跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law 36/2022 on the organization and operation of local action groups

颁布于 2022-04-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Ligj n. 36/2022 për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit.
语言
Albanian
类型
法令
国家
阿尔巴尼亚
主题
Agricultural and rural development
关键词
agricultural development, gender, local government, public private partnership (PPP), rural development, sustainable development, youth, capacity building, rural employment, labour

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me: Rregulloren (BE) nr. 1303/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 17 dhjetor 2013, “Për përcaktimin e dispozitave të përbashkëta për Fondin Evropian të Zhvillimit Rajonal, Fondin Social Evropian, Fondin e Kohezionit, Fondin Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural dhe Fondin Evropian Detar dhe të Peshkimit dhe për përcaktimin e dispozitave të përgjithshme për Fondin Evropian të Zhvillimit Rajonal, Fondin Social Evropian, Fondin e Kohezionit dhe Fondin Evropian Detar dhe të Peshkimit dhe që shfuqizon Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 1083/2006”, të ndryshuar. Numri CELEX 32013R1303, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 347, datë 20.12.2013, f. 320–469. Rregulloren (BE) nr. 1305/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 17 dhjetor 2013, “Mbi mbështetjen për zhvillimin rural nga Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillimin Rural (EAFRD) dhe që shfuqizon Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 1698/2005”, të ndryshuar. Numri CELEX 32013R1305, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 347, datë 20.12.2013, f. 487–548. LIGJ Nr. 36/2022 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GRUPEVE VENDORE TË VEPRIMIT1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e parakushteve për krijimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit, të cilat do të mundësojnë përmes partneritetit lokal dhe parimit nga poshtë lart përfshirjen e komuniteteve lokale në identifikimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit rural të udhëhequra nga vetë komuniteti në varësi të nevojave të tyre, marrjen e vendimeve për alokimin e burimeve financiare dhe menaxhimin e tyre bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimin e një mjedisi për investimet në zonat rurale nga vetë komuniteti, ngritjen e kapaciteteve vendore, si dhe zbatimin e strategjive lokale të zhvillimit përmes projekteve lokale. Neni 2 Fusha e veprimit Ky ligj përcakton parimet bazë, kriteret, përgjegjësitë dhe proceset për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit, hartimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit të udhëhequra nga komuniteti, në harmoni me politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural, në nivel qendror e vendor. Neni 3 Përkufizime 2 Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Aktivitete në rrjet” janë shkëmbimet e arritjeve, përvojave dhe ekspertizave ndërmjet aktorëve ruralë brenda partneritetit lokal dhe GVV-së. 2. “Aktorë lokalë” janë institucionet publike, qendrore apo të decentralizuara, përfaqësuesit e sektorit privat, fermerët, shoqatat, organizatat profesionale që përfaqësojnë fermerët, shoqëritë tregtare, shoqëria civile. 3. “Autoritet publik” është: a) çdo institucion i qeverisjes qendrore ose vendore, ose institucione të tjera të administratës publike në nivel kombëtar, rajonal ose lokal; b) çdo person juridik që kryen funksione administrative publike, përfshirë detyra, aktivitete ose shërbime të veçanta lidhur me zhvillimin rural; dhe c) çdo person juridik që ka përgjegjësi apo funksione publike, ose që ofron shërbime publike në lidhje me zhvillimin rural nën kontrollin e një organi apo personi që i përket grupimeve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike. 4. “Grup vendor i veprimit” (në vijim GVV) është një organizatë jofitimprurëse me bazë partneriteti, e përbërë nga përfaqësues të interesave lokalë socio-ekonomikë, publikë dhe privatë, në të cilën në nivelin e vendimmarrjes asnjë autoritet publik ose grup interesi nuk përfaqëson më shumë se 49% të të drejtave të votës. 