Instruction no. 6, dated 7 March 2024 on the criteria, procedures and administration of the Program Fund for Agriculture and Rural Development
颁布于 2024-03-07 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Udhëzim Nr. 6, datë 7.3.2024 për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development, Livestock
- 关键词
- agricultural development, family farming, financial agricultural measures, rural development, subsidy/incentive, farming, animal production, financing
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
UDHËZIM Nr. 6, datë 7.3.2024 PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 3, të nenit 6 të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, të ligjit nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024” dhe të pikës 5, të VKM-së nr. 130, datë 6.3.2024, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2024”, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministri i Financave, UDHËZOJNË: I. PËRDORIMI I FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2024, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për masat mbështetëse, si më poshtë vijon: Nr. i masës Emërtimi i masës mbështetëse 1 Pagesa në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë. Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”. 2 Pagesa në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. 3 Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. 4 Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. 5 Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. 6 Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar. 7 Implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë; iii. por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë. 8 Mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. II. SHKURTIME AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AMTP Akti i marrjes së tokës në pronësi ASHK Agjencia Shtetërore e Kadastrës AZHBR Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AREB Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor AKVMB Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve DAMT Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark DAP Drejtoria e Autorizimit të Pagesave në AZHBR DEP Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave në AZHBR DK Drejtoria e Kontrollit, AZHBR DPAP Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, AZHBR DVASHT Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ESHFF Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve INSTAT Instituti i Statistikave MBZHR Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural MF Ministria e Financave NIPT Numri i identifikimit i personit të tatueshëm NUIS Numri unik i identifikimit të subjektit QKB Qendra Kombëtare e Biznesit SHBB Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor SMI Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të naftës për bujqësinë SPAP Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve në AZHBR III. KRITERE TË PËRGJITHSHME TË PËRFITIMIT 1. Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar; 2. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-ja; 3. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; 4. SHBB-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv; 5. Në rastin kur fermeri individual është pjesë e aplikimit si “grup fermerësh” të jetë i pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; 6. Kur fermeri aplikon si pjesë e një “grupi fermerësh”, nuk mund të aplikojë edhe si fermer individual apo edhe në grupe të tjera fermerësh, për të njëjtën masë mbështetëse; 7. “Grupi i fermerëve” mund të krijohet nga fermerë individualë, persona fizikë dhe/ose juridikë. Anëtarët e grupit përfitojnë pagesën në numrin e llogarisë bankare të secilit prej tyre; 8. “Grupi i fermerëve” krijohet brenda kufijve administrativ të një bashkie; 9. Numri minimal i anëtarëve të “Grupit të fermerëve” nuk duhet të jetë më i vogël se 7; Përjashtimisht për masën mbështetëse nr. 4, grupi i fermerëve përbëhet nga jo më pak se 4 anëtarë; 10. Në rastin kur një apo më shumë anëtarë të “Grupit të fermerëve”, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit apo verifikimit në terren, rezulton se nuk përmbushin kriteret e përfitimit të masës përkatëse, nuk përfitojnë mbështetje as anëtarët e tjerë të grupit; 11. Për masat mbështetëse nr. 1–7, përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”; 12. Faturat për masat mbështetëse në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2023–2024; 13. Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë. Formulari i aplikimit përmban rubrikën për llogarinë bankare të përfituesit, e cila plotësohet që në momentin e aplikimit; 14. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri; 15. Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit duhet të plotësojnë/përditësojnë Regjistrin e Fermës. Kriteret e përcaktuara në pikat më sipër, vërtetohen nga ndërveprimi me regjistra të tjerë elektronik në formën e aplikimit dhe në sistemin elektronik ku trajtohen aplikimet. IV. INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR APLIKIMIN a) informacioni i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe procedimit deri në përfitimin e mbështetjes financiare gjendet pranë agropikave, pranë agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, zyrave qendrore të AZHBR-së, si dhe në faqen e saj të internetit: www.azhbr.gov.al b) aplikimet për të gjitha masat do të bëhen nga data 27.3.2024 deri më 19.4.2024; c) aplikimet do të bëhen on-line; d) aplikimi on-line është i mundshëm përgjatë 24 orëve, nga ora 08:00, e datës së hapjes deri në orën 24:00, të datës së përfundimit të periudhës së aplikimit; e) aplikimi on-line do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania”. Aplikantët kur e kanë të nevojshme gjatë procesit të aplikimit asistohen online, nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e agropikave dhe të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor; f) lista e agropikave dhe zyrave të bujqësisë ku fermerët asistohen për aplikimin online gjendet në aneksin 1; g) përfitues për masat mbështetëse mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, persona fizikë, juridikë, SHBB-ja; h) procedura e aplikimit nga portali e-Albania, përfundon me dërgimin me sukses të formatit elektronik të formularit të aplikimit. Renditja e aplikimeve bëhet automatikisht nga sistemi në rang kombëtar dhe për çdo masë mbështetëse. V. DOKUMENTACIONI QË GJENEROHET NGA REGJISTRAT ELEKTRONIK DHE MODULI I PUNONJËSVE QEVERITAR 1. Formulari i aplikimit për masën mbështetëse përkatëse. 