跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Guideline No.11 dated 14.6.2011 on the methods of verification and change of the cadastral categories of agricultural land

颁布于 2011-06-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
agricultural land, cadastre/land registration

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. UDHËZIM Nr.11, datë 14.6.2011 PËR MËNYRËN E VERIFIKIMIT DHE TË NDRYSHIMIT TË ZËRAVE KADASTRALË TË TOKËS BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, të kreut VI, pika 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.121, datë 17.2.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki”, UDHËZOJ: 1. Në këtë udhëzim termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Ndryshimi i zërave kadastralë të tokës bujqësore” është kalimi i sipërfaqes së tokës bujqësore të zërit kadastral “arë”, që si e tillë figuron në dokumentacionin kadastral, në zërin kadastral “pemëtore”, “vreshtë” apo “ullishte”, si rezultat i zënies së kësaj sipërfaqeje me kultura drufrutore ose kalimi i zërave kadastralë “pemëtore”, “vreshtë” apo “ullishte”, në zërin kadastral “arë”, si rezultat i pakësimit të këtyre sipërfaqeve me bimë (kultura) drufrutore. b) “Zënie e tokës bujqësore me pemëtore, vreshta dhe ullishte” është gjendja e sipërfaqes së tokës bujqësore, objekt verifikimi, e mbjellë me drufrutorë, në të cilën ekziston më shumë se 50% e numrit mesatar të bimëve për njësi të sipërfaqes (ha). c) “Numri mesatar i bimëve për njësi të sipërfaqes (ha)” përcaktohet sipas lidhjes nr.1 të këtij udhëzimi dhe është pjesë përbërëse e tij. ç) “Pakësimi i tokës bujqësore të zërave kadastralë pemëtore, vreshtë e ullishte” është gjendja e tokës bujqësore në momentin e verifikimit, ku në sipërfaqet e mbjella me kultura drufrutore numri i bimëve për njësi të sipërfaqes (ha), për shkaqe të ndryshme, është dëmtuar apo pakësuar në masën mbi 50% të numrit mesatar të tyre, dhe që nuk ka leverdi ekonomike mbajtja e kësaj toke për kultivim të drufrutorëve. 2. Ndryshimi i sipërfaqeve të tokës bujqësore nga zëri kadastral tokë “arë” në zërat kadastralë “pemëtore”, “vreshtë” dhe “ullishte” ose anasjellas, bëhet vetëm me kërkesë të personave fizikë apo juridikë, të cilët e kanë në pronësi private tokën bujqësore dhe të organeve të qeverisjes vendore apo institucioneve të tjera shtetërore që, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, kanë në administrim/përdorim tokën bujqësore. Kërkesa bëhet me shkrim dhe përmban identitetin e kërkuesit, si dhe arsyen përse kërkohet ndryshimi i zërit kadastral. Kërkesa shoqërohet me: a) fotokopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë, administrimit/përdorimit mbi tokën; b) planimetrinë e sipërfaqes për të cilën kërkohet ndryshimi i zërit kadastral, me kufijtë e saj qartësisht të dallueshëm në shkallën 1:2500 ose 1 :5000; c) vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT) e qarkut mbi emërtimin e zërit kadastral me të cilën figuron e cilësuar sipërfaqja objekt kërkese në dokumentacionin kadastral. 3. Subjektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij udhëzimi, kërkesat për ndryshim të zërit kadastral të tokës bujqësore i paraqesin pranë DAMT-së së qarkut. DAMT-ja e qarkut shqyrton kërkesën e paraqitur dhe kur këtë e gjen në përshtatje me përcaktimet e pikës 2 të këtij udhëzimi, i drejtohet me kërkesë për verifikim drejtorisë rajonale të bujqësisë (DRB), brenda një muaji nga data e regjistrimit të saj. Në rastin kur kërkesa nuk është paraqitur sipas përcaktimit në pikën 2 të këtij udhëzimi, DAMT-ja ia kthen subjektit kërkues. 4. Mbi bazën e kërkesës së DAMT-së qarkut, drejtori i DRB-së, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës për verifikim të zënies apo pakësimit të sipërfaqes së tokës bujqësore me pemëtore, vreshta dhe ullishte, krijon grupin e ekspertëve të verifikimit. Grupi i ekspertëve përbëhet nga dy specialistë agronomë të DRB-së. Në përbërje të DRB-së merr pjesë edhe përgjegjësi i zyrës së menaxhimit të mbrojtjes së tokës (ZMMT) të komunës dhe/ose baskisë, në juridiksion të së cilës kryhet verifikimi. 