跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Guideline No. 4 laying down the Certificate of Origin for Export for wood and other forest products

颁布于 2006-05-08 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry, Wild species and ecosystems
关键词
certification, international trade, timber, non-wood forest products, wild fauna, wildlife products
类别
*

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. UDHËZIM Nr. 4, datë 8.5 2006 PËR PAJISJEN ME “CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT” PËR MATERIALET DRUSORE OSE TË PRODHIMEVE TË TJERA PYJORE E JO PYJORE, TË PËRPUNUARA OSE TË PAPËRPUNUARA, BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE, SPECIEVE TË FAUNËS SË EGËR, ME ORIGJINË NGA FONDI PYJOR, KULLOSOR DHE I GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 27 të ligjit nr.9385, datë 4.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, UDHËZOJ: 1. Personat juridikë dhe fizikë, vendas apo të huaj, që kanë për destinacion eksportin e “Produkteve të prodhuara, të vjela apo të grumbulluara në fondin pyjor, kullosor dhe në fondin kombëtar të bimëve mjekësore, eterovajore dhe tanifere natyrore, të përpunuara ose të papërpunuara”, pajisen me certifikatë origjine për eksport, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Me certifikatë origjine për eksport, shoqërohet edhe eksportimi i “Specieve të faunës së egër, të gjuajtura në fondin e gjuetisë të Republikës së Shqipërisë”, konform ligjit nr.7875, datë 23.11.1994 “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetisë”, i ndryshuar, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 3. “Certifikatat e origjinës për eksport”, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, lëshohen nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, që kanë në administrim fondin pyjor nga i cili janë marrë produktet që kërkohen të eksportohen. 4. Për llojet e specieve të florës dhe faunës, të deklaruara në mbrojtje, sipas kërkesave të Konventës “Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër”, si dhe për bimët e listuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.804, datë 24.12.2003 “Për miratimin e listës së specieve të florës shqiptare që vihen nën mbrojtje”, certifikata e eksportit lëshohet nga Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës, duke plotësuar certifikatën tip të Konventës, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 5. Për marrjen e certifikatës së origjinës për eksport të produkteve të përcaktuara në pikën 1 të udhëzimit, subjekti fizik apo juridik, paraqet kërkesën me shkrim në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, për një lloj prodhimi dhe për çdo kontingjent të kontraktuar me parë me të. 6. Kërkesa për pajisje me certifikatë origjine për eksport, bëhet edhe nga çdo subjekt tjetër, i cili ka lidhur një kontratë shitblerje me subjektin kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, pasi të ketë depozituar në këtë drejtori, një kopje të kësaj kontrate, sipas llojit dhe sasisë së blerë. 7. Për pajisjen me certifikatë origjine për eksport, për speciet e faunës së egër, të përcaktuar në pikën 2 të udhëzimit, kërkesa shoqërohet me: a) licencën e gjuetisë turistike dhe sportive; b) kontratën e lidhur me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor; c) autorizimin e gjuetisë së dhënë nga po ajo drejtori ku ata kryejnë gjuetinë. Në rastin kur subjekti i autorizuar për gjueti, përbëhet nga disa gjahtarë të huaj, kërkesa për pajisjen me certifikatë origjine eksporti të gjahut të zënë prej tyre, bëhet nga përfaqësuesi i autorizuar me shkrim nga gjahtarët e grupit. Autorizimi dorëzohet së bashku me kërkesën për pajisjen me certifikatë. 8. Brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për pajisje me certifikatë eksporti, subjekti bën rakordimet e nevojshme me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor për sasinë e kontraktuar dhe për sasinë që do të eksportohet. Për eksportin e produkteve që ndryshojnë vëllimin e tyre gjatë përpunimit deri në momentin e eksportimit, sasia rakordohet duke llogaritur vëllimin e njomë ose bruto të kontingjentit për eksport, mbi bazën e koeficientëve teknikë, të hartuar nga Drejtoria e Politikave të Pyjeve dhe Kullotave. Në fund të këtij afati, brenda 5 ditëve, lëshohet certifikata e origjinës për eksportin e llojit dhe sasisë së kërkuar. 