2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit. 3. Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit (fermer, person fizik/juridik, SHBB-ja). 4. Konfirmimi që aplikanti (ortakët, përfaqësuesi ligjor, anëtarët e SHBB-sw) nuk janë debitorë ndaj AZHBR-së, MBZHR-së apo Tatimeve. 5. Dokumenti për “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”. 6. Leje apo licenca për masat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi; 7. Regjistri elektronik i blegtorisë (RUDA) dhe bletarisë. 8. Dokumentin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aplikantët, për masat mbështetëse për të cilët ndonjë dokument nuk arrihet të gjenerohet nga regjistrat zyrtarë apo nuk plotësojnë kriteret e përfitueshmërisë, informohen nëpërmjet listës së aplikimeve të kualifikuara. Dorëzimi i dokumentacionit për masat mbështetëse, bëhet në agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së fizikisht, me postë ose nëpërmjet sistemit e-Albania.. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është 20 ditë kalendarike pas publikimit së listës së aplikantëve të kualifikuar, në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al. Mosplotësimi i kritereve të përfitueshmërisë brenda afatit të përcaktuar, është kriter skualifikimi. VI. KRITERET SPECIFIKE DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MASAT MBËSHTETËSE Masa 1. Pagesa në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë. Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. b) Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh) duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, të matrikulluara. c) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i krerëve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin. d) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit; Kontrata parashikon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar në rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSAT-it). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të qumështit. Sasia e qumështit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. e) Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA. f) Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: b) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nënshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 2 (M 1-3), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit. c) Kontrata për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit, sipas aneksit 3. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a) Fatura/autofatura të shitjes së qumështit për secilin nga anëtarët e grupit. b) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Masa 2. Pagesa në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. b) Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh), duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, të matrikulluara. c) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i krerëve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin. d) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit; Kontrata parashikon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSAT-it). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të qumështit. Sasia e qumështit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara, nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. e) Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA. f) Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: b) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nënshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 2 (M 1-3), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit. c) Kontrata për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit, sipas aneksit 3. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a) Fatura/autofatura të shitjes së qumështit për secilin nga anëtarët e grupit. b) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Masa 3. Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. b) Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh), të ketë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. c) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i zgjojeve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin. d) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit; Kontrata parashikon që sasia e mjaltit të dorëzuar të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSTAT). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të mjaltit. Sasia e mjaltit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve, të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. e) Aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje. f) Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale përkatëse. g) Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: b) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 2 (M 1-3), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit. c) Kontrata për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit, sipas aneksit 3. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a. Fatura të shitjes së mjaltit për secilin nga anëtarët e grupit. b. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Masa 4. Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv. b) Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike. c) Aplikanti (fermeri individual/grupi i fermerëve) të ketë jo më pak se 1 (një) ha sipërfaqe të mbjellë me perime, rrush për tavolinë në serra ose luleshtrydhe në tunele plastike. d) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, në çdo sezon si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin; e) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh për kulturat perimore, duhet që lloji (specia) dhe kultivari i mbjellë të jenë të njëjtë, për të paktën një sezon; f) Aplikanti të ketë planvendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore. g) Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit. h) Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve. i) Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehrave ose produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB)/pesticideve. j) Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Planvendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë, sipas aneksit 4. b) Dokumentacioni i pronësisë apo marrjes me qira të tokës. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit; c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: d) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 2 (M 4), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditëve kalendarike pas publikimit të saj. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren a) Për kulturat perimore, faturë për blerjen e materialit mbjellës: Për farat dhe fidanët e prodhuar në vend: Faturë tatimore e fiskalizuar e blerjes së farave/fidanëve, lëshuar nga subjekti tregtues, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e farave/fidanëve të blerë, si dhe seria e fidanëve të tregtuar sipas certifikatës; Një fotokopje të certifikatës zyrtare për materialin mbjellës (lëshuar nga ESHFF-ja), nga subjekti i certifikuar me nënshkrim e vulë të njomë të subjektit tregtues. Për materialin mbjellës të importuar (farat dhe fidanët): Faturën tatimore/e fiskalizuar e blerjes, lëshuar nga subjekti tregtues ose aktin e zhdoganimit, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e materialit mbjellës të blerë; Fotokopje të certifikatës së origjinës/certifikatës fitosanitare, të vërtetuar me origjinalen me nënshkrimin dhe vulën e njomë të subjektit tregtues. Kur fidani është prodhuar nga vetë fermeri aplikant, plotësohet deklarata përkatëse. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, fatura e materialit mbjellës për kulturat perimore të provojë blerjen e të njëjtit lloj/kultivar. b) Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen, faturë për blerjen e plehrave ose PMB/pesticideve. c) Vërtetim nga AKVMB-ja për plotësimin e regjistrit të përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB-ve). d) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt, zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 5. Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. b) Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë bimë mjekësore e aromatike. c) Aplikanti (fermeri individual/grupi i fermerëve) të ketë jo më pak se 1 (një) ha sipërfaqe të mbjellë me bimë mjekësore e aromatike. d) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin. e) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e bimëve mjekësore e aromatike, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të bimëve mjekësore e aromatike. Kontrata parashikon që sasia e bimëve mjekësore e aromatike të shitura të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku me referencë të dhënat e INSAT-it). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të bimëve mjekësore e aromatike. Sasia e bimëve mjekësore e aromatike e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara, nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. f) Aplikanti të ketë planvendosjen e parcelës/ave me të dhënat kryesore. g) Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit. h) Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të certifikuar (për mbjelljet e vitit 2024). i) Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Planvendosja e parcelës/ave të mbjella, sipas aneksit 5; b) Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit; c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: d) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nënshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 2 (M5), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit; e) Kontrata për shitjen e bimëve mjekësore e aromatike, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të bimëve mjekësore e aromatike sipas aneksit 3. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren a) Faturë për blerjen e materialit mbjellës; b) Fatura të shitjes së prodhimit të bimëve mjekësore e aromatike për secilin nga anëtarët e grupit në rastin e aplikimeve si grup fermerësh. c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Masa 6. Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar. i. Kritere specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; b) Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha; c) Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar në MBZHR për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar; b) Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit. c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Aplikanti brenda vijës së financimit të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditëve kalendarike pas publikimit të kësaj liste. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a) Dokumentet e certifikimit (certifikatë për statusin e certifikimit dhe anekset e certifikatës ku tregohet kultura e certifikuar) lëshuar nga një trupë kontrolli e miratuar nga MBZHR-ja: AZHBR-ja akseson dokumentet e certifikimit nga faqja zyrtare e trupës certifikuese; Kur dokumentet e certifikimit nuk janë të disponueshme në faqen zyrtare të trupës së certifikimit, ato dorëzohen nga aplikanti. b) Faturë tatimore e fiskalizuar e trupës certifikuese/ose invoice kur nuk është kompani shqiptare; c) Transfertë e bankës të subjektit që është certifikuar me vlerën e shërbimit; d) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 7. Implementimi dhe certifikimi Global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë; iii. por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti mund të jetë prodhues dhe/ose subjekt grumbullues/eksportues i produkteve bujqësore. b) Aplikanti për certifikim individual mund të përfitojë një certifikatë, e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të mbjella. c) Aplikanti për certifikim në grup mund të përfitojë një certifikatë, e cila mund të përmbajë më shumë se një fermer prodhues në vendndodhje të ndryshme si dhe produkte të ndryshme. d) Në rastin e aplikimit për certifikim në grup duhet të ketë marrëveshje dakordësie të aplikantit dhe prodhuesve, e cila përmban sipërfaqen e mbjellë, vendndodhjen e fermës të secilit prej tyre si dhe dokumentet e pronësisë apo të marrjes me qira për tokën bujqësore. e) Aplikanti duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi (shqiptare ose e huaj) të akredituar dhe aprovuar nga Global GAP. f) Aplikanti të ndjekë procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP. g) Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të Global GAP. