Instruction 7/2023 on rules for drafting, content of official control plans regarding contaminants in food
颁布于 2023-03-23 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Udhëzim 7/2023 rregullat për hartimin, përmbajtjen e planeve të kontrolleve zyrtare përsa i përket kontaminantëve në ushqim.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Food and nutrition
- 关键词
- enforcement/compliance, food safety and quality, HACCP, inspection, monitoring, toxicity/poisoning
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 Ky udhëzim përafron rregulloren e deleguar (BE) 2022/932 të Komisionit, datë 9 qershor 2022, “Mbi masat praktike uniforme për kryerjen e kontrolleve zyrtare, në lidhje me kontaminantët në ushqim, mbi përmbajtjen specifike shtesë të planeve kombëtare shumëvjeçare të kontrollit dhe masat specifike shtesë për përgatitjen e tyre”. UDHËZIM Nr. 7, datë 23.3.2023 RREGULLAT PËR HARTIMIN, PËRMBAJTJEN E PLANEVE TË KONTROLLEVE ZYRTARE, PËR SA U PËRKET KONTAMINANTËVE NË USHQIM1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës dhe pikës 12 të nenit 41, të Ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar UDHËZOJ: 1. Miratimin e rregullave për hartimin, përmbajtjen e planeve të kontrolleve zyrtare për sa u përket kontaminantëve në ushqim, sipas tekstit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit; Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca RREGULLAT PËR HARTIMIN, PËRMBAJTJEN E PLANEVE TË KONTROLLEVE ZYRTARE, PËR SA U PËRKET KONTAMINANTËVE NË USHQIM Neni 1 Objekti dhe fusha e zbatimit Ky udhëzim përcakton mënyrat praktike dhe uniforme të kontrolleve zyrtare mbi praninë e kontaminantëve në ushqim, për sa u përket: a) frekuencës minimale të kontrolleve zyrtare mbi praninë e kontaminantëve në ushqim; dhe b) përmbajtjen specifike të planeve kombëtare të kontrollit. Neni 2 Përkufizime Për qëllimet e këtij udhëzimi, zbatohen përkufizimet në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për Ushqimin”, të ndryshuar; udhëzimin nr. 13, datë 31.5.2018, “Mbi përcaktimin e metodave të kampionimit dhe analizës për kontrollin e niveleve të dioksinave, PCB-ve të ngjashme me dioksinat dhe PCB-ve jo të ngjashme me dioksinat në disa ushqime”; udhëzimin nr. 20, datë 25.11.2010, “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimore”; udhëzimin nr. 22, datë 25.11.2010, “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimor”. Neni 3 Kërkesa të përgjithshme Plani që u përket kontrolleve zyrtare mbi praninë e kontaminantëve në ushqime përfshin: a) një “plan kontrolli për ushqimin e vendosur në treg” sipas përshkrimeve të nenit 4; dhe b) një “plan kontrolli për ushqimin me origjinë shtazore që importohen në vend”, sipas përshkrimeve të nenit 5. Neni 4 Plani kontrollit për ushqimet e vendosura në treg Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, vetëm në zbatim dhe në funksion të planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve harton një plan, në lidhje me praninë e kontaminantëve ose grupeve të kontaminantëve për ushqimet e vendosura në treg, përveç ushqimeve me origjinë shtazore të importuara. Ky plan mbulon kontrollet zyrtare për ushqimin e prodhuar në vend, ushqimin me origjinë joshtazore të importuar, si edhe produktet e përbëra. Plani i kontrollit për ushqimet e vendosura në treg përcakton: a) listën e kombinimeve të kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve, që duhet të kontrollohen, në përputhje me aneksin I të udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2023, “Rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim”; b) strategjinë e kampionimit, në përputhje me aneksin II të udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2023, “Rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim”; c) frekuencën e kontrollit të vendosur duke mbajtur parasysh frekuencën minimale të kontrolleve vjetore sipas aneksit I të këtij udhëzimi. Planet e kontrollit mund të përfshijnë informacione mbi kontrollet që u përkasin kombinimeve të kontaminantëve ose grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve për të cilat legjislacioni kombëtar përcakton nivele maksimale kombëtare. Neni 5 Plani i kontrollit për ushqimet me origjine shtazore të importuara 1. Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, vetëm në zbatim dhe në funksion të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve harton një plan kontrolli për praninë e kontaminantëve ose grupeve të kontaminantëve në ushqimet me origjinë shtazore të importuara të destinuara për t’u vendosur në treg. Ky plan do të mbulojë kontrollet zyrtare për ushqimin me origjinë shtazore të importuara të destinuara për t’u vendosur në treg dhe produktet peshkore, të cilat transportohen në anije peshkimi, kur ato kryejnë një ndalesë në një port të vendit. 2. Plani i kontrollit për ushqimet me origjinë shtazore që hyjnë në vend përmban: a) listën e kombinimeve të kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve që do të kontrollohen, në përputhje me aneksin I të udhëzimit nr. 6 datë 23.3.2023, “Rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim”; b) strategjinë e kampionimit në përputhje me aneksin II të udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2023, “Rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim”; c) frekuencën e kontrolleve, duke mbajtur parasysh frekuencën minimale të kontrolleve zyrtare vjetore, sipas aneksit II të këtij udhëzimi. 3. Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, mundet të përfshijnë në planet e kontrollit informacione mbi kontrollet që u përkasin kombinimeve të kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve për të cilat legjislacioni kombëtar përcakton nivele maksimale kombëtare. Neni 6 Kërkesa të përbashkëta për planet e kontrollit Planet e kontrollit sipas nenit 3 përmbajnë edhe: a) Një argumentim për kombinimet e përzgjedhura të kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve, duke arsyetuar një shpjegim, se si janë marrë parasysh kriteret e renditura në aneksin I të udhëzimit nr. 6 datë 23.3.2023, “Rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare, në lidhje me kontaminantët në ushqim”, edhe kur nuk ka ndryshime me planin e vitit të kaluar; b) Në rastin kur një plan parashikon që kontrollet zyrtare të kombinimeve të caktuara të kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve nuk janë kryer çdo vit, por që i përkasin një periudhe të caktuar të vitit, paraqitet një argumentim; dhe c) Informacione mbi autoritetin ose autoritetet kompetente përgjegjëse për zbatimin e planeve. Neni 7 Prezantimi dhe vlerësim i planeve të kontrollit Brenda datës 31 mars të çdo viti Shqipëria, në rrugë elektronike, i paraqet Komisionit Evropian planet e kontrollit, sipas kërkesave të nenit 3 që i përkasin vitit në vazhdim. Shqipëria mban parasysh komentet e Komisionit, në zbatimin e planeve përkatëse të kontrollit dhe në hartimin e planeve të ardhshme të kontrollit. Shqipëria argumenton pozicionin e saj, atëherë ku vendos të mos përditësojë planet e kontrollit mbi bazën e komenteve të bëra nga Komisioni Evropian. Neni 8 Deri më 30 qershor, Shqipëria do t’i transmetojë Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) të gjitha të dhënat e mbledhura sipas planeve të kontrollit të përmendura në nenin 3. ANEKSI I FREKUENCAT MINIMALE E KONTROLLIT PËR PLANIN E KONTROLLIT PËR USHQIMET E VENDOSURA NË TREG 1. Ushqimet me origjinë shtazore a) Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit gjatë hartimit të planit të kontrollit të kontaminantëve respekton frekuencat minimale të kontrollit, sipas planit të kontrollit për ushqimet e vendosura në treg të specifikuara më poshtë: Frekuenca e kontrollit Mishi i gjedhit i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Minimumi 0,02% i numrit të kafshëve të therura. Mishi i dhenve dhe i dhive