Guideline No.3 dated 20.8.2010 standardizing the approvals of permits and environmental authorizations
颁布于 2010-08-20 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment
- 关键词
- authorization/permit
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] UDHËZIM Nr.3, datë 20.8.2010 PËR STANDARDIZIMIN E FORMATIT TË AKTIT TË MIRATIMIT TË LEJEVE DHE AUTORIZIMEVE MJEDISORE Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 39 pika 1 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Unifikimin dhe standardizimin e aktit të miratimit të lejeve dhe autorizimeve mjedisore në përputhje me ndikimet konkrete në mjedis, si dhe kërkesat e ndryshimet e legjislacionit mjedisor të miratuar pas lëshimit të lejeve/autorizimeve mjedisore ekzistuese në përputhje me specifikat e çdo veprimtarie. 2. Aktet e miratimit të lejeve mjedisore, përfshi dhe të autorizimeve mjedisore, që lëshohen për veprimtaritë me ndikim në mjedis sipas përcaktimeve në ligj, do të hartohen sipas formatit bashkëlidhur në shtojcën I dhe II të këtij udhëzimi. 3. Kërkesave të këtij udhëzimi u nënshtrohen edhe lejet/autorizimet mjedisore të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. 4. Në kuadër të zbatimit të këtij udhëzimi, agjencitë rajonale të mjedisit identifikojnë të gjitha subjektet/veprimtaritë e pajisura me leje mjedisore në qarkun përkatës dhe dërgojnë informacion pranë Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit të shoqëruar edhe me informacion për mënyrën e zbatimit të kushteve të lejeve mjedisore nga çdo subjekt. 5. Në kuadër të zbatimit të këtij udhëzimi, agjencitë rajonale të mjedisit dhe Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit udhëzojnë subjektet e pajisura me leje dhe autorizim mjedisor, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, që të paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit informacionin e mëposhtëm për t'u ripajisur me aktin e miratimit të lejes/autorizimit: a) Të dhëna të mbajtësit të lejes, emërtimi, adresa, personi i kontaktit dhe mënyra e kontaktit (telefon, e-mail etj.); b) Një relacion të shkurtër për veprimtarinë e pajisur me leje mjedisore dhe aktivitetet që ajo kryen; c) Fotokopjen e lejes/autorizimit mjedisor; d) Një informacion për masat e marra për zbatimin e kushteve të lejes/autorizimit mjedisor; e) Në rast se në lejen/autorizimin mjedisor kërkohet rehabilitim mjedisor, të paraqitet informacion për punimet rehabilituese që janë realizuar; f) Për veprimtaritë me shkarkime në mjedis, të paraqiten rezultatet e vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis për një periudhë pararendëse 1-vjeçare që nga data e paraqitjes së kërkesës pranë QKL-së, të shoqëruar me emrin e subjektit që ka kryer matjen, mënyrën e marrjes së mostrës së analizuar, instrumentin matës dhe mënyrën/metodën e analizimit të mostrës; 6. Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit, pasi vlerëson informacionin e paraqitur nga subjektet sipas pikës 5 më sipër, informon Ministrin për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore nga çdo subjekt. 7. Kur informacioni i paraqitur nga subjekti është i plotë, atëherë Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit përgatit aktin e miratimit të lejes mjedisore dhe e përcjell në mënyrë elektronike pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit. 8. Për autorizimet mjedisore, procedurat e pikës 6 dhe 8 kryhen nga agjencitë rajonale të mjedisit, të cilat koordinojnë punën e tyre me Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit. 9. Për procedurat e mësipërme subjektet që posedojnë leje/autorizim mjedisor nuk paguajnë tarifë shërbimi sipas përcaktimeve në udhëzimin nr.5, datë 28.12.2007 "Për tarifat e shërbimit për leje mjedisore". 10. Pëlqimet mjedisore nuk do t'i nënshtrohen zbatimit të këtij udhëzimi. 11. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe agjencitë rajonale të mjedisit. 12. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, shfuqizohet shtojca III e udhëzimit nr.2, datë 21.5.2007 "Për miratimin e listës së veprimtarive me ndikim në mjedis, mënyrën e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së autorizimit dhe pëlqimit mjedisor nga agjencitë rajonale të mjedisit". Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu Ligjet.org - Për standardizimin e formatit të aktit të miratimit të lejeve dhe ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:3:20.08.2010 1 of 3 4/24/2012 5:08 PM SHTOJCA I - FORMATI I LEJES MJEDISORE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit Sektori i vlerësimit të ndikimit në mjedis Rruga e Durrësit, nr.27 Tiranë, Tel.: 04 224 572 Fax. 0 4 270 627 - www. moe. gov.al Nr. Prot. Tiranë, më Nr. identifikues Vendimi nr. i komisionit të lejeve Në rast se është leje ekzistuese nr.i vendimit dhe data e miratimit të lejes që do të formatohet . Akt miratimi LEJE MJEDISORE Për veprimtari që kanë ndikim ndaj mjedisit Në mbështetje të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit" dhe ndryshimeve të tij, subjektit "......................." i jepet leja mjedisore për veprimtarinë: 1. Përshkrim të veprimtarisë së lejuar, përfshirë emërtimin, natyrën , vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kapacitetet prodhuese etj. 2. Të dhëna të mbajtësit të lejes, emërtimi, adresa, emrin e personit të kontaktit dhe mënyrën e kontaktit (telefon, e-mail etj.) 3. Kushtet e lejes: 3.1- Gjatë fazës së ndërtimit/përgatitjes; 3.2- Gjatë fazës së funksionimit/shfrytëzimit; 3.3- Gjatë fazës së rehabilitimit (për karriera etj.). 4. Shkarkimet në mjedis dhe vlerat kufi të lejuara të shkarkimeve: 4.1 -Shkarkimet në ajër; Ligjet.org - Për standardizimin e formatit të aktit të miratimit të lejeve dhe ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:3:20.08.2010 2 of 3 4/24/2012 5:08 PM 4.2- Shkarkimet në ujë; 4.3 -Shkarkimet në tokë. 4. Detyrime të vetëmonitorimit e ndikimeve në mjedis: Kërkesat për realizimin e vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis, duke përfshirë treguesit që do të monitorohen, stacionet e marrjes së monstrave dhe frekuencën e matjes së tyre, metodën e matjes apo të llogaritjes, regjistrimit të të dhënave. 5. Raportimi i të dhënave: Kërkesat për raportimin e të dhënave në agjencitë rajonale të mjedisit dhe Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave lidhur me masat e marra për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore, si dhe raportimin e rezultateve të vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis. 6. Vlefshmëria e lejes së mjedisit. 7. Referenca të ligjeve që duhet të zbatohen në kuadër të veprimtarisë. 8. Sanksionet e mundshme në rast të shkeljes së kushteve të lejes mjedisore. 9. Vlera e tarifës së shërbimit të lejes mjedisore. NËNSHKRIMI ( - ) SHTOJCA II - FORMATI I AUTORIZIMIT MJEDISOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE AGJENCIA RAJONALE E MJEDISIT E QARKUT Nr. Prot. Data, më Nr.identifikues Nr. i vendimit Në rast se është ekzistues nr.i vendimit dhe data e miratimit të autorizimit që do të formatohet . Akt miratimi AUTORIZIM MJEDISOR Në mbështetje të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, miratohet autorizimi mjedisor: Veprimtarisë Subjektit Vendndodhja Veprimtaria do të zhvillohet me këto kushte dhe kërkesa: 1. Detajimi i kushteve për respektimin e normave të shkarkimeve në çdo nyje shkarkuese të veprimtarisë dhe në total, duke i cituar normat e përkohshme apo të përhershme të shkarkimeve. 2. Kërkesat për realizimin e vetëmonitorimeve të shkarkimeve në mjedis të veprimtarisë dhe regjistrimit të të dhënave. 3. Detyrimi për të dorëzuar të dhënat e vetëmonitorimit në agjencitë rajonale të mjedisit. 4. Përcaktimi i masave dhe afatet për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar apo të ndotur. 5. Masat për trajtimin e mbetjeve dhe mbetjeve të rrezikshme. 6. Masat restauruese në rast mbylljeje të veprimtarisë. 7. Sanksionet në rast mosrespektimi të kushteve të autorizimit mjedisor. 8. Tarifa e autorizimit mjedisor. Përgjegjësi i agjencisë rajonale të mjedisit ( ) Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për standardizimin e formatit të aktit të miratimit të lejeve dhe ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:3:20.08.2010 3 of 3 4/24/2012 5:08 PM