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Kontrata e lidhur nga aplikanti me trupën e certifikimit të akredituar dhe aprovuar nga Global GAP. b) Marrëveshja e dakordësisë së anëtarëve të certifikimit në grup (prodhuesve) me aplikantin. Dokumenti duhet të përmbajë sipërfaqen e secilit anëtar të grupit, vendndodhjen e fermës, si dhe dokumentet e pronësisë apo të marrjes me qira për tokën bujqësore për secilin prodhues. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit duke përfshirë edhe vitin e aplikimit. c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a) Certifikatë fotokopje e noterizuar dhe në gjuhën shqipe, që vërteton llojin e prodhimit të certifikuar si Global GAP, të lëshuar nga trupa e certifikimit e akredituar dhe aprovuar nga Global GAP. b) Faturë tatimore për kostot e procesit të implementimit (kostot e konsulencës për implementimin Global GAP). c) Faturë tatimore për koston e procesit të certifikimit (tarifat e trupës certifikuese, tarifat e Global GAP dhe të analizave të produkteve, tokës dhe ujit për ujitje). d) Transfertën e bankës/SWIFT për faturat e mësipërme nga subjekti që është certifikuar. e) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë ose nëpërmjet e-Albania. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. PROCEDURA E APLIKIMIT PËR MASAT ME NR. 1-7 Aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor kryen regjistrimin në portalin e-Albania me kartën e identitetit. Pas regjistrimit, aplikantit i shfaqet në sistem dritarja “Aplikim për skemat kombëtare”. Aplikanti plotëson NIPT-in e fermerit, përzgjedh masën mbështetëse dhe plotëson (vetë deklaron) sasinë që ka (krerë, zgjoje, sipërfaqe) dhe jep komandën “dërgo”. Rubrikat që shfaqen në sistem janë: 1. Masa mbështetëse. 2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit (në rast kur ka përfaqësues, të dhënat në formular të jenë ato të aplikantit). 3. Statusi nëse aplikanti ka NIPT aktiv. 4. Vendndodhje e aplikimit. 5. Sasia e aplikuar (krerë/zgjoje/sipërfaqja në ha). 6. Vlera maksimale e përfitimit. 7. Numër kontakti. 8. Kodi i aplikimit dhe koha e regjistrimit në sistem, të cilat gjenerohen automatikisht nga sistemi. 9. Aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR-ja garanton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi. 10. Aplikanti informohet se nuk mund të përfitojë nëse është debitor ndaj AZHBR-së, dhe/ose MBZHR-së dhe/ose nuk ka derdhur detyrimet koherente për sigurimet shoqërore. 11. Llogaria bankare e aplikantit/përfituesit. Procedura e aplikimit përfundon me mesazhin në sistem “Aplikimi u regjistrua me sukses”. VII. PROCEDURA QË NDIQET PËR PËRZGJEDHJEN, VERIFIKIMIN DHE PAGESAT PËR MASAT MBËSHTETËSE ME NR. 1-7 1. Përveç sa përcaktohet në Kreun IV- “Informacion i përgjithshëm për aplikimin”, aplikimi për masën mbështetëse 1 dhe 2, bëhet mbi bazën e numrit të lopëve, deleve dhe /ose dhive të tufës bazë ekzistuese, përfshirë edhe kafshët riprodhuese meshkuj, të vërtetuar nga sistemi RUDA, ndërsa për masën 3 për numrin e zgjojeve që mbarështohen. Aplikimi për masën mbështetëse nr. 4, bëhet mbi bazën e sipërfaqes që kultivohet në fakt dhe/ose që parashikohet të mbillet në sezonin e dytë. Aplikimi për masën mbështetëse nr. 5, bëhet mbi bazën e sipërfaqes së mbjellë/kultivuar në fakt. Pagesa, për masën 4 dhe 5, bëhet pas verifikimit në terren për sipërfaqen faktike të kultivuar, ndërsa për masën 1, 2 dhe 3 sipas numrit faktik të tufës bazë dhe zgjojeve. Për masën 4, për perimet në serra, bëhet të paktën një verifikim në terren. 2. Me përfundimin e fazës së aplikimit, sistemi gjeneron automatikisht listat e aplikantëve për çdo masë mbështetëse. 3. Me përfundimin e aplikimeve dhe kontrollit administrativ të dokumenteve që gjenerohen on line, AZHBR-ja shpall brenda 20 ditëve kalendarike, listën e aplikimeve të kualifikuara dhe dokumentet e kërkuara sipas masës përkatëse, në faqen zyrtare të saj www.azhbr.gov.al. 4. Aplikantët, sipas evidentimeve në listën e shpallur, kanë afat deri në 20 ditë kalendarike nga data e shpalljes së listës, të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Përjashtimisht, vetëm mosdorëzimi i dokumentit të llogarisë bankare nuk pengon vijimin e procedurave të verifikimit në terren. 5. Për rastet e aplikimeve si “Grup fermerësh”, përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin, lajmërohet nëpërmjet sistemit për statusin e aplikimit për të gjithë anëtarët e grupit. 6. Inspektori/specialisti i agropikës për çdo dokument të paraqitur nga aplikanti/përfaqësuesi ligjor apo çdo dokument tjetër të gjeneruar nga regjistrat publik, mban proces verbal në dy kopje, të marrjes në dorëzim të dokumenteve dhe i dërgon në AZHBR, Tiranë. 7. Dosja origjinale transferohet nga zyrat e aplikimit në AZHBR përmes protokollit në Sektorin e SPAP/AZHBR. 8. DPAP/SPAP bën kontrollin administrativ të dokumentacionit, si të atyre që gjenerohen nga sistemi on-line dhe të atyre që ndodhen në dosjen e aplikimit dhe në përputhje me kriteret, aprovon/s’kualifikon aplikimet përkatëse. 9. Grupi i verifikimit në terren në prani të aplikantit ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit sipas masës përkatëse. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor dhe gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast aplikanti/përfaqësuesi ose ndonjë përfaqësues i grupit të verifikimit mund të bëjë observimet e nevojshme dhe të firmosë. 10. Kur grupi i verifikimit ka mendime të ndryshme në lidhje me gjetjet faktike në terren, një ekip i Drejtorisë së Kontrollit të AZHBR-së qendër, bën riverifikim të rastit, vendimi i argumentuar i të cilit është i pa kontestueshëm administrativisht nga palët. 11. Në momentin e verifikimit aplikanti/përfaqësuesi ligjor i dorëzon grupit të verifikimit dokumentet e nevojshme të parashikuara në këtë udhëzim. 