Joint Guideline No. 7455/1 date 24.12.2015 on the fees of control and certification services rendered to the operators in the field of processing, transportation, and trade of gas and its by-products
颁布于 2015-12-24 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Udhëzim i përbashkët Nr. 7455/1, datë 24.12.2015 për tarifat e shërbimit të kontrollit dhe lëshimin e vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- natural gas, transport/storage, certification, fees/royalties, business/industry/corporations
- 类别
- *, energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Lëshimi, për herë të parë, i vërtetimit teknik nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës (ISHP), në zbatim të urdhrit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr. 76, datë 18.3.2015, “Për procedurat dhe tarifat e lëshimit të vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj”, bëhet kundrejt tarifave si më poshtë: a) Për licencat e llojit B 300 000 lekë; b) Për licencat e llojit A, kategoria 0/A 1 500 000 lekë; c) Për licencat e llojit A, C, kategoritë II/A, II/B, II/C, III/A, III/B, III/C, III/Ç IV/B, V/A, V/B 350 000 lekë; ç) Për licencat e llojit A, kategoria IV/A (vajra lubrifikante) 200 000 lekë; d) Për shfrytëzimin e impianteve të prodhimit të hidrokarbureve 1 000 000 lekë; dh) Për respektimin e normave dhe kushteve teknike në terminalet (depozita bregdetare) 1 500 000 lekë; e) Për miratimin e projektit teknologjik 100 000 lekë; ë) Për miratimin e kartës teknologjike 50 000 lekë; f) Për miratimin e skemës teknologjike 50 000 lekë; g) Për stacionet e tregtimit me pakicë të karburëve: i) Tarifa për lëshimin e vërtetimit teknik, sipas vendndodhjeve të specifikuara, si më poshtë, të jetë 50 000 lekë; Sipas akseve: - Tiranë–Vlorë; - Levan–Kakavi; - Tiranë–Kapshticë; - Tiranë–Hani i Hotit; - Milot–Morinë. Sipas bashkive: - Tiranë; - Durrës; - Fier; - Vlorë; - Shkodër; - Elbasan; - Korçë; - Gjirokastër. ii) Tarifa për lëshimin e vërtetimit teknik për të gjitha rastet e e tjera 30 000 lekë; gj) Për njësitë e lëndëve djegëse 15 000 lekë; h) Për impiantet e transvazimit të GLN-së, nga cisternat hekurudhore 150 000 lekë.
2. Tarifat për rinovimet e vërtetimeve teknike të lëshuara sipas pikës 1 të këtij udhëzimi janë sa 30% të tarifave të mësipërme.
3. Udhëzimi i përbashkët ndërmjet ish-METE-s nr. 3528/4, datë 11.6.2009 dhe Ministrisë së Financave nr. 5923/1, datë 1.6.2009, “Për tarifat e shërbimit të kontrollit dhe lëshimin e vërtetimit teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike të objekteve të ndërtuara dhe shfrytëzuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, shfuqizohet.
4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet inspektorati shtetëror përgjegjës. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË Damian Gjiknuri MINISTRI I FINANCAVE Shkëlqim Cani