Instruction No. 4 of 2014 implementing Regulation No. 199 of 2014 of Council of Ministers supplementing Regulation No. 488 of 2011 on land use planning
颁布于 2014-04-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 其他
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, data collection/reporting
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
5/21/2014 Ligjet.org - Për zbatimin e vendimit nr. 199, datë 2.4.2014 të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në vendimin nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Mini… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:4:14.04.2014 1/2 [P rinto] [Google T rans late] UDHËZIM Nr. 4, datë 14.4.2014 PËR ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 199, DATË 2.4.2014 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT", TË NDRYSHUAR" Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr. 10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 480, datë 22.6.2011 "Për miratimin e rregullores model të planifikimit", të ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 944, datë 9.10.2013 "Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit", si dhe në zbatim të pikës 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 199, datë 2.4.2014 të Këshillit të Ministrave "Për disa shtesa në vendimin nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores model të planifikimit", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në përputhje me nenin 4 të shtojcës 1 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 480, datë 22.6.2011 "Për miratimin e rregullores model të planifikimit", të ndryshuar, duhet të shprehet mbi kërkesat për kontrollin e përputhshmërisë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit, të miratuara ose në proces, për të gjitha zhvillimet që kërkohet të kryhen, përfshirë dhe në zonat e pezulluara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). 2. Autoritetet e planifikimit të territorit, përpara shqyrtimit të kërkesave për zhvillim, dhe si kusht për dhënien dhe ligjshmërinë e lejeve zhvillimore për kategoritë e përmendura në pikën 1, germat "a", "b", "c" dhe "d", të nenit 4 të shtojcës 1 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 480, datë 22.6.2011 "Për miratimin e rregullores model të planifikimit", të ndryshuar, përfshirë dhe në zonat e pezulluara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, kanë detyrimin të kërkojnë paraprakisht konfirmim nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për përputhshmërinë e zhvillimit që propozohet për t'u kryer me instrumentet e planifikimit, të miratuara ose në proces, përfshirë me politikat e strategjitë sektoriale, kombëtare apo vendore. 3. Për marrjen e konfirmimit nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, autoritetet e planifikimit të territorit dhe/ose zhvilluesit duhet të paraqesin, të paktën: kërkesë për kontrollin e përputhshmërisë; vërtetimin nga regjistri i pasurive të paluajtshme dhe planvendosjen e pronës ku propozohet të kryhet zhvillimi; projektin zhvillimor, kur të evidentohen treguesit e zhvillimit; hartën e përdorimit ekzistues të tokës në një rreze 1.5 km nga zhvillimi i propozuar. 4. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, me marrjen në dorëzim të kërkesës si më sipër, shqyrton përputhshmërinë e zhvillimit të propozuar me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit, të miratuara ose në proces, dhe bashkërendon veprimet me autoritetet e tjera të planifikimit. Pas shqyrtimit, përgatit informacionin përkatës dhe vë në dijeni Këshillin Kombëtar të Territorit. 5. Njoftimi për Këshillin Kombëtar të Territorit bëhet nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në dy mënyra. Njoftimi bëhet në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit ose me anë të njoftimit të anëtarëve dhe kryetarit sipas procedurës dhe njoftimit të tyre si në rastin e njoftimit për mbledhjet e KKT-së. 6. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit shprehet brenda 30 ditëve nga marrja në dorëzim e kërkesës për kontrollin e përputhshmërisë. 7. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. 8. Pas hyrjes në fuqi të tij, udhëzimi publikohet në portalin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:4:14.04.2014:1 5/21/2014 Ligjet.org - Për zbatimin e vendimit nr. 199, datë 2.4.2014 të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në vendimin nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Mini… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:4:14.04.2014 2/2 MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT Eglantina Gjermeni Copyright 2013 - www.ligjet.org