12. Procedurat e pranimit, procesit të aplikimit dhe verifikimeve përcaktohen në Manualin e Procedurave të Implementimit të Skemave Kombëtare 2024. 13. Në këtë manual përcaktohen edhe afatet konkrete për shqyrtimin e dosjeve të aplikantëve, shpalljen e listës përfundimtare të fituesve, kohën dhe mënyrën e disbursimit të fondeve te përfituesit. 14. Për aplikimet e skualifikuara nga kontrollet administrative dhe në terren, AZHBR-ja shpall në faqen zyrtare të internetit listën e subjekteve të skualifikuara me arsyet e skualifikimit. VIII. KRITERET, DOKUMENTACIONI DHE PROCEDURA PËR MASËN 8: MBËSHTETJE PËR NAFTËN PËR PUNIMET E MEKANIZUARA NË BUJQËSI. PËRKUFIZIME 1. “Kulturë bashkëshoqëruese” është ajo bimë që mbillet njëkohësisht me një bimë tjetër, të quajtur bimë kryesore (p.sh., fasulja është një bimë bashkëshoqëruese, nëse mbillet bashkë me misrin që konsiderohet kulturë kryesore). 2. “Parcelë me kulturë bujqësore dominuese” do të quhet një parcelë e mbjellë me më shumë se një bimë, por që sipërfaqja e mbjellë me njërën nga bimët (bima dominuese) zë të paktën 70% të sipërfaqes së parcelës. 3. “Parcelë me mbjellje mikse” do të quhet një parcelë e mbjellë, në të cilën asnjëra prej bimëve të mbjella në këtë parcelë nuk mbulon më tepër se 70% të sipërfaqes së parcelës. 4. “Sezoni i mbjelljes” lidhet me kohën e mbjelljes. Sezoni i parë përfshin mbjelljet e kulturave bujqësore në periudhën 1 tetor 2023 deri më 31 maj 2024. Sezoni i dytë përfshin mbjelljet e kulturave bujqësore në periudhën 1 qershor 2024 deri më 30 shtator 2024. KRITERET DHE NORMATIVAT E PËRFITIMIT 1. Masa e mbështetjes për naftën për bujqësinë mbulon kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, sipas përcaktimeve në aneksin 6, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Subjekte përfituese nga skema mbështetëse për naftën për bujqësinë janë ato subjekte, të cilat për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore. 3. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. 4. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim, sipas përcaktimeve dhe dokumentacionit të kërkuar në këtë udhëzim. 5. Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line. 6. Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese (fermer individual/grup fermerësh), madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. 7. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie, e cila ngarkohet në sistem. Në marrëveshje përcaktohet: Sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin; Sipërfaqja e tokës për të cilën aplikohet të jetë e mbjellë/të mbillet me të njëjtën kulturë bujqësore, është kusht përfitimi për grupin. 8. Marrëveshja tip e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve jepet në aneksin 2 (M 8). Përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin, lajmërohet nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për statusin e aplikimit për të gjithë anëtarët e grupit. 9. Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuara, sasia e naftës dhe vlera në lekë që përfitohet nga çdo subjekt përfitues, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, paraqiten në aneksin 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 10. Përfitimi në vlerë, për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon: i. deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi; ii. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”, të cilët përfitojnë 100% të vlerës. 11. Përcaktimi i sasisë së naftës për të përllogaritur vlerën në lekë, që përfiton aplikanti është i lidhur me sipërfaqen e kultivuar dhe llojin e kulturës bujqësore sipas vetëdeklarimit. Në rast se këto sipërfaqe nuk janë të kultivuara apo nuk kultivohen sipas vetëdeklarimit, subjekti përfitues duhet të kthejë mbrapsht vlerën përkatëse, në të kundërt, përbën element penalizues në momentin e verifikimit. PËRLLOGARITJA E MASËS SË PËRFITIMIT 1. Formula mbi përllogaritjen e masës së përfitimit, në përputhje me kriteret dhe normativat e përfitimit, është si vijon: a) për parcela me kulturë bujqësore dominuese dhe mbi 1 dynym, sasia e naftës = sipërfaqe parcelë e mbjellë/kultivuar * normativën e naftës që përfitohet në barasvlerë të lehtësimit fiskal për kulturën kryesore. b) për parcela me mbjellje mikse mbi 2 dynymë, sasia e naftës = shuma e sasive të llogaritura të naftës për çdo kulturë (sasia e naftës për çdo kulturë = sipërfaqe e mbjellë me bimën përkatëse * normativën e naftës që përfitohet për këtë kulturë). c) Për parcelat mikse 1–2 dynymë, sasia e naftës = sipërfaqe parcelë e mbjellë/kultivuar * normativën fikse. Normativa fikse është 8 litra për dynym. APLIKIMI PËR MBËSHTESJE PËR NAFTËN PËR BUJQËSINË 1. Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar. 2. Formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikanti mbi bazë vetëdeklarimi, në lidhje me: a) parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para); b) kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para). 3. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti bëhet si vijon: Fermeri do të deklarojë sipërfaqet e mbjelljeve të para të kulturave bujqësore, që përfshin mbjelljet në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2023 deri më 31 maj 2024). Sipërfaqja e deklaruar përfshin vetëm mbjelljet e para dhe llogaritet e kultivuar vetëm një herë. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti, bëhet si vijon: a) Për perimet e serrës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet që ka të mbjella me perime serre në momentin e aplikimit dhe/ose sipërfaqet që do të mbjellë deri më 31 maj 2024. b) Për drufrutorët, fermeri do të deklarojë sipërfaqen ekzistuese të mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së aplikimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri më 31 maj, 2024, me kusht që sipërfaqet e reja të mos jenë zëvendësime të sipërfaqeve të deklaruara të mbjella me të njëjtat bimë ose me bimë të tjera. c) Për kulturat në fushë të hapur, për bimët njëvjeçare të arave dhe perimet e fushës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet: (i.) me bimët e arave të mbjella në vjeshtën 2023 (fakt në momentin e aplikimit) dhe/ose që do të mbillen deri më 31 maj 2024; (ii.) me perimet e fushës që ka mbjellë (fakt në momentin e aplikimit) ose që do të mbjellë deri në 31 maj 2024. Në rastin e bimëve bashkëshoqëruese, sipërfaqja do të deklarohet vetëm një herë, vetëm për bimën kryesore. Për bimët foragjere shumëvjeçare dhe bimët aromatike-mjekësore, fermeri do të deklarojë sipërfaqen e mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së deklarimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri 31 maj 2024, me kushtet e përcaktuara në pikën “b” për drufrutorët. Kulturat bujqësore/grup-kulturat që mbështeten nga skema e naftës për bujqësinë përcaktohen në aneksin 6. 