i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Minimumi 0,004% i numrit të kafshëve të therura. Mishi i derrit i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Minimumi 0,003% i numrit të kafshëve të therura. Mishi i njëthundrakëve i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Mishi i shpendëve i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Për secilën kategori të shpendëve të marrë në konsideratë (pulat për prodhimin e mishit, pulat në fund të ciklit të prodhimit të vezëve, gjela deti, shpend të tjera) minimumi 1 kampion për çdo 3000 tonë peshe e prodhimit vjetor (peshe e therur). Mishi i kafshëve të tjera të tokës të mbarështuara i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumushme nga njerëzit) Numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Qumështi i freskët i lopës Minimumi 1 kampion për çdo 110000 tonë të prodhimit vjetor të 2 Për qëllime të këtij udhëzimi, kriteret përkatëse për ushqimin me origjinë joshtazore do të zbatohen për produktet e përbëra. qumështit. Qumështi i freskët i dhenve dhe i dhive Numri i kampioneve përcaktohet nga secili shtet anëtar në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Vezë pule dhe vezë të tjera të freskëta Minimumi 1 kampion për çdo 3700 ton të prodhimit vjetor të vezëve. Mjalti Minimumi 1 kampion për çdo 1300 tonë të prodhimit vjetor. Produktet e peshkut të patransformuara (me përjashtim të krustaceve) Minimumi 1 kampion për çdo 700 tonë të prodhimit vjetor të akuakulturës për 60000 tonët e parë të prodhimit dhe më pas 1 kampion për çdo 2000 tonë shtesë. Për produktet e peshkut të egër, numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Krustacet dhe molusqet bivalvore Numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Dhjami dhe yndyrat shtazore dhe detare Numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. Produktet të përpunuara me origjinë shtazore Numri i kampioneve përcaktohet në funksion të nivelit të prodhimit dhe të problemeve të gjetura. b) Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrolleve zyrtare kryen çdo vit kontrolle mbi “metalet” në minimum 10% të mostrave të marra për çdo grup produktesh, në përputhje me tabelën e këtij aneksi, me përjashtim të grupeve të produkteve “krustace dhe molusqe bivalvore”, “dhjami dhe yndyrat shtazore dhe detare” dhe “produktet e përpunuara me origjinë shtazore”. c) Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrolleve zyrtare kryen çdo vit kontrolle që u përkasin mykotoksinave minimumi 10% i kampioneve të marra për grupin e produkteve “qumësht i freskët lope” dhe “qumësht i freskët i dhenve dhe i dhive”, në përputhje me përshkrimet e tabelës së këtij aneksi. d) Brenda grupit të produkteve “mish i papërpunuar i gjedhit, deles dhe dhisë (përfshirë të brendshmet e konsumueshme nga njerëzit)”, mostrat do të merren nga të gjitha llojet, duke marrë parasysh vëllimin e tyre relativ të prodhimit. e) Brenda grupit të produkteve “mish i papërpunuar i shpendëve (përfshirë të brendshmet e konsumueshme nga njerëzit)”, mostrat do të merren nga të gjitha llojet, duke marrë parasysh vëllimin e tyre relativ të prodhimit f) Për përcaktimin e numrit të mostrave për produktet e peshkut dhe molusqet bivalve, merren në konsideratë aspektet gjeografike, vëllimet e uljes/prodhimit dhe modelet specifike të kontaminimit në zonat nga të cilat janë mbledhur. g) Për llogaritjen e frekuencave minimale të kontrollit përdoren të dhënat më të fundit të disponueshme të prodhimit, të paktën nga viti i mëparshëm ose maksimumi nga viti i parafundit. h) Në rast se frekuenca e kontrollit e llogaritur në përputhje me këtë aneks do të përfaqësonte më pak se pesë mostra për vit, kampionimi mund të kryhet një herë në dy vjet. i) Në rast se, brenda një periudhe trevjeçare, nuk arrihet prodhimi që korrespondon me një minimum prej një kampioni, do të analizohet një minimum prej dy mostrash një herë në tre vjet. j) Mostrat e marra për qëllime të planeve të tjera të kontrollit të rëndësishme për analizën e kontaminantëve (p.sh. mbi substancat farmakologjikisht aktive dhe mbetjet e tyre, mbi mbetjet e pesticideve), mund të përdoren, gjithashtu, për kontrollet mbi kontaminantët, me kusht që të respektohen kërkesat në lidhje me kontrollet mbi kontaminantët. 