5. “Kosto operative” janë kostot e lidhura me menaxhimin e zbatimit të strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti, që kanë të bëjnë me kosto funksionimi, paga personeli, kosto trajnimesh, kosto për veprimtarinë për marrëdhëniet me publikun, kosto financiare, si dhe kosto të lidhura me monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjisë. 6. “LEADER” është metoda për përfshirjen e partnerëve vendorë në drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të zonave rurale, mobilizimin dhe arritjet e zhvillimit territorial në komunitetet rurale lokale në përputhje me këto kritere: e fokusuar në zona të veçanta rajonale; e udhëhequr nga grupe vendore të veprimit të përbërë nga përfaqësues të interesave lokalë socio-ekonomikë, publikë dhe privatë; e kryer përmes strategjive të zhvillimit lokal të integruara dhe shumësektoriale, të bazuara në zona; e përshtatur për të marrë në konsideratë nevoja dhe potenciale lokale dhe që përfshin karakteristika inovative në kontekst, rrjet dhe, kur është e përshtatshme, bashkëpunim lokal. 7. “Marrëveshje partneriteti lokal” është një marrëveshje e shkruar dhe e firmosur nga një grup përfaqësuesish të interesave publikë dhe jopublikë, socio-ekonomikë të së njëjtës zonë rurale, me qëllim zhvillimin, promovimin e themelimit dhe regjistrimin e një GVV-je. 8. “Ministria” është ministria përgjegjëse për politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural. 9. “Ministri” është ministri përgjegjës për politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural. 10. “Politika e zhvillimit bujqësor dhe rural” është perspektiva afatgjatë dhe zbatimi i drejtimeve kryesore të zhvillimit bujqësor e rural të vendit dhe të zonave të tij bujqësore individuale, në koordinim ndërmjet autoriteteve publike qendrore dhe lokale, që synon planifikimin dhe zbatimin e një zhvillimi të ekuilibruar socio-ekonomik bujqësor e rural. 11. “Program zhvillimi bujqësor dhe rural” është programi që mbështet zhvillimin bujqësor e rural, duke zbatuar politikën kombëtare të zhvillimit bujqësor dhe rural. 12. “Projekt bashkëpunimi” është një projekt i përbashkët ndërmjet dy ose më shumë: a) GVV-ve në nivel kombëtar; ose b) GVV-ve në nivel ndërkombëtar me GVV, ose një grup të ngjashëm me GVV-në ndërkombëtare. Projektet e bashkëpunimit përfshijnë veprime konkrete të zbatuara bashkërisht me pritshmëri të identifikuara qartë, që sjellin përfitime për secilin nga territoret e përfshira. 13. “Publik” nënkupton një ose më shumë persona juridikë publikë ose autoritete publike. 14. “Rrjet” është një mjet për transferimin e praktikave të mira dhe shpërndarjen e inovacionit, ndërlidhje ndërmjet njerëzve, projekteve dhe zonave rurale. 3 15. “Strategji e zhvillimit lokal e udhëhequr nga komuniteti” është tërësia e masave koherente të hartuara dhe të zbatuara nga një GVV, qëllimi i së cilës është të plotësojë objektivat dhe nevojat lokale e që kontribuon në arritjen e objektivave të politikës kombëtare të zhvillimit bujqësor dhe rural. 16. “Struktura përgjegjëse” është njësia në ministri, e cila me urdhrin e ministrit për krijimin, mbajtjen dhe përditësimin e regjistrit të GVV-ve ngarkohet për këtë qëllim, si dhe me detyra të tjera të caktuara në këtë ligj. 17. “Gjallërimi lokal” është procesi/aktiviteti që mbështet ose promovon takimet dhe dialogun ndërmjet banorëve, konvergjencën ndërmjet sektorëve, shkëmbimin e njohurive dhe plotësueshmërinë e aftësive, aspekte të cilat “gjallërimi” synon t’i ndërtojë ndërmjet një shumëllojshmërie grupesh interesi të përfshira apo që mund të përfshihen në GVV. 18. “Zona “LEADER”” është një zonë rurale që përcakton kufijtë brenda të cilëve hartohet dhe zbatohet një strategji e veçantë e zhvillimit lokal e udhëhequr nga komuniteti. Neni 4 Parimet e funksionimit të GVV-së Funksionimi dhe zbatimi i GVV-së mbështetet në katër parime kryesore: 1. Parimi i partneritetit. 