4. Gjatë aplikimit online, çdo dokument i kërkuar, sipas këtij udhëzimi, do të skanohet dhe ngarkohet në mënyrë elektronike nga aplikuesi, me përjashtim të dokumentit/dokumenteve që ofrohen automatikisht nga portali e-Albania). 5. Dokumentacioni i kërkuar për t’u ngarkuar online, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri. 6. Dokumentacioni i pronësisë së tokës (certifikata) i ngarkuar në sistem do të konsiderohet i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT-ja do të konsiderohet e vlefshme nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV). Të vlefshme konsiderohen edhe konfirmimet për dokumentacionin e pronësisë (certifikatë ose AMTP), të bëra në aplikimet për naftën për bujqësinë në vitin 2021, 2022 dhe/ose 2023. 7. Dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në ASHK. Në mënyrë të përmbledhur, dokumentacioni i kërkuar sipas skenarëve të ndryshëm, është si më poshtë: Skenari Dokumentacioni i skanuar që duhet të ngarkohet nga aplikuesi Aplikanti e ka në pronësi tokën bujqësore (në emër të tij) dhe ka marrë certifikatën e pronësisë. Certifikatën e pronësisë shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese Aplikanti ka AMTP për tokën bujqësore të lëshuar në emër të tij si përfaqësues i familjes bujqësore. AMTP Aplikanti është anëtar i familjes bujqësore që ka marrë tokën në pronësi. AMTP Certifikatë familjare e gjendjes më 1.8.1991 Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikuesi Aplikanti e ka marrë tokën bujqësore me qira ose në përdorim. Kontratë qiraje, kontratë huapërdorjeje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. 8. Kontratat e vlefshme të qiramarrjes, të cilat duhet të përfshijnë edhe vitin 2024, të lidhura me ish-drejtoritë e bujqësisë, MBZHR-ja ose komunat/bashkitë, kanë të njëjtën vlerë me ato të bëra pranë noterit publik. 9. Kur gjatë kontrollit administrativ të dokumentacionit, sipërfaqet e parcelave sipas AMTP-së rezultojnë me diferenca me ato sipas ASHK/NJVV, merren në konsideratë të dhënat e ASHK/ NJVV. 10. Marrëveshje dakordësie kërkohet edhe në rastet kur aplikanti është njëri prej bashkëpronarëve sipas AMTP/certifikatës së pronësisë së tokës bujqësore. Modeli tip i marrëveshjes së dakordësisë jepet në aneksin 8, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 11. Kur certifikata e pronësisë së tokës bujqësore është në pronësi të personit/ve të ndryshëm nga aplikanti, kërkohet kontratë qiraje/huapërdorjeje, pavarësisht se aplikanti mund të jetë anëtar i të njëjtës familje, por nuk është një prej bashkëpronarëve në dokumentin e pronësisë. 12. Nëse akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), i ngarkuar në sistem nga aplikuesi, nuk konfirmohet nga ASHK-ja, AZHBR-ja kërkon konfirmim zyrtar të këtij dokumenti me sipërfaqen totale dhe sipërfaqen e parcelave nga njësia administrative/bashkia përkatëse. Përgjigja pozitive/negative ngarkohet në sistem. 13. Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes/dokument të ligjshëm të firmosur nga palët. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizuara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administrative dhe të përfshijë dokument identifikimi të palëve. Ato përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje/ huapërdorje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata/dokumenti përfshin edhe të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2024. 14. Procedura e aplikimit nëpërmjet portalit e-Albania përfundon me dërgimin e suksesshëm të formatit elektronik të formularit të aplikimit në sistem dhe aplikuesi njoftohet me mesazh elektronik. Aplikimi elektronik programohet në mënyrë që të mos lejojë vazhdimin e plotësimit të aplikimit, nëse nuk përmbushen kriteret bazë të kualifikimit në lidhje me madhësinë e sipërfaqes totale të deklaruar, madhësinë e parcelave, kulturat e mbjella dhe tipin e dokumentacionit në lidhje me tokën bujqësore. 15. Të gjitha aplikimet e kryera nëpërmjet e-Albania, i nënshtrohen procesit të kontrollit administrativ, që shqyrton përputhjet e vetëdeklarimeve, në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentacionin që i mbështet këto deklarime. 16. Pas kontrollit administrativ, aplikanti njoftohet mbi rezultatin e aplikimit (i kualifikuar/i skualifikuar). 17. Të dhënat elektronike të dërguara gjatë aplikimit administrohen nga AZHBR-ja, sipas legjislacionit në fuqi. 18. Informacion i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe të procedimit deri në përfitimin e vlerës përkatëse të mbështetjes për naftën për bujqësinë, do të ofrohet pranë AREB ve, pranë agropikave, si dhe në faqet zyrtare të internetit të AZHBR-së. PROCEDURA QË DO TË NDIQET PËR KUALIFIKIMIN, VLERËSIMIN, PËRFITIMIN E MBËSHTETJES PËR NAFTËN PËR BUJQËSINË DHE KONTROLLIN 1. Kontrolli administrativ i vetëdeklarimit dhe i dokumentacionit të aplikantit, të ngarkuar/gjeneruar nga sistemi online ose të administruara shkresërisht bëhet nga punonjësi i ngarkuar për kontrollin. Në përputhje me kriteret, bëhet miratimi/skualifikimi i aplikimeve përkatëse dhe përllogaritet sasia e naftës për bujqësinë që përfiton aplikanti. 2. Punonjësit e ngarkuar për kontrollin administrativ përzgjidhen nga stafi i AREB-eve dhe AZHBR-së. 3. Punonjësit që do të merren me kontrollin administrativ, aksesojnë aplikimet online nëpërmjet e Albania ose Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të naftës për bujqësinë, me anë të kredencialeve të përcaktuara nga e-Albania/AKSHI. 