Instruction no. 23, dated 30 December 2022 for the disposal of plant protection products and their packaging
颁布于 2022-12-30 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Udhëzimnr. 23, datë 30.12.2022 për asgjësimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe tëambalazheve të tyre.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment, Cultivated plants, Waste and hazardous substances
- 关键词
- biosecurity, hazardous waste, packaging/labelling, pesticides, solid waste, waste disposal, waste management, monitoring, plant protection, processing/handling, protection of environment, recycling/reuse, waste non-domestic sources
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
UDHËZIM Nr. 23, datë 30.12.2022 PËR ASGJËSIMIN E PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE DHE TË AMBALAZHEVE TË TYRE Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; si dhe të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr. 105/2016, datë 14.10.2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, ministri përgjegjës për bujqësinë dhe ministri përgjegjës për mjedisin UDHËZOJNË: 1. Ky udhëzim përcakton procedurat e detajuara për asgjësimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe ambalazheve të tyre. 2. Termat e përdorur në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar; ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, kanë të njëjtin kuptim dhe në këtë udhëzim. 3. Njësitë e tregtimit me shumicë të PMB-ve njoftojnë me shkrim brenda 5 ditëve Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (DRAKU) dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), sasitë gjendje për çdo PMB të papërdorshme, të skaduara apo si dhe datën e planifikuar për kryerjen e procesit të asgjësimit. 4. DRAKU, brenda 7 ditëve nga njoftimi kryen monitorimin dhe verifikimin e PMB-ve të papërdorshme në njësitë e tregtimit me shumicë. DRAKU lë detyrë për asgjësimin e PMB-ve të papërdorshme deri në 30 ditë nga data e verifikimit. 5. Njësitë e tregtimit me pakicë të PMB-ve, me iniciativën e tyre ose pas monitorimit dhe verifikimit të kryer nga DRAKU, dorëzojnë menjëherë PMB-të e papërdorshme, për shkak të skadimit te njësitë e tregtimit me shumicë, prej të cilave i kanë blerë ato. 6. Personat fizikë dhe juridikë zotërues të PMB-ve të bllokuara për arsye të tjera (përveç nga kalimi i afatit të skadimit), janë përgjegjës për kryerjen e asgjësimit të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit. Kostot financiare për kryerjen e asgjësimit mbulohen nga zotëruesi. 7. Në rast se gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar, AKU-ja konstaton PMB të papërdorshme, kryen bllokimin, lë detyrën për asgjësimin e tyre, si dhe njofton menjëherë AKM-në. 8. Nëse asgjësimi do të kryhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, njësitë e tregtimit me shumicë të PMB-ve, dorëzojnë PMB-të e papërdorshme te subjektet e licencuara, landfill apo incenerator, sipas rregullave dhe afateve për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme, të përcaktuara në legjislacionin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Shpenzimet e asgjësimit përballohen nga njësitë e tregtimit me shumicë të PMB-ve. 9. Ambalazhet e klasifikuara si mbetje duhet të grumbullohen në mënyrë të diferencuar për të lehtësuar ose për të përmirësuar rikuperimin e tyre, në rastet kur një gjë e tillë është praktikisht e mundshme nga ana teknike, mjedisore dhe ekonomike. 10. Ambalazhet me përmbajtje helmuese nuk duhet të përzihen me mbetje ose me materiale të tjera, që kanë veti të ndryshme nga të tjerat. 11. Ambalazhet e klasifikuara si mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duhet të specifikohen nga ekspertë të mjedisit, në përputhje me kodin 6-shifror, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 402, datë 30.6.2021, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”. 12. Dorëzimi i ambalazheve të klasifikuara si mbetjeve të rrezikshme duhet të trajtohet në përputhje me kërkesat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 371, datë 11.6.2014, “Për përcaktimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe miratimin e dokumentit të dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme”, të ndryshuar. 13. Ambalazhet të klasifikuara si mbetje jo të rrezikshme dorëzohen në përputhje me detyrimet e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 229, datë 23.4.2014, “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit”, të ndryshuar. 14. Dorëzuesi, transportuesi dhe asgjësuesi i mbetjeve të rrezikshme janë persona fizikë ose juridikë të pajisur me lejen e mjedisit, sipas fushës III.1, të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar dhe/ose licencën III.2.B, të fushës III, të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar. 15. Asgjësimi përfundimtar i ambalazheve të klasifikuara si mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme kryhet në zonën e landfillit ose impiantin e inceneratorit (djegësit), që plotëson kërkesat ligjore në fushën e mbetjeve dhe aktet e tjera në fushën e mjedisit. 16. Mbetjet e rrezikshme të krijuara nga PMB-të, në rast kur asgjësimi nuk mund të kryhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, trajtohen në përputhje me kërkesat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014, “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte”, të ndryshuar. Të gjitha shpenzimet financiare për asgjësim përballohen nga zotëruesi i mbetjeve. 17. AKM-ja publikon në faqen e saj zyrtare listën e subjekteve të licencuara për grumbullimin, transportimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. AKM-ja jep informacionin e nevojshëm për të interesuarit lidhur me subjektet e licencuara dhe kryerjen e aktiviteteve të sipërpërmendura. 18. AKU-ja dhe AKM-ja zbatojnë masat administrative të përcaktuara në ligjet respektive në fushën e bujqësisë dhe të mjedisit, kur shkeljet e këtij udhëzimi përbëjnë shkelje të legjislacionit. 19. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ky udhëzim botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 mars 2023. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT Mirela Kumbaro Furxhi