2. Parimi territorial. 3. Parimi nga poshtë-lart. 4. Parimi i rrjetëzimit e bashkëpunimit. Neni 5 Parimi i partneritetit 1. GVV-ja është shprehje e një partneriteti lokal, e cila përfshin tipologjitë e mëposhtme të partnerëve që operojnë brenda kufijve të zonës “LEADER” sipas përcaktimeve të këtij ligji: a) njësitë e vetëqeverisjes vendore, bashkia/bashkitë ose qarku/qarqet dhe institucione të tjera publike në territorin e së cilës shtrihet zona “LEADER”, institucionet e decentralizuara në nivel lokal e rajonal, agjenci rajonale apo degë të enteve publike kombëtare etj.; b) përfaqësuesit përkatës të sektorit jopublik, fermerë dhe jofermerë, sipërmarrje bujqësore dhe jobujqësore në nivel individual dhe/ose shoqata, organizata dhe unione profesionale që përfaqësojnë fermerët, profesionistët jofermerë dhe mikrosipërmarrjet dhe shoqëritë tregtare; c) organizatat që përfaqësojnë shoqërinë civile, organizatat e banorëve, shoqatat ambientaliste, shoqatat e grave dhe të të rinjve, ofruesit e shërbimeve kulturore dhe komunitare, si: mediet, organizata të tjera jofitimprurëse dhe organet përgjegjëse për promovimin e përfshirjes sociale, të barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit. 2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të kenë minimumi 20% të së drejtës së votës, por së bashku me autoritete të tjera publike përfaqësojnë jo më shumë se 49% të të drejtave të votës në nivelin më të lartë të vendimmarrjes së GVV-së. 3. Përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, GVV-ja do të synojë zgjerimin e saj me partnerë të rinj lokalë. GVV-ja mund të përfshijë si partnerë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore të përfshira në zonën e GVV-së. Neni 6 Parimi territorial 1. Territori i mbuluar nga GVV-ja duhet të ketë një formë të qëndrueshme në terma gjeografikë, socialë e ekonomikë, si dhe të ketë burime të mjaftueshme njerëzore, financiare dhe ekonomike për të mbështetur një strategji të zbatueshme të zhvillimit lokal. 4 2. Aktorët lokalë, në kuptim të këtij ligji, mund të themelojnë një GVV vetëm në një zonë “LEADER”, duke përcaktuar kufijtë më të përshtatshëm për të arritur objektivat e tyre. 3. Kufijtë e zonës “LEADER”, sipas këtij neni, duhet të plotësojnë këto kritere: të jenë të pandërprerë gjeografikisht, të mbulojnë një territor rural me popullsi jo më pak se 10 000 dhe jo më shumë se 150 000 banorë. 4. Kufijtë administrativë të bashkisë apo të qarkut, sipas përcaktimit të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, nuk kanë rol kufizues në përcaktimin e kufijve të zonës “LEADER”. Neni 7 Parimi nga poshtë-lart 1. Parimi nga poshtë-lart zbatohet nga aktorët lokalë që marrin pjesë në vendimmarrjen për strategjinë dhe prioritetet e zgjedhura që do të ndiqen në zonën e tyre. 2. Pjesëmarrja e aktorëve lokalë përfshin edhe popullsinë në një masë të madhe, grupet me interesa ekonomikë e socialë dhe përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private. 3. Për zbatimin e parimit nga poshtë-lart, GVV-të përfshijnë aktorët lokalë për përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e strategjive të zhvillimit lokal të udhëhequra nga komuniteti dhe, në mënyrë të veçantë, për: a) analizimin dhe identifikimin e nevojave; b) përcaktimin e objektivave të përgjithshëm dhe specifikë; c) përcaktimin e prioriteteve përkatëse të zgjedhura; ç) alokimin e fondeve; d) përcaktimin e zonës dhe të popullsisë së mbuluar nga strategjia; dh) një përshkrim të procesit të përfshirjes së komunitetit në zhvillimin e strategjisë; e) një përshkrim të bashkëveprimit të GVV-ve dhe rregullat e brendshme të vendimmarrjes, përfshirë procedurat për përzgjedhjen e projekteve të vogla; ë) planin e