4. Gjatë kontrollit administrativ shqyrtohet përputhja e vetëdeklarimeve në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentacionin që i mbështet këto deklarime: a) nëse dokumentacioni i ngarkuar në aplikim është dokumentacioni i duhur, me karakteristikat dhe elementet e kërkuara sipas këtij udhëzimi; b) nëse të dhënat e dokumentacionit të ngarkuar në aplikim, përkojnë me të dhënat e identitetit të aplikuesit; Pas kontrollit, sipas shkronjës “a” dhe shkronjës “b”, punonjësi që bën kontrollin lë një shënim në sistem, duke: i. konfirmuar që dokumentacioni i ngarkuar ËSHTË sipas kërkesave që lidhen me llojin e dokumentacionit. ii. konfirmuar që dokumentacioni i ngarkuar NUK ËSHTË sipas kërkesave mbi llojin e dokumentacionit. Në këtë rast punonjësi shënon në sistem çfarë problematike ka ky dokumentacion; c) nëse sipërfaqet e vetëdeklaruara për mbjellje janë të mbështetura me dokumentacionin e duhur pronësor apo të përdorimit të tokës. Për këtë, punonjësi kontrollon formularin e aplikimit për sipërfaqet e çdo parcele dhe verifikon nëse parcela është në dokumentet e ngarkuar në sistem dhe e konfirmuar me vërtetimin “pozitiv/negativ” nga ASHK/NJVV. d) gabime të tjera të mundshme. Pas kontrollit, sipas shkronjës “c” dhe shkronjës “d”, punonjësi lë një shënim në sistem, duke: i. konfirmuar që sipërfaqet dhe mbjelljet e deklaruara JANË sipas kërkesave të këtij udhëzimi dhe të bazuara në dokumentacion; ii. konfirmuar që sipërfaqet dhe mbjelljet e deklaruara NUK JANË sipas kërkesave të këtij udhëzimi dhe nuk janë të bazuara në dokumentacion. Në këtë rast, punonjësi shënon në sistem arsyet e këtij konstatimi dhe do të kërkojë nga aplikuesi që të plotësojë dokumentacionin në afatin e përcaktuar sipas këtij udhëzimi; iii. shënime mbi gabime të tjera, të identifikuara nga punonjësi që kryen kontrollin. 5. Në përfundim të procesit të verifikimit administrativ të mësipërm, aplikanti njoftohet për një nga situatat e mundshme si më poshtë: a) aplikimi është gjykuar i vlefshëm dhe ka kaluar në fazën e përllogaritjes së përfitimit të naftës për bujqësinë; b) aplikimi ka mangësi dhe kërkon veprime shtesë nga aplikanti, të cilat ai duhet t’i kryejë brenda 20 ditëve kalendarike, nga momenti i njoftimit. 6. Pas kthimit të përgjigjes elektronike nga aplikanti ose në mungesë të kësaj përgjigjeje brenda afateve zyrtare, në lidhje me plotësimet dokumentare apo plotësimet e fushave të caktuara të formës në afatin e kërkuar, punonjësi që ka trajtuar aplikimin përkatës bën ndryshimet e nevojshme në formën dhe dokumentacionin, dhe në bazë të informacionit shtesë të paraqitur ose mungesës së tij, merr vendimet e mëposhtme: a) aplikimi gjykohet i vlefshëm në mënyrë tërësore; b) aplikimi gjykohet i vlefshëm në mënyrë pjesore (vetëm për ato sipërfaqe dhe të mbjella që kanë rezultuar në respektim të kërkesave të këtij udhëzimi); c) aplikimi refuzohet. 7. Aplikimet me statusin përkatës, sipas pikës 6 më sipër, i kalojnë për miratim Drejtorisë së Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve. Drejtoria mund të bëjë ndryshime të argumentuara, duke lënë shënim në sistem dhe në përfundim të këtij procesi miraton aplikimet sipas statusit të tyre. 8. Në përfundim të procesit të kontrollit administrativ përgatitet lista e aplikimeve të miratuara si dhe lista e aplikimeve të skualifikuara. 9. Për menaxhimin e procesit për mbështetjen e fermerëve me naftë për bujqësinë, përdoret Sistemi i Menaxhimit të Informacionit (SMI), i cili mundëson: a) menaxhimin e aplikimeve online, duke mundësuar/lehtësuar grumbullimin dhe shqyrtimin administrativ të tyre; b) përllogaritjen e sasisë së naftës dhe vlerën përkatëse që përfitohet, mbështetur në vetëdeklarim dhe duke u bazuar te sipërfaqet e tokës bujqësore dhe kulturat e deklaruara; c) përzgjedhjen e subjekteve përfituese që do t’i nënshtrohen kontrollit në terren; d) menaxhimin e procesit të kontrollit në terren që do të vlerësojë përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale në terren; e) gjenerimin e raportimeve të ndryshme në faza të caktuara të procesit. 10. Lista e përfituesve me vlerën përkatëse (në lekë) të përllogaritur për subjektet përfitues publikohet në faqen zyrtare të internetit të AZHBR-së. 11. Pas shpalljes së listës së përfituesve kryhen kontrollet në terren dhe vazhdojnë në varësi të periudhave të deklaruara për mbjelljen e kulturave. Çdo subjekt përfitues i naftës për bujqësinë është subjekt potencial kontrolli. 12. Kontrolli i subjekteve përfituese për naftën për bujqësinë mund të jetë i plotë ose me zgjedhje rastësore. Kontrolli do të jetë i plotë për të gjitha subjektet përfituese me sipërfaqe mbi 10 ha dhe me zgjedhje rastësore për subjektet përfituese me sipërfaqe deri në 10 ha. Kontrolli me zgjedhje rastësore duhet të bëhet sipas kritereve të zgjedhjes përfaqësuese, duke pasur parasysh shpërndarjen gjeografike të përfituesve, madhësinë e fermës përfituese, kulturën bujqësore përfituese dhe sezonin e mbjelljeve. Kontrolli në terren duhet të bëhet për jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha si dhe subjektet me statusin “Grup fermerësh” dhe “SHBB”. 13. Grupi i kontrollit në terren bën verifikimin në vend, duke lajmëruar paraprakisht subjektin përfitues për praninë e tij ose përfaqësuesin ligjor të pajisur me prokurë. Grupi i kontrollit paraqitet te subjekti përfitues për t’u kontrolluar me formularin e vetëdeklarimit të sipërfaqeve të planifikuara për t’u kultivuar prej tij. 14. Grupi i kontrollit, në prani të subjektit përfitues ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson raportin e verifikimit. Raporti i verifikimit firmoset nga subjekti përfitues/përfaqësuesi i tij ligjor dhe i gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast që subjekti përfitues nuk pranon vendimin e grupit të verifikimit, ai mund të bëjë shënimet/komentet e nevojshme dhe të firmosë për to. Formularët/raportet e verifikimit në terren, përgatiten sipas aneksit 9, në përputhje dhe në zbatim të këtij udhëzimi. 15. Kur grupi i verifikimit ka mendime të ndryshme me subjektin përfitues, në lidhje me gjetjet faktike në terren, përkundrejt formularit të vetëdeklarimit, një ekip i Drejtorisë së Kontrollit në AZHBR, bën riverifikim të rastit, vendimi i argumentuar i të cilit është i përfundimtar nga pikëpamja administrative. 16. Informacioni i raportit të verifikimit, ngarkohet në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit (SMI) të naftës për bujqësinë, sipas kërkesave të sistemit. 