Guideline No. 14 dated 9.10.2014 amending and supplementing Guideline No. 4 dated 11.4.2014 on the procedures and administration of the fund for agricultural and rural development, as amended
颁布于 2014-10-09 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development, Cultivated plants
- 关键词
- agricultural development, subsidy/incentive, financial agricultural measures, special fund, procedural matters, processing/handling, fruits/edible nuts, vegetables/legumes
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
UDHËZIM Nr. 14, datë 9.10.2014 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 4, DATË 11.4.2014, “PËR PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIT RURAL” TË NDRYSHUAR Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës dhe pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 26.3.2014, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, UDHËZOJMË: Në udhëzimin nr. 4, datë 11.4.2014, “Për procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 1. Në skemën 1. Mbështetje për dorëzimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në pikat e grumbullimit ose të përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur dhe të vërtetuar me faturë tatimore, por jo më pak se 30 (tridhjetë) kv dhe jo më shumë se 300 (treqind) kv, për frutat dhe për jo më pak se 50 (pesëdhjetë) kv dhe jo më shumë se 400 (katërqind) kv, për perimet, në pikën 1.3 “Procedurat që do të ndiqen”, shtohet germa “E” me këtë përmbajtje: “E. Afati i dorëzimit të faturave Afati i dorëzimit të faturave tatimore është data 1 nëntor 2014”. 2. Në skemën 19. Mbështetja, përmes subvencionit, në masën 70% të normës së interesit, për 7 (shtatë) vite radhazi, për kreditë deri në 30, 000,000 (tridhjetë milionë) lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtme, aktiviteti i parë riformulohet me këtë përmbajtje: “Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, bimëve medicinale, si dhe mbarështimin e akuakulturës.”. 3. Në skemën 19 pika 3, “Procedurat që do të ndiqen” bëhen ndryshime dhe shtesa, si më poshtë: a) Tek germa A “Aplikimi” pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Aplikimet për mbështetje financiare vetëm “Për mbarështimin e akuakulturës” paraqiten brenda 7 ditëve kalendarike, pas botimit të këtij udhëzimi në Fletoren Zyrtare.”. b) Tek germa B, “Vlerësimi, paragrafi i shtatë dhe i tetë riformulohen me këtë përmbajtje: “Përfitues nga skema e subvencionit të normës së interesit mund të jenë aplikantë të kredituar gjatë vitit 2014, si dhe aplikantë të cilët kanë përfituar nga sistemi bankar 5 vitet e fundit, por që nuk kanë përfituar nga kjo skemë.”. “Për aplikantët që do të përfitojnë gjatë vitit 2014, disbursimi i shumës së kredisë në favor të subjektit huamarrës, duhet të bëhet nga huadhënësi gjatë vitit 2014 dhe jo më vonë se periudha e 3 mujorit të parë të vitit pasardhës.”. c) Tek germa C “Verifikimi dhe pagesa”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Në fillim të paragrafit të parë shtohen fjalët “Për kredimarrësit e vitit 2014”. Pas paragrafit të pestë dhe të tetë shtohen paragrafët gjashtë dhe nëntë, me këtë përmbajtje: “Për aplikantët përfitues të kredisë gjatë 5 viteve të fundit (përjashtuar përfituesit e kredisë gjatë vitit 2014), do të bëhet verifikimi i investimit për përputhshmërinë me destinacionin e kredisë dhe biznesplanin e paraqitur.”. “Kusht i domosdoshëm për subvencionin e normës së interesit është që subjekti të ketë paguar këstin e radhës së kredisë, sipas grafikut të pagesave.”. 4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. 5. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti MINISTRI I FINANCAVE Shkëlqim Cani