veprimit, një përshkrim të hapave të ndërmarrë, që tregojnë sesi do të arrihen objektivat nëpërmjet aktiviteteve të pritshme dhe tipi i projekteve të mbështetura; f) planin financiar të strategjisë, përfshirë shpenzimet për rritje kapacitetesh dhe rijetëzim, kostot operative dhe projekte të vogla; g) zbatimin e strategjisë; gj) monitorimin dhe vlerësimin e progresit të zbatimit të strategjisë. Neni 8 Parimi i rrjetëzimit dhe bashkëpunimit GVV-të gëzojnë të drejtën e promovimit në aktivitetet në rrjet dhe projektet e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim tejkalimin e izolimit të zonave rurale dhe fuqizimin e kapaciteteve të aktorëve lokalë të zonave “LEADER” për të ndjekur objektivat e tyre zhvillues përmes shkëmbimeve të dijeve dhe të eksperiencave, bashkëpunimit konkret me territore të tjera, si dhe transferimit të praktikave të mira dhe të përhapjes së risive. KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GVV-së Neni 9 Fusha e veprimit të GVV-së 5 1. Fusha e veprimit të GVV-së është mbështetja e rritjes ekonomike, sociale dhe kulturore të komuniteteve të zonës “LEADER” përmes rritjes së vlerave të burimeve lokale dhe aseteve, përmes hartimit dhe zbatimit të strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti. 2. Për këtë qëllim GVV-ja zhvillon e promovon lloje të ndryshme aktivitetesh, të tilla si: a) pjesëmarrja në nisma rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për financimin e iniciativave/projekteve të qëndrueshme; b) pjesëmarrja në rrjete kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqata ose institucione, veprimtaria e të cilave ndjek objektiva të ngjashëm; c) promovimi i iniciativave të komunikimit, bashkëpunimit në rrjet dhe projekteve të bashkëpunimit, që kanë si qëllim promovimin e marrëdhënieve fitimprurëse ndërmjet aktorëve lokalë me territore dhe institucione të tjera; ç) ofrimi i informacioneve, mbështetja teknike dhe trajnimi i promotorëve lokalë potencialë të projekteve; d) administrimi dhe menaxhimi i aseteve. Neni 10 Struktura e GVV-së 1. GVV-të krijohen dhe funksionojnë si organizata jofitimprurëse me anëtarësi sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse. 2. Në përputhje me parimin e barazisë gjinore dhe kërkesat e këtij ligji, një GVV regjistrohet vetëm nëse struktura e tij organizative ka në përbërje të paktën këto organe të brendshme: a) Asamblenë e Përgjithshme; b) bordin ekzekutiv; c) personelin, që do të përfshijë të paktën: i. drejtorin ekzekutiv, i cili zgjidhet midis anëtarëve të bordit ekzekutiv nga vetë bordi, me propozim të presidentit; ii. ekspertin kontabël. 3. Asambleja e Përgjithshme e GVV-së është organi më i lartë vendimmarrës në të cilin të gjithë anëtarët e GVV-së thirren në mbledhje të paktën 1 herë në vit dhe është përgjegjëse për zgjedhjen e bordit dhe të presidentit nga radhët e anëtarëve të GVV-së. Këto zgjedhje duhet të ndjekin parimin e partneritetit, të barazisë territoriale, barazisë gjinore dhe të moshës. 4. Funksionet e Asamblesë së Përgjithshme përcaktohen në statutin e GVV-së në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit përkatës në fuqi. 5. Bordi i GVV-së është organi më i lartë ekzekutiv, ku përfaqësohen të gjithë partnerët e zonës “LEADER”, të propozuar nga secila tipologji partnerësh, sipas parimit të partneritetit, i përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji. 6. Bordi i GVV-së është përgjegjës për vendimmarrjen e përditshme të GVV-së dhe për funksionimin ligjor dhe financiar të tij, për autorizimin e kostove operative, të cilat në çdo rast nuk mund të kalojnë 25% të shpenzimeve të fondeve publike të kryera në kuadër të strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti. 7. Presidenti i GVV-së drejton mbledhjet e bordit. Të gjithë anëtarët e bordit duhet të firmosin një deklaratë konfidencialiteti për informacionet me të cilat njihen në pozicionet e tyre gjatë procesit të vendimmarrjes. 