Instruction no. 10, dated 26 February 2021 on the manner of organizing and implementing the procedures of public procurement center for the contracting authority of national veterinary and plant protection authority
颁布于 2021-02-26 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Udhëzim nr. 10, datë 26.2.2021 mbi mënyrën e organizimit dhe realizimit të procedurave të përqendruara të prokurimit publik për autoritetin kontraktor autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock, Cultivated plants
- 关键词
- public procurement, animal health, internal trade, international trade, authorization/permit, procedural matters, plant protection
- 类别
- *, agriculture
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
UDHËZIM Nr. 10, datë 26.2.2021 MBI MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE REALIZIMIT TË PROCEDURAVE TË PËRQENDRUARA TË PROKURIMIT PUBLIK PËR AUTORITETIN KONTRAKTOR AUTORITETI KOMBËTAR I VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, si rezultat i mungesës së kapaciteteve në institucionet e varësisë për realizimin me sukses të procedurave UDHËZOJ: 1. Realizimin e procedurave, me vlerë mbi 800,000 (tetë qind mijë) lekë pa TVSH në mënyrë të përqendruar për Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. 2. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural merr përsipër rolin e Organit Qendror Blerës për zhvillimin e procedurave së prokurimit në emër dhe për llogari të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. 3. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjëse për kryerjen e të gjithë procedurave të prokurimit sipas pikës 1 të këtij udhëzimi, që nga hartimi i specifikimeve teknike, njoftimi i kontratës e deri te publikimi i njoftimit të nënshkrimit të kontratës në sistemin elektronik të prokurimeve. 4. Pas njoftimit të fituesit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dërgon pranë Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, dokumentacionin e plotë në formë të shkruar për të vijuar me nënshkrimin e kontratës përkatëse. 5. Për procedurat e prokurimit të cilat realizohen nga ABP dhe/ose AKSHI, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, merr përsipër hartimin e specifikimeve teknike, si dhe dërgimin e tyre pranë autoriteteve përkatëse. 6. Autoriteti Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është përgjegjës për ndjekjen dhe realizimin e kontratës. 7. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të jetë përfituesi i mallrave/shërbimeve/punëve objekt prokurimi. 8. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Milva Ekonomi