga fondet grant nga buxheti i shtetit, të dedikuara për rininë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 16 Financimi i politikave, programeve dhe projekteve rinore
1. Fondi grant i dedikuar për rininë, sipas nenit 15, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, përdoret vetëm për: a) financimin e ndërtimit apo të rikonstruksionit të objekteve publike dhe të infrastrukturës rinore; b) financimin e projekteve të organizatave rinore dhe për të rinjtë; c) bashkëfinancimin për pjesëmarrje në programe ndërkombëtare.
2. Projektet e ndërtimit ose rikonstruksionit të objekteve publike dhe infrastrukturës rinore, paraqiten dhe miratohen në përputhje me procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, duke garantuar zbatimin e elementeve të përshtatjes së arsyeshme, sipas legjislacionit në fuqi për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar.
3. Planifikimi dhe zbatimi i procedurave të shpërndarjes së fondit grant të dedikuar për rininë, procedurat e përzgjedhjes, kontratat e nënshkruara me organizatat përfituese, si dhe raportimet për shpenzimin e fondeve të dhëna, sipas këtij ligji, publikohen në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës për rininë.
4. Institucioni përgjegjës për rininë shkëmben informacion me institucionin përgjegjës për mbështetjen e shoqërisë civile për organizatat rinore ose për organizatat për të rinjtë përfituese të fondit grant të dedikuar për rininë. KREU V INFRASTRUKTURA RINORE Neni 17 Infrastruktura rinore
1. Infrastruktura rinore përbëhet nga pasuritë e paluajtshme, pronë publike, të destinuara apo të vëna në dispozicion për aktivitete dhe veprimtari rinore.
2. Infrastrukturë publike rinore janë pasuri të paluajtshme, në pronësi të pushtetit qendror ose vendor, sipas juridiksionit të vendndodhjes territoriale të tyre, të destinuara apo të vëna në dispozicion për aktivitete dhe veprimtari rinore.
3. Pronarët apo administratorët e infrastrukturës janë përgjegjës për ndërtimin, rindërtimin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe shërbimet, si dhe krijimin e kushteve për funksionimin normal të tyre.
4. Infrastruktura rinore ndërtohet, rindërtohet, përshtatet dhe mirëmbahet në funksion dhe për krijimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarive për rininë, në përputhje me standardin e hapësirave rinore të sigurta.
5. Ndërtimi i infrastrukturës rinore bëhet në përputhje me standardet dhe kushtet teknike të miratuara nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën.
6. Pjesë e infrastrukturës rinore janë dhe pasuritë e luajtshme, të destinuara apo të vëna në dispozicion për aktivitete dhe veprimtari rinore. 7
7. Pronarët apo administratorët e pasurive garantojnë rregullat teknike të sigurisë higjieno-sanitare dhe shëndetësore, të aksesueshme për shfrytëzimin dhe frekuentimin e rregullt e normal të mjediseve për rininë dhe të rinjtë, në përputhje me standardin e hapësirave të sigurta. KREU VI DISPOZITA TË FUNDIT Neni 18 Baza e të dhënave për rininë
1. Qëllimi i bazës së të dhënave për rininë është të sigurojë informacion të përditësuar për të rinjtë në vend, si edhe të mbështesë procesin e planifikimit, mbikëqyrjes, administrimit dhe vlerësimit të politikave rinore, në nivel qendror dhe vendor.
2. Baza e të dhënave për rininë përmban si më poshtë: a) të dhënat parësore, që kanë të bëjnë me organizata rinore dhe për të rinjtë, në vend dhe në diasporë, Organizatën Kombëtare Përfaqësuese Rinore, politikat rinore kombëtare, vendore dhe europiane; b) të dhënat dytësore, që kanë të bëjnë me financimin e projekteve dhe veprimtarive rinore, studime, analiza, vlerësime, vëzhgime dhe vlerësime të zbatimit të politikave rinore.
3. Institucioni përgjegjës për rininë administron bazën e të dhënave që ka të bëjë me të rinjtë, përmbajtja e së cilës publikohet në portalin “Për rininë” dhe realizon ndërveprimin e përmbajtjes së tij me bazat e tjera të informacionit, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Rregulla të hollësishme për mënyrën e ngritjes, administrimit, mirëmbajtjes së bazës së të dhënave për rininë, si dhe mënyrën e ndërveprimit të saj me bazat e tjera të të dhënave shtetërore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave personale sipas parashikimeve të këtij neni, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Neni 19 Miratimi i akteve nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 8, pika 3, nenit 9, pika 3, nenit 13, pika 3, nenit 15, pika 3, dhe nenit 18, pika 4, të këtij ligji. Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Gramoz Ruçi Miratuar në datën 4.11.2019. 8 9