17. Në vlerësimin e përputhshmërisë së vetëdeklarimeve me situatën reale në terren, shmangia e lejuar e faktit të verifikuar të kulturave dhe e sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën në lekë të përfituar/kaluar në llogarinë bankare, sipas aplikimit të miratuar, duhet të jetë jo më e madhe se 20%. Devijimi mban parasysh, si diferencën në sipërfaqen e kulturave, ashtu edhe ndryshimet në kulturat e kultivuara. 18. Në rast se vlerësohet një devijim më i madh se 20% (sipas përcaktimit të pikës 17 më sipër) ose konstatohen deklarime/dokumente të pasakta, subjekti përfitues: a) përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit; b) shpallet edhe debitor për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë. 19. Trajtimi i ankesave bëhet sipas legjislacionit në fuqi. 20. Procedurat mbi procesin e verifikimeve sipas këtij kreu, përcaktohen në një manual të veçantë nga AZHBR-ja. IX. KONTROLLI PËR ADMINISTRIMIN E FONDIT DHE ÇËSHTJE TË TJERA 1. AZHBR-ja është përgjegjëse për zbatimin, auditimin dhe likuidimin financiar të përfituesve sipas masave të mbështetjes dhe kritereve të përfitueshmërisë. 2. AZHBR-ja gëzon të drejtën për të kërkuar çdo informacion /dokumentacion shtesë, në rast se e gjykon të arsyeshme brenda kritereve dhe procedurave të miratuara. 3. Për faturat në valutë të huaj do të zbatohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e çeljes së thirrjes për aplikim. 4. Dokumentet e dorëzuara bëhen pronë e AZHBR-së sipas përcaktimeve nga ligji për ruajtjen e dokumentacionit, dhe nuk i kthehen aplikantit. 5. MBZHR-ja, AZHBR-ja dhe AKSHI hartojnë dhe zbatojnë një plan trajnimi me stafin që do të përfshihet në procesin e implementimit të masave mbështetëse, për të cilat aplikimi bëhet on line. 6. MBZHR-ja dhe AZHBR-ja hartojnë dhe zbatojnë një plan informimi dhe ndërgjegjësimi me grupet e interesit për masat e përfitimit, kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë të gjithë përfituesit potencialë për të përfituar mbështetje financiare nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 7. Alokimi i fondit sipas masave mbështetëse bëhet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas propozimit të AZHBR-së. 8. Në rastet kur numri i aplikuesve të një mase nuk plotëson tavanin e financimit për masën përkatëse, rialokimi i fondeve në masat e tjera bëhet me Urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me propozim të AZHBR-së. 9. Për masat mbështetëse 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, në rastet kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse sipas listës përfundimtare të përfituesve, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), si dhe në total për subjekt, reduktohet në përputhje me këtë fond. Ky reduktim nuk zbatohet për aplikantët me status “Grup fermerësh” dhe “SHBB”. 10. Aplikimi, kontrolli administrativ, verifikimi në terren, autorizimi dhe ekzekutimi i pagesës së aplikimeve përshkruhen në “Manualin e procedurave për implementimin e masave kombëtare”, të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i AZHBR-së. 11. Formularët/raportet e verifikimit në terren, sipas masave mbështetëse, përgatiten nga AZHBR ja në përputhje dhe në zbatim të këtij udhëzimi. 12. Aplikuesit, të cilët skualifikohen gjatë implementimit të masave mbështetëse paraqesin ankesën e tyre brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit pranë AZHBR-së. AZHBR-ja, brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës, bën verifikimin përkatës dhe i jep përgjigje ankimuesit. 13. Për vlerësime të aplikimeve në masat e investimeve, AZHBR-ja mund të kontraktojë me kohë të kufizuar ekspertë të licencuar të fushës. 14. Mbështetja financiare llogaritet mbi vlerën e faturës tatimore, përjashtuar vlerën e TVSH-së. 15. Në momentin e aplikimit, aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR-ja garanton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi. 16. Në rast të konstatimit të “kundërvajtjeve administrative”, nga ana e përfituesit në drejtim të tjetërsimit të qëllimit për të cilën janë marrë fondet apo mos mbajtjes së dokumentacionit të përdorur për përfitimin e fondeve për një periudhë 5-vjeçare, AZHBR-ja propozon sanksione të përcaktuara në nenin 39 të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. 17. Për menaxhimin e fondeve AZHBR raporton në mënyrë periodike në MBZHR, e cila raporton çdo katër mujor në MFE për ecurinë e realizimit të programit të mbështetjes financiare. 18. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Financave. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Anila Denaj MINISTËR I FINANCAVE Ervin Mete ANEKSET Aneksi 1. Lista e zyrave të aplikimit Aneksi 2. Marrëveshje dakordësie/bashkimi e fermerëve Aneksi 3. Kontrata tip për shitjen e prodhimit Aneksi 4. Plan vendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë Aneksi 5. Plan vendosja e parcelës me bimë mjekësore Aneksi 6. Kulturat bujqësore/grup-kulturat që mbështeten nga skema e naftës për bujqësinë Aneksi 7. Normativat e konsumit të naftës të punimeve të mekanizuara Aneksi 8. Marrëveshje dakordësie (tip) e anëtarëve të familjes bujqësore/bashkëpronarëve Aneksi 9. Formularët/raportet e verifikimit në terren ANEKSI 1. LISTA E ZYRAVE TË APLIKIMEVE Qarku Nr. Zyra e aplikimit Berat 1 AGROPIKA Berat 2 Zyra e bujqësisë Skrapar 3 Zyra e bujqësisë Kuçovë Dibër 1 AGROPIKA Dibër 2 Zyra e bujqësisë Bulqizë 3 AGROPIKA Mat Durrës 1 AGROPIKA Rrashbull, Durrës 2 Zyra e bujqësisë Krujë Elbasan 1 AGROPIKA Elbasan 2 Zyra e bujqësisë Peqin 3 AGROPIKA Librazhd 4 Zyra e bujqësisë Gramsh Fier 1 AGROPIKA Fier 2 Zyra e bujqësisë Mallakastër 3 AGROPIKA Lushnje Gjirokastër 1 AGROPIKA Gjirokastër 2 Zyra e bujqësisë Tepelenë 3 AGROPIKA Përmet Korçë 1 Zyra e bujqësisë Devoll 2 AGROPIKA Pogradec 3 Zyra e bujqësisë Kolonjë 4 AGROPIKA Korçë Kukës 1 AGROPIKA Kukës 2 Zyra e bujqësisë Has 3 Zyra e bujqësisë Tropojë Lezhë 1 AGROPIKA Lezhë 2 Zyra e bujqësisë Mirditë 3 Zyra e bujqësisë Kurbin Shkodër 1 AGROPIKA Shkodër 2 Zyra e bujqësisë Malësi e Madhe 3 AGROPIKA Pukë Tiranë 1 AGROPIKA Tiranë 2 AGROPIKA Kavajë Vlorë 1 AGROPIKA Vlorë 2 AGROPIKA Sarandë 3 Zyra e bujqësisë Delvinë