9. Drejtoria e Shërbimit Pyjor jep vetem një certifikatë për çdo autorizim dhe vetëm për sasinë e gjahut të shënuar në autorizimin përkatës, pavarësisht nga numri i personave që kanë gjuajtur. 10. Në rastin kur grupi i gjuetarëve të huaj, për arsye të largimit nga pika të ndryshme doganore, ndahet në disa nëngrupe, certifikata e eksportit jepet për çdo nëngrup, me sasinë respektive të gjahut të vrarë, por brenda sasisë totale që përmban autorizimi i lëshuar nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet kur secili prej gjuetarëve kërkon certifikatë origjine eksporti vetiake. 11. Certifikata e origjinës për eksport është pjesë e gjithë dokumentacionit që paraqitet pranë organeve doganore, mungesa e së cilës nuk lejon eksportin e produktit përkatës. Administrimi, plotësimi dhe evidentimi i certifikateve 1. Certifikatat e origjinës për eksport botohen në blloqe të veçanta sipas llojit; duke u vlerësuar si letra sigurie, me numër serie unik, format standard, me letër që të peshojë më pak 25gr/m2, me tre ngjyra të ndryshme e të pafalsifikueshme. 2. Blloqet administrohen nga Drejtoria e Politikave të Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet Sektorit të Trajtimit të Burimeve Pyjore, i cili ua shpërndan Drejtorive të Shërbimit Pyjor, me urdhër me shkrim të drejtorit të Politikave të Pyjeve dhe Kullotave dhe në përputhje me kontratat e lidhura. 3. Certifikata e origjinës për eksport plotësohet në tre kopje, nga seksioni i financë marketingut dhe seksioni i Administrim-Menaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe firmoset nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, pastaj vuloset. Kopja e parë dhe e tretë i jepet subjektit, kundrejt marrjes së firmës dhe kopja e dytë mbetet në bllok, të cilin e mban seksioni i financë-marketingut në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të rrethit. 4. Në përfundim, për çdo bllok certifikatash hartohet një porcesverbal, ku evidentohen të gjitha kopjet e mbetura, sipas numrave të serisë. Procesverbali hartohet dhe firmoset nga seksioni i financë-marketingut dhe seksioni i administrim-menaxhimit të pyjeve dhe kullotave. Blloku së bashku me procesverbalin depozitohen në arkivën e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. 5. Regjistrimi i certifikatave të eksportit bëhet në regjistra të veçantë, sipas modeleve bashkëlidhur këtij udhëzimi. Regjistrat e certifikatave të eksportit mbahen nga seksioni i financë marketingut në Drejtoritë e Shërbimit Pyjor dhe ruhen për një afat 5-vjeçar. 6. Lëshimi i certifikatës së origjinës për eksport jashtë kërkesave të përcaktuar në këtë udhëzim, ngarkon me përgjegjësi ligjore personin përgjegjës. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Lufter Xhuveli REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR Adresa: Nr. Prot. ……………, më . .2006 Nr. 000000 CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT PËR MATERIALET DRUSORE OSE TË PRODHIMEVE TË TJERA PYJORE E JOPYJORE, TË PËRPUNUARA OSE TË PAPËRPUNUARA, ME ORIGJINË NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR PUBLIK Subjektit (emërtimi) , kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor me numër kontrate datë (N/kontraktor me subjektin me numër kontrate datë (emërtimi) ,për (shënohet aktiviteti i këtij subjekti, p.sh. shfrytëzim pyjesh, vjelje bimësh etj). me lejen përkatëse nr. , datë kontratën e datës , i lëshohet kjo certifikatë origjine për eksportin e produktit të poshtëshënuar. Produkti është prodhuar/vjelë/nxjerrë/grumbulluar/përpunuar dhe paguar konform ligjit nr. 9385, datë 4.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”; ligjit nr.7722, datë 15.06.1993 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Produkti/tet e mëposhtme nuk janë përfshirë në listën e pyjeve dhe të pjesëve të fondit pyjor kombëtar, me funksion mbrojtës ose të veçantë, të publikuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe në listën e specieve të rrezikuara të Konventës “Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër” (CITES) dhe si i tillë, lejohet eksporti/tet i tij. Sasia Nr. Emërtimi i produktit Njësia matjes me shifra me fjalë 1 2 3 Lista e mësipërme përfundon me numrin rendor . Shënim. Kjo certifikatë shoqërohet me të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për shitjen dhe eksportin e produktit. P/Seksionit të financës-marketingut P/Seksionit të administrim- menaxhimit ……………………………… ………………………… D R E J T O R I REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR ……………….. Adresa: Nr. Prot. ……………, më . .2006 Nr. 000000 CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT PËR SPECIE TË FAUNËS SË EGËR, TË NDODHURA NË FONDIN E GJUETISË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Subjektit (emërtimi) , kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor , me kontratën e datës për zhvillimin e gjuetisë (sportive ose turistike), mbështetur në lejen e gjuetisë nr. , datë , i lëshohet kjo certifikatë për eksportin e specieve të mëposhtme. Këto specie janë gjuajtur dhe paguar konform ligjit nr.7875, datë 23.11. 