8. Bordi mund të ngrejë nënkomitete për të përgatitur dhe vlerësuar materialet që do të paraqiten për vendimmarrjen e bordit, të tilla si: nënkomitete bashkëpunimi, vlerësimi dhe monitorim projektesh. 9. Personeli i GVV-së mund të përfshijë këshilltarë/koordinatorë projektesh, këshilltarë/koordinatorë komuniteti, këshilltarë/koordinatorë biznesi, asistentë zyre etj., nëse konsiderohet e nevojshme. 10. Bordi i GVV-së duhet të sigurojë: 6 a) diversifikim të moshës e të barazisë gjinore dhe duhet të përfshijë: i. të paktën 2 gra; ii. të paktën 2 persona nën moshën 35 vjeç; b) të gjithë anëtarët e bordit duhet të jenë rezidentë në territorin e GVV-së. Neni 11 Funksionet e GVV-së 1. GVV-ja e regjistruar sipas përcaktimit të kreut III të këtij ligji harton dhe miraton strategjinë e zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti për zonën “LEADER” që mbulon, sipas modelit të përcaktuar me udhëzim të ministrit. 2. Strategjia e zhvillimit lokal e udhëhequr nga komuniteti miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e GVV-së dhe konfirmohet nga ministri vetëm pasi vërtetohet se përmban të paktën këto elemente: a) numrin e banorëve dhe përkufizimin e zonës për të cilën ajo zbatohet; b) analizën e nevojave të zhvillimit dhe potencialin konkurrues të zonës, përfshirë analizën e aspekteve të forta, dobësive, mundësive dhe risqeve në zhvillimin e zonës; c) përshkrimin e strategjisë dhe objektivave të saj, përshkrimin e karakteristikave inovative dhe të integruara të saj dhe një hierarki objektivash, duke përfshirë objektivat e matshme për rezultatet. Në lidhje me rezultatet, objektivat mund të shprehen në terma sasiorë ose cilësorë; ç) përshkrimin e procesit gjithëpërfshirës të komunitetit të zonës “LEADER” gjatë përgatitjes së saj; d) planin e veprimit, që përcakton veprimet konkrete që zbatohen për realizimin e objektivave të saj; dh) përshkrimin e rregullave të menaxhimit dhe të monitorimit të strategjisë, aftësinë e strukturës së GVV-së për të zbatuar strategjinë, si dhe përshkrimin e rregullave të detajuara për vlerësimin e zbatimit të saj; e) planin financiar për zbatimin e strategjisë, si dhe burimet e financimit të tij. Ministri mund të rekomandojë rishqyrtimin e strategjisë së miratuar nga Asambleja lidhur me plotësimin e saj me elementet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. 3. Gjatë zbatimit të strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti, GVV-ja duhet të jetë në gjendje të kryejë këto funksione: a) të krijojë kapacitetet e aktorëve lokalë, që përfshin përfituesit e mundshëm për të zhvilluar dhe zbatuar masa/aktivitete që përfshijnë fuqizimin e kapaciteteve të tyre të hartimit dhe menaxhimit të projekteve; b) të hartojë një procedurë përzgjedhjeje jodiskriminuese dhe transparente, e cila shmang konfliktet e interesit dhe siguron që të paktën 50% e votave në vendimet e përzgjedhjes janë nga partnerë që nuk janë autoritete publike dhe lejon përzgjedhjen me procedurë të shkruar; c) të hartojë dhe miratojë kritere objektive jodiskriminuese për përzgjedhjen e masave/aktiviteteve që sigurojnë koherencë me strategjinë e zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti, duke i prioritizuar ato masa/aktivitete në bazë të kontributit që ato japin në arritjen e objektivave të asaj strategjie; ç) të përgatisë dhe të publikojë kërkesa për propozime ose një procedurë të vazhdueshme të paraqitjes së projekteve; d) të marrë dhe të vlerësojë kërkesën për mbështetje; dh) të përzgjedhë projektet dhe të përcaktojë masën e mbështetjes dhe, kur është e zbatueshme, të paraqesë propozime tek organi përgjegjës për verifikimin final të të drejtave, para miratimit; e) të monitorojë dhe të zbatojë strategji dhe projekte të zhvillimit lokal të udhëhequra nga komuniteti, si dhe të kryejë aktivitete specifike vlerësimi që lidhen me atë strategji; 7 ë) të gjallërojë strategjinë e zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti për të mundësuar shkëmbime ndërmjet aktorëve për sigurimin e informacionit dhe promovimin e strategjisë dhe të mbështesë përfituesit potencialë, duke synuar zhvillimin e projekteve dhe përgatitjen e kërkesave. 