2. Ushqimet me origjinë jo shtazore2 Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrolleve zyrtare do të marrë të paktën 100 deri në 2 000 mostra në vit, në varësi të madhësisë së popullsisë së tyre. Megjithatë, kur është e nevojshme, për shkak të rrezikut do të merren më shumë mostra për të siguruar që kontrollet të mbeten efektive. Marrja e mostrave duhet të jetë përfaqësuese për kontaminantë të ndryshëm, të cilët mund të jenë të pranishëm në produkte të ndryshme në treg, duke marrë parasysh gjithashtu modelet e ndryshme të kontaminantëve në produktet me origjinë nga rajone të ndryshme, numrat dhe madhësitë e ndryshme të operatorëve të biznesit ushqimor. ANEKSI II FREKUENCA MINIMALE E KONTROLLIT NË PLANIN E KONTROLLIT PËR USHQIMET ME ORIGJINE SHTAZORE QË IMPORTOHEN Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrolleve zyrtare respekton frekuencën minimale të kontrollit të përcaktuar në tabelën më poshtë. Frekuenca e kontrollit Gjedhi (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% e ngarkesave të importit Dhen dhe dhi (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% të ngarkesave të importit Derra (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Njëthundrakë (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Shpendë (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Mishi i kafshëve të tjera të kafshëve të tokës të mbarështuara (përfshirë mishin, mishin e grirë, mishin e ndarë mekanikisht, të brendshmet e konsumushme nga njerëzit, produktet e mishit dhe produktet me bazë mishi) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Qumështi (përfshirë qumështin e freskët, produktet e qumështit, kulloshtrën dhe produktet me bazë kulloshtrën e të gjitha llojeve të kafshëve) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Vezë (përfshirë vezët dhe produktet e vezëve të të gjitha llojeve të shpendëve) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Mjalti (përfshirë mjaltin dhe produktet e tjera të produkteve të apikulturës) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Produktet e peshkimit të papërpunuara me përjashtim të krustaceve Minimumi 1% i ngarkesave të importit Krustacet dhe molusqet bivalvorë (përfshirë muskulin dhe produktet me bazë muskuli) Minimumi 1% i ngarkesave të importit Dhjami dhe vajra shtazore dhe detare Minimumi 1% i ngarkesave të importit Dispozitat shtesë: 1. Frekuenca e kontrollit për produktet e tjera të përpunuara me origjinë shtazore, si xhelatina dhe kolagjeni, do të përcaktohet duke marrë parasysh numrin e ngarkesave të importuara dhe problematikat e identifikuara. 2. Për llogaritjen e frekuencave minimale të kontrollit të renditura në këtë aneks, përdoren të dhënat më të fundit të numrit të ngarkesave që hyjnë nëpërmjet pikave të inspektimit kufitar, të paktën nga ato të mëparshme ose maksimumi nga viti i parafundit. 3. Në rast se numri i ngarkesave të ushqimit të destinuara për t’u vendosur në treg është më i ulët se numri i ngarkesave që korrespondojnë me një kampion, atëherë mund të kryejnë kampionimin një herë në dy ose tre vjet. Në rast se numri i ngarkesave të importuara gjatë një periudhe trevjeçare është më i ulët se numri i ngarkesave që korrespondojnë me një kampion, merret të paktën një mostër një herë në tre vjet. 4. Mostrat e marra për qëllime të planeve të tjera kontrolli të rëndësishme për analizën e kontaminantëve (p.sh. mbi substancat farmakologjikisht aktive dhe mbetjet e tyre, mbi mbetjet e pesticideve) mund të përdoren, gjithashtu, për kontrollet mbi kontaminantët, me kusht që të respektohen kërkesat në lidhje me kontrollet ndaj kontaminantëve.