5. Grupi i ekspertëve, të cilit i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i caktuar në pikën 2 të këtij udhëzimi, bën verifikimin në vend të sipërfaqes, objekt i kërkesës për ndryshim të zërit kadastral të tokës bujqësore. Në përfundim të verifikimit, ky grup përgatit “aktin e verifikimit”, përmbajtja e të cilit pasqyrohet në lidhjen nr.2 të këtij udhëzimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Akti i verifikimit mbahet në tri kopje, nga të cilat njëra ruhet në arkivin e DRB-së, kopja e dytë i dërgohet DAMT-së dhe kopja e tretë dërgohet për informim në MBUMK. 6. DAMT-ja e qarkut, pasi ka marrë “akt verifikimin” nga DRB-ja, mbi bazën e tij kryen veprimet e ndryshimit në dokumentacionin kadastral ekzistues dhe i lëshon me shkrim “vërtetimin” e këtij ndryshimi, ushtruesit të kërkesës për ndryshim të zërit kadastral, brenda 15 ditëve nga koha e marrjes së “aktit të verifikimit”. Përmbajtja e vërtetimit pasqyrohet në lidhjen nr.3 të këtij udhëzimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 7. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe drejtoritë rajonale të bujqësisë. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Genc Ruli Lidhja nr.1 NUMRI MESATAR I BIMËVE PËR NJËSI SIPËRFAQEJE (HA) NË KULTURAT DRUFRUTORE Nr. Emërtimi Numri mesatar i bimëve për ha 1 Mollë mbi mollçinzë 200 2 Mollë mbi n/sh vegjetative 1000 3 Dardhë mbi goricë 200 4 Pjeshkë 500 5 Ftua 300 6 Kajsi 200 7 Kumbull 200 8 Qershi 180 9 Vishnjë 300 10 Dardhë mbi ftua 1000 11 Fiq 160 12 Kaki (hurma) 200 13 Bajame 200 14 Arra 90 15 Lajthi 400 16 Mana kokërr 120 17 Muçmolla dimërore 500 18 Muçmolla verore 330 19 Vodhëza 200 20 Xinxife (hide) 200 21 Shegë 500 22 Portokall 530 23 Limon 330 24 Mandarinë 330 25 Greipfrut 330 26 Ullinj, mbjellje e zakonshme 160 27 Ullinj, mbjellje e dendur 400 28 Vreshta pa ngritur me tel 8000 29 Vreshta tendë 1100 30 Vresht ngritur me tel 3300 Lidhja nr.2 Akti i verifikimit të zënies së tokës bujqësore me pemëtore, vreshta dhe ullishte REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT DREJTORIA RAJONALE E BUJQËSISË AKT-VERIFIKIMI I ZËNIES SË TOKËS BUJQËSORE ME PEMËTORE, VRESHTA, ULLISHTE I mbajtur më datën , nga grupi i ekspertëve të DRBUMK-së, përbërë nga: 1. 2. Në përbërje të grupit mori pjesë dhe z. përgjegjës i ZMMT-së në komuna/bashki. Grupi i ekspertëve verifikoi gjendjen e kulturave bujqësore të mbjella në parcelën me nr.kadastral (me nr. pasurie ) në fshatin (zona kadastrale nr. ), me sipërfaqe prej m2, në pronësi të subjektit dhe rezultoi: 1. Sipas dokumentacionit kadastral të DAMT-së së qarkut kjo sipërfaqe figuron në zërin kadastral . 2. Në datën e verifikimit, kjo tokë rezulton e mbjellë me kulturën . 3. Sipas deklarimit të subjektit kultivari i mbjellë rezulton “ ” 4. Nga numërimi, matjet dhe sondazhet e kryera, sipërfaqja e kësaj toke disponon bimë/ha. 5. Mbjellja e kësaj kulture është kryer në vitin . Nga treguesit e mësipërm, grupi i ekspertëve e vlerëson këtë tokë bujqësore në zërin kadastral me sipërfaqe m2, të zënë me kulturën . Ky akt-verifikimi mbahet në 3 (tri) kopje dhe nënshkruhet: ( ) ( ) ( ) Lidhja nr.3 Vërtetimi-tip i ndryshimit të zërave kadastralë të tokës bujqësore REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I QARKUT DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS VËRTETIM Mbi ndryshimin e zërit kadastral të tokës bujqësore Bazuar në “akt-verifikimin” e datës , të mbajtur nga grupi i ekspertëve të DRB së, rezulton: 1. Toka bujqësore që përfshihet në parcelën (ngastrën) me numrin kadastral (nr.pasurie ), prej m2, në fshatin (zona kadastrale nr. ) është në pronësi/përdorim të subjektit . 2. Sipas dokumentacionit kadastral të DAMT-së kjo sipërfaqe ka figuruar në zërin kadastral . 3. Nga verifikimi i grupit të ekspertëve të DRB-së, pasqyruar në “aktin e verifikimit” të datës , rezulton se kjo ngastër (parcelë) është e zënë me kulturën bujqësore . Mbi sa më lart, bazuar në VKM nr.121, datë 17.2.2011 (kreu VI), Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës e qarkut, sipërfaqen prej m2, të kësaj parcele e ka pasqyruar dhe regjistruar në dokumentacionin kadastral në zërin “ ”. DREJTORI ( )