4. Gjatë zbatimit të strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti, GVV-ja duhet të ketë burime njerëzore të mjaftueshme dhe kompetente, veçanërisht për plotësimin e funksioneve të mëposhtme: a) gjallërimin lokal; b) menaxhimin administrativ dhe financiar; c) sisteme të zbatimit dhe realizimit të objektivave të strategjisë. Neni 12 Organizimi i GVV-së 1. Gjatë realizimit të misionit të tij publik, aktivitetet e GVV-së, që financohen nga fonde publike, kryhen në përputhje me parimet e një prokurimi publik efektiv, transparent e llogaridhënës dhe me parimet e menaxhimit të qëndrueshëm financiar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, menaxhimin dhe kontrollin financiar. 2. Në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin dhe kontrollin financiar, Asambleja e Përgjithshme e GVV-së miraton një rregullore të brendshme, që përcakton procedurat e funksionimit të GVV-së, me qëllim garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e vendimmarrjes dhe në menaxhimin teknik dhe administrativ të aktiviteteve. Rregullorja e brendshme duhet të rregullojë të paktën këto çështje: a) zbatimin e parimit të partneritetit; b) zbatimin e parimit nga poshtë-lart; c) zbatimin e parimit të rrjetëzimit dhe të bashkëpunimit; ç) organizimin e strukturës operacionale (stafit); d) menaxhimin e burimeve njerëzore; dh) prokurimin e mallrave dhe të shërbimeve; e) hartimin dhe zbatimin e strategjisë së zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti; ë) konfliktin e interesit. Neni 13 Instrumentet financiare 1. Instrumentet financiare për financimin e GVV-së miratohen nga Asambleja e Përgjithshme, siç përcaktohet në strategjinë e zhvillimit lokal të udhëhequr nga komuniteti në zonën e dhënë “LEADER”. 2. Instrumentet e financimit përfshijnë: a) tarifën e anëtarësimit; b) grante nga programi IPARD; c) grante nga programe të tjera publike qendrore apo vendore; ç) kredi; d) skema garancie; dh) pjesëmarrje me aksione (në para/në natyrë); e) partneritete publike-private; 3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore pjesëmarrëse në një GVV të regjistruar siç përcaktohet në këtë ligj mund të mbështesin financiarisht kostot operacionale dhe/ose shpenzime të tjera të GVV-së sipas vendimeve të këshillave bashkiakë dhe të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme, pavarësisht nga përqindja në fuqinë vendimmarrëse të saj brenda GVV-së. 8 4. Në rastet kur në një GVV merr pjesë më shumë se një njësi e vetëqeverisjes vendore, përqindja e financimit të tyre në GVV vendoset në raport me përqindjen e territorit të secilës njësi të vetëqeverisjes vendore kundrejt territorit të zonës “LEADER”. Neni 14 Konflikti i interesit Përveç sa parashikohet në legjislacionin në fuqi për konfliktin e interesit, seksioni i rregullores së brendshme të GVV-së për konfliktin e interesit duhet të adresojë edhe këto kritere: a) anëtarët e bordit të GVV-së, që kanë interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, ose përfaqësues të subjekteve që kanë interes të drejtpërdrejtë në një projekt të përcaktuar nuk mund të jenë pjesëmarrës në vendimmarrjen për çështjen. Në këtë rast anëtarëve, që janë palë të interesuara, do t’u kërkohet të largohen nga mbledhja në të cilën do të merret vendimi. Procesverbali i mbledhjes së bordit duhet të raportojë daljen e anëtarëve dhe arsyet përkatëse; b) punonjësit e GVV-së nuk duhet të kryejnë aktivitete të tjera ekonomike, që paraqesin konflikt interesi, veçanërisht lidhur me marrëdhëniet me përfituesit; c) punonjës dhe konsulentë të jashtëm, që koordinojnë gjallërimin e një territori dhe/ose që janë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin administrativ të GVV-së nuk mund të jenë përfitues