1994 “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë”, i ndryshuar, ligjit nr.9219, datë 8.04.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7875, datë 23.11.1994 “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Ato nuk janë të përfshira në listën e specieve të rrezikuara të Konventës “Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër” (CITES) dhe si të tilla, lejohet eksporti i tyre. Sasia Nr. Emërtimi Njësia e matjes me shifra me fjalë 1. 2. 3. 4. 5. Lista e mësipërme përfundon me numrin rendor . Shënim. Kjo certifikatë shoqërohet me të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për shitjen dhe eksportin e mallit. Përfaqësues i subjektit është z. , me pasaportë nr. . P/seksionit të financës-marketingut P/ seksionit të administrim- menaxhimit …………………….......... ………………………… D R E J T O R I Modeli i CITES REPUBLIC OF ALBANIA Ministry of Environment, Forests and Water Administration Conventation of International Trade in Endengered Species of Wild Flora and Fauna PERMIT/CERTIFICATE 1. Export Re-export Import Others 2. Valid until months 3. Importer (name and address) 3a. Country of import 4. Exporter (name and addres) 5. Special conditions For the live animals this permit of certificate is valid only when the transport conditions come in conformity with the guidelines of transporting live animals or/in case of air transport, with IATA regulation for the live animals. 5a. Purpose of Transaction. P 5b. Security seal 6. Name, address, national seal of the Country's Issuing Management Authority I I I I I I I 7/8 Scientific name (Gender and specie) and the common name of the plant or animal 9. Description of specimens. Including identifying marks or numbers (age/sex for the live species) 10. Appendix and the sousce 11.Quantity (in units) 11a. Total of exported/ Quota A B C 10. Country of origin 11.Permit No. 000 Date 12.Contry of last re-export Certificate N0. Date 12b. No.of action or date of issue 13. This permit is issued by: Location Tirana Date Security seal, signature and official seal 14. Export approval Bill of landing/Flight Number Block Quantity Port of export Date Signature Official seal and title REPUBLIKA E SHQIPERISE CITES KONVENTA PER TREGTINE No. NDERKOMBETARE TE LLOJEVE TE RREZIKUARA CITES LEJE/ ÇERTIFIKATE FLORES DHE FAUNES SE EGER 1. Eksport Ri-eksport Import Të tjera 2. E vlefshme deri 3. Importuesi (emri dhe adresa) 3a. Shteti importues 4. Eksportuesi (emri dhe adresa) 5. Kushte të veçanta Për kafshët e gjalla, kjo leje ose certifikatë është e vlefshme vetëm kur kushtet e transportit janë konform Udhëzimit për transportin e kafshëve të gjalla ose, në rastin e transportit ajror, me Rregulloren e IATA-s për kafshët e gjalla. 5a. Qëllimi i transaksionit 5b. Vula e sigurimit 6. Emri, adresa, vula kombëtare e Autoritetit Menaxhues të vendit 7/8. Emri shkencor (Gjini dhe specie) dhe emri i përbashkët i bimës ose kafshës 9. Përshkrimi i specifikimeve, përfshirë shënime identifikuese ose numra (mosha/seksi për speciet e gjalla) 10. Apendiksi dhe burimi 11.Sasia (përfshirë unite) 11a. Totali i eksportuar/ Kuota A B C 10. Shteti i origjinës 11.Numri i lejes Data 12. Vendi ri-eksportues i fundit Certificate Nr. Data 12b. Nr. i veprimit, ose data e marrjes 13. Kjo leje është lëshuar nga: Vendi Data Pulla e sigurisë, firma dhe vula zyrtare 14. Miratimi i eksportit Numri i fluturimit Blloku Sasia Porti i eksportit Data Firma Pulla zyrtare dhe titulli Nr. REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR REGJISTRI I ÇERTIFIKATAVE TE ORIGJINES PER EKSPORT Çertifikata Kontrata Marresi i certifikates Nr.i serise Date Emertimi i subjektit Nr. Date Emertimi i produktit Njes.matj. Sasia Emri mbiemri Firma (PER PRODUKTET NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR)

Guideline No. 4 laying down the Certificate of Origin for Export for wood and other forest products · Nelum