të drejtpërdrejtë të ndërhyrjeve të mbështetura nga GVV-ja; ç) punonjës dhe konsulentë të jashtëm që janë të afërm deri në shkallë të dytë të një individi kërkues për mbështetje ose të një menaxheri apo një përfaqësuesi të një organizate që bën kërkesë për financim nuk mund: i. të marrin pjesë në procesin vendimmarrës të GVV-së; ii. të shqyrtojnë kërkesën e atij kërkuesi; iii. të përfshihen në monitorimin ose vlerësimin e aktiviteteve që lidhen me kërkuesin. d) punonjës përgjegjës për menaxhimin dhe të afërm të tyre deri në shkallë të dytë nuk mund të jenë ofrues mallrash ose shërbimesh ndaj GVV-së ose përfituesve publikë ose privatë të saj. KREU III REGJISTRIMI I GVV-së Neni 15 Procedurat e njohjes dhe të regjistrimit në ministri 1. Çdo GVV para fillimit të ushtrimit të aktivitetit, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore, pajiset me autorizim nga ministri. 2. Për t’u pajisur me autorizim, GVV-ja paraqet kërkesën, bashkëlidhur së cilës paraqiten: a) vendimi i gjykatës për regjistrimin në regjistrin e organizatave joqeveritare; b) kopje e numrit të identifikimit lëshuar nga administrata tatimore; c) vërtetim regjistrimi lëshuar nga zyra e regjistrit në gjykatë; ç) statuti dhe akti i themelimit të GVV-së; d) përcaktimi i zonës “LEADER”, ku do të funksionojë GVV-ja; dh) struktura operacionale e GVV-së; e) rregullorja e brendshme, e cila rregullon marrëdhëniet e organizimit, funksionimit, menaxhimit të riskut, procedurat e komunikimit dhe të informimit të publikut, procedurat e auditit të brendshëm. 3. Ministri, pas verifikimit të dokumentacionit për plotësimin e kushteve formale dhe të ushtrimit të aktivitetit nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë, miraton autorizimin dhe urdhëron kryerjen e regjistrimit të GVV-së. 4. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, struktura përgjegjëse për regjistrimin e GVV-së njofton GVV-në përkatëse për këtë mospërmbushje dhe 9 cakton një afat 6-mujor për plotësimin e tij. Në rast se në përfundim të këtij afati konstatohet se nuk janë përmbushur ende kërkesat sipas pikës 2 të këtij neni, ministri refuzon autorizimin dhe urdhëron moskryerjen e regjistrimit në regjistrin e GVV-ve. 5. Kundër refuzimit të autorizimit për regjistrimin e një GVV-je, kërkuesi mund t’i drejtohet gjykatës administrative sipas procedurave të Kodit të Procedurës Administrative. Neni 16 Regjistri i GVV-së 1. Pranë ministrisë krijohet dhe mbahet regjistri i GVV-ve, sipas modelit të miratuar me urdhër të ministrit. 2. Regjistri do të identifikojë GVV-të për çdo zonë, duke ofruar të dhëna për: a) zonën “LEADER” ku funksionon GVV-ja; b) strukturën e GVV-së; c) statutin dhe aktin e themelimit të GVV-së; ç) rregulloren e brendshme të GVV-së; d) aktivitetet vjetore të GVV-së; dh) auditin dhe raportimin në GVV; e) autorizimin; ë) urdhrin e shfuqizimit të autorizimit. Neni 17 Raportimi dhe vlerësimi i GVV-ve 1. GVV-të e regjistruara në regjistër raportojnë për veprimtarinë e tyre pranë strukturës përgjegjëse në ministri, në baza vjetore, brenda muajit mars të vitit pasardhës. 2. Struktura përgjegjëse në ministri vlerëson aktivitetin e GVV-ve dhe përmbushjen nga ana e tyre të parimeve dhe të kritereve të përcaktuara nga ky ligj dhe u ofron sugjerime/rekomandime kur e konsideron të nevojshme. 3. Rregullat dhe procedurat për raportimin e veprimtarisë dhe vlerësimin e aktivitetit të GVV ve lidhur me respektimin e parimeve dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga ky ligj miratohen me urdhër të ministrit. KREU IV DISPOZITA TË FUNDIT Neni 18 Akte nënligjore Ngarkohet ministri përgjegjës për bujqësinë dhe zhvillimin rural që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 11, pika 1; 16, pika 1; dhe 17, pika 3, të këtij ligji. Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Lindita Nikolla Miratuar në datën 14.4.2022. 10

Law 36/2022 